♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pirro Cako i jep fund historise dy-vjecare me Anjen

2 posters

Shko poshtė

Pirro Cako i jep fund historise dy-vjecare me Anjen Empty Pirro Cako i jep fund historise dy-vjecare me Anjen

Mesazh nga capkenja Wed Feb 24, 2010 8:51 pm

Pirro Cako i jep fund historise dy-vjecare me Anjen Pirro-cako1
Njė histori qė nuk zgjati aq shumė sa pritej. Pirro Ēako i ka dhėnė fund historisė sė tij tė dashurisė mė Anjėn, juristen tė cilės i kushtoi kėngėn me titullin “Anjushka”, duke e bėrė publike ndjenjėn e tij nė festivalin “Kėnga Magjike”. Por ka pak kohė qė kantautori ka vendosur ta mbyllė pėrgjithnjė kėtė histori, duke e konsideruar njė kapitull tė mbyllur tė jetės sė tij. Shkaku i ndarjes nuk ka qenė ndonjė konflikt, por thjesht humbje e interesit tė Pirros ndaj Anjės. Ndarja ka rėnė sy tė miqve tė tyre tė pėrbashkėt, pėr faktin se prej shumė javėsh ata nuk janė parė mė bashkė tė frekuentojnė lokalet e natės, ashtu siē bėnin gjithmonė. Pirro ėshtė parė vetėm nė shoqėrinė e meshkujve, miqve tė tij, dhe po ashtu Anja nė shoqėrinė e mikeshave tė saj, duke mos frekuentuar mė tė njėjtat lokale, pėr tė shmangur kėshtu pėrballjen mė njėri-tjetrin. Por kjo shkėputje e Pirros nga Anja mund tė jetė bėrė nga Pirro pėr njė arsye tjetėr. Mesa duket kantautori kėrkon tė bėjė njė rikuperim tė martesės sė tij me sopranon e njohur Inva Mula, duke tentuar si fillim rikthimin nė Paris pranė djalit 15 vjeēar, Anthony. Deri tani divorci i tij me Invėn ka qenė ndėr mė tė pėrfolurit nė media. Janė komentuar arsye nga mė tė ndryshmet, ndėrkohė qė Pirro ka vendosur tė bėjė njė rikthim nė jetėn e tij tė dikurshme, duke parė si mundėsi ribashkimin me sopranon. Ka nisur kėshtu me shkėputjen fillimisht nga Anja, vajza me profesionin juriste, historia me tė cilėn nisi gati dy vite mė parė. Edhe pse u mbajt e fshehtė nga tė dy, u bė publike pėr herė tė parė nga suplementi “Panorama Plus” janarin e kaluar. Tashmė ai ėshtė shkėputur nga ajo, edhe pėr faktin se nuk ėshtė ndarė ende nga sopranoja, dhe sepse ndoshta i ka lindur pak shpresė, qė tė ribashkohet me Invėn. Gjithsesi njė nga planet e tij si fillim ėshtė tė shkojė dhe tė qėndrojė pranė Anthony-t nė Paris, djalit tė tyre.

“Anjushka” dhe lidhja qė zgjati dy vite
Mė shumė se njė vit mė parė paparaci ynė e fotografoi kantautorin nė shoqėrinė e Anjės, nė njė lokal nate nė Tiranė, nė njė nga daljet e tyre tė rralla nė publik. Pirro nuk dėshironte tė ekspozohej hapur pėr faktin se nuk ishte ndarė pėrfundimisht nga Inva, edhe pse ishte larguar nga Parisi dhe secili bėnte jetėn e vet nė mėnyrė tė pavarur. Por direkt pas publikimit tė lidhjes sė tij tė re nė Tiranė edhe pse vazhdonte tė ishte i martuar, shkaktoi zemėrim tek Inva, e cila menjėherė depozitoi kėrkesė padi nė Gjykatėn e Tiranės, pėr divorc me Pirron. Zemėrimi i saj ishte shtuar dhe pėr faktin se Pirro i kishte kushtuar njė kėngė tė dashurės sė tij me titullin “Anjushka”, me tė cilėn konkurroi nė festivalin “Kėnga Magjike”, dhe qė kishte si fabul historinė e njohjes sė tyre. “Dikush mė tha emrin tėnd zonjushe, sa pak pėr ty unė di”, janė dy nga vargjet pikante, qė kantautori i njohur i kishte kushtuar Anjės. “Anjushka” nuk kishte qenė njė emėr artistik apo rastėsor, siē kishte pohuar kėngėtari, por njė dedikim i qartė dashurie dhe pėrkėdheljeje tė emrit Anja, vajza mbi 30 vjeē, me tė cilėn Pirro u shoqėrua pėr gati dy vite. Po kush ėshtė Anja? Ajo nuk ka lidhje me artin, punon nė njė zyrė juridike dhe administratė publike.
Me kėtė kėngė ai e kėshillonte tė ishte e kujdesshme nė kėtė “botė tė turbullt”, madje tė kishte kujdes dhe nga ai vetė. Anjushka, vajzė brune me kaēurrela, kishte pranuar qė kjo kėngė tė mbante emrin e saj, si pėr ta pėrligjur nė njėfarė mėnyre lidhjen e tyre. Edhe pse ai e komentoi si njė emėr artistik, dhe si njė dedikim kushtuar vajzave tė bukura 17-vjeēare nė fakt ky kishte qenė thjesht njė truk.

Pirro dhe Inva, ende tė martuar
Divorci mė i pėrfolur mes ēiftit VIP, Inva Mula e Pirro Ēako nuk dihet se sa mund tė zgjasė, apo nėse do tė ndėpritet nė mes. Kjo pėr faktin se kantautori Pirro Ēako, i cili ėshtė nė pozitėn e tė paditurit, gjithmonė gjen shkak pėr ta shtyrė proēesin, duke nxjerrė justifikime tė ndryshme. Ėshtė komentuar kjo si njė lloj “hakmarrjeje” e artistit ndaj padisė qė i bėri bashkėshortja Mula, e pėrfolur nė tė njėjtėn kohė pėr njė lidhje dhe plan tė shpejtė martese me biznesmenin kosovar, Et’hem Ramadani vitin e kaluar, por edhe si njė dėshirė tė Pirros pėr ribashkim. Ndryshe ka ndodhur me sopranon, e cila edhe pse ka kėrkuar shtyrje tė gjyqit vetėm pėr pamundėsi pėr tė qenė e pranishme, ka vazhduar t’i qėndrojė besnike vendosmėrisė sė saj pėr ndarje, duke mos krijuar asnjė iluzion ribashkimi me kantautorin. Edhe pse dy artistėt nuk kanė pranuar tė japin komente tė mėtejshme thuhet qė arsyeja pse Pirro po e shtyn gjyqin sa mė shumė tė jetė e mundur ėshtė se ndoshta shpreson qė Inva tė ndryshojė mendje. Por ky mund tė konsiderohet njė opsion ndėrkohė qė dy problemet kryesore kanė qenė pėrgjegjėsia mbi djalin, si dhe apartamenti i pėrbashkėt qė kanė nė Paris. Ēėshtja mė e diskutuar ka qenė kujdestaria e djalit tė tyre 15-vjeēar Anthony, qė tashmė jeton me tė ėmėn nė Paris. Edhe atij i duhet tė vendosė vetė se me cilin nga prindėrit do jetojė, edhe pse dihet qė jetėn e ka tė lidhur me Parisin pasi atje ėshtė rritur dhe po shkollohet. Kėrkesa civile pėr divorcin e ēiftit tė njohur ėshtė depozituar nė sekretarinė e Gjykatės sė Rrethit tė Tiranės mė datėn 1 prill tė vitit tė kaluar, nga ana e avokatit tė sopranos, Petrit Ēomo. Gjyqtarja qė po shqyrton ēėshtjen ėshtė Elona Gjoka.
Deri mė sot janė shtyrė shumė seanca. Ajo qė duket, ėshtė njė ndarje me shumė inat dhe mėri. Gjatė kohės qė ata nuk e kishin deklaruar ende ndarjen e tyre edhe pse parimisht kishte ndodhur, ata u pėrpoqėn tė mos flisnin hapur pėr tė nė media, ndėrsa tė dy kishin krijuar lidhje jashtė kėsaj martese. Inva me biznesmenin kosovar, Ramadami dhe Pirro nė Tiranė, me vajzėn e quajtur Anja. Tashmė qė Pirro nuk del mė me Anjėn, po mendon tė largohet pėr pak kohė nė Paris, tė qėndrojė pranė djalit, ndoshta njė mėnyrė kjo pėr tė patur njė mundėsi riafrimi me Invėn. Dėshirėn e tij pėr ribashkim ai e pėrjetėsoi sėrish me njė kėngė, kėsaj herė kėnduar nga Soni Malaj, me titullin “Zemėr e pakurdisur”.
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pirro Cako i jep fund historise dy-vjecare me Anjen Empty Re: Pirro Cako i jep fund historise dy-vjecare me Anjen

Mesazh nga bigbeng Wed Feb 24, 2010 9:22 pm

Me falni per reshqitjen nga fjalori normal....por ai njeri eshte nje k***...dhe asgje me shume se kaq.

bigbeng
Anetar/e aktiv
Anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 26/08/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4842
Vendndodhja Vendndodhja : verdalle me sherbime
Hobi Hobi : E bukur eshte ajo qe me pelqen mua
Humor Humor : 6 dite buza gaz.......diten e 7 gruaja ma plas.ha ha ha
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 30/04/2009
Falenderimet Falenderimet : 128

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi