♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pasazh i njė drite luhatėse...

Shko poshtė

Pasazh i njė drite luhatėse... Empty Pasazh i njė drite luhatėse...

Mesazh nga Engjelli Shqiptare Thu Feb 18, 2010 8:47 pm

- Kaloi njė muaj, - them dhe i lėshoj fjalėt mbi pshertimė. Shpresoj se ngadalėsia do tė mė krijojė mundėsinė pėr tė parė mirė se ēfarė mė kishte shpėtuar gjatė kohės sė trallisjes, kur e pushtuar nga afshi i dashurisė, mė dukej sikur bota qe e dehur, ndėrsa unė duhej vetėm t’i mbushja hojet e bronkeve me aromė lulesh, tė dėgjoja cicėrima zogjsh dhe tė gėzoja e lodroja me shpengimin e njė perėndeshe, (kėshtu mė ēuēuriti nė vesh herėn e parė dhe gjithmonė kur takoheshim e zhyteshim nė shpirtin e njėri tjetrit nė njė pleksje kurmesh zhuritės, aq sa dukej sikur do tė shkriheshim pėr t’u bėrė njė) - qėkurse u ndamė pėr herė tė dytė. Pėrse u rikthye...?!
Nuk qe ankojė.
Pėr mjaft kohė qe miku im mė i mirė dhe njė ditė mė befasoi me ēfarė pasoi kur mė shpjegoi me fjalė tė errėta, thuajse tė kapura prej rastėsisė, diku nė ndonjė skutė tė qenies. Tha se ndihej i vetmuar dhe tepėr i dėshpėruar. Qenien e mendoja si njė ngatėrresė hojesh, prej nga mund tė shtrydhej mjaltė por edhe tė luzmonte njė tufė grenxash, ndaj duhej trazuar me kujdes. Megjithėse kohėt e fundit mė shfaqeshin qoshe tė ērregullta, nė gjysmėrrėsirė, plot errėsirė, ku patjetėr diēka pėrgjon, pėrshembull; njė rrjetė merimange. Ai tha se qe duke kaluar njė krizė shpirtėrore dhe se, nuk dinte ēfarė kėrkonte prej ēastit, imagjino prej jetės, pas kėsaj kėrkoi tė bėnim seks. Nė ēast m’u duk sikur mė fliste nga njė anė tjetėr, diku larg meje, njėlloj jehone e ēuditėshme qė kėrkonte njė pėrsėritje, por unė e gjeta veten nė fund tė honit e mbi tė gjitha na ndante njė errėsirė e thellė, trembėse. Nuk u skandalizova sepse e gjykova si njė qėndrim tė nxitur nga gjendja, por sidoqoftė e refuzova qetėsisht dhe thuajse duke qeshur, madje mund tė tregoja edhe njė shakatore, nėse nuk e merrte pėr tė keq. “Jo, tha, nuk e marr pėr tė keq. Edhe njė shakatore mė ndihmon”.
Por kėrkesa e tij u pėrsėrit tė nesėrmen dhe unė pas pak nuk kisha mė asnjė shakatore nė arsenalin tim, aq mė shumė qė nė marrdhėniet po shtrihej si njė monotoni vrasėse dhe s’mė pėlqente ta humbisja. Kėrkesa kryhej ēdo ditė me rregullin e njė riti. Pėrsėritej si pikat e shiut kur binin nga streha, njėra pas tjetrės dhe tė ngjashme ... ashtu si dy pika uji. I qėndrova tundimit pėr mjaft kohė derisa njė mbasdite tė errėt dimri, kur jashtė binte njė shi i qetė dhe pa zhurmė, ose ndoshta kėshtu mė dukej ngaqė zyra ndodhej nė katin mė tė lartė prej ku soditej shpalosja e njė pamjeje mjaft surreale, gjithēka ndryshoi.
Qe shpėrbėrje e natyrės nė njė thuajse qė e kishte kuptuar se ēfarė do tė ndodhte dhe pėrpiqej tė pengonte sa mė shumė njė tė keqe me papėrcaktueshmėrinė e vet qė unė nuk e dalloja. Njė gri e thellė fundosej sėbashku me lagėshtinė dhe ndalej paksa mbi sipėrfaqe, (nė katin e dytė, mendova) sidoqoftė e mjaftueshme pėr tė krijuar idenė e reve, ndėrkohė qė pallatet e larta dukeshin sikur ishin zgjatur befas, aq sa e krahasova me harlisjen e bimėve nė pyjet ekuatoriale. Njė garė e ethėshme pėr tė dalė sipėr njėri tjetrit deri nė atė pikė ku shpresa mund tė ndėrtojė njė suazė qiell, njė ditė tė veēantė dhe njė rreze dielli qė bie aty kėtu mbi faqe muresh. Pastaj u ngjetha sepse imagjinova ngjarjet e kateve pėrdhese dhe tė rrugėve; kalimtarėt mbi kėmbėsoret e lagura, atė tutje-tėhu makinash dhe ndonjė i vetmuar qė struket nė qoshe pėr t’i shpėtuar marrėzisė sė erės. Nuk di pėrse por era mė futi drithmėn dhe po mundohesha tė numėroja ditėt sikur tė ishin gurė kilometrikė pėr tė parė se sa larg njėri tjetrit ndodheshim, dhe kėshtu u pėrballa me ēastin kur e kuptova se mė mungonte, njėsoj si plaku qė rri nė prag tė shtėpisė, apo mbi minder dhe kalon tespiet prej qelibari njė e nga njė, pa i parė, sepse, nga ēasti kur e di jetėn pėrmendėsh, zbulon domethėnien domethėnies.
Ai, ishte mbrapa meje, e ndjeva frymėn e tij qė ra mbi zverk, pasi mėnjanoi flokėt lehtė me dorė. Trupi u ngjeth dhe nė pak sekonda mornicat nuk ishin gjė tjetėr veē njė ide e shpėrfytyruar e shkėndijave qė ngriheshin lart si xixėllonja. Zjarri pėrvėlues ishte kėndellur. E lėshova sėrish veten nė krahėt e tij dhe ai duke mė ngritur peshė mė ēoi drej tavolinės sė shkrimit, ndėrsa unė zgjata krahun duke i rrėzuar tė gjitha fletėt e hapura mbi tė si gjethe vjeshte qė i rrėmben rrjedha e ujit...
Ishte marrėzi e pėrsėritur si njė mallkim?
Tė nesėrmen bėri sikur nuk mė pa, filloi tė shmangej...E kapluar prej dėshpėrimit, nuk dija ku tė mbėshtetesha dhe thuajse e nxitur nga njė tjetėr paradoks, mendoja se ato ēaste ishte mė e lehtė pėr mua tė qėndroja pezull, nė ajrin e lagėsht e tė ftohtė, pėrtej dritares, se sa mbi pllakat e lėmuara dhe ajrin e ngrohtė tė zyrės E mbi tė gjitha tashmė i pėrvidhesha edhe tavolinės qė mė dukej si shtrati i Prokustit. Ndėrsa hodha sytė tej xhamllėkut, me tmerr, vura re tjetėr gjė, ose kishte qenė gjithēka ashtu por unė duke qenė e zhytur nė njė vorbull marramendėse, e shikoja ndryshe edhe njė ditė dimri. Mungonte bimėsia pėrherė e gjelbėr tropikale. Ngjyra gri qe tepėr e zymtė pėr tė qenė veti resh puplore, grimca tė padukėshme uji qė i largohen njėra tjetrės sepse vetėm kėshtu mund tė vozitin nė qiell. Grimcat bashkoheshin, shndėroheshin nė pikla shiu dhe rėndoheshin, kėshtuqė fati i tyre shėnohej njėherė e pėrgjithmonė si njė rėnie nė pavetėdije. Dilemė. Pasoi njė shkulm batice, shpalosje pėrmbytėse qė vėrshoi dhe pėrfshiu pallatet, majat e tyre, tarracat dhe ēatitė e kuqėrremta. Diēka tjetėr u pėrvijua nė horizont; shkėmbinj koralorė qė nxjerrin kokėn paksa, pėrgjojnė anijen e rradhės qė do tė pėrplaset pėr t’u pėrpirė nga valėt, duke lėnė sipėr relike velash tė bardha si krahė ėngjėsh tė rėnė nga qielli.
Brrrrr ftohtė.
Dhe e kuptova se largėsia ėshtė si njė erė e fortė, mund ta shuajė zjarrin e dashurisė nėse ai ėshtė i mekur, por kur ėshtė i fortė e ndez mė shumė. Pastaj i them vetes po pėrpiqesh tė gjesh njė ngushėllim. Mė erdhi tė pėshtirė. Vetėtimthi, kishte hyrė pa rradhė, si njė dhunim, dita qė shėnoi ndarjen e parė, kur nuk ndihesha mirė, e ndėrsa po i gėzoheshim njėri tjetrit pikėrisht nė ēastin e orgazmės mė mbyti tė vjellėt. Pas kėsaj filloi tė mė quajė “e vjella ime” derisa e mėrzitur iu luta tė mos mė drejtohej mė ashtu sepse mė kujtonte diēka pėr tė cilėn ndihesha keq. Tashmė qė largėsia u hap sėrish midis dhe era frynte si e marrė nga njėra qenie te tjetra, vendosa ta pėrballoja.
E pyeta dhe u pėrgjigj me pak fjalė kaq tė ngjashme si tejdukshmėria e xhamit tė madh qė nuk i mban piklat e shiut por i rrėshqet duke i flakur pa mėshirė nė honin qė hapet posht, gati gati si njė cipėz ajkulli nėn kėmbė qė vizaton pėrpirjen me vija plasaritjesh si njė pikturė abstraksioniste.
- I dhe jetė fantazisė tėnde seksuale... - tha sikur tė flitej pėr njė moskokėēarje. - Ishe nė qiellin e shtatė, - bėri aluzion pėr katin ku ndodhej zyra, por tashmė nuk desha tė dėgjoja mė.
Cinizėm qė ma akullsoi trupin. Ika si e pėrhumbur duke u ēapitur nė hapėsirė pėrhitjesh.
Ėshtė e ligjėshme tė biesh viktimė e tundimeve? Ēfarė tė bėj nėse rikthehet?
Atė ēast e kuptova se isha lėshuar si e marrė nė errėsirėn ndarėse dhe e vetmja gjė qė munda t’i them vetes ishte diēka e pėrafėrt me njė kėshillė:
Para se tė bėsh njė hap nė errėsirė, ndiz njė dritė nė mendjen tėnde...
Jashtė nuk frynte erė, por zjarri ishte shuajtur gjithsesi...
Engjelli Shqiptare
Engjelli Shqiptare
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 26/09/1992
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4056
Vendndodhja Vendndodhja : ITALI
Hobi Hobi : MUSIKA,PISHINA,GIRO
Humor Humor : ALOOOOOOOOOOOOOOOO MARMROMA
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 06/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 132

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi