♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Letėr e njė emigranti

Shko poshtė

Letėr e njė emigranti Empty Letėr e njė emigranti

Mesazh nga capkenja Wed Feb 17, 2010 3:09 pm

Po tė lė popull italian. Tė pėrshėndes e tė uroj gjithė tė mirat, mbetsh mirė Itali, ndoshta rishihemi serish.


U diplomova para disa muajsh me nota tė mira, dhe mendoja tė vazhdoja tė jetoja ketu. Jam njė djalė i huaj, s’ka rėndėsi nga ku. Menjėherė pas diplomės gjeta punė. Per fat tė keq shefi im kėrkonte prej meje 12 mijė euro per kthimin e lejes sė qėndrimit pėr motive studimi nė leje qėndrimi pėr punė. Me pak fjalė duhet tė isha skllav i tij pėr 12 muaj, pėr tė fituar njė tė drejtė qė sipas ligjit tashmė mė pėrket. Nuk pranoj, nuk mundem.

Kėsaj here po dorėzohem. E desha kėtė vend, kishat e bukura (dhe pse jam i njė tjetėr feje), verėn e mirė, vajzat e bukura dhe intelektualėt tuaj. Kam parė njė koncert te Ligabue-s, kur ėshtė dashur kam dhėnė dhe gjak, kam punuar si barist - nė tė zezė -, e lexoj ēdo ditė “La gazzetta dello Sport”. Por nuk jetohet mė kėshtu, unė nuk jetoj dot mė kėshtu. Nė kėto pesė vjet qė kam kaluar kėtu kam dėgjuar sharje tė ēdo lloji, pėrdhunues, hajdut, ricettatore, vrasės, larės xhamash, pezzo di merda, bingo-bongo, cigan, negėr dhe tė tjera qė tani nuk mė kujtohen. Por unė nuk kam vrarė njeri, as pėrdhunuar, as vjedhur.

Nė Bergamo disa naziskinė, ose neofashistė ose ku ta di unė, mė rrahėn pėr vdekje pėr shkak tė ngjyrės sė lėkurės sime. Unė veē kurrė nuk kam urryer bergamaskėt pėr kėtė. Nuk mundem. Mė kanė akuzuar qė isha pa strehė, qė per tė jetuar merresha me gjėra te dyshimta e qė isha i papunė, kur studioja, dhe kur fillova tė punoj mė kritikonin se u kisha vjedhur punėn italianėve. Absurde!

Kuestura ende nuk ka rinovuar lejen time tė qėndrimit. Kam dorėzuar dokumentet nė qershor te 2007 dhe mė kanė caktuar njė takim nė datėn 31 mars tė 2009, nė orėn 12:41. Pyesni ministrin e brendshem, ai ndoshta mund t’ju sqarojė mė mirė situatėn.

Po ju lė atėherė, ndonėse “il Belpaese” do mbetet nė zemrėn time. Por, nėse mė lejoni t’jua them, kini kujdes. E kaluara ju kujton se keni njė eksperiencė tė keqe pas krahėve, atė tė ligjeve racore. Ju lutem, lexoni historinė dhe pastaj njė gazetė ose lajmet, e ndoshta do kuptoni qė ėshtė e njėjta urrejte e verbėr, dhe kam frikė se kjo i ka arritur tashmė kufijtė e civilitetit dhe demokracisė.

Po pėrdor fjalėt e njė kėnge pėr t‘ju thėnė qė ju kam dashur fort, tani po iki, kam qenė njė extracomunitario, kisha njė ėndėrr, mirupafshim Itali, mbetsh mire….

Me keqardhje tė madhe

Njė ēfarėdo
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi