♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Angola, vendi me i shtrenjte ne bote per te huajt

5 posters

Shko poshtė

Angola, vendi me i shtrenjte ne bote per te huajt Empty Angola, vendi me i shtrenjte ne bote per te huajt

Mesazh nga capkenja Thu Feb 11, 2010 6:21 pm

Qyteti mė i shtrenjtė nė botė pėr tė huajt (sipas klasifikimit tė Wto), ėshtė plot pluhur dhe i vendosur nė njė cep tė harruar tė globit. Nga dritarja e dhomės 2.510, nė katin e 25 tė hotel “Presidente”, panorama e Luandės, kryeqytetit tė Angolės, ėshtė surreale. Ende duken parullat e mėdha me sloganet e krenarisė kombėtare qė mbėshtesnin skuadrėn e tyre tė zemrės nė kupėn e Afrikės nė futboll, tė organizuar pikėrisht nė Angola. Deti nė horizonte ėshtė i mbuluar nga njė numėr i madh anijesh qė presin tė zbarkojnė nė port, gjithēka qė Angola nuk prodhon akoma. Nė vend gjithēka ėshtė pėr t’u bėrė e rindėrtuar. Ndėrmarrjet qė po ndėrtohen sjellin nga Kina, Brazili apo Portugalia ēdo material tė mundshėm, pėrfshi kėtu edhe njerėzit. Kinezėt janė tė aftė tė ngrenė nė kėmbė njė pallat 20-katėsh pėr dy muaj. Punėtorėt jetojnė tė mbyllur nėpėr kantiere edhe pėr vite me radhė, derisa vepra e tyre tė pėrfundojė. Flenė dy vetė nė njė krevat e ndėrsa njėri punon tjetri fle. Fitojnė rreth 400 dollarė nė muaj, por i marrin ato vetėm kur kthehen nė vendin e tyre. Kina importon mė shumė naftė nga Angola sesa nga Arabia Saudite dhe “me financimet kineze nė gjashtė vjet Angola ka ndryshuar fytyrėn”, shpjegon Wang Xiangguo, drejtor i “Movicel”, njė nga kompanitė kryesore tė telekomunikacionit nė vend. Pikėrisht kinezėt ndėrtuan nė kohė rekord katėr stadiumet e Kupės sė Afrikės nė Cabinda, Benguela, Lubango, si dhe stadiumin e Luandės, mė tė madhin nė vend, i aftė tė ftojė 50 mijė persona. Nė portin kryesor tė vendit, anijet nė radhė pėr muaj tė tėrė presin tė shkarkojnė produktet. T’i mbash anijet kot tė ankoruara “kushton mė shumės e 7 mijė dollarė nė ditė”, tregon njė sipėrmarrės kinez. Nė Luandė, njė kuti e vogėl djathi tė shkrirė qė gjendet lehtėsisht nė rrjetin afrikanojugor tė supermarketeve “Shoprite” kushton 14 euro. Njė qese plastike pak mė shumė se 70 cent, ndėrsa njė hamburger jo mė pak se 13 euro. Luanda ėshtė ndoshta i vetmi kryeqytet nė botė qė nuk ka taksi. Padronėt e rrugės janė disa furgonė bojėqielli dhe tė bardhė pėr transportin kolektiv qė improvizojnė rrugėt pėr tė kaluar. Hyjnė nėpėr qytet pa ndjekur asnjė rregull dhe transportojnė deri nė 20 persona. E vetmja alternativė ėshtė tė marrėsh me qira njė makinė me kosto 5 mijė dollarė nė muaj. Qyteti i menduar pėr 450 mijė persona, tani ka 5 milionė dhe infrastruktura thuajse nuk ekziston. 4 milionė e gjysmė jetojnė nė Musseques, lagjet me baraka pa rrugė apo energji elektrike. Nga grataēielat nė qendėr tė qytetit dallohen shtėpitė e bukura nė zonėn e tė pasurve. Pėrreth tyre ka lagje tė varfra e tė rrezikshme. Pjesa mė e madhe e njerėzve nė to jeton nė shtėpi pa dyer e dritare. Muajt e fundit tė vitit janė mė tė kėqijtė. Bie shumė shi dhe qyteti mbushet me njerėz tė armatosur qė pėr tė gjetur paratė e festave tė fundvitit janė tė gatshėm tė bėjnė gjithēka. Pėr shkak tė periudhave tė gjata me shi qyteti mbushet me plehrat qė sjell lumi Bongo, duke u shndėrruar njėkohėsisht nė vatra pėr kolerėn. Nė qendėr tė qytetit malaria ėshtė zhdukur edhe pse mushkonjat gjenden nė ēdo cep. Kamionėt kalojnė nėpėr qytet duke shpėrndarė pluhur tė bardhė qė vret mikrobet pėr kolerėn. Nėse Luanda ėshtė qyteti mė i shtrenjtė nė botė pėr tė huajt, si jetojnė miliona qytetarė me pak dollarė nė ditė? “Mushkėria” e vėrtetė e tregtisė lokale ėshtė “Roque Santiero”, epiqendra e “Far west”. Aty gjen edhe hajdutė dhe banditė, pėrveē njerėzve tė zakonshėm, dhe ėshtė njė nga tregjet mė tė mėdha tė gjithė Afrikės. Tenda tė vendosura nė radhė pėr kilometra tė tėra fshehin ēdolloj malli me njė xhiro tė pėrditshme rreth 8 milionė dollarė. Arkitektura koloniale e qytetit ėshtė e mbuluar me pluhur dhe shpėrfytyruar nga goditjet e plumbave, njė trashėgimi e pafshirė e luftės. Grataēielat po lindin si kėrpudhat pas shiut nė rrugėt e ngushta e tė pashtruara tė qytetit. Rrugėt e kryeqytetit nuk kanė emra dhe nėse kanė askush nuk i jeh. Nuk ekzistojnė harta urbane. Nė qytet tė duhen tri-katėr orė pėr tė gjetur rrugėn qė kėrkon, pasi as policėt rrugorė nuk tė ndihmojnė dot. Pėr njė dhomė nė njė nga hotelet e pakta tė qytetit duhet t’i lutesh thuajse nė gjunjė dhe duhet tė prenotosh disa muaj mė pėrpara. Ēmimi minimal ėshtė 350 euro nata. Njė apartament me qira varion nga 5 deri nė 20 mijė dollarė nė muaj. Pa luks, por vetėm njė shtėpi me gjėrat minimale pėr tė vendosur bazat e njė biznesi. Sepse ky nuk ėshtė njė vend pėr turistėt. “Far West Luanda” ėshtė vetėm pėr “pionierė”, biznesmenė perėndimorė, kinezė, afrikanė, brazilianė, qė sfidojnė kryeqytetin me qėllimin pėr t’u bėrė tė pasur. Angola ėshtė njė tokė shumė e pasur me diamante, ar, dru dhe shumė burime hidrike. Ėshtė prodhuesi i parė i naftės nė Afrikė dhe pėr vitin 2011 mendohet se do tė kalojė edhe Kuvajtin. 60 pėr qind e prodhimit tė naftės, ėshtė nė enklavėn e Cabindas, nė kufij me Republikėn demokratike tė Kongos, aty ku milicia separatiste gjuajti mbi kombėtaren e futbollit tė Togos. “Nuk ekziston njė rrezik real nė Cabinda, pasi kemi trupa tė mjaftueshme pėr tė pėrballuar ēdolloj kėrcėnimi. Kemi ushtrinė mė tė fortė dhe mė tė pėrgatitur tė Afrikės subsahariane”, tregon ministri i Mbrojtjes, Kundi Paihama. Nga fundi i luftės civile mė 2002-in (zgjedhjet e para tė lira u zhvilluan nė 2008), GDP-ja e vendit rritet me njė mesatare prej 20 pėr qind. “Ėshtė e qartė se pavarėsisht shifrave tė larta tė korrupsionit, Angola ėshtė njė nga referencat mė tė mėdha politike dhe ekonomike nė Afrikė”, siguron Dan Mozena, ambasadori amerikan. Por, pavarėsisht rritjes ekonomike rreth 70 pėr qind e angolasve jetojnė me 2 dollarė nė ditė. Njerėzit nuk jetojnė mė shumė se 47 vjet. Nė njė territor krejtėsisht tė gjelbėr, 49 pėr qind e banorėve nuk kanė ujė tė pijshėm. Nė lagjen “Benefica”, kjo shumė larg qendrės sė kryeqytetit, jeton Arauis me familjen e tij: gruan dhe tre fėmijė me flokėt e thurura gėrsheta shumėngjyrėshe: ‘Kėtu, nuk ka as ujė, as elektricitet. Ēdo dy javė duhet tė mbushim puset me kamionė cisternė qė normalisht transportojnė substanca kimike helmuese, por nuk kemi alternativė tjetėr edhe sepse e dimė qė do vdesim tė rinj”.

Gazeta Shqip
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Angola, vendi me i shtrenjte ne bote per te huajt Empty Re: Angola, vendi me i shtrenjte ne bote per te huajt

Mesazh nga Lucio Thu Feb 11, 2010 6:27 pm

Bravo CAPKENE..!!1
Por mua besoi s'do me bjere rasti per te shijuar ndonjehere kete magji te sketerrosur...!
Lucio
Lucio
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 29/02/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 133
Vendndodhja Vendndodhja : ne udhetim te vazhdushem
Hobi Hobi : rreshqitja ne toke te thate
Humor Humor : ehh....si djale pa dashnore
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 31/01/2010
Falenderimet Falenderimet : 1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Angola, vendi me i shtrenjte ne bote per te huajt Empty Re: Angola, vendi me i shtrenjte ne bote per te huajt

Mesazh nga Maks Thu Feb 11, 2010 6:30 pm

OPS NE VERE JA KERCASIM CUNA NDONJE MUAJ ATY SE VETEM PER EURO SE VRASIM MENDJEN

Maks
Anetare i/e Perjashtuar
Anetare i/e Perjashtuar

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 18309
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 23/03/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Angola, vendi me i shtrenjte ne bote per te huajt Empty Re: Angola, vendi me i shtrenjte ne bote per te huajt

Mesazh nga dajti i modh Thu Feb 11, 2010 6:43 pm

ca dum atje ne ., kemi vende tjerame shpenzu leket..atje qenka si xhungel lol! lol!
dajti i modh
dajti i modh
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 01/07/1977
Numri i postimeve Numri i postimeve : 19595
Vendndodhja Vendndodhja : tiron new jork tiron
Hobi Hobi : qyfyre dhe gallate sa ta shtyjme edhe kete nate
Humor Humor : te shtyjme edhe keto 100 vjet qe na kan ngel
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/04/2009
Falenderimet Falenderimet : 142

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Angola, vendi me i shtrenjte ne bote per te huajt Empty Re: Angola, vendi me i shtrenjte ne bote per te huajt

Mesazh nga Tzio Thu Feb 11, 2010 8:02 pm

Capkene ja kontrollohe dhe njeher se me Duket se eshte Moska qyteti me i shtrenjte..
25 euro nje shishe uje Angola, vendi me i shtrenjte ne bote per te huajt Icon_biggrin
Angola, vendi me i shtrenjte ne bote per te huajt Moscow_city_sale1
Tzio
Tzio
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15622
Vendndodhja Vendndodhja : Greece
Hobi Hobi : Dekorater...
Humor Humor : Manhattan_Project
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 23/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 159

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Angola, vendi me i shtrenjte ne bote per te huajt Empty Re: Angola, vendi me i shtrenjte ne bote per te huajt

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi