♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fėmijėria e humbur

2 posters

Shko poshtė

Fėmijėria e humbur Empty Fėmijėria e humbur

Mesazh nga Engjelli Shqiptare Wed Feb 03, 2010 3:33 pm

Fėmijėria e humbur

Ti linde nga dy prindėr, qė bashkė kurrė si ke parė,
sa shumė qė tė munguan, nė fėmijėrinė e vrarė,
jo pėrkėdhelje s'njohe, se ndjeve kurrė ngrohtėsinė,
nė qoshe vetėm rrije, mendoje lumturine...
Shikoje moshatarėt me prindėrit tė rrethuar,
dhe ti gjithmonė e vetme,e strukur,e lėnduar,
si ta doje tė ishe, jo kaq e dėshpėruar,
njė mrekulli kėrkoje, pėr shpirtin e munduar...
Dhe luteshe ti e vetme, dikush tė tė dėgjonte,
njė shishe nė det hodhe, askush nuk e shikonte,
nga dallgėt seē u mor, nė thellėsi e futėn,
njė letėr me lot shkruar, rrymat diku e zhdukėn..
Dhe vitet po kalonin, po lotėt s'po shteronin,
mungesėn shumė e ndjeje, me ty ėngjėjt lotonin,
ata i kishe shokė, me ta ndaje hidhėrimin
njė botė imagjinare..asaj ja dhe besimin...
Dhe ėngjėjt tė mėsuan, se jeta tė ish dhėnė,
aty duhej luftuar, nė tokė pėr tė mos rėnė,
me forcėn tė pajisėn, dhe krahėt ty ti dhanė,
"vazhdo tė ecėsh para, gjithmonė do na kesh pranė"!
E vetme more rrugėt, ku shkoje as vetė s'dije,
me jetėn do luftoje, dhe fatin ti do gjeje,
shpresa tė shoqėronte, si hije pas gjithmonė,
jo s'kishe mė ti frikė, pėr lumturinė s'ish vonė..
Natyrėn shumė e doje, dhe sytė po tė shkėlqenin,
me hėnėn bisedoje, dhe yjet t'u rrėfenin,
nga dielli lart shikoje, dhe rrezet ty tė ngrohnin,
dhe ėngjėjt prapė me ty, vazhdonin bisedonin...
Papritur e kuptove, sa shumė qė ishe rritur,
sa shpejt vitet kaluan, nuk ishe mė e mitur,
po prapė sa do tė doje tė thoje fjalėn "nėnė",
te dy seē tė mungonin, dėshira s'tė kish lėnė..
Dėshira pėr ti parė, dėshira pėr ti puthur,
jo s'munde ti urreje dhe zotit i je lutur,
i'u lute qė ti njihje, i'u lute qė ti falte,
me zemėr i kėrkoje, asgjė nuk mund tė ndalte...
Larg vendit tėnd ti ike, kurbetin ti e njohe,
vazhdoje drejt njė rrugė, ku veten do e zgjoje,
njerėzit tė vlerėsuan dhe shumė tė pėrkrahėn
dhe prapė ėngjėjt tė flisnin,jo kurrė ata s'u ndalėn...
Kurbeti ty tė rriti, sa shumė gjėra mėsove,
njė ditė njė letėr erdhi, dhe befas prapė lotove,
"tė lutem bija ime,tė lutem tė mė falėsh,
mė jep ti sot njė ēast dhe ndjenjat mos mi ndalėsh,
jo kurrė s'tė kam harruar, fajtor pėr ty kam qėnė,
mė ler qė tė tė dua, sa shumė kam pėr tė thėnė,
mė ler qė tė tė prek, mė ler qė tė tė shoh,
tė lutem mos gjyko, sa dua tė tė njoh"...
Dhe letrėn fort shtrėngove dhe zemra fluturoi,
njė ēast harrove dhimbjet qė jeta tė shkaktoi,
i fale qė tė dy, sa shumė kishin munguar,
mos vallė po tė mos vuajmė, nuk dalim tė fituar?!.
Dhe befas ti e njohe, atė qė quhej "at",
sa tepėr e shtrėngove, sa tepėr atė natė,
sa shumė qė kish ndryshuar, sa shumė e kishe dashur,
pėrditė edhe mė tepėr, nė zemrėn fort tė plasur!
Dhe jeta s'tė la kohė, gėzimin tė shijoje,
njė ditė vdekja ta mori, dhe s'munde ta shikoje,
dhe shpirti prapė u vra, sėrish u pėrvėlua,
sa doje tė ish afer...ti thoje-"sa tė dua"!
E humbe,u trishtove dhe ėndrrat seē t'u zhdukėn,
nė thellėsinė e dhimbjes ato njė ditė u futėn,
dhe pėrsėri u struke, thėrrisje lumturinė,
atė qė ty tė mori, shpresat dhe fėmijėrinė...
Dhe pėrsėri u ngrite dhe pėrsėri luftove,
e doje ti pasionin, dashurinė ti doje,
e doje njerėzimin, doje gjithēka tė bukur,
se doje mė trishtimin, pėr jetėn ishe lutur...
Kur zemrėn tėnde shoh, me mijėra drita dalin..
"Akoma ke tė japėsh, akoma do tė falin,
mos ul ti kokėn sot, tė lutem fshiji sytė,
e fortė gjithmonė qėndro, mendo qė je e dytė.
Kur zemrėn tėnde shoh,ylberin e vėshtroj,
sa herė ndeshem me tė,mėrzitjen e largoj,
kur zemrėn tėnde has, dhe shoh sa tepėr vuaj,
ul kokėn dhe largohem..skur tė jem e huaj.
Kur ti fillon mė flet,mė dalin trėndafilat,
kur ti mė reciton, pėr vete bėn bilbilat,
kur sytė e tu i ndjej,shkėlqimi mė mahnit
kur lehtė tė vėshtroj vetevetja mė habit,
jo vetėm ti nuk je, dikush nga lart shikon,
ėngjėlli yt ėshtė bėrė dhe dhimbjen ta largon,
jo s'mund tė jetė i vdekur, se zemrėn ty ta dha,
diēka qe ka shume vlere, ai pėr ty e la"!
Shikimin ti mė hodhe, dhe dorėn mė shtrėngove,
"tė lutem shiko pak- dhe befas mė lėshove-,
je zėri qė mė flet, je zėri im i fshehtė,
je forca qė kam brenda dhe kur s'e kam tė lehtė".
Dhe njėsh me ty u bėra, siē kisha qenė gjithmonė,
me ty vazhdoj unė ecjen, jo s'mund tė jetė vonė,
pasioni, dashuria, ndjenja..sot po mungojnė,
e di qė do ti gjejmė, nuk mundemi ti harrojmė..
Krenare jam pėr ty, ashtu siē je pėr mua,
me ty unė linda mike, shumė fort sot une tė dua,
nuk ka jetė pa disfata, nuk ka jetė tė dhuruar,
tė gjithė po luftojmė, ē'do ditė pėr tė fituar..
Tė gjithė tė fortė tė jemi, jo dhimbja s'na rrėzon,
vėrtetė na lagėn syte, vėrtetė zemra loton,
vėrtetė ne vuajmė jetėn, vėrtetė ka padrejtėsi,
po vetėm njė jetė kemi, s'ia vlen tė rrimė nė zi!
Ia vlen qė ta shijojmė, jo ndjenjat mos harrojmė,
vėrtetė shenjė e kaluara, vėrtetė do ta mendojmė,
po jo tė na pengojė qė dritėn tė shikojmė,
po jo tė na pengojė me ėngjėjt tė vallzojmė..
Tė tashmen tė shikojmė, frikėn ne ta ndalim,
tė duam njerėzimin, gabimet ne ti falim,
gjykimet nuk kanė vlerė as vend nė zemrat tona,
tė ardhmen tė mendojmė, kjo botė ėshtė e jona
Engjelli Shqiptare
Engjelli Shqiptare
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 26/09/1992
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4056
Vendndodhja Vendndodhja : ITALI
Hobi Hobi : MUSIKA,PISHINA,GIRO
Humor Humor : ALOOOOOOOOOOOOOOOO MARMROMA
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 06/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 132

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Fėmijėria e humbur Empty Re: Fėmijėria e humbur

Mesazh nga capkenja Wed Feb 03, 2010 3:50 pm

Fėmijėria e humbur 231696 Fėmijėria e humbur 231696 Fėmijėria e humbur 231696
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi