KUR’ANI FAMĖMADH MAHNITĖ SHKENCĖTARĖT

All-llahu i Madhėrishėm nė Kur’anin famėmadh thotė:

"Ai ėshtė qė ju krijoi, ua dhuroi tė dėgjuarit, tė parit dhe mendjen, kurse pak po e falėnderoni"
(El Mulk, 23)

Teknologjia e trupit tonė ėshtė mė superiore se teknologjia qė
njerėzimi e ka prodhuar duke pėrdorur mbledhjen e informacioneve,
eksperiencėn dhe mundėsitė.
Sot, duke studiuar veshin e njeriut, duke parė kėtė vepėr madhėshtore tė konstruktuar, qartė shohim Konstruktorin absolut.


Nė shikim tė parė veshi duket i thjeshtė, por pas laprės sė veshit
gjendet njė strukturė fiziomorfologjike e pėrsosur dhe tejet delikate,
e cila do tė turpėronte edhe inxhinjerinė mė inventive. Duke vepruar
bashkėrisht, struktura e veshit tė jashtėm, tė mesėm dhe tė brendshėm
kryejnė operacione nė largėsi mahnitėse dhe virtuoze.
Shkaku qė kemi dy vesh ėshtė se ato formojnė njė sistem stereo i cili e
mundėson identifikimin e vendit nga i cili vie zėri dhe qė tė njohim se
a lėviz ai burim.
Veprimi i pėrpunimit tė zėrit me vesh dhe qendrėn nė tru ėshtė aq
preciz sa qė zėri qė formohet afėr njėrit vesh e pastaj te veshi
tjetėr, mund tė njihet si zėra tė ndryshme kur intervali nė mes tyre
ėshtė i vogėl, siē ėshtė 30 mikrosekonda.
Virtuoziteti i veshit tė njeriut ėshtė mahnitės dhe i pabesueshėm.
Njeriu mund tė dėgjojė zėrin e mushkonjės jashtė dritares, edhe pse
forca e zėrit tė saj e cila arrin te veshi ynė nuk ėshtė mė e madhe se
njė kuadrahonth vat. Sikur 100 kėsi zėra (100.000.000.000.000.000) do
tė kombinoheshin, duke u kthyer nė energji elektrike, energjia do tė
mjaftonte pėr njė llambė pėr lexim.
Senziviteti i veshit ėshtė mahnitės. Lėvizja e mėmbranės timpanike nė
ngacmimin e dėgjimit minimal tė zėrit me frekuencė 1.000 Hz ėshtė afro
e 1.000 milion pjesė tė centrimetrit, shumė mė e vogėl se diametri i
atomit tė hidrogjenit.

Lėvizjet e mėmbranės basilare nė ngacmime tė njejta janė njėqind herė
mė tė vogla-pėrafėrsisht sa madhėsia e bėrthamės sė atomit. Kjo paraqet
limitin e fundit tė performansės.
Sikur tė rritej mė tepėr senzitiviteti i veshit, do tė ishim tė
vetėdijshėm nė bombardimin konstant tė membranės timpanike me molekulat
e ajrit.
Por edhe me limitin ekzistues, ėshtė interesantė se ne nuk e dėgjojmė
rrjedhėn e gjakut tonė nėpėr enėt e vogla tė gjakut nė membranėn e
timpanit. Kjo ndodhė sepse veshi ka aftėsi tė injorojė signalet tė
cilėt janė nė mėnyrė konstante prezent.
Kėshtu veshi, gjithashtu e bėn njeriun qenjen mė muzikale. Pa asnjė
ushtrim muzikorė jemi nė gjendje tė dallojmė tonin A nė piano nga toni
identik i violinės.

Mund tė dallojmė edhe kombinimin e notave tė ndryshme muzikore,
karakteristike pėr secilin instrument i cili prodhon nota. Veshi ėshtė
nė gjendje tė hudhė zhurmėn duke zgjedhur njėkohėsisht vetėm njė zė tė
ngjajshem.
Bile edhe gjatė gjumit veshi vazhdon tė funksionojė me mundėsi tė
pabesueshme, sepse truri ėshtė nė mundėsi tė interpretoj dhe zgjedhė
signalet qė ia pėrcjellė truri. Kėshtu qė njeriu mund tė flejė i qetė
nė mes tė komunikacionit tė zhurmshėm dhe nė zhurmėn e televizorėve nė
fqinjėsi por njėkohėsisht tė zgjohet nė njė zė tė lehtė tė orės.
Qeni qė lehė, goma e makinės nė lėvizje,hapat-tė gjithė mund tė
identifikohen. Nė realitet veshi normal mund tė dalloj afro 400.000
zėra.
Veshėt, pos kėsaj qė janė njė sistem stereofonik tė dėgjimit me njė
siguri tė lartė, janė poashtu pėrgjegjės pėr mbatjen e baraspeshės sė
trupit. Kjo ėshtė e siguruar me ndihmėn e dy sistemeve tė vendosur nė
veshin e brendshėm.
Prej tė gjithė organeve tė trupit, pak janė ata qė mund tė arrijnė
shumė nė hapsirė kaq tė vogėl, sa veshi. Sikur inxhinjeri do tė mund tė
kopjonte funksionet e veshit, do t’i duhej pėrafėrsisht njė inē kub tė
sistemit dėgjues i cili do tė pėrfshinte prezencėn e rezistuesit me
indukcion, analizatorin mekanik me mundėsi tė gjėra, reale mobile,
drejtues shumė kanalesh pėr transmetimin e energjisė mekanike nė atė
elektrike, sistem pėr mbajtjen e bilansit hidraulik delikat dhe sistem
komunikativ dy drejtimesh.
Por edhe nėse do tė kishte sukses, nuk do tė arrihej funksioni mahnitės i veshit.

Shumė shpezė dhe kafshė kanė mėsuar qė njėra tjetrės t’ia pėrcjellin
signalet e tyre me zėrat e tyre, signalet e njohjes dhe kujdesit. Por,
vetėm ne njerėzit kemi mėsuar t’i lidhim mendimet abstrakte me zėra,
duke lidhur fjalėt dhe prodhuar gjuhėt qė mund t’i pėrdorim si mjet
komunikimi me pėrvojėn e kaluar tė ideve dhe planet pėr ardhmėri.
Sot nė botė kemi shumė gjuhė (afro 6000). Le tė krahasojmė cilėsinė dhe
teknologjinė e lartė prezente nė vesh dhe nė tru, me teknologjinė e
prodhuar nga njeriu. Ashtu si nė rastin e imazheve, janė shpenzuar
dekada duke u pėrpjekur tė gjenerohen zėra tė ngjajshėm me origjinalin.
Rezultatet e kėtyre zbulimeve janė magnetofonėt, sisteme zanore me
siguri tė lartė, sisteme tė analizimit dhe pėrpunimit tė tingujve me
anė tė ndarjes sė tyre sipas frekuencave. Me gjithė kėtė teknologji tė
lartė tė mijėra ekspertėve qė punojnė pa pra, nuk ka mundur tė
prodhohet njė pajisje e tillė e cila do ta arrinte cilėsinė e
perceptimit tė tingullit si veshi. Mendoni pėr sistemet e teknologjisė
sė lartė “Hi Fi”, qė janė prodhuar nga kompanitė mė me emėr nė
industrinė e muzikės. Edhe nė kėto pajisje zėri i regjistruar humb
diēka nga cilėsitė e tij, sepse kur ju e hapni pajisjen, dėgjoni
gjithmonė njė tingull tė caktuar para se tė fillojė tė dėgjohet muzika.
Ėshtė e qartė se veshi dhe tė gjitha pjesėt e tjera tė trupit tė njeriut, janė produkt i krijimit madhėshtorė.
Andaj ėshtė e qartė se pėrgjegjėsia jonė themelore e pėrdorimit tė
veshit, syrit dhe trurit pėr tė parė ekzistencėn e All-llahut, fuqinė
dhe dijen e Tij tė pafund. Duke u shėrbyer me begatitė e shqisave dhe
aftėsitė hulumtuese tė universit tė pafund, do tė mėsojmė edhe mė shumė
pėr ligjet fizike qė drejtojnė ato.
Dimė se ato ligje janė fikse dhe konsistuese, dhe qė vlejnė pėr ēdo
pikė tė universit. Kjo shkon nė favor tė faktit qė ėshtė njė Krijues
dhe sistemi i Tij ėshtė i pandryshuar siē aludon verseti i Kur’anit
fisnik:
“…Nė ligjin e All-llahut nuk mund tė gjesh ndryshim”.
(Ahzab, 62)
Imazhi i fituar nė sy ėshtė kaq i mprehtė dhe i qartė, sa qė nuk ka
arritur as teknologjia e shekullit tonė. Pėr shembull shikoni nė librin
qė po e lexoni, pastaj ngritni kokėn dhe shikoni pėrreth.
A keni parė imazhe kaq tė mprehta dhe tė qarta nė njė vend tjetėr? Edhe
televizioni me ekranin mė tė avancuar nė botė nuk mund tė sigurojė
imazhe kaq tė mprehta.

Pėr mė shumė se 100 vjet, mijėra inxhinjerė janė munduar tė prodhojnė
njė televizor tredimenzional, i cili do tė mund tė arrinte cilėsinė e
shikimit tė syrit. Ata kanė arritur tė shpikin njė sistem Tv
tredimensional, por ai nuk mund tė shihet pa u vendosur njė palė size
speciale.
Mu pėr kėtė All-llahu i madhėrishėm nė Kur’anin famėmadh thotė:
“A nuk i dhamė Ne atij dy sy?”
(El Beled, 8)
Tėrė syri, si organ periferik i receptorit optik, mund tė krahsohet me
aparatin fotografik (por ėshtė afro 3.000 herė mė i ndieshėm se kamera
mė precize), ku pjesa e parme e tejdukshme i lėshon dhe i thyen rrezet
e dritės, pikėrisht sikurse sistemi i thjerrzave qė i drejton fytyrat e
oblektit nė film.
Rrezet e dritės, si dhunti e All-llahut tė madhėrishėm i ngacmojnė
kunjėzat dhe thupėrzat me intenzitet tė mjaftueshėm. Ky ngacmim qė
shkaktohet nga proceset biokimike, pėrcillet nėpėrmjet nervit optik
deri nė pjesėt kortikale tė trurit.
Me ndihmėn e kunjėzave pranohet drita e ditės (me ngjyrė) ndėrsa me
ndihmėn e thupėrzave drita e muzgut (bardh e zi). Numri i atyre arrin
nė 130 milion. Ėshtė vėrtetuar se gjatė procesit tė tė parit, d.m.th.
ngacmimit tė thupėrzave, funksioni ityre ėshtė i idhur pėr njė materie
speciale, e cila gjendet nė to dhe quhet purpuri i tė parit (rodopsinė)
pėr krijimin e sė cilės nevoitet vitamina A.
Kur drita bie nė thupėrza rodopsina absorbon energjinė e dritės, duke e
transformuar nė lumirodopsinė. Energjia e absorbuar nga drita i jep
lumirodopsinės sasi tė madhe tė energjisė sė lirė. Nga kjo, nė pjesė tė
sekondės lumirodopsina ndahet nė metarodopsinė i cili ėshtė i
paqendrueshėm dhe ndahet nė retinėn dhe skotopsinė. Skotopsina shkakton
potencial elektrik lokal i cili vepron direkt nė mėmbranėn e thupėrzave
duke shkaktuar potencial receptor.
Impulset pėrcillen deri te qelizat ganglionale, tė cilat transmetojnė
impulset nervore ēdo 5 sekonda, bile edhe kur retina ndodhet nė
errėsirė tė plotė.
Para tė gjitha kėtyre fenomeneve dhe mrekullive tė panumėrta tė
Krijuesit tė pėrsosur, nuk na mbetet tjetėr, vetėm ta lavdėrojmė dhe ta
falenderojmė nga thellėsia e zemrės duke e kujtuar versetin Kur’anor:
“I lartė ėshtė All-llahu, mė i miri Krijues!”
(El Muminun, 14)
Argumentet e urtėsisė sė jashtėzakonshme janė tė dukshme nė ēdo gjė tė gjallė qė njeriu vėzhgon.
Urtėsia, plani dhe projektimi i jashtėzakonshėm qė mbizotėrojnė nė
gjithė natyrėn, pasqyrojnė pa asnjė dyshim ekzistencėn e Krijuesit qė
sundon gjithēka.
Ky ėshtė All-llahu i hirėmadh i cili i ka pajisur tė gjitha gjallesat
me karakteristika tė jashtėzakonshme, duke i treguar njeriut shenjat e
qarta tė ekzistencės dhe tė fuqisė sė Tij.
All-llahu i madhėrishėm nė Kur’anin fisnik thotė:
“Ai ėshtė Zot i qiejve dhe i tokės dhe ēka ka midis tyre, pra Atė
adhuroje, e nė adhurimin ndaj Tij bėhu i qėndrueshėm. A di pėr Tė
ndonjė emnak (adash) tė ngjajshėm?!"
(Merjem, 65)
Ja, kėshtu All-llahu i madhėrishėm na ka lajmėruar se shprehja pėr
Qenjen e lartė hyjnore “All-llah” nuk i vihet askujt prej njerėzve, por
ėshtė e posaēme vetėm pėr Qenjen e Tij Fisnike.
Nė kėtė mėnyrė All-llahu i madhėrishėm e provokoi mbarė njerėzimin nė
njė qėshtje me mundėsi zgjedhjeje, ngase emri ėshtė nė kompetencėn e
njeriut pėt ta zgjedhur. Edhe pse nė kėtė ekzistencė jetojnė besimtarė,
pabesimtarė, djaj, exhinė, njerėz e tė tjerė. A mos ke dėgjuar pėr dike
se e ka quajtur veten me emrin All-llah, apo e ka emėrtuar tė birin me
emrin All-llah? Jo kjo kurrė nuk ka ndodhur, e as qė do tė ndodhė
ndonjėherė, ngase All-llahu i madhėrishėm e ka bėrė tė posaqėm kėtė
emėr vetėm pėr Qenien e Tij Fisnike. Askush prej njerėzve nuk mund ta
bėjė njė gjė tė tillė. Madje as ata njerėz qė pretenduan se janė zotėr
si Faraoni, Nemrudi etj. nuk patėn guxim e as qė u shkoi ndėrmend ta
quajnė veten me emrin All-llah !
Psikologu danez Vander Hoven, paraqiti hulumtimin e tij nė ndikimin e
fjalės “All-llah” te pacientėt dhe tė personat e shėndoshė.
Profesori danez vėrtetoi zbulimin e tij nė bazė tė studimeve tė bėra tė njė numėr i madh pacientėsh nė periudhėn tre vjeēare.
Disa nga pacientėt e tij ishin jo musliman, tė tjerėt musliman.
Rrezultati ishte i shkelqyer e sidomos tek ata qė vuanin nga ankthi dhe
depresioni.
Psikologu nė fjalė kishte thėnė se muslimanėt tė cilėt rregullisht e
lexojnė Kur’anin janė nė gjendje tė mbrohen nga sėmundjet psikike.
Ja si e ka shpjeguar psikologu nė fjalė veprimin e secilės shkronjė tė fjalės “All-llah” nė shėrimin e sėmundjeve psikike.
Nė studimin e tij shkencėtari i lartėpėrmendur ka theksuar se me rastin
e leximit tė shkronjės sė parė “A” lirohet sistemi respirator duke
kontrolluar frymėmarjen.

Leximi i konsonantit velar “L” gjuha duhet lehtė ta prek qiellzėn duke
bėrė njė pauzė tė shkurtėr, e lehtėson procesin e frymėmarjes.
Ndėrsa leximi i shkronjės sė fundit “H” mundėson lidhjen nė mes tė
mushkėrive dhe zemrės, dhe kjo lidhje kontrollon ritmin e zemrės.
Pra, theksimi i fjalės “All-llah” vėn barazbeshėn e sistemit kardiorespirator.
Kur’ani famėmadh ka qenė dhe do tė jetė mrekullia mė e madhe, ngase nė
ēdo kohė zbulohen begatitė, fshehtėsitė dhe depot e pafund tė tij.
Ai gjithnjė paraqet risi dhe freski pėr besimtarėt, ilaē trupor dhe shpirtėror, siē aludon verseti i Kur’anit fisnik:
“Ne tė shpallim Kur'anin qė ėshtė shėrim dhe mėshirė pėr besimtarėt”
(El Isra, 82)

Dr Ahmed El Kadi nė qytetin Panama Siti tė Floridės, vėrteton ndikimin
e Kur’anit fisnik nė organizmin enjeriut. Eksperimentin e tij e bėri nė
grpin e muslimanėve, jomuslimanėve dhe tė shurdhėve, duke matur pulsin,
tensionin e gjakut, shkallėn e djersitjes, temperaturėn e lėkurės, EKG,
EEG dhe EMNG.
Hulumtimet vėrtetuan te besimtarėt arritjen e qetėsisė gjatė leximit tė Kur’anit nė 97% tė ekzaminuarve.
Ndėrsa te grupet tjera qetėsia u arrit nė 60% tė ekzaminuarve.
Rezultatet e kėtij hulumtimi pėrputhėn me atė qė All-llahu i madhėrishėm ka thėnė nė Kur’anin fisnik para 14 shekujve:
“All-llahu e shpalli tė folmen mė tė mirė, librin, tė ngjashėm nė
mrekulli, tė pėrsėritur herė pas here (me kėshilla e dispozita), qė
prej (dėgjimit tė) tij rrėnqethen lėkurėt dhe zemrat e tyre. Ky (libėr)
ėshtė udhėzim i All-llahut, me tė udhėzon atė qė do. E atė qė All-llahu
e lė tė humbur, pėr tė nuk ka ndonjė udhėzues”.
(Ez Zumer, 23)

Nė kėtė verset Kur’anor vėrehet se leximi i Kur’anit vepron nė lėkurėn
dhe zemrėn e njeriut, tė ciėn e ka vėrtetuar hulumtimi i
lartėpėrmenduar.
Ekzistojnė versete tė shumta qė vėrtetojnė qė Kur’ani vepron duke qetėsuar shpirtin, zemrėn dhe sistemin nervorė.
All-llahu i Gjithėfuqishėm i drejtohet mbarė njerėzimit duke u thėnė:
“O ju njerėz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj kėshilla (Kur'ani) dhe
shėrimi i asaj qė gjendet nė kraharorėt tuaj (nė zemra), edhe udhėzim e
mėshirė pėr besimtarėt”.
(Junus, 57)

Edhe nė hadithe tė shumta tė Muhammedit a.s. keni argument nė veprimin
e bukur tė Kur’anit fisnik. Muslimi transmeton nė Sahihun e tij thėnien
e Muhammedit s.a.v.s. qė ka thėnė:
“Nuk mbledhen njerėzit nė ndonjė shtėpi tė All-llahut qė lexojnė Kur’an
dhe e studiojnė nė mes vete, e tė mos lėshohet siguria (qetėsia) dhe i
mbulon mėshira, i rrethojnė melekėt dhe All-llahu do t’i pėrmend nė
mesin e atyre qė janė tek Ai”.
Pra, a ka gjė mė tė bukur se Kur’ani ?
A ka gjė mė tė bukur se versetet i tij?
A ka argument mė tė fuqishėm tė All-llahut se Kur’ani famėmadh i cili
ėshtė dhe mbetet mrekulli e pėrherė nė duart tona deri nė Ditėn e
Gjykimit.
“Ne u kemi sjellė njerėzve nė kėtė Kur'an shembuj nga ēdo lėmi e nevojshme, ashtu qė ata tė marrin pėrvojė (mėsim)”.
(Ez Zumer, 27)

All-llahu i madhėrishėm nė Kur’anin fisnik urdhėron dhe thotė:
“Pasha agimin kur ai shkrep (frymon)”
(El Tekvir, 18)

“Fale namazin kur zbret (nga zeniti) dielli, e deri nė errėsirėn e
natės dhe duke bėrė lutjen (namazin) e agimit. Vėrtet, lutja e agimit
ėshtė e pėrcjellur”.
(El Isra, 78)

Kur’ani famėmadh inkurajon tė fjeturit heret dhe zgjimin qė nė agim. Nė njė hadith thuhet:
“Popullit tim i ėshtė dhėnė bereqet nė mėngjes herėt”.

Ndėrsa nė hadithin tjetėr thotė:
“Dy rekatet e namazit tė sabahut kanė mė shumė vlera se dunjaja e ēka nė tė”

Pra nė Kur’anin fisnik All-llahu i madhėrishėm betohet nė agimin qė
frymon. Shikimi i agimit qė vėrehet me zemėr tė hapur, ai me tė vėrtetė
frymon. Nė kėto skena kosmike tė paraqitura me bukuri, shkelqim dhe
elegancė u dhurohen ndjenjave tė fundit njerėzor. Kėto paraqitje
kosmike njeriu intelektual i pranon me ndenja poetike. Nė kėtė mėnyrė
shpirti njerėzor lidhet me shpirtin kosmik nėpėrmjet shprehjes sė bukur
dhe inspirative, kėshtu shpirti kosmik rrjedhė nė shpirtin njerėzor
fshehtėsitė e tia duke reflektuar Fuqinė Hyjnore e cila qendron pas,
dhe e cila fletė sinqerisht pėr tė vėrtetėn e besimit.
Tė mirat qė pėrfiton njeriu nga tė zgjuarit heret nė mėngjes janė:
pėrqindja e ozonit nė ajėr ėshtė mė e lartė nė agim. Ky gaz ndikon
pozitivisht nė sistemin nervor dhe gjallėron aktivitetin mendorė, duke
bėrė qė kulmi i aktivitetit mendorė dhe fizik i njeriut tė jetė herėt
nė mėngjes. Rrezet e diellit nė lindjen e tyre janė pėrafėrsisht nė
ngjyrė tė kuqe, dhe ėshtė i njohur tashmė ndikimi stimulus pėr nervat,
pėr aktivitet fiziologjik tė organizmit tė njeriut.
Zgjimi herėt nė mėngjes parapėngon paraqitjen e krizave hipertenzive dhe sėmundjeve trombembolike.
Shkencėrisht ėshtė vėrtetuar sasia mė e lartė e kortizonit nė gjak
ndodhet nė mėngjes, duke arritur nivelin 72-75 mikrogram nė 100ml.
plazmė. Por gjendja mė e ulėt e tij haset nė mbrėmje, ku arrin nė
nivelin nė mė pak se 7 mikrogram nė 100 ml. plazmė. Dihet se kortizoni
ėshtė substancė “magjike” qė rritė aktivitetin e organizmit.

Kortizoni vepron nė qelizat e organizmit dhe nė procesin e imunitetin.
Gjithashtu kortizoni parandalon reaksionin inflamator nė proceset
alergjike.
Rol tė veēantė kortizoni luan nė gjendjet e stresit, niveli i tė cilit rritet nė gjak.
All-llahu i madhėrishėm nė Kur’anin famemadh thotė:
“Ai ėshtė qė nėnshtroi detin, qė prej tij tė hani mish tė freskėt, e
prej tij tė nxirrni stoli qė i mbani (i vishni), e i sheh anijet si
ēajnė (lundrojnė) nė tė (me ushtimė e ēajnė ujin nė det). Ua nėnshtroi
qė tė shfrytėzoni nga begatitė e Tij dhe ashtu tė falėnderoni (Zotin)”.

(En Nahl, 14)

Peshku nė tė gjitha llojet e tij ėshtė njė ushqim i mirė pėr njeriun, qė nė kohėt e lashta.
Pėrmban sasira tė mėdha proteinash. Vaji i peshkut ėshtė burimi mė i
pasur i vitaminave tė tretshme nė yndyrna, mė e rėndėsishmja e tė
cilave vitamina A, vepron kundėr dobėsimit tė shikimit nė errėsirė,
vitamina D, e domosdoshme pėr rritjen e eshtrave dhe kundėr sėmundjes
sė rakitizmit tek fėmijėt. Peshku ėshtė njė burim i mirė i kalciumit.
Sasia e zvogėluar e kalciumit shkakton spasme muskujsh (tetonia),
zgjerimin e zemrės (dilatimi) si dhe rritjen e permeabilitetit tė
mėmbranės sė qelizave nervore.
Peshku ėshtė burim kryesorė i jodit, i cili ėshtė lėnda e domosdoshme
pėr funksionimin e gjėndrės tiroide. Sasia e jodit nė organizėm ėshtė
14 mg. Jodi ėshtė i rėndėsishėm pėr formimin e tiroksinės i cili e mban
nė nivel intenzitetin e metabolizmit nė qeliza.

Peshku pėrmban edhe fosfor, i cili luan rol tė rėndėsishėm nė proceset
metabolike tė organizmit. Eshtrat pėrmbajnė sasi tė mėdha tė kalcium
fosfatit.
Shkenca bashkėkohore ka zbuluar se: 100gr. peshk pėrmban 16% proteina,
9% yndyrna, 20gr kalcium, 29gr hekur, 0.5gr fosfor dhe disa vitamina B.
Peshku pėrbėn ushqimin kryesorė pėr njė numėr tė madh njerėzish. Pėr
kėtė All-llahu, Krijuesi i Urtė i favorizon krijesat e Tij, duke bėrė
qė nė ujėrat e lumenjve dhe tė detrave tė gjendet njė burim i
pashtershėm ushqimi.
“Edhe kafshėt Ai i krijoi dhe nė saje tė kėtyre ju mund tė mbroheni
(nga tė ftohtit), keni edhe dobi tė tjera dhe prej tyre hani”.
(En Nahl, 5)

Me siguri njeriu nuk mund tė vazhdojė me jetė normale, nėse i mungon
ushqimit tė tij mishi, qė ėshtė ushqimi mė i pasur me proteina.
Mishi karakterizohet nga fakti se, yndyrnat qė ndodhen nė tė kanė fuqi
kalorike tė lartė, po ashtu ėsht i pasur me hekur, fosfor, vitaminė B,
dhe vitamnė A.
100 gr. mish e furnizojnė trupin merreth 5% tė nevojave tė tij pėr proteina.
Proteinat pėrmabajnė 10 deri nė 20% tė masės qelizore. Nukleo proteinėt
e bėrthamės dhe citoplazmės qelizore janė genet qė kontrollojnė tėrė
funksionin e qelizės dhe pėrcjelljen e dukurive trashėguese.
Enzimet e pėrbėrė nga proteinat katalizojnė reaksionet kimike ne qelizė, pra ato kontrollojnė funksionet metabolike nė qelizė.
Rroli kryesorė i albumineve ėshtė mbajtja e shtypjes koloido-osmotike, i cili parapengon humbjen e plasmės nga kapilarėt.
Melēia e kafshėve ėshtė njė depo pėr shumė lėndė ushqyese dhe shumė
vitamina, veqanėrisht A,D,B, proteina dhe hekur. Pėr kėtė arsye ajo
pėrdoret pėr kurimin e anemisė sė rėndė. Ndėrsa truri i kafshėve ėshtė
i pasur me fosfor, i domosdoshėm pėr punėn dhe vitalitetin e nervave,
si dhe me elemente tė tjera, si bakri dhe zinku. Mungesa e bakrit
shkakton anemi mikrocitare.
Zinku ėshtė pjesė pėrbėrėse e enzimit Karboanhidraza e cila gjindet nė
sasi tė madhe nė rruazat e kuqe. Ky enzim ėshtė pėrgjegjės pėr lidhjen
e shpejtė tė karbon dioksidit me ujė nė rruazat e kuqe dhe kapilarėt
periferik, si dhe pėr lirimin e shpejtė tė karbon dioksidit nga
kapilarėt e gjakut tė mushkėrive nė hojėza.
Zinku ėshtė pjesė pėrbėrėse e dehidrogenazės laktike si dhe pėrbėrės i
disa peptidazave qė janė tė rėndėsishme pėr tretjen e proteinave nė
aparatin digjestiv.

Zink ka mjaftė edhe nė pankreas dhe shumė lehtė lidhet me insulinėn.

Mungesa e proteinave pėr njė kohė tė gjatė shkakton sėmundje si:

- Ulja e mesatarės sė rritjes
- Deshtimi dhe ērregullimi i procesit digjestiv
- Inaktiviteti i mėlqisė
- Anemia
- Nefropatia
- Ngecje mendore
- Tė ėjntura tė gjeneralizuara

Nė Kur’anin famėmadh njė kaptinė e quajtur “Milingona” tėrheq vėmendjen
e njeriut pėr tė llogjikuar dhe medituar nė madhėshtinė e Krijuesit tė
Gjithėfuqishėm, nė krijimin e kėtij insekti pėr tė cilin Kur’ani thotė:
"O ju buburreca, hyni nė vendet tuaja qė tė mos u copėtojė Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vėrejtur".
(En Neml, 18)

Shkenca bashkėkohore ka zbuluar se milingona pėrgjason me njeriun nė
zakone. Ato ndėrtojnė qytete, hapin rrugė nėntokėsore, depozitojnė
ushqimin nė depot ė veēanta. Fiset e milingonave i shpallin luftė
njėra-tjetrės dhe fitimtari merr robėr lufte. Pa dyshim qė milingonat
kanė njė qytetėrim tė quditshėm specific.
Ekzistojnė disa lloje milingonash qė merren me mbjelljen e barėrave pėr
ushqim dhe gjuajnė lloje tė caktuara krimbash dhe lavrash.
Ushtarėt (e milingonave tė bardha) janė mė tė mėdhenjė se milingonat
punėtore dhe kokat e tyre janė mė tė mėdha dhe mė tė forta. Kur qyteti
sulmohet nga milingonat tjera, ushtarėt mblidhen nė hyrje tė tij,
ngjiten sipėr njėra-tjetrės, duke formuar njė mur tė gjalė.
Milingonat jetojnė nė shoqėri me shumė insekte. Janė gjendur rreth 2000
lloje insektesh tė ndryshme brenda vendbanimeve tė milingonave.
Milingonave u pėlqen njė substancė e ėmbėl (vesa e mjaltit) qė e marrin nga gjethet dhe drunjtė e pemėve.

Organizimi i mirė i punės sė milingonave ka arritur deri aty sa tė
ndėrtojnė dhoma tė veēanta pėr ”insektet e nektarit” qė ruajnė.
Kokrra e grurit nėse lihet nė fole, do tė rritet e do tė mbijė, gjė qė
do tė shkatrronte folenė e saj. Por milingona e ndanė kokrrėn e grurit
nė dy apo katėr pjesė duke e prishur kėshtu embrionin e saj.
Kush e udhėzoi milingonėn tė mėsonte kėto gjėra?! Pa dyshim Krijuesi i Gjithėfuqishėm, siē e pėrshkruan verseti Kur’anor:
“Madhėroje larg tė metave Zotin tėnd, mė tė lartėsuarin!
I cili krijoi dhe pėrsosi,
Dhe i cili pėrcaktoi e orientoi”
(El A’ėla, 1-3)

Fjala e gjelbėrt pėrmendet nė shumė versete tė Kur’anit fisnik,
veēanarisht nė ato qė pėrshkruajnė gjendjen e banorėve tė Xhennetit dhe
kėnaqėsitė qė rrethojnė ata.
Rikujtojmė versetet duke medituar:
“Aty rrinė tė mbėshtetura nė mbėshtetėse tė gjelbra e shtroja tė bukura”
(Er Rrahman, 76)

“Kanė tė veshura petka mėndafshi tė hollė e tė gjelbėr dhe tė mėndafshit tė trashė”
(El Insan, 21)

“…ata veshin rroba tė gjelbra prej mėndafshi tė hollė e tė trashė…”
(El Kehf, 31)

Psikologėt kanė konstatuar se ndikimi i ngjyrės te njeriu ėshtė teper i
madh. Janė kryer eksperimente tė shumta qė bėjnė tė qartė se, ngjyra
ndikon nė reagimin apo vetėpėrmbajtjen e njeriut, dhe e bėjnė atė tė
ndihet i gėzuar apo i trishtuar, tė ketė tė ftohtė apo tė nxehtė, madje
ndikon edhe nė personalitetin e njeriut dhe nė kėndvėshtrimin e tij pėr
jetėn.
Muhammedi a.s. ka thėnė:
“Shikimi nė gjelbėrim dhe ujė qetėson syrin”
Sot spitalet dekorojnė ngjyrėn e mureve qė ndihmon pėr shėrimin e tė sėmurėve.

Eksperimentet dhe studimet psikologjike kanė bėrė tė qartė se: ngjyra e
verdhė - gjallėron sistemin nervor; ngjyra e kuqe e mbyllur - qetėson
nervat; ngjyra blu e bėn njeriun tė ndien ftohtė; ngjyra e kuqe e bėn
njeriun tė ndien ngrohtėsi.
Shkencėtarėt kanė arritur nė pėrfundimin se, ngjyra e vetme qė ngjallė
gėzimin nė shpirtė dhe nė mendime, si dhe qė ndez te njeriu shkėndijat
e gėzimit dhe tė dashurisė pėr jetėn, ėshtė ngjyra e gjelbėr.
Eksperimenti mė interesant qė argumenton ndikimin e ngjyrės sė gjelbėr
nė psikėn e njeriut ėshtė nė Londėr nė urėn “Blak Fajar” qė njihej si
“ura e vetėvrasjeve”, pasi qė pjesa mė e madhe e rasteve tė
vetėvrasjeve ndodhin mbi tė. Ndryshuan ngjyrėn nga e zeza nė atė tė
gjelbėr. si rezultat, numri i vetėvrasjeve ra menjėherė nė 1/3.
Pra, kudo pėrreth nesh shihet urtėsia e All-llahut tė Gjithėfuqishėm nė krijimin e bimėve dhe pemėve me ngjyrė tė gjelbėr.
All-llahu i madhėrishėm nė Kur’anin fisnik thotė:
“ …All-llahu i do ata qė pastrohen”
(Et Teube, 108)
“
“…All-llahu i do ata qė pendohen dhe ata qė qė duan tė pastrohen”
(El Bekare, 222)

Njė nga veēoritė kryesore tė Islamit ėshtė pastėrtia, nga e cila buron
forca trupore, shėndeti dhe gjallėria. Njė prej atyre qė e kanė
pėrqafuar Islamin nė perėndim thotė: “Edhe sikur tė mos kishte nė Islam
asgjė tjetėr, veē pastėrtisė, ajo do tė mjaftonte”.
All-llahu i Gjithėdijshėm nė Kur’anin e lavdueshėm thotė:
“O ju qė besuat! Kur doni tė ngriheni pėr tė falur namazin, lani
fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri nė bėrryla; fėrkoni kokat tuaja, dhe
lani kėmbėt deri te nyjet”.
(El Maide, 6)

Nga dobitė e shumta ta avdesit tė vėrtetuara shkencėrisht po cekim.
- parandalimi i transmetimit tė shumė sėmundjeve bakteriale qė pėrcillen nėpėrmjet lėkurės dhe ndotjes sė duarve
- aktivizimi i qarkullimit tė gjakut duke fėrkuar gjymtyrėt
- parandalimi i sėmundjes sė sinusėve
- ndjenja e freskėsisė trupore e shpirtėrore
- parandalimi i sėmundjeve tė lėkurės.
Dobitė e larjes sė trupit, veēanarishtė pas marrėdhėnieve intime janė:
- aktivizimi itrupit dhe menjanimi i plogėshtisė
- pakėsimi i kongjestimit tė gjakut nė lėkurė dhe nė organėt gjenitale,
gjė qė e pėrcjellė gjakun nė organet vitale tė trupit si zemra e truri
- larja siguron normalizimin e funksioneve tė lėkurės, mė tė
rėndėsishmėt e tė cilave janė: pėrqimi i ndjeshmėrisė, rregullimi i
temperaturės dhe mbrojtja e organizmit.
- larja siguron pastrimin e lėkurės nga djersa dhe sekrecionet yndyrore.
Pėr kėtė All-llahu i madhėrishėm nė Kur’anin fisnik thotė:
“… Nėse jeni xhunubė, atėherė pastrohuni (lahuni)!...”
(El Maide, 6)

“E kur tė pastrohen, atėherė afrohuni atyre ashtu siē u ka lejuar All-llahu”.
(El Bekare, 222)

All-llahu i madhėrishėm nė Kur’anin fisnik thotė:
“Dhe rrobat tua pastroi!”
(El Mudethir, 4)

Pastėrtia e rrobave ėshtė kusht pėr vlefshmėrinė e namazit dhe
adhurimeve tė tjera. Ėshtė e njohur vlera e rrobeve pėr mbrojtjen e
njeriut nga tė ftohurit dhe nga burimet e ndotjeve bakteriale.
Islami ka njė pozicion tė qartė nė ruajtjen e mjedisit. Qėllimi i
ruajtjes sė mjedisit ėshtė tė krijohen kushte optimale pėr njė
ndėrveprim harmonik mes njeriut dhe mjedisit, si njė tėrėsi e vetme,
pasi ndotja nga individi qė ka karakter lokal, heret a vonė shėndrohet
nė njė ndotje tė pėrgjithshme tė mjedisit.
All-llahu i Plotfuqishėm nė Kur’anin famėmadh pėrkujton:
“E kur atyre u thuhet: "Mos e prishni rendin nė tokė"! Ata thonė: "Ne jemi vetėm pėrmirėsues (paqtues)!"
(El Bekare, 11)

Teknologjia e sotme e shfajėson veten e saj para botės, se po pėrpiqet
ta zhvillojė dhe tė krijojė mirėqenie nė emėr tė njė jete sa mė komode,
ndėrsa njerėzit janė tė detyruar tė thithin helmin e fabrikave dhe tė
sakrifikojnė, duke vėnė nė rrezik vetė ekzistencėn e tyre, duke prishur
rendin dhe ekuilibrin nė Tokė.
Ruajtja e mjedisit, pra, nuk ėshtė vetėm bindje ndaj rregullave
Kur’anore, por njė ēėshtje jetike pėr tė gjithė banorėt e planetit tonė.
Zhvillimi gjithnjė e mė i madhė i industrisė pa aplikimin e masave
mbrojtėse tė pėrshtatshme shpie te ndotja e madhe e ajrit dhe e ujit,
qė e rrezikon sė tepėrmi shėndetin e njeriut.
Sot, njerėzimi duhet qė, sa mė shpejtė, me tėrė diturinė dhe forcėn, tė
angazhohet nė luftė kundėr shfarosjes sė llojeve biologjike, dhe ēdo
gjėje tjetėr qė ėshtė e lidhur me prishjen e barazpeshės ekologjike
botėrore.
All-llahu i Plotėfuqishėm krijoi qiejt e tokėn dhe i fali bukurinė
mahnitėse. Ia nėnshtroi tė gjitha kėto njeriut, tė cilit i dha mendjen,
qė t’i shfrytėzojė pėr tė mirėn e tij. Njeriu tani mund tė zgjedhė: ose
ta kultivojė dhe ta zhvillojė nukurinė e natyrės, dhe t’i kontribuojė
prosperitetit tė vet, ose ta shėmtojė bukurinė e natyrės, dhe t’i
ndihmojė kėshtu shkatėrrimin e tij.
Planet ynė – Toka, pėr ēdo ditė po merr njė dukje tjetėr, duke i ngjarė
njė gruaje plakė me grim, port ė vrazhdė, tė mjerė, nė tė cilėn
gjithnjė e mė pakė ka vende pėr jėtė tė qetė.

Ėshtė fatal fakti se sot nė botė, sipas statistikave ēdo vit hidhen nė
ajėr 200 milion tonė dioksid sulfuri, i cili nė bashkėveprim me avullin
e ujit shndėrrohet nė thartira tė njohura si “shi thartor”. Po ashtu
ēdo vit nė dete dhe oqeane hidhen 1.500 kilometra kubė ujė tė ndotur
industrial.
Radio nukleidet qė lirohen nga 417 reaktorė atomikė gati e kanė mbuluar qiellin tonė.
Rreziku i zhdukjes sė mbėshtjellėsit tė ozonit, i cili e mbronė botėn e
gjallė nė tokė nga rrezet ultravjollcė, ėshtė gjithnjė e mė i madhė.
Edhe mbeturinat e ndryshme industriale, gazrat e liruara nga automjetet
ndotin vazhdimisht mjedisin, ushqimin dhe ujin me plumb, zhivė, arsen,
kadmium, fosfat, me materie tė ndryshme radioactive dhe materie tė
tjera helmuese.
Pėrveē industrisė, nė ndotjen e mjedisit marrin pjesė plehrat kimike
dhe mjete tė tjera mbrojtėse kimike, tė cilat sot pėrdoren shumė nė
bujqėsi. Bota sot njeh afro 4 milion substanca kimike, prej tė cilave
60 mijė pėrdoren nė bujqėsi.
Shkenca bashkėkohore informon se 250 mijė substanca kimike janė
potenciale mutagjene (deformojnė gjenet). Kėto janė substanca kimike qė
shkaktojnė ndryshime tė pakthyeshme (ireverzibile) nė vetitė
trashėguese-gjenetike tek njerėzit.

All-llahu i madhėrishėm pėr kėtė tėrheq vėrejtjen nė Kur’anin famėmadh:
“E kur atyre u thuhet: "Mos e prishni rendin nė tokė"! Ata thonė: "Ne jemi vetėm pėrmirėsues (paqtues)!
Veni re, ata nė tė vėrtetė janė shkatėrruesit, por nuk e kuptojnė”.
(El Bekare, 11-12)

Ėshtė njė betim i vetėm nė Kur’anin fisnik, pėr tė cilin All-llahu i
madhėrishėm thotė se ėshtė njė betim i madh. Nga teksti Kur’anor
vėrehet zakonisht se njerėzit nuk janė tė vetėdijshėm pėr madhėshtinė e
kėtij betimi. Vetė fakti se kemi tė bėjmė me betim madhėshtorė, regon
se nė tė duhet pėrqėndruar posaqėrisht vėmendjen pėr shkak tė rėndėsisė
sė tij shumė tė madhe. Betimi nė vete pėrmban diēka kolosale, sepse nga
Ai varet vetė ekzistimi i Gjithėsisė. Pozita e yjeve tregon zakonisht
rendin dhe harmoninė e kozmosit.
Tani tė shohim si tingėllon ky betim i madh nė gjuhen e Kur’anit famėmadh:
“Betohem nė shuarjen (perėndimin) e yjeve.
E ai ėshtė betim i madh, sikur ta dini!”
(Vakia, 75-76)

Kuptimi i kėtij betimi ėshtė pėrcaktuar me tri fjalė. Kėto fjalė janė:
mevaki, nuxhum dhe adhim. Tė fillojmė shpjegimin e kėtyre fjalive me
rend te kundėrt:
Adhim, d.m.th. i madh, madhėshtor, i fuqishėm, kolosal, i jashtėzakonshėm
Nuxhum, ėshtė shumėsi i fjalės nexhm, qė d.m.th.yjet.
Mevaki, ėhstė shumėsi i fjalės mevaki’a dhe kjo fjalė ėshtė pėrkthyer
nė shumė mėnyra. Kėshtu Feti Mehdiu e kupton mevaki si “perėndim i
yjeve”, Sherif Ahmeti si “shuarje e yjeve”, Hasan Nahi si “ēasti i
perėndimit tė yjeve”.
Por mevaki nuk e tregon kohėn kur ka ndodhur diēka (mevakit-njėsi
vakti), por pėrkundrazi vendin ku ndodh diēka. Po t’i shfletojmė
fjalorėt e gjuhės arabe, do tė shohim se mevaki do tė thotė: vend,
lokacion, pozicion, pozitė. Duke pasur parasyshė kėtė, pėrkthimi i
versetit Kur’anor ėshtė:
“Por jo! Betohem nė pozitat e yjeve. Dhe vėrtetė, ky ėshtė betim madhėshtor sikur ta dini!”
(Vakia, 75-76)

Pozitėn e ndonjė objekti nė univera (yjet, galaktikat, mjegullnajat) i
pėrcaktojmė me dy koordinata: rektascenzionin dhe deklinacionin.
Pėr shikuesit nga Toka, ndryshimi i pozitės sė yjeve ėshtė i
pandėrperė; yjet “rrėshqasin” nga lindja nė perėndim, pėr tu paraqitur
pėrsėri nė lindje.
Por ky ėshtė vetėm ndryshim imagjinativ i pozitės. Kjo ėshtė evidente edhe gjatė stinėve tė vitit.
Mirėpo yjet kanė edhe lėvizjet e tyre, tė cilat nė krahasim me diellin,
janė mė tė shpejta pėr disa dhjetra km/s. Kėto lėvizje mund tė vėrehen
vetėm nė intervale tė gjata kohore.
Duhet ditur se ekzistojnė yje qė dalin dhe humbasin ēdo ditė
(cirkumpolare), por gjithashtu ekzistojnė yje qė muk dalin kurrė
(anticirkumpolare).
Ekzistojnė gjithashtu yje, qė pėr shkak tė pozitės qė kan nė qiell, ne nuk i shohim kurrė. Kėta janė yjet e qiellit jugor.
Duke marrė parasysh largėsinė e pabesueshme tė yjeve, ata na duken tė
palėvizshėm. Nė realitet nuk ėshtė kėshtu. Hapėsira nė mes tė yjeve
rritet pėr ēdo sekondė, ndėrsa Universi ėshtė nė zgjėrim e sipėr.
Yjėsia e Virgjėreshės pėr ēdo sekondė ėshtė pėr 1.200 km tė tjera larg
prej nėsh. Yjėsia e Ujorit largohet nga Toka 60 km. nė sekondė.
Pozita e yjėve, graviteti dhe barazpesha kozmike janė nė lidhje tė
ngushtė, prandaj nuk mund tė ndodhė asnjė ndryshim nė pozitėn e ndonjė
ylli e tė mos shprehet nė hapsirėn pėrreth tij.
Mirėpo, secili ndryshim nė kozmos ėshtė i sinkronizuar dhe i
harmonizuar, prandaj pėr kėtė nuk kemi pasoja nė pėrmasa katastrofash.
Sot ėshtė e mundur qė nė bazė tė lėvizjes sė yjeve tė pėrcaktohet
vjetėrsia e tyre, paraqitja dhe zhvillimi i galaktikave nė gjendjen dhe
formėn e tanishme.
Sot astronomėt, pėrveē nevojės qė tė dinė nė cilėn pjesė tė qiellit t’i
drejtojnė teleskopėt e tyre dhe tė shikojnė galaktikat e zbehta tė
largėta dhe pozitėn e vėrtetė tė yjeve, pėr mbajtjen e kursit tė
satelitėve artificialė, ata kanė nevojė tė dinė dhe tė sigurojnė
ndihmėn e nevojshme pėr drejtimin e sondave kozmike.

Yjet lėvizin me sigari pak kah ne, pak larg nesh me shpejtėsi radiale.
Pėr shkak tė lėvizjeve tė tyre, yjet nuk kanė vend tė njejtė.
Astronomėt e ardhshėm tė cilėt do tė vijnė pas nesh, do tė shohin
qiellin ndryshe nga ne, dhe ndoshta do t’i ndryshojnė emrat e yjeve!
Kėshtu, dituria e tanishme mbi lėvizjen e yjeve, mundėson tė kemi njohuri pėr tė ardhmen dhe pėr tė kaluaren e kupėz qiellore.
Kur’ani herė-herė pėrdor ndonjė fjalė tė cilėn bashkėkohėsit nuk janė
nė gjendje ta kuptojnė apo ta shpjegojnė, por All-llahu i madhėrishėm e
di qė breznitė e ardhshme do ta zbulojnė dhe do ta shpjegojnė, siē e
pėrshkruan verseti Kur’anor nė vijim.
“Ne do t'ua bėjmė atyre tė mundshme qė t'i shohin argumentet Tona nė
horizonte dhe nė veten e tyre deri qė t'u bėhet e qartė se ai (Kur'ani)
ėshtė i vėrtetė”.
(Fussilet, 53)


LITERATURA

1. Sherif Ahmet, Kur’ani-pėrkthim me komentim, Prishtinė, 1988.
2. Hasan Nahi, Kur’ani i madhėruar, Prishtinė, 1988.
3. Feti Mehdiu, Kurani dhe hija e tij shqip, Shkup, 1999.
4. Enes Kariq, Kur’an sa prijevodom na bosanskom jeziku, Sarajevė, 1998.
5. Ramo Atajiq, prijevod Kur’ana sa tefsirom i komentarom na bosanskom jeziku, Sarajevė, 2001.
6. Sejjid kutub, U okrilju Kur’ana, Sarajevė, 1996.
7. Muhammed Sh’ravi, Mrekullia e Kur’anit, Prishtinė, 1996
8. Jusuf Ali, The meaning of th holy Qur’an, Maryland, USA, 1991.
9. Harun Jahja, Mrekullitė e Kur’anit, Tiranė, 2002.
10. Rasim Bejtullahu, Astronomia-tekst universitar, Prishtinė, 2003.
11. Husein Dhehebi, Komentimi shkencor i Kur’anit, Dituria Islame, nr. 42, Prishtinė, 1992.
12. Nadhim Mahmud Nesimij, Et tibbun nebevijj fil ilmul hadith, 1984.
13. Orijeta Deda, Saimir Bulku; Thesare nė Kur’an, Tiranė, 2002.
14. Artur Guyton; Medinska fiziologija, Beograd-Zagreb 1968.
15. Hamilton Birid Musman; Human Embryology, Baltimore, 1967.
16 Ali Iljazi, Kur’ani dhe shkenca bashkėkohore, Gjakovė, 2001
17. Ali iljazi, Kur’ani prijatar i shkencės, Gjakovė, 2003.
18. Keith Moore, Developing Human, 1998.
19. Gary Miller, Qudesni Kur’an, 2003.
20. David Levy, Skywatching, USA, 1994.