♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia e shampanjės, vera mė e famshme nė botė u zbulua rastėsisht

2 posters

Shko poshtė

Historia e shampanjės, vera mė e famshme nė botė u zbulua rastėsisht Empty Historia e shampanjės, vera mė e famshme nė botė u zbulua rastėsisht

Mesazh nga capkenja Thu Jan 07, 2010 9:43 pm

Historia e shampanjės, vera mė e famshme nė botė u zbulua rastėsisht Champagne

-GüNTHER BIRKENSTOCK-Ē historie ka shampanja? Qė kur ekziston ajo? Cili ėshtė shpikėsi i verės shkumėzuese mė tė njohur nė botė, e cila simbolizon festė, atmosferė gėzimi dhe luks?

Shampanja ėshtė njė ndėr zonat mė tė vogla tė vreshtarisė nė Francė. Vetėm 33.000 hektarė, tė parcelizuara nė ekstrem, me 15.000 pronarė. Firma shampanje ka 5.000, por vetėm pak prej tyre - pikėrisht ata qė posedojnė njė fond gjigand pėr reklama, janė tė njohur anembanė botės. Ndėr prodhuesit e mėdhenj vetėm pak janė nė pronėsi tė njė familjeje. Pėrdorimi i makinerive ėshtė i ndaluar nė Shampanjė, pra aty prodhohet vetėm nė mėnyrė artizanale.

Nė formėn dhe shishet karakteristike qė e njohim sot, shampanja nuk ka shumė kohė qė ekziston. Vetėm 150 vjet kanė kaluar nga koha kur shampanja hidhet kaq e pastėr nė gotė, pa turbullirėn e tharmit dhe thyerjen e njė ndėr dy shishe pas heqjes sė tapės. Le ta themi qysh nė fillim, murgu benediktin Dom Perignon, i shumėpėrmendur nga strategėt e reklamės, nuk ka qenė shpikėsi i kėsaj pijeje, por ai ka kontribuar vėrtet shumė nė zhvillimin e saj.

Fillimet e historisė sė shampanjės

Hapat e parė tė zhvillimit tė shampanjės nisin me pushtimin e Galicisė prej romakėve. Romakėt sollėn nė rajonin e Shampanjės (Champagners) jo vetėm rrushin dhe verėn, por krijuan me urbanistikėn e tyre edhe njė produkt rasti, qilarin e parė tė madh tė verės.

"Pėr tė ndėrtuar nė shekullin IV kėtė qytet, pra kryeqytetin e provincės romake tė Belgjikės, tė cilėn e quanin Durocortorum, duheshin gurė. Pėr kėtė duhej rrėmuar nėntoka, sepse i gjithė territori ėshtė terren gėlqeror", - shpjegon Jean-Pierre Redon nga kantina e shampanjės “Taittinger”.

Durocortorum romak ėshtė sot qyteti Reims, nėntokėn gėlqerore tė tė cilit romakėt e gėrmuan si njė djathė zviceran. Megjithatė, ideja pėr t'i pėrdorur kėto shpella si qilarė vere, lindi 700 vjet mė vonė. "Ishin murgjit e Mesjetės, benediktinėt, ata qė si tė thuash i vunė nė pėrdorim shpellat gėlqerore. Ata i pėrdorėn dhe i zgjeruan ato duke krijuar edhe rrugė lidhėse midis shpellave tė veēanta", - sqaron Jean-Pierre Redon.

Shampanja ėshtė krijuar vetvetiu

Nė shekullin e 16-tė dhe 17-tė vera e Shampanjės ishte e njohur edhe nė oborrin mbretėror francez. Por, asokohe ajo ende nuk ishte shkumėzuese. Shampanja ishte njė verė pa gaz, ashtu si gjithė tė tjerat. Sipas legjendės, thuhet se ai qė ka shpikur shampanjėn, ishte murgu benediktin Dom Perignon, i cili punonte rreth vitit 1668 si mjeshtėr i kantinės nė abacinė Hautvillers.

Por e vėrteta nuk ėshtė krejtėsisht kėshtu, mendon shoqėruesja e turistėve, Aline Milley: "Dom Perignon ėshtė njė mit. Ne nuk kemi dokumente me shkrim, qė tė vėrtetojnė se ai e ka shpikur shampanjėn. Por ajo qė dimė mirė, ėshtė se ai ėshtė i pari qė ka pėrdorur teknikėn e pėrzierjes. Shampanja nuk ka njė origjinė tė qartė dhe as shpikės. Shampanja ėshtė krijuar vetvetiu". Ajo qė Dom Perignon pėrziente nga fuēitė e depove tė ndryshme, ishte gjithmonė mė e mirė se vera origjinale, por megjithatė ajo as nė kohėn e tij nuk ishte shkumėzuese. Pėrveē kėsaj, ai zbuloi se si nga rrushi i kuq mund tė prodhohej vera e bardhė, duke i veēuar shpejt lėkurėt e kuqe tė rrushit nga lėngu.

Deri nė shekullin e 18-tė procesi i shkumėzimit tė verės nuk ishte vėnė re. Pozicioni verior i Shampanjės kushtėzon fillimin e shpejtė tė tė ftohtit nė vjeshtė. Kjo bėn qė fermentimi shpesh tė ndėrpritet pėrpara se tė jetė shndėrruar nė alkool e gjithė glukoza e rrushit. Nė pranverė, kur temperatura rritet sėrish, fillon fermentimi dhe krijohet gazi qė e bėn verėn tė shkumėzojė. Por deri nė shekullin e 18-tė kjo nuk u vu re, sepse vera depozitohej nėpėr fuēi dhe gazi me kalimin e kohės dilte. Pas kėsaj nisi periudha e shampanjės nė shishe, e cila mori nxitje veēanėrisht pasi mbreti Luigj i 15-tė i Francės lejoi pėr herė tė parė nė vitin 1728 transportimin e shampanjės nė shishe.

Pėrmbajtja e lartė e gazit tė shampanjės nė shishet e asaj kohe kishte shpesh efekt shkatėrrues dhe u krijonte probleme tė mėdha tregtarėve. Edhe nė mesin e shekullit tė 19-tė ndodhte qė njė prodhues tė humbiste gati 50% tė prodhimit tė shampanjės sė tij, sepse shishet nuk i bėnin dot ballė fuqisė sė gazit dhe shpėrthenin. Anglezėt ishin preferues tė mėdhenj tė verės pa gaz tė Shampanjės qysh nė shekullin e 18-tė. Pėr kėtė nė Angli sollėn shumė shpejt xhiro tė mėdha shitjeje edhe shishet e shampanjės me gaz.

Madame Barbe-Nicole Cliquot-Ponsardin dhe zgjidhja e problemit

Pas kėsaj, erdhi Madame Barbe-Nicole Cliquot-Ponsardin, njė sipėrmarrėse me vizion. Kjo zonjė i dhuroi emrin e saj edhe kėsaj marke nobėl. Mjeshtri gjerman i kantinės sė saj, Anton von Müller, shpiku nė vitin 1813 pultin pėr pėrzierjen nė shishe, prej nga vera me shkumė u bė edhe mė e kthjellėt. Ky ishte njė avantazh i madh pėr shitjen. Xhiroja u rrit. Nga disa qindra mijė shishe tė shitura nė vitin 1785, nė vitin 1845 u shitėn 6,5 milionė tė tilla. Sot numri i shitjeve ėshtė shumėfishuar. Sasia mė e madhe e shampanjės pihet nė fund tė vitit. 65% e tė gjitha shisheve tė shampanjės hapen nė periudhėn mes Krishtlindjeve dhe Vitit tė Ri. Nė 2008-n Shampanja prodhoi gjithsej 300 milionė shishe. Kjo do tė thotė qė dy tė tretat e kėtyre 300 milionė shisheve janė pirė brenda njė jave. albeu.com
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Historia e shampanjės, vera mė e famshme nė botė u zbulua rastėsisht Empty Re: Historia e shampanjės, vera mė e famshme nė botė u zbulua rastėsisht

Mesazh nga MONDI Thu Jan 07, 2010 10:29 pm

capke ka nodnje gote per mua mi Historia e shampanjės, vera mė e famshme nė botė u zbulua rastėsisht 192794
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi