♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Urimet nga nje tjeter kohe

Shko poshtė

Urimet nga nje tjeter kohe Empty Urimet nga nje tjeter kohe

Mesazh nga MONDI Tue Dec 29, 2009 10:21 pm

Ēdo ditė e mė shumė kartolinat po bėhen pjesė e nostalgjisė. Tė
mbushura me motive, por edhe me shprehje tipike urimesh, ato nuk janė
mė pjesė e vitrinave nė dyqane, nuk futen nėn derė dhe as shkėmbehen
dorazi. Nė kohėn e internetit, kartolinat janė tashmė njė komunikim
virtual. Nė njė rrugėtim vite mė parė, pėrmes pamjesh dhe fjalėsh,
shohim si kanė uruar shqiptarėt
Sa shumė mė mungon rrapėllima e derės. E dalloj nė hapa kur ngjitet
shkallėve lart. Nuk e kam fjalėn pėr tė dashurin, por pėr postierin, i
cili deri vite mė parė, gjatė ēdo feste ishte miku mė i mirė. Sot nuk
ka punė pėr tė ose shumė rrallė shfaqet te dyert tona. Kartolinat e
dikurshme qė hynin nėn pragun e derės sot dėrgohen vetėm me njė “klik”.
Madje, vetė Babagjyshi i Vitit tė Ri ėshtė “modernizuar”. Ai mundet tė
qeshė, tė flasė e tė kėrcejė pėr ty qė pėrtej kartolinės qė shfaqet nė
monitorin e kompjuterit. Nuk tė duhet tė marrėsh mė as penėn, as tė
mendosh poezinė qė do tė dukej mė bukur nė faqen e pasme, aty ku
shkruhet urimi. “Fryu era nga pėrjashta\ tundi perdet e mėndafshta\ mos
kujto se tė harrova\ kartolinėn ta dėrgova”.
Tė tilla vargje, ku mbi germa mėshoheshin lapsat me ngjyra,
qarkullonin ēdo vit. Teksa kartolina herė-herė kalonte dorazi, sytė
kėrkonin reagimin e tjetrit. Kur vargjet e zgjedhura tingėllonin tė
gjetura, ajo copėz kartoni mbi tė cilėn ishin stampuar pamje tė
ndryshme, merrte tjetėr vlerė. Kėto janė kujtime jo tė largėta. Diku nė
kapėrcyell tė viteve ’90. Sot, kur teknologjia bėn ēudira mund tė
tingėllojnė edhe naive. Por ishte njė ritual i pėrjetuar gėzueshėm ēdo
ndėrrim vitesh. Kohė mė vonė pėr to mund tė thuhet edhe “Na ishte
njėherė…”. Nuk do duhen mė porosi, nuk do duhet mė hapėsirė pėr t’i
ekspozuar dhe as kohė e mendje pėr t’i shkruar. Ēdo gjė tani e merr
gati veē me tė shtypurėn e njė butoni. Disa shekuj mė parė, nė atė
Shqipėri qė pėrshkruhej nga udhėtarėt e Perėndimit, me siguri do tė
thoshin se kėto janė punė tė djallit.
E nėse shtyhemi pak mė tej se pėrjetimet vetjake, nė historinė e
kartolinės shqiptare, e gjejmė atė nė kohėn e diktaturės. Madje, ajo qė
trashėguam pas viteve ’90 ishte njė zgjatim pa rregulla tė qarta i njė
tradite tė ardhura nga kėto vite. Me vite qė ndjekin njėri-tjetrin janė
renditur nė albume. I shfletojmė nė shtėpinė e koleksionistit Shpėtim
Sala, ku atmosfera e fundvitit pėrcillet mė sė shumti pėrmes nxitimit
tė zonjės sė shtėpisė pėr tė shtruar bakllavanė. Janė tė shumta nė
numėr. Po ashtu nė motive. Punėtorė tė qeshur, uzina, kostume
popullore, detaje nga objekte etnografike, pamje pikturash qė evokojnė
bujqėsinė, industrinė, fushat e mbjella e tė korrura, lavdinė e
Partisė… I takon vitit 1970 njė kartolinė ku pushka dhe kazma qėndrojnė
ngjitur njėra-tjetrės. Janė idealet e mėdha. Nuk mund tė mungojnė.
Shkrimet e pjesės sė pasme janė njė histori mė vete. Diku tė
dallueshme e diku jo, tė zgjojnė kėrshėrinė. “Shoqes time tė dashur…,
Ju urojmė shėndet e lumturi…\ suksese nė punė…. Tė thėnat shkojnė edhe
mė tej : “Fitore tė mėtejshme nė realizimin e planit ekonomik tė
rrethit” apo “Suksese nė punė pėr tė mirėn e Partisė e tė popullit
tonė”. Njė qeshje shpėton natyrshėm nė tė tilla citate, ndėrsa Sala i
mėsuar t’i shohė shpesh shpjegon se edhe kartolinat janė njė mjet i
propagandės sė kohės. “Ato shėrbenin pėr t’i motivuar njerėzit, pėr tė
propaganduar arritjet nė bujqėsi e industri”.
E dallueshme kjo sidomos pas viteve ’70. Veē babagjyshave, fėmijėve
tė gėzuar, luleve, kambanave tė takon tė hasėsh edhe njė miush mjaft tė
ngjashėm me Xherrin e filmit vizatimor ‘Tomi & Xherri” qė besojmė
se u takon vetėm fėmijėve tė lindur vonė. Dėrgesat pėrfshijnė tė gjitha
qytetet e Shqipėrisė. Gjen mes tyre edhe ndonjė emėr tė njohur. I tillė
ėshtė emri i shkrimtarit Dhimitėr Shuteriqi. Pėrtej ngarkesave
emocionale qė tė shkaktojnė motivet, por edhe fjalėt e shkruara pas,
Shpėtim Sala tė tregon njė histori tė vėrtetė tė kartolinės nė
Shqipėri. Tė atyre tė bėra posaēėrisht pėr Vitin e Ri, por edhe tė
tjerave. Nė koleksionin e tij kartolinat mė tė hershme i takojnė vitit
1930.
Dallojnė dukshėm. Janė punime grafike tė njė cilėsie mjaft tė mirė,
plot ngjyra e nė raste edhe me reliev tė dallueshėm nė prekjen me dorė.
“Pėr shumė mot vjeti i ri”, “Pėr shumė vjet”, “Pėr shumė vjet gėzuar” e
madje edhe “Pashkėt gėzuar”, “Gėzuar Kshnellat” shkruhen me shkronja tė
arta. Nga pas shėnohet edhe vendi i prodhimit: Gjermani, Itali, Austri,
Francė… Bėheshin me porosi tė tregtarėve shqiptarė e shiteshin nė
librari-kartoleri tė posaēme.
Nga pas kanė shėnime tė thjeshta. Urime intime pa ngjyresa partish.
Kartolina tė tilla duket se vijnė nga njė tjetėr botė. Nga ajo qė vitet
e hershme na i kanė sjellė nė pėrfytyrime tė errėta e ku detaje tė
tilla nuk hamendėsoheshin. Gjithsesi, njė rrugėtim nė kėto kartolina
ėshtė njė rrugėtim nė botėn shqiptare dhe mėnyrėn e saj tė tė festuarit.

Burimi: Gazeta Shqip
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi