♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

14 ditė dietė pėr fustanin e mbrėmjes

2 posters

Shko poshtė

14 ditė dietė pėr fustanin e mbrėmjes Empty 14 ditė dietė pėr fustanin e mbrėmjes

Mesazh nga capkenja Fri Dec 25, 2009 12:43 pm

14 ditė dietė pėr fustanin e mbrėmjes

Ėshtė pikėrisht ajo periudhė e vitit kur ju doni tė dukeni nė maksimumin tuaj, por tė humbėsh peshė duket shumė e vėshtirė. Ndiqni dietėn dy javore dhe shihni rezultatin e shkėlqyer.
Ju do tė pėlqenit tė humbnit tė paktėn gjysmėn e peshės sė vėnė pėr sezonin e festave tė fundvitit, por mbrėmjet qė ju duhet tė merrni pjesė medoemos, ushqimet e sezonit plus dhe presioni i ditėve para festave nė punė nuk ju lenė tė merrni frymė e jo mė tė gatuani njė ushqim me kalori tė pakta pėr veten tuaj. Fatmirėsisht dieta 14 ditore e pėrgatitur enkas pėr tė tilla raste do tė mundėsojė qė ju ta vishni lehtėsisht atė fustanin e zi elegant. Po tė ndiqet rregullisht kjo dietė do tė mund tė humbisni shumė kilogramė, nėse ju e pėrsėrisni pėr njė tjetėr dy javorėsh do tė hiqni nga trupi juaj tė paktėn gjysmėn e peshės. Ushqimet gjate kėsaj periudhe janė tė thjeshta pėr t'u pėrgatitur sepse dihet qė kjo ėshtė periudha mė e zėnė e vitit. Ato do tė jenė tė pėrshtatshme pėr tė mbajtur tė qėndrueshėm sheqerin nė gjak dhe oreksin tuaj nėn kontroll. Megjithatė ngaqė dihet qė gjatė kėtyre ditėve nuk mund tė ndiqni njė dietė tė rreptė apo do e prishni atė me drekat nė zyrė, plani "Hani si njė engjėll" do t'ju kthejė nė format e dėshiruara.
14 ditė dietė pėr fustanin e mbrėmjes 14-foto-1
ĒFARĖ TĖ BĖSH
1. Ndiqeni kėtė plan sa mė mirė tė mundeni, por jeni tė lira ta ndėrroni atė dhe me ndonjė vakt tjetėr nėse dėshironi.
2. Porositni nė fillim tė javės qė tė keni gati ushqimin qė ju duhet. Duhet tė blini ushqim tė shėndetshėm me mė pak se 350 kalori, por kontrolloni etiketat qė tė jeni tė sigurta.
3. Sigurohuni qė tė hani vetėm njė minivakt mė tepėr nė ditė.
4. Pėrdorini gjysmė mase qumėshti nė ditė, tė pėrdorur nė ēaj apo kafe ose thjesht dhe ta pini.
5. Zėvendėsojeni dietėn "Hani si njė engjėll" nėse e keni tepruar njė ditė mė parė ose do ta prishni ditėn tjetėr.
6. Nėse ju sugjerohet njė sallatė mund ta shoqėroni pa frikė me njė lugė vaj ulliri .
14 ditė dietė pėr fustanin e mbrėmjes 14-foto-2
PLANI I USHQIMIT
E HĖNĖ
Mėngjesi: Njė mollė dhe njė gotė me ēokollatė me qumėsht.
Dreka: Njė sandviē jo me shumė kalori dhe njė sallatė frutash.
Darka: Gatim me hudhra, spinaq, domate tė pjekura mirė tė shoqėruara me njė tas tė madh me sallatė jeshile.
E MARTĖ
Mėngjesi: Dy feta bukė dietike me gjalpė pa kalori. Dhe molla.
Dreka: Sandviē me peshk ton dhe 150 g jogurt me fruta dietike.
Darkė: Gjysmė porcioni makarona me njė kofshė tė vogėl pule (pa lėkure) dhe me salcė domatesh. Fruta, do preferoheshin dardhėt.
E MĖRKURĖ
Mėngjesi: Drithėra me qumėsht dhe njė gotė me lėng molle.
Dreka: Njė patate mesatare e shoqėruar me fasule tė pjekura 150 g.
Darka: Ushqim tė gatshėm me 350 kalori i shoqėruar me njė sallatė spinaqi tė zier.
E ENJTE
Mėngjesi: Jogurt me kalori tė pakta.
Dreka: Njė sandviē me shumė pak kalori (poshtė 300 kalori), plus dhe ndonjė lėng fruti.
Darka: Gatuani ēfarė tė dėshironi. Por tė mos jetė e rėndė dhe tė ketė mė tepėr pėrmbajtje vitaminash se lyrash.
E PREMTE
Mėngjesi: Njė biskotė dhe 150 g jogurt me fruta.
Dreka: Sandviē me peshk, dhe njė portokall.
Darka: Njė gjoks pule rreth me njė sallatė tė madhe jeshile e ndjekur nga njė frut kivi.
E SHTUNĖ
Mėngjesi: Vezė tė zier dhe kėrpudha tė ziera me pak vaj.
Dreka: Pėrgatisni njė sandviē me mish dhe domate.
Darka: Gatuani perime. Mė pas mund tė pini dhe njė gotė tė vogėl me ēokollatė.
E DIEL
Mėngjesi: Lėng tė freskėt portokalli nė njė masė 200 ml dhe fruta.
Dreka: Djathė deleje tė shoqėruar me lajthi.
Darka: Njė fileto tė vogėl salmon, patate dhe spinaq.
E HĖNĖ
Mėngjesi: Bukė dietike tė thekur me pak sojė dhe jogurt.
Drekė: Ushqim qė mund ta zgjidhni vetė por jo mė shumė se 280 kalori.
Darkė: Gjysmė pice vetėm me sallatė jeshile dhe njė ėmbėlsirė tė vogėl me fruta.
E MARTĖ
Mėngjesi: Njė gotė me qumėsht dhe njė shegė.
Drekė: Sandviē me kalori tė ulėta dhe njė mollė nektarin ose dardhė.
Darkė: Ushqim i gatshėm rreth 350 kalori me bizele dhe misėr tė ngrirė.
E MĖRKURĖ
Mėngjesi: Qumėsht dhe njė banane e vogėl.
Dreka: Makarona tė gatuara me ton, dhe majonezė dietike.
Darka: Gatuani diēka jo shumė tė rėndė por pikante.
E ENJTE
Mėngjesi: Dy feta tė vogla frutash dhe njė gotė me qumėsht
Dreka: Bėjeni vetė drekėn. Pėrzieni gjysmė avokadoje, dy domate dhe 50 g moxarela. Shtojini gjithashtu lėng limoni dhe piper tė zi.
Darka: Makarona tė ziera tė shoqėruara me njė sallatė miks pa vaj.
E PREMTE
Mėngjesi: Cornflakes me qumėsht dhe njė banane.
Drekė: Supe domatesh dhe njė sallatė me ēfarė tė dėshironi.
Darkė: Njė supė e ngrohtė dhe e shėndetshme me erėza dhe qepė.
E SHTUNĖ
Mėngjesi: Njė vezė e zier, shoqėruar me njė banane tė vogėl.
Dreka: Sandviē me 2 feta tė mira proshute, domate dhe tė lyer me majonezė dietike.
Darka: Makarona nė mikrovalė me salcė me domate.
E DIEL
Mėngjesi: Bukė me dy salsiēe.
Dreka: Tost me sardele dhe domate. Nė fund shoqėrojini me mollė.
Darkė: Brinjė pule, dy patate tė ziera dhe karota.
14 ditė dietė pėr fustanin e mbrėmjes 14-foto-3
HANI SI NJĖ ENGJĖLL
Nėse e keni mbi ngarkuar veten nė festa apo nė kokteje tė shumta mos u ndjeni nėn panik. Vetėm ndiqni dietėn "Hani si njė engjėll" qė zgjat 24 orė. Ndiqeni kėtė dietė pėrpara mbrėmjes qė keni nė zyrė apo para ndonjė nate tjetėr kur ju tė ēmendeni paksa. Mos e ndiqni planin mė shumė se njė ditė nė kaq kohė dhe maksimumi dy herė nė javė.

Mėngjes: Njė shishe tė vogėl me lėng probiotik, plus njė fetė buke dietike tė lyer me marmelatė.
Mesditė: Njė banane.
Drekė: Sallatė tė madhe jeshile me dy fileto tė vogla tė grira pule dhe 125g ton.
Darkė: Njė pjatė me perime tė ziera me lėng limoni dhe piper tė zi. Shoqėrojeni me peshk ose salmon. Nė fund fruta tė freskėta. /Telegrafi/
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

14 ditė dietė pėr fustanin e mbrėmjes Empty Re: 14 ditė dietė pėr fustanin e mbrėmjes

Mesazh nga Dolche Raggazza Fri Mar 02, 2012 5:09 pm

Teper interesante qenkan keto keshilla nese duam te dobesohemi.
Dolche Raggazza
Dolche Raggazza
Anetare i/e Perjashtuar
Anetare i/e Perjashtuar

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1207
Vendndodhja Vendndodhja : Qyteti i gangsetereve(Burreli)
Hobi Hobi : Te shoh lot,gjak ne syte e rivales.
Humor Humor : sa te vdesin
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 04/02/2012
Falenderimet Falenderimet : 4

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi