♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Facebook-u, fajtor pėr 1 nė 5 divorce

3 posters

Shko poshtė

Facebook-u, fajtor pėr 1 nė 5 divorce Empty Facebook-u, fajtor pėr 1 nė 5 divorce

Mesazh nga capkenja Fri Dec 25, 2009 12:39 pm

Facebook-u, fajtor pėr 1 nė 5 divorce Rrjeti social pėrmendet si shkak nė pjesėn mė tė madhe tė padive pėr divorc
Shumė njerėz po pėrdorin internetin pėr tė tradhtuar e flirtuar


Facebook-u, fajtor pėr 1 nė 5 divorce Divorci-fb-vFacebook-u sapo ka bėrė publike trendet mė tė shpeshta tė statuse pėr vitin 2009. Lista ka pika tė zakonshme si “Farmville”, “Michael Jackson” dhe “Lady Gaga”. Gjithsesi, do duhej tė pėrfshihej nė atė listė edhe fjala “divorc”. Facebook tashmė pėrmendet nė njė prej pesė padive pėr divorc, sipas njė studimi tė ri tė bėrė publik kėtė javė. Statusi i Facebooku-t: I divorcuar: Tė rejat mbi pėrdorimin e fjalės divorc nė statuset e Facebook-ut 2009 vjen nga njė studim i qendrės britanike tė divorceve tė quajtur “Divorce-Online”. Sipas gazetės britanike “Telegraph” qendra pretendon se 20 pėrqind e padive pėr divorc pėrfshijnė njė lloj reference tė Facebook-ut. Rrėnja e problemit nuk duhet tė jetė surprizuese pėr askėnd. Shumė njerėz tė martuar po e pėrdorin rrjetin social pėr tė flirtuar, ose mė shumė. “Arsyeja mė e zakonshme ėshtė akuza se njėri prej bashkėshortėve kishte biseda tė papėrshtatshme me kontekst seksual me njerėz tė tjerė”, thotė drejtori i pėrgjithshėm i “Divorce-Onlin”, Mark Keeenan. Mesazhet dhe komentet flirtuese qė gjenden nė faqet e Facebook-ut po shkaktojnė gjithnjė e mė shumė probleme mes ēifteve. Firmat kompjuterike po fitojnė gjithnjė e mė shumė para duke krijuar pajisje kompjuterike qė lejojnė bashkėshortėt dyshues qė tė spiunojnė nė mėnyrė elektronike aktivitetet e dikujt nė internet. Njė 35-vjeēare madje zbuloi se bashkėshorti i saj po divorcohej me tė nėpėrmjet Facebook-ut. Organizatorja e konferencave, Emma Brady u trondit, kur mori vesh se martesa e saj kishte marrė fund pasi lexoi statusin e bashkėshortit tė saj qė thoshte: “Neil Brady i ka dhėnė fund martesės me Emma Brady”. Vitin e kaluar njė 28-vjeēare i dha fund martesės sė saj pasi zbuloi se i shoqi po kalonte njė marrėdhėnie virtuale me dikė qė nuk e kishte takuar kurrė. Any Taylor, 28 vjeēe u nda nga David Pollard pasi zbuloi se ai po flinte me njė shoqėruese nė lojėn “Second Life”, njė botė virtuale, ku njerėzit krijojnė njė personalitet tė ri. Rreth 14 milionė britanikė besohet se pėrdorin rrjetet sociale pėr tė komunikuar me miq tė vjetėr ose pėr tė bėrė miq tė rinj. Popullariteti i rrjetit social “Friends Reunited” para disa vjetėsh u fajėsua pėr rritjen e divorceve, duke qenė se bashkėshortėt e bezdisur e pėrdornin pėr tė kontaktuar ish-tė dashurit e dikurshėm.
Konfuzioni shkakėsor
Nuk ėshtė shumė e vėshtirė tė kuptohet se problemi nuk ėshtė Facebook-u dhe se problemi nė fakt gjendet tek natyra tradhtare e personave. Njerėzit po zbulojnė gjithnjė e mė shumė partnerėt e tyre qė i tradhėtojnė nėpėrmjet rrjeteve sociale, por s’ka arsye pėr tė besuar se njėri faktor po shkakton tjetrin. Tradhėtia ėshtė tradhti dhe Facebook-u ėshtė vetėm njė mėnyrė pėr ta bėrė. E vėrteta ėshtė se interneti nuk ėshtė aq larg realitetit sa duket. Njė studim i kohėve tė fundit zbuloi se rrjetet sociale nuk po na bėjnė mė tė mos-pėrshtatur shoqėrisht se sa jemi. E pavarėsisht faktit se disa prej nesh janė narcisistė tė rrjeteve sociale, shumė prej nesh kanė profile Facebook-u qė reflektojnė saktėsisht realitetin. Prandaj, nėse e kemi zakon tė tradhtojmė nė botėn reale, e kemi zakon tė tradhtojmė dhe nė atė virtuale. Nė tė kundėrt, jemi nė rregull.
Statuset mė tė pėrdorura nė vitin 2009
Facebook-u ka publikuar fjalėt mė tė pėrdorura nė statuset e pėrdoruesve. Rrjeti social e ka emėruar listėn “Kujtesė: studimi se si idetė dhe tendencat e reja po pėrhapen nė Facebook”. Pėr tė pėrcaktuar listėn Facebook-u ka marrė frazat mė tė pėrdorura nė statuset e kėtij viti dhe mė pas i ka krahasuar me ato tė vitit 2008 pėr tė pėrcaktuar ato qė kanė qenė risi kėtė vit.

Rezultati i studimit prodhoi njė listė me 15 fraza:

1. Aplikimet e Facebook (Farmville, Farm Town, Social Living)
2. “FML”
3. “Swine Flu”
4. Vdekja e njerėzve tė famshėm (Michael Jackson, Patrick Swayze, Billy Mays)
5. Familja
6. Filmat (New Moon, Transformers, Star Trek, The Hangover, Paranormal Activity and Harry Potter)
7. Sportet (Steelers, Yankees)
8. Reforma shėndetėsore
9. FB (aka Facebook)
10. “Twitter”
11. Vitet
12. Lady Gaga
13. “Yard”
14. Besimi
15. Unė

Viti i kaluar ishte viti i akuariumeve nė Facebook, por njė fakt qė rrjeti social nuk pėrmend janė raportimet se aplikimet si “Farmville” e tė tjera po u vjedhin tė dhėnat pėrdoruesve. Referencat e vdekjes sė Michael Jackson apo njerėzve tė tjerė tė famshėm rezultuar tė jenė njė subjekt popullor pėr pėrdoruesit e Facebook-ut, ashtu si dhe filmat mė tė famshėm tė vitit. Ndėrkohė qė rrjeti social ka bėrė listėn e termave mė tė pėrdorur nė statuse, nė listė mungojnė shqetėsimet e privatėsisė qė u pėrmendėn gjatė vitit 2009.To
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Facebook-u, fajtor pėr 1 nė 5 divorce Empty Re: Facebook-u, fajtor pėr 1 nė 5 divorce

Mesazh nga MONDI Fri Dec 25, 2009 1:40 pm

EH SOT CFARE NUK PO NDODH E NUK PO NA SHOHIN SYTE POR NE TE VERTET ESHTE E VESHTIRE TI BESOSH NJERZEVE
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Facebook-u, fajtor pėr 1 nė 5 divorce Empty Re: Facebook-u, fajtor pėr 1 nė 5 divorce

Mesazh nga Edi7 Fri Dec 25, 2009 3:07 pm

jo vetem fb thuaj...po sa erdhi interneti ....u nda mileti Facebook-u, fajtor pėr 1 nė 5 divorce Icon_biggrin
Edi7
Edi7
Legjenda-e-Forumit
Legjenda-e-Forumit

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2718
Vendndodhja Vendndodhja : ne kine
Hobi Hobi : sporti,,femrat
Humor Humor : shumeeeeeeeeeeee
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 16/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 122

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Facebook-u, fajtor pėr 1 nė 5 divorce Empty Re: Facebook-u, fajtor pėr 1 nė 5 divorce

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi