♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mesazhi i presidentit Obama pėr Krishtlindje

Shko poshtė

Mesazhi i presidentit Obama pėr Krishtlindje Empty Mesazhi i presidentit Obama pėr Krishtlindje

Mesazh nga capkenja Fri Dec 25, 2009 12:30 pm

Mesazhi i presidentit Obama pėr Krishtlindje

Presidenti amerikan Barak Obama – ashtu sikurse paraardhėsit e tij nė Shtėpinė e Bardhė – u dėrgoi njė mesazh burrave dhe grave nė ushtri, larg nga shtėpitė e tyre gjatė kėtyre festave.
Presidenti amerikan Barak Obama – ashtu sikurse paraardhėsit e tij nė Shtėpinė e Bardhė – u dėrgoi njė mesazh burrave dhe grave nė ushtri, larg nga shtėpitė e tyre gjatė kėtyre festave. Nė fjalimin e tij tė pėrjavshėm nė radio dhe internet, presidenti u bėn thirrje tė gjithė amerikanėve tė bėjnė tė njėjtėn gjė pėr Krishtlindje dhe gjatė vitit.
Presidenti Obama thotė se ai e di qė kjo periudhė ėshtė e vėshtirė ndėrkohė qė vendi pėrpiqet tė dalė nga kriza ekonomike. Por ai thotė se ka shumė arsye pėr tė festuar.

“Dashuria e familjes dhe miqve, lidhjet me komunitetin dhe vendin, karakteri dhe kurajoja e burrave dhe grave me uniformė qė janė larg shtėpive tė tyre.”

Presidenti thotė se ai ėshtė i habitur nga shpirti i gjerė dhe dėshira pėr t’i shėrbyer vendit.

“Unė kam fituar energji nga pėrkushtimi juaj ndaj nė krye tė detyrės, nga Bagdati nė gadishullin korean.”

Ai thotė se ėshtė prekur edhe nga vendosmėria e treguar nga tė plagosurit e luftės qė ka takuar nė spitalet ushtarake dhe nga historitė e atyre qė kanė bėrė sakrificėn mė tė madhe.

Nė fjalimin e tij tė pėrjavshėm nė radio dhe internet, tė publikuar mė herėt pėr tė koinēiduar me Krishtlindjet, presidenti u bėn thirrje tė gjithė amerikanėve tė kujtojnė trupat gjatė festave. Mishel Obama, e cila i bashkohet fjalimit tė presidentit pėr herė tė parė, bėri thirrje pėr mbėshtetje ndaj familjeve ushtarake, duke kujtuar vizitat e saj nė bazat rreth vendit.

“Kam takuar fėmijė qė duan tė dinė se kur do t’u kthehen nė shtėpi nėna apo babai. Gjyshėr dhe tė afėrm qė ndihmojnė duke u kujdesur pėr luftėtarėt e plagosur, dhe njerėz qė pėrpiqen tė vazhdojnė jetėn pasi kanė humbur njeriun mė tė dashur nė botė.”

Para inēizimit tė fjalimit, presidenti Obama u bėri telefonata pėr t’u uruar Krishtlindjet dhjetė pjesėtarėve tė forcave tė armatosura amerikane qė janė tė pėrfshirė nė operacione nė Afganistan dhe Irak. Aty pėrfshiheshin nga dy pjesėtarė tė sejcilės prej pesė degėve tė ushtrisė.Ikubinfo
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi