♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dhjetė historitė mė tė trishtueshme tė krishtlindjeve "Nga vrasja e diktatorit..."

Shko poshtė

Dhjetė historitė mė tė trishtueshme tė krishtlindjeve "Nga vrasja e diktatorit..." Empty Dhjetė historitė mė tė trishtueshme tė krishtlindjeve "Nga vrasja e diktatorit..."

Mesazh nga capkenja Wed Dec 23, 2009 3:04 pm

Nga vrasja e diktatorit rumun Ēaushesku tek Tiger Woods ...

Shumica e njerėzve mendojnė pėr Krishtlindjet si njė ditė e gėzuar. Qoftė si njė moment pėr tė festuar lindjen e Shpėtimtarit tė tyre apo si njė justifikim pėr tė qėndruar sė bashku me tė dashurit e tyre dhe konsumuar njė ushqim dhe pije tė mira. Krishtlindjet nė pėrgjithėsi janė njė ditė pėr tė parė drejt sė ardhmes. Por Krishtlindjet nuk janė kėshtu pėr tė gjithė. Njerėzimi pikėrisht nė kėtė ditė ka parė dhe rregjistruar nė kujtesėn e tij shumė ngjarje tragjike. Duke nisur qė nga zhdukja e anijes Santa, sė bashku me ekuipazhin e saj nė vitin 1914. Apo lufta nė Hong Kong e garnizonit britaniko-kanadez, ku humbėn jetėn 290 persona dhe u plagosėn 493 tė tjerė. Apo shpėrthimi i vullkanit Ruapehu, nė Australi nė vitin 1953, i cili shkaktoi vdekjen e 153 personave. Ndėrkohė vetėm 21 vjet mė vonė, nė vitin 1974, cikloni Tresi nė Australi shkaktoi 71 tė vdekur dhe la tė pastrehė 20 mijė persona. Pėr tė ardhur deri nė vrasjen e diktatorit rumun Ēaushesku, nga njė skuadaėr qitėsish tė cilėt nga shpejtėsi nuk pritėn qė ēiftit ti mbylleshin sytė. Dhe e fundit ėshtė sportisti dhe kampioni i Golfit Tiger Woods i cili sapo humbi bashkėshorten dhe fėmijėt e tij pas shpėrthimit tė skandalit pėr raportet intime me shumė femra. Pra pėrpara se tė ankoheni pėr xhaxhain i cili gjithmonė dehet apo pėr kushėrirėn e pasjellshme, konsideroni se sa tė kėqija kanė qėnė kėto Krishtlindje pėr shumė tė tjerė.

10-Krishtlindjet 1261: I errėsuar nga pushteti
Pėr John e IV tė Lascarisė, gjėrat nisėn mjaft mirė, pasi ai kishte lindur mė 25 dhjetor 1250, dhe trashėgonte fronin e perandorit tė Nikesė nė moshėn shtatė vjeē, kur babai i tij vdiq. Pėr fat tė keq, nė njė komplot qė do tė mund tė pėrshkruhet, si bizantin (Nikea u formua nga fragmente tė shpėrbėra tė Perandorisė Bizantine), aristokrati Mikael Palaiologos e hapi rrugėn e tij dhe nėpėrmjet gjykatės arriti tė deklaronte vetveten bashkėperandor. Mikaeli i VIII ishte nė tė vėrtetė kushėriri i dytė i Gjonit, 12 herė i larguar apo njė gjė e tillė. Pasi Mikaeli pushtoi Konstandinopojėn, la prapa John dhe e urdhėroi atė tė zhdukte ditėlindjen e tij tė 11-tė.

9-Krishtlindjet 1621: Moslejimi i lojėrave
Governatori William Bradford, kreu i Plymouth Colony nė Massachusetts, ndaloi luajtjen e lojėrave nė ditėn e Krishtlindjeve. Imagjinoni nėse Governatori nė Kaliforni do ta bėnte kėtė gjė kėtė vit? Do tė kishte njė protestė!. Dhe Krishtlindjet, nė kėtė kohė, ishin njė ditė shumė e shenjtė. Dhe Bradford ende shpresonte qė, nė kėtė pikė, pėr Plymouth Colony tė ishte shkėlqimi i qytetit mbi kodėr, njė pishtar i lirisė fetare. Mund tė imagjinoni se Krishtlindjet nė Plymouth Colony, nė qoftė se ju ishit njė i ri, nuk do ishin aq tė kėndshme dhe festive. Nuk kishte lojėra pėr ju!

8-Krishtlindjet 1776: Njė surprizė
Dita e Krishtlindjeve e kėtij viti ishte njė pikė kthese nė Revolucionin Amerikan dhe kujtohet me mjaft dashuri nga shumė amerikanė qė kanė studiuar historinė e tyre. Megjithatė, pėr ushtarėt Hesian tė mundur nė betejėn e Trentonit, ishte njė Krishtlindje e mbushur me trishtim. Nė Krishtlindje, askush nuk pret njė sulm tė papritur. Nė Krishtlindje, megjithatė, pritej qė tė gjithė do tė merrnin njė ditė pushimi nga luftimet dhe tė ulej niveli i gadishmėrisė qoftė edhe vetėm pėr njė moment. Ide e keqe. Gjenerali amerikan George Washington ishte duke u mbėshtetur nė kėtė dhe e kaloi lumin Delaware tė Pennsylvanisė, duke i zėnė nė befasi Hesianėt dhe zėrė rob gati 900 deri nė 1.500 burra.

7-Krishtlindjet 1914: Tė humbur nė det
Kapiteni Therese Heymann u nis pėr lundrim nga Tyne nė Britani nė ditėn e Krishtlindjeve, me njė ngarkesė tė karbonit. Ajo nuk u pa kurrė mė. Edhe pse nuk u klasifikua zyrtarisht si e "zhdukur" deri sa pas marsit, nuk u dėgjua mė as edhe njė herė tė flitej pėr tė. Ajo ishte e dyshuar, ishte njė nga disa anijet e mbytura nga minat nė atė zonė. Askush nuk i ka gjetur ndonjėherė mbetjet apo ēfarėdo gjėje tjetėr qė i pėrkiste trupave tė ekuipazhit tė saj. Nuk ekzistojnė as fjalė dhe aq mė tepėr fakte nėse anija ėshtė rrėmbyer sepse ajo kishte njė listė tė keqe emrash.

6-Krishtlindjet 1941: Krishtlindjet vdekjeprurėse
Beteja e Hong Kongut pėrfundoi nė ditėn e Krishtlindjeve, duke shkaktuar nė dorėzimin e garnizonit britaniko-kanadez nė Hong Kong - Royal Rifles tė Kanadasė (njė regjiment nga Quebec) dhe Grenadiers Winnipeg. Nga dy regjimentet, 290 u vranė dhe 493 tė tjerė u plagosėn, dhe tė gjithė tė mbijetuarit kaluan pjesėn tjetėr tė luftės nė kampin japonez tė POW. Ushtarėt u ndjenė nė atė mėnyrė siē u ndjenė Hessianėt nė 1776. Megjithatė njė gjė ėshtė e sigurtė se ata i kaluan Krishtlindjet nė njė periudhė lufte dhe tė gjithė u munduan tė ngushėllonin njėri-tjetrin. Por humbja e shokėve tė luftės kishte lėnė shenjėn e vet tek ushtarėt e dėrrmuar.

5-Krishtlindjet 1953: Shpėrthimi i vullkanit
Jo tė gjithė Krishtlindjet e kėqija kanė patjetėr njė njeri pėr tu fajėsuar. Nė vitin 1953, veprimtaria e vullkanit Ruapehu shkaktoi fatkeqėsinė mė tė rėndė hekurudhore nė historinė e Zelandės sė Re, me 151 njerėz tė vrarė. Njė barrierė e mbetjeve tė vullkanike dhe akullit u shembėn, duke ēuar gurė, rėrė dhe mbetje tė tjera nė lumin Whangaehu, sė bashku me 1.6 milion metra kub ujė nga njė liqen. Pėrmbytja pasuese sulmoi kalatat e njė ure hekurudhore si edhe trenin e pasagjerėve Wellington-Auckland qė ishte duke kaluar aty. Fuqia ishte shumė e madhe dhe kalatat u deformuan, duke ēuar motorin dhe gjashtė vagonat e udhėtarėve jashtė urės. Aksidenti ka ndodhur nė natėn e 24 dhjetorit, nė vigjiljen e Krishtlindjeve. Pėr familjet e atyre qė humbėn nė fatkeqėsi, kjo me siguri ishte njė Krishtlindje e tmerrshme.

4-Krishtlindjet 1974: Vizita e Tresit dhe lėnia e mesazhit
Cikloni Tresi shkatėrroi Darvin, Australinė nė prag tė ditės sė Krishtlindjeve. Pothuajse gjithė qyteti u shkatėrrua - mė shumė se 70 pėr qind e ndėrtesave tė qytetit, duke pėrfshirė 80 pėr qind tė shtėpive. Kjo la mė shumė se 20.000 njerėz tė pastrehė, 71 vetė tė tjerė vdiqėn. Dėmtimi ishte nė qindra miliona dollarė. Njerėzit nuk kishin shumė shanse pėr tė vajtuar humbjen e dhuratave tė tyre tė Krishtlindjeve. Ata ishin tepėr tė zėnė me humbjen e familjes, miqve, shtėpitė dhe mjetet e jetesės. Mund tė imagjinoni kujtimin e kėtij cikloni i cili hodhi njė velo tė zezė mbi mjaft Krishtlindje tė mėvonshme.

3-Krishtlindjet 1989: Njė skuadėr pushkatimi pėr Krishtlindjet
Pas 15 vjet si president i Rumanisė, Nikolai Ēaushesku dhe gruaja e tij, Elena, u ekzekutuan nė fund tė njė “gjyqi” televiziv. Dy orėt e gjyqit ndodhėn pas njė grushti shteti ushtarak, por ėshtė e qartė se ai kishte mohuar plotėsisht situatėn e tmerrshme me tė cilėn ballafaqohej populli i tij ose atij nuk i interesonte. Rumunėt qėndronin nė rradhė pėr bukė ose pėr ushqim dhe Ēaushesku prezantohej nė TV duke folur pėr standardet e larta tė jetesės qė qytetarėt e tij kishin arritur. Anėtarėt e skuadrės sė zjarrit ishin aq nė ankth pėr tė bėrė punėn e tyre, sa ata nuk pritėn qė ēifti tė lidhte sytė dhe duart, dhe filluan menjėherė tė shtėnat. Do tė ishte e vėshtirė tė gjesh njė rumun i cili sot mban zi pėr humbjen e Ēausheskut.

2-Krishtlindjet 1990: Hera e tretė nuk ishte njė magjepsje
Dita e Krishtlindjeve ėshtė duke u bėrė, nė kėtė pikė, dita mė e madhe e filmit tė vitit. Studios ruajtėn blockbusterin pėr premierėn nė ditėn e Krishtlindjeve, ēdo vit dhe shumė presin tė shikojnė atė qė mund tė jetė filmi mė i mirė i vitit, gjashtė ditė para se tė vijė Viti i Ri. Dhe ēfarė filmi mund tė pritet tė jetė mė shumė se "Kumbari III"? Filmi i fundit i sagės brilante, ku luan Al Paēino me njė tė ri Andy Garcia nė atė qė premtoi tė ishte njė performancė e madhe. Atėherė njerėzit panė filmin. Nė mėnyrė konsistente ai u duk si "filmi mė i keq nė listėn e historisė sė njerėzimit". Ky ėshtė njė bast i humbur se tre orė tė festivalit i shkatėrruan ditėn e Krishtlindjeve mė shumė se njė personi.

1-Krishtlindjet 2009: Njė Tiger i kapur nga bishti i tij
Festat e fundvitit nė shtėpinė e Tiger Woods kanė shumė mundėsi tė mos jenė dhe aq shumė festive. Nė fakt lojtari mė i paguar nė botė ėshtė pėrfshirė nė njė seri skandalesh seksuale me femra tė ndryshme tė cilat janė bėrė publike nga tabloidėt. Numri i tyre sa vjen edhe rritet dhe kjo i ka kushtuar Woods mė shumė se njė problem. Pėr tė ruajtur familjen ai vendosi tė japė dorėheqjen nga sporti i Golfit. Por as kjo nuk i shėrbeu shumė pasi nė fund tė fundit, bashkėshortja e divorcoi dhe sėbashku me fėmijėt u zhvendosėn nė Suedi. Ndaj nė pemėn me drita tė Krishtlindjeve, Tiger Woods, ėshtė e vėshtirė tė gjejė ndonjė dhuratė tė kėndshme qė mund ta ngushėllojė.

Marre nga "Tiarana Observer"
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi