♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Van Gogu

Shko poshtė

Van Gogu Empty Van Gogu

Mesazh nga capkenja Tue Dec 22, 2009 10:27 am

Jeta ėshtė njė trillim !

Vincent Van Gogh


Kush ėshtė...

Vincent Van Gogh u lind mė 30 mars tė vitit 1853 nė Groot-Zundest, njė fshat i vogėl nė jug tė Holandės. I ati ishte pastor dhe xhaxhallarėt e tij-shitėsa veprash tė artit. Edhe ai vetė nisi tė punojė qė nė moshėn 16-vjeēare nė Hagė si njė shitės i veprave tė artit pėr kompaninė ?Goupil & Cie?. Pikturat e tij patėn qenė gjithnjė tė errėta, por kohė pas kohe nisėn tė pėrkeqėsoheshin deri mė 1886, kur nisi sėrish studimet nė Cormon dhe u takua me piktorėt impresionistė, mes tė cilėve edhe Camille Pissarro, Claude Monet, Henri de Toulouse-Lautrec dhe Paul Gauguin. Pas takimit me mjeshtrat impresionistė, tė cilėt zgjidhnin ngjyra tė ēelura edhe ai nisi ta ēelte disi paletin e tė pikturonte me dorė mė tė vendosur. Jeta e tij ishte gati-gati e lumtur, por temperamenti shumė nervoz e bėnte atė njeri tė vėshtirė. Mė 27 korrik tė vitit 1890 ai shkoi nė njė fushė me grurė dhe qėlloi veten me armė nė kraharor, mė pas u kthye nė dhomė, ku vdiq dy ditė mė pas.



Si shprehet piktori pėr veprat e tij



?Plazh me figura dhe det?

?Kishte mjaft erė dhe ra shi pėrgjatė gjithė javės. Unė qėndrova shpesh nė Scheveningen pėr tė parė pėrreth. Solla me vete dy pamje deti, kur u ktheva nė shtėpi. E para ishte pjesėrisht e mbuluar me rėrė; ndėrsa e dyta, e bėrė gjatė njė stuhie tė egėr me oqeanin e mbyllur tek dunat, ishte e mbuluar prej njė shtrese tė trashė, nga rėra tė cilėn u pėrpoqa ta pastroj dy herė. Stuhia qe kaq e egėr, saqė unė mezi isha i zoti tė kontrolloja kėmbėt e mia dhe rėra fluturuese nuk mė la tė shihja gati asgjė?

?Por unė duhet tė vazhdoj tė eci nė rrugėn time. Nė qoftė se nuk bėj asgjė, nė qoftė se nuk mėsoj e studioj, nė qoftė se nuk kėrkoj, atėherė jam i humbur?.

?Preferoj tė kem njėqind franga nė muaj dhe lirinė pėr t'i harxhuar pikėrisht ashtu siē mė pėlqen mua, sesa tė kem dyqind franga pa kėtė liri?.

?Unė me tė vėrtetė nuk do ta pyesja veten pėr kėndvėshtrimin e impresionistėve, pėr mėnyrėn time tė tė pikturuarit, nė qoftė se ajo ėshtė mė e ndikuar nga idetė e Delacroix se sa prej ideve tė tyre. Nė vend qė tė riprodhoj saktėsisht atė ēfarė shohin sytė e mi, preferoj tė pėrdor subjektivisht ngjyrėn mė nė rregull pėr tė shprehur vetveten qartė?.

Pėr pikturat ?Kumbull?, ?Pemė nė lulėzim? dhe ?Urė nė shi?

?Unė i lakmoj artistėt japonezė pėr rregullsinė e qartė e tė pabesueshme qė kanė tė gjitha punėt e tyre. Ajo nuk ėshtė kurrė e mėrzitshme dhe ty kurrė nuk tė jepet pėrshtypja se ata punojnė me nxitim. Ajo ėshtė aq e thjeshtė sa dhe frymėmarrja; ata pikturojnė njė figurė me njė ēift vijash, me njė thjeshtėsi kaq tė pabesueshme, sikur tė ishte aq e lehtė sa tė kopsitėsh njė xhaketė tė zakonshme?.

?Tashti e qysh se kam parė oqeanin me sytė e mi, e ndiej sesa e rėndėsishme ėshtė pėr mua tė qėndroj nė jug dhe tė eksperimentoj ngjyrėn, e cila duhet tė mbahet nė kushte tė cilat duhet tė jenė jo larg Afrikės?.

?Nė qoftė se dikush ėshtė i shėndetshėm, ai duhet tė jetė i zoti tė jetojė me njė copė bukė dhe tė jetė nė gjendje tė punojė gjithė ditėn dhe tė ketė forcėn pėr tė tymosur dhe pirė alkool; ja ēfarė ka nevojė dikush kur plotėson kushtet e lartpėrmendura. Dhe pėr mė tepėr, ti mund tė ndiesh yjet dhe pafundėsinė e qiellit. Qėkur lind jeta, para sė gjithash, ajo ėshtė njė trillim??

?Ti njeh njerėz qė nuk besojnė nė Diell dhe nė ata qė i rrethojnė. Janė tė pafe?.

Pėr pikturėn ?Peizazh tė korrash?

?Njė rrafshirė? fushė qė e parė nga sytė e njė zogu ėshtė pamje nga maja e njė kodre vreshtarie ? fusha me grurė tė korrur. E gjithė kjo ėshtė shumėzuar me pafundėsinė dhe shtrihet si sipėrfaqja e detit nė horizont, e cila ėshtė e kufizuar nga kodrat e Grau-t?.

?Varka peshkimi nė plazh?

?Harxhova plot njė javė nė Saintes Maries? Plazh? Lundra me fund tė sheshtė e me varka pak tė gjelbėra, tė kuqe dhe blu, tė cilat nė formėn dhe ngjyrėn e tyre janė aq tė bukura sa dhe lulet. Njė burrė i vetėm i pėrdor ato varka. Kėto varka rrallė pėrfundojnė nė det tė hapur. Ato dalin kur nuk fryn erė dhe kthehen nė breg sapo era bėhet tepėr e fortė.?

?Kafeneja e gjithėnatės?

?Nė pikturėn ?Kafeneja e gjithėnatės' jam pėrpjekur tė shpreh idenė se kafeneja ėshtė njė vend ku ndokush mund tė humbė veten, tė bėhet i ēmendur dhe kriminel. Pėrmes kontrastit tė ngjyrės delikate rozė, tė kuqes sė pėrgjakur dhe tė kuqes sė errėt e tė butė, Louis XV dhe Veronese tė gjelbėrt, kundėr tė verdhės sė gjelbėr dhe tė ngrirė, me tonė blu e tė gjelbėr, e gjitha kjo me tė verdhė sulfurore tė zbehtė si tek ?ferri i djallit'? Jam pėrpjekur tė pėrēoj fuqinė e majtė tė njė vendi tė tillė?.

?Kafe Tarrace natėn?

?Njė kafene nė mbrėmje, parė nga jashtė, nė tarracė figura tė vogla njerėzish janė tė ulur duke pirė. Njė llampė e verdhė gjigante ndriēon gjithė tarracėn, shtėpinė pėrballė dhe dyshemenė, dhe lėshon dritėn e saj mbi rrugėn me kalldrėm, e cila merr njė kolorit rozė nė vjollcė. Fasadat e shtėpisė nė rrugė, nėn njė qiell blu tė yjėzuar, janė blu tė errėta ose vjollcė, pėrballė njė pemė tė gjelbėr. Ja ku kemi njė pikturė natėsore, duke pėrdorur ngjyrėn e zezė, vetėm blunė e bukur, vjollcėn dhe tė gjelbrėn nė kėtė ambient kafe. Merr njė tė verdhė tė zbehtė sulfurore dhe koloritin e limonit?.

?Shtėpia e verdhė ?

?Tani po praktikojmė njė valė tė ngrohtė tė lavdishme me aspak erė, kjo vetėm kompleton pikturėn. Njė diell, njė dritė e cila, pėr fat tė njė fjale mė tė mirė, mund tė quhet vetėm e verdhė, e verdhė e zbehtė sulfurore, ngjyrė ari e zbehtė nė limon. Oh, sa e dashur ėshtė kjo e verdha?.



Historia

Van Gogh e kaloi tė gjithė jetėn
e tij tė shkurtėr duke pikturuar e duke luftuar me vetveten. ērregullimet nervore, njė kompleks i fėmijės sė zėvendėsuar, qė e ndoqi pas gjjthė jetėn dhe absurditeti i epokės sė artit, ku veprat e tij nuk shiteshin dhe aq shumė, e shtynė shpesh drejt akteve skizofrenike. Njė nga historitė mė tipike, e famshmja histori e veshit tė tij. Sipas biografėve, njė tė diel nė mbrėmje, mė 23 dhjetor 1888, Vincent Van Gogh, atėherė 35 vjeē, preu veshin dhe shkoi nė njė hotel tė dorės sė dytė ku kėrkoi njė prostitutė me emrin Rachel. Ia dhuroi asaj dhe i tha ta ruante me shumė kujdes. Biografė tė tjerė pohojnė se ky episod ka ndodhur gjatė njė grindjeje me mikun e tij Paul Gauguin, nė shenjė proteste ndaj piktorit qė ishte i ?shurdhėt?, lidhur me vetė Van Gogh.

zeriyt.com/piktura

capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Van Gogu Empty Re: Van Gogu

Mesazh nga capkenja Tue Dec 22, 2009 10:28 am

The Starry Night
Van Gogu 751px-VanGogh-starry_night_ballance

kjo ishte kafeneja e preferuar e tij
Van Gogu Cafe

kurse ktu portret i vetes n`kornizat e duhanit
Van Gogu Van-gogh-skull
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Van Gogu Empty Re: Van Gogu

Mesazh nga Vizitor Sat Dec 22, 2012 11:16 am

Van Gogu Starry_night_over_the_rhone
Van Gogu Vincent_Willem_van_Gogh_128
Van Gogu Gogh.irises

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Van Gogu Empty Re: Van Gogu

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi