♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ēelsi Klinton, mes dashurisė dhe thashethemeve

Shko poshtė

Ēelsi Klinton, mes dashurisė dhe thashethemeve Empty Ēelsi Klinton, mes dashurisė dhe thashethemeve

Mesazh nga capkenja Mon Dec 21, 2009 10:35 am

Ēelsi Klinton, mes dashurisė dhe thashethemeve


Ēelsi Klinton, mes dashurisė dhe thashethemeve Chelsea_clinton13

Vajza e Bill dhe Hilari Klinton-it do tė martohet sė shpejti me njė djalė qė rrjedh nga njė familje hebreje, babai i sė cilit ka pasur probleme me drejtėsinė dhe ka pėrfunduar nė burg. Mbi martesėn e vitit, qė tani kanė nisur tė qarkullojnė dyshimet...

Ēelsi, mes dashurisė dhe thashethemeve



Gratė nė karrierė kuptohen shumė mirė mes tyre. Madlin Ollbrajt, mbretėresha e diplomacisė amerikane nė kohėt e Bill Klinton-it, e mori menjėherė nė telefon Hilari Klinton-in, shefen e diplomacisė nė epokėn e Obamės. "Mos u shqetėso. Mbėshtetu tek unė pėr tė organizuar martesėn e Ēelsit. E kam bėrė edhe unė diēka tė tillė me njė nga vajzat kur isha Sekretare Shteti dhe nuk kisha asnjė minutė tė lirė. Mė merr kur tė duash nėse ke nevojė pėr kėshilla", i pati thėnė. Kjo ngjarje u tregua nga vetė Hilari, e ftuar nė njė emision nė CNN. Dukej qė ishte jashtėzakonisht e lumtur pėr vendimin e 29-vjeēares Ēelsi pėr t‘u martuar me tė dashurin e saj, 31-vjeēarin Mark Mezvinski. "Jam zyrtarisht mamaja e nuses", rrėfeu ajo.

Nėse Hilari ėshtė e lumtur, Bill ėshtė akoma mė shumė. Mark, dhėndri i ardhshėm, i pėlqen shumė, dhe nė fund tė njė konference e quajti kėshtu: "Ėshtė njė person i jashtėzakonshėm". Pėr tė kuptuar mė mirė se cila ishte gjendja e tij shpirtėrore, ish-presidenti i SHBA-sė dėrgoi mė vonė njė nga zėdhėnėsit e tij pėr tė shpjeguar mė mirė mendimin e tij, qė mund tė pėrkthehet me kėto fjalė: "Bill ju adhuron. Ai ėshtė djali qė nuk ka pasur kurrė dhe marrėdhėnia me Mark ėshtė ajo qė ai do tė donte tė kishte me babain e tij". Qė Bill kishte njė raport tė mirė me Mark, kjo ishte kuptuar prej kohėsh: 25 shtatorin e shkuar ishte ulur pėrkrah dy tė rinjve gjatė njė konference tė organizuar nė "Clinton Global Iniziative", fondacioni i aktiviteteve ndėrkombėtare tė ish-presidentit. Por kur do tė martohen Mark dhe Ēelsi? Data e saktė nuk ėshtė dhėnė ende, madje dhe vendi se ku do tė zhvillohet ceremonia ėshtė mbajtur sekret. Megjithatė, shumė mendojnė se ceremonia e familjes Klinton do tė zhvillohet nė Maryha‘s Vineyard, ishullin e vogėl nė brigjet e Masaēusets-it, qė prej kohėsh ėshtė kthyer nė rezidencėn verore tė elitės politike tė bardhė dhe tė zezė. Pėr momentin, zyrtar ėshtė vetėm njė e-mail qė dy tė rinjtė u kanė dėrguar miqve tė tyre nė fund tė nėntorit: "Ju kėrkojmė falje pėr kėtė e-mail kolektiv, por deshėm t‘ju uronim tė gjithėve ‘Gėzuar Festėn e Falėnderimit‘. Nuk u martuam verėn e kaluar, ashtu si qarkullonin zėrat, por do martohemi verėn qė vjen dhe shpresojmė qė ju tė jeni bashkė me ne pėr tė festuar". Kishte disa kohė qė mediat e specializuara nė "gossip", herė pas here mbanin nėn kontroll Markun dhe Ēelsin.

Qė ata takoheshin vazhdimisht, ky nuk ishte mė njė mister. Tė dy jetojnė nė Nju Jork, nė shtėpi tė ndara, por jo shumė larg njėri-tjetrit: Mark 31 vjeē, djali i dy ish-deputetėve tė Partisė Demokratike, i diplomuar nė "Stanford University", pas eksperiencės nė "Goldman Sachs", punon nė njė kompani private investimesh, "3G Capital"; Ēelsi, 29 vjeēe, e diplomuar nė tė njėjtin universitet si i dashuri i saj, pas njė pune tė shkurtėr te "McKinsey" dhe qėndrimit pėrkrah sė ėmės nė garėn pėr t‘u zgjedhur kandidate e Partisė Demokratike pėr zgjedhjet presidenciale, kėtė vit iu rikthye sėrish studimeve me njė master nė Politikė dhe Administrim Shėndetėsor nė "Columbia University". Dy tė rinjtė njihen qė nga koha e liceut nė Uashington. Me mbiemrat dhe historitė e familjeve prej nga vijnė, martesa e Ēelsit dhe Markut, e parashikuar pėr muajt nė vazhdim, do tė ēojė nė shpėrthimin e valėve tė kuriozitetit dhe vėmendjes, sidomos pėr gazetat dhe tabloidėt e thashethemeve.

Ngjarja ėshtė "pjellore" pėr tė gjithė, si pėr ata qė do e pasqyrojnė nė mėnyrė korrekte ngjarjen, ashtu edhe pėr ata qė do tė synojnė tė bazohen tek ekzagjerimet dhe skandalet: mbi tė gjitha ndryshimin e besimit fetar mes familjeve dhe dy bashkėshortėve tė ardhshėm; historitė politike tė Bill dhe Hilarit, apo te historia e sė shkuarės dhe sė tanishmes sė Eduard Mezvinskit dhe Marjori Margolies, nėnės dhe babait tė Mark. Nė fund, ata qė rrezikojnė tė dėmtohen mė shumė janė dy tė rinjtė, qė u njohėn, u dashuruan dhe tani duan tė martohen. Kush do ta celebrojė martesėn? Njė rabin apo njė prift metodist? Skenari ka nisur menjėherė tė ndėrtohet mbi ēėshtjen e besimit fetar, pasi Mark ėshtė hebre, ndėrsa Ēelsi metodiste si e ėma. E para qė ka nisur tymnajėn ka qenė gazeta izraelite "Haaretz", qė ka hedhur dyshimet mbi identitetin fetar tė Mezvinskit, duke kujtuar se si xhaxhai i tij, profesor historie nė Universitetin Shtetėror tė Konektikat, u akuzua pėr antisionizėm, pėr qėndrimet e tij kritike ndaj sjelljes sė Izraelit kundrejt Palestinės. Pėr mė tepėr, ajo ka lėnė tė kuptohet se si Ēelsi mund tė konvertohet nė hebreje pėrmes kėsaj fraze: "Ajo ishte e pranishme bashkė me tė fejuarin e saj gjatė shėrbimit fetar nė njė festė tė shenjtė nė seminarin teologjik hebraik nė Nju Jork, institucioni akademik dhe "flamuri" i hebraizmit konservator".

Po ashtu, nė sajtet e internetit kanė nisur tė qarkullojnė opinione nga mė tė ndryshmet. Nė faqen "Yeshiva world news" ėshtė shfaqur njė artikull ku titulli tė bėn tė kuptosh menjėherė atė qė ka pėrmbajtja: "Mediat laike pėrshėndesin martesėn ndėrfetare Klinton-Mezvinski". Autori, pasi kritikoi qėndrimin e izraelites "Haaretz", ka raportuar lajme anonime mbi mundėsinė qė "dhėndri do tė konvertohet nė i krishterė". Sa mirė qė Ēelsi dhe Mark kanė ndėrmend tė zhvillojnė njė ceremoni private shumė pak tė ekspozuar ndaj medias, pėr tė shmangur kėshtu polemikat fetare-politike. Por, nė kėtė rast nuk do tė mungojnė polemikat mbi familjet pėrkatėse. Hilari Klinton, Sekretarja e Shtetit, qė pėrgatit martesėn e vajzės, do tė nxjerrė zbuluar tė njėjtėt njerėz qė nė kohėn e garės elektorale thoshin se po e angazhon Ēelsin pėr qėllimet e saj politike. Akoma mė i keq do tė jetė pozicioni Eduard dhe Majroi Mezvinski, qė u divorcuan nė 2007-ėn, pas njė martese qė zgjati 22 vjet. Por nuk ėshtė vetėm ky problemi.

Eduard Mezvinski, 72 vjeē, u lirua nė 2008-ėn pasi bėri gjashtė vjet burg pėr mashtrim dhe vjedhje financiare. Ish-anėtar i Kongresit nė vitet 1973-1977, babai i Mark kishte qenė pjesė e komisionit qė ēoi para bankės sė tė akuzuarve Riēard Nikson-in pėr skandalin "Watergate". Para eksperiencės parlamentare kishte qenė ambasador i SHBA-sė nė Komisionin pėr tė Drejtat Njerėzore nė OKB. Edhe ish-bashkėshortja, Marjori, ka pasur periudha tė errėta dhe tė ndritura nė jetėn e saj. Si njė gazetare televizive e suksesshme, u bė e famshme falė angazhimit profesional nė ēėshtjen e adoptimeve. Madje u bė gruaja e parė beqare qė adoptoi dy fėmijė tė huaj. Pastaj, kur zgjodhi tė martohej me Eduard, formoi njė familje gjigande me 11 fėmijė. Marjori e ēoi ēėshtjen nė Kongres, ku u zgjodh nė vitin 1993. Dy vjet mė pas e humbi vendin: vota e saj kishte qenė vendimtare pėr ligjin e Bill Klintonit pėr t‘u rritur taksat tė pasurve. Republikanėt nuk e pranuan kėtė zgjedhje tė saj. Pas pak muajsh, Bill dhe Marjori do tė jenė sė bashku nė njė familje, siē do tė ndodhė me Hilarin dhe Eduardin. Thashethemet dhe debatet mes krushqve nuk do tė kursehen. Por dy tė rinjtė janė plotėsisht tė pėrgatitur pėr kėtė. Qė tė vegjėl janė pėrballur me eksperienca tė veshtia nė jetė: Ēelsi 15 vjeēe jetoi nė Shtėpinė e Bardhė nė kohėn e skandalit "Levinski", ndėrsa Mark jetoi historinė e babit tė dėnuar dhe tė futur nė burg.



capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi