♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sofokliu

2 posters

Shko poshtė

Sofokliu Empty Sofokliu

Mesazh nga capkenja Sat Dec 19, 2009 8:49 pm

Sofokliu, sė bashku me Eskilin dhe Euripidin, janė tre poetėt mė tė mėdhenj tė tragjedisė greke. Jetoi nė periudhėn e lulėzimit tė qytetit-shtet tė Athinės.
Lindi mė 497 para erės sė rč, nė njė fshat piktoresk afėr Athinės, nė Kolonė, bukuritė e tė cilit i kėndoi me frymėzim nė vargjet e tragjedisė sė tij tė fundit "Edipi nė Kolonė": "Kolona dritėplotė/ ku zėėmbėl bilbil/ kėndon nė pyllin gjetheblertė,/ ku fryn me gaz flladi i freskėt,/ edhe hardhia, dhunti e Bakut/ fruta tė bollshme na sjell". Qė i ri, Sofokliu mori njė edukatė shumė tė mirė nė pregatitjen fizike dhe mendore, ashtu siē e kėrkonte tradita e epokės. Pėr bukurinė fizike dhe aftėsitė e tij muzikore e letrare, nė moshėn 17 vjeēare u zgjodh tė drejtonte korin e tė rinjve qė do tė kėndonte me rastin e fitores sė grekėve kundėr ushtrisė pėrse pranė ishullit tė Salaminės, nė vitin 480. Kjo, dhe fitore tė tjera pėrpara dhe pas luftės sė Salaminės, betejat kundėr dėrgatave tė njėpasnjėshme ushtarake tė monarkisė pėrse, ngritėn lart shpirin e popullit tė vogėl trim e liridashės tė Athinės dhe zgjuan vetėdijen e tij pėr nevojėn e bashkimit, nė mbrojtje tė ēėshtjes sė pėrbashkėt pėr ta ndier veten si njė forcė e vetme politike e kulturore.
Sofokliu mori pjesė nė konkurset tradicionale mė tepėr se njezet herė, tetėmbėdhjetė herė zuri vendin e parė dhe mė tė rrallė tė dytin, asnjėherė vendin e tretė. Nuk udhėtoi kurrė jashtė atdheut tė tij, Atikės, qė e donte aq shumė sa qė shtyu ēdo lloj ftese qė i bėnin sundimtarėt e ndryshėm pėr ta pasur nė oborret e tyre.
Pas shfaqjes sė tragjedisė "Antigona" nė vitin 442, Sofokliu u bė kaq i njohur dhe i dashur, saqė u zgjodh midis strategėve, sė bashku me udhėheqėsin e shtetit tė Athinės, Perikliun, pėr tė drejtuar flotėn athinase kundėr ishullit Samos. Por gjatė kėsaj dėrgate poeti nuk u shqua si strateg. Madje edhe vetė e pranonte se nuk kishte aftėsi tė veēanta nė punėt e luftės dhe tė politikės.
Sofokliu pėlqeu mė tepėr t'i kushtohej dijes dhe artit, tė ruante qetėsinė shpirtėrore, larg joshjes pėr tė marrė ofiqe politike. Me mendje tė freskėt e tė kthjellėt ai jetoi 91 vjet. Vdiq mė 406 para erės sė Re. (1)
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Sofokliu Empty Re: Sofokliu

Mesazh nga capkenja Sat Dec 19, 2009 8:50 pm

Veprat

Sofokliu ka qenė poet shumė pjellor. Siē dėshmojnė autorėt antikė, ai shkroi rreth 123 tragjedi, nga tė cilat kanė mbetur shtatė tė plota, si dhe drama satirike "Ihneutet" (Kėrkuesit e gjurmėve). Edhe nga kjo dramė kanė humbur shumė vargje.
Tė shtatė tragjeditė e humbura sipas redit kohor kur janė shkruar janė: "Ajaksi", "Antigona", "Edipi nė Kolonė". Nga tė 115 veprat, nga tė cilat njihen vetėm titujt, kanė mbetur diēka mė shumė se njė mijė fragmente. Tė gjithė subjektet e tragjedive dhe tė dramave satirike, Sofokliu i ka marrė nga mitologjia dhe legjendat e ndryshme. Burim i pashterrur, si pėr shkrimtarėt e tjerė, dhe pėr Sofokliun, janė poemat e Homerit.

AJAKSI. Tragjedia "Ajaksi" ka nė themel tė saj ngjarjen e njohur nė kėngėn XI tė "Odisesė"(2) . Ajaks Telamoni, heroi mė i fortė pas Ajaksit nė luftėn e Trojės, ėshtė fyer rėndė nga prijėsit grekė Agamemnoni dhe Menelau, sepse armėt e Akilit nuk ia dhanė atij, por Odiseut. i tėrbuar nga kjo padrejtėsi, mendon tė bėjė kėrdinė tek ata qė ia patėn me tė pabesė. Hyjnesha Atenė, e ēmend Ajaksin, i cili nė valėn e marrėzisė, sulet mbi njė kope bagėtish duke e mbytur dheun me gjak. Mbasi vjen nė vete dhe bėhet i vetėdijshėm pėr veprėn e tij qesharake, hidhet mbi shpatėn e tij dhe gjen vdekjen. Jeta pa nder dhe lavdi, pėr tė vazhdon tani midis vėllait tė heroit, Teukrit, dhe dy Atridėve, Menelaut dhe Agamemnonit, lidhur me varrosjen e tij. Tė dy vėllezėrit Atridė ngrihen kundėr Teukrit qė bėn ēmos tė varrosė tė vėllanė, Ajaksin. Lėmshi zgjidhet me ndėrhyrjen e Odiseut, i cili lejon qė kundėrshtari i ardhjes pėr atė qė e ēmonte sė tepėrmi: "Ndėr Argiet,/ q'erdhnė nė trojė, pas Akileut/ s'kam parė burrė mė trim se ky".

EDIPI MBRET. Tragjedia sa madhėshtore aq edhe komplekse nė shtjellimin e linjės sė subjektit ėshtė "Edipi mbret". Nė kėtė vepėr poeti trajton problemin e fatit tė paracaktuar dhe pėrpjekjet njerėzore pėr tė mėnjanuar atė. Pasojat e fatit tė mbretit tė Tebės, Llait, do tė rėndojnė mbi fatin e djalit tė tij Edipit, dhe nė atė tė fėmijėve tė tij. Kjo vazhdė fatkeqėsish qė bie mbi njė familje tė tėrė, do tė tregohet edhe nė dy tragjeditė e tjera, te "Antigona" dhe "Epidi nė Kolonė" tė cilat krijojnė me tragjedinė e parė"Epidi mbret" njė lidhje shumė tė ngushtė.
Sipas orakullit, intrepretuesit nė tokė tė vullnetit tė perėndive, Edipit i ishte paracaktuar njė fat i rėndė, tė vriste tė atin e tė martohej me tė ėmėn, Jokastėn. Ky njeri kaq i mirė, i cili mishėron idealin e sundimtarit tė drejtė e tė urtė qė i sjell kaq tė mira atdheut tė tij Tebės, kryen nė mėnyrė tė pavetėdijshme krime tė tmerrshme. Por Edipi nuk rri duarlidhur, vepron pėr t'ia nėshtruar fatin vullnetit tė tij. Kjo fle pėr optimizimin dhe besimin e heroit nė forcat e veta, dhe kjo pėrbėn shtratin e tragjedisė, e cila mbart njė ide kaq pėrparimtare dhe tė guximshme pėr atė kohė: luftėn kundėr fatit.

EDIPI NĖ KOLONĖ. Pas verbimit tė tij, fati i Edipit mė tej trajtohet nė tragjedinė "Edipi nė kolonė" ai largohet nga teba pėr tė gjetur strehimin e tij tė fundit nė kolonė, nė vendlindjen e Sofokliut.
Mbreti i Tebės, Kreonti, kėrkon tė kthejė Edipin nė qytetin e tij, sepse sipas profecisė sė orakullit, vendi ku do tė vdiste Edipi, do tė bėhej i lumtur e i begatė. Por Edipi nuk largohet nga ai vend, mbreti i tė cilit, Tezeu, e priti me aq bujari.
Skenat qė pasojnė e bėn gjithnjė mė tė bukura e mė prekėse. Edipi, i lajmėruar nga Zeusi se i ka ardhur fundi, i shoqėruar nga Tezeu dhe i ndjekur nga sytė plot lot tė qytetarėve qė e shikojnė pėr herė tė fundit, niset drejt pyllit tė shenjtė tė Eumenideve. Aty mbaron me njė vdekje tė ēuditėshme. Zhduket papandehur pėr ēudinė e tė gjithėve. Epidin e thirrėn nė gjirin e tyre perėnditė. i martirizuar prej tyre, ai tani shpėrblehet pėr tė gjitha vuajtjet qė hoqi." Kjo ėshtė njė sfidė e dhimbshme kundėr atyre fuqive qė e drejtojnė fatin e njeriut nė mėnyrė tė egėr e tekanjoze.

ELEKTRA. Njė tjetėr vepėr e shquar ėshtė tragjedia "Elektra", subjekti i sė cilės ėshtė marrė nga cikli mitologjik mbi Atridėt. Ngjarjet e tragjedisė shtjellohen nė situata tė ngjashme tė "Koeforeve" tė Esikilit: nė tė dyja veprat Oresti rritet e bėhet burrė nė dhč tė huaj. Ai ėshtė vazhdimisht i shoqėruar nga miku i tij besnik Piladi. Tek tė dy tragjeditė Oresti vė nė provė tė motrėn duke iu shfaqur nė fillim si i huaj, pastaj ndodh ēasti i rinjohjes. Por secili nga kėta dy poetė tė mėdhenj ka vėnė nė vepėr vulėn e personalitetit tė tij si artist. Ndėrsa te Eskili rolin kryesor e ka Oresti, Sofokliu vė motrėn e tij, Elektrėn, nė qendėr tė vėmendjes. Oresti nuk ėshtė veē krahu, shpirti ėshtė e motra. Tė dy janė tė vendosur dhe s'kanė asnjė luhatje nė ēastin kur ngren dorėn dhe vrasin nėnėn e tyre, Klitemnestrėn.
Elektra ėshtė shumė e afėrt me Antigonėn pėr nga foca e vullnetit, nga vendosmėria pėr tė kryer atė detyre qė ajo e quan tė shenjtė.

TRAHINIET. Kjo tragjedi nga njėra anė i thurr himn madhėshtor ndjenjės fisnike tė dashurisė, nga ana tjetėr ngre njė problem tė rėndėsishėm shoqėror fatin e dhimbshėm tė gruas nė Greqinė e lashtė. Burri i lejonte vetes gjithēka qė nuk ia lejonte gruas sė tij, nga e cila kėrkonte besnikėri dhe nėnshtrim.
Sofokliu erdhi nė letėrsi si njė risitar i shquar. Nga risitė qė solli poeti nė dramaturgjinė greke, rėndėsi tė veēantė ka futja e aktorit tė tretė nė skenė. Kjo bėri qė tė zvogėlohet roli i korit dhe tragjedia tė ēlirohet nga fryma e saj e dikurshme si kanate. Pjesėmarrja e njėkohėshme e tre aktorėve nė skenė i dha veprimit dramatik mė tepėr hapėsire e tendosje. Kjo risi qė solli Sofokliu, u huazua edhe nga bashkėkohėsi i tij Eskili nė trilogjinė "Orestia".
Arti i Sofokliut dallohet pėr vizatimin e karaktereve sa tė fuqishme, aq edhe tė natyrshme e njerėzore, pėr vendosjen e konfliktit nė situata tė mprehta e befasuese, pėr krijimin me mjeshtėri tė linjave dhe episodeve qė lidhen natyrshėm me nyjen kryesore tė veprimit.
Nė tragjeditė e Sofokliut ndėrthuren nė njė shtrat tė pėrbashkėt notat epike monumentale me lirizmin e hollė tė ndjenjave tė brishta e tė bukura tė njeriut. Komediorafi i madh Aristofani, nė veprėn e tij "Paqja" duke kėnduar tė mirat qė ajo i sjell njerėzimit, shikon te Sofokliu edhe anėn lirike tė veprės sė tij: "Po kjo mban erė fruta vjeshtarake,/ gaz mysafirėsh, qejfe Dionisiane/, fyej, mėllenja, kėngė sofokliane".
Tragjeditė e Sofokliut, janė burim i pasur pėr tė njohur shqetėsimet dhe idealet qė e frymėzuan poetin pėr tė shėnuar njė nga kulmet mė tė lartė nė dramaturgjinė botėrore.
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Sofokliu Empty Re: Sofokliu

Mesazh nga capkenja Thu Dec 24, 2009 7:37 pm

rebel aka unikkatil shkruajti:je kaq fanse e grekut me sa qe dhe SOFOKLIUN e bere tem ne faqe...turp me Sofokliu 665288

Po shkollen e grekut po bej lali Sofokliu 189962
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Sofokliu Empty Re: Sofokliu

Mesazh nga rebel aka unikkatil Thu Dec 24, 2009 7:40 pm

edhe une me po qe e duhur te vinje kete... Sofokliu Icon_lol ..pse si bere faqe ALDO BAROS? Sofokliu Icon_biggrin
rebel aka unikkatil
rebel aka unikkatil
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6468
Hobi Hobi : kryetar i te papunve...
Humor Humor : me thase...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 21/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 120

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Sofokliu Empty Re: Sofokliu

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi