♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndėrron 50 vende tė punės, brenda 50 javėve

Shko poshtė

Ndėrron 50 vende tė punės, brenda 50 javėve Empty Ndėrron 50 vende tė punės, brenda 50 javėve

Mesazh nga capkenja Wed Dec 16, 2009 10:29 am

Amerikani i ri, Dan Seddiqui ka dashur tė sfidonte veten dhe tė dėshmojė se ēdo gjė ėshtė e mundur kur ke dėshirė – andaj kishte marrė njė rrugėtim tė gjatė nėpėr shtetet e ndryshme tė SHBA-ve – duke ndėrruar vazhdimisht profesionin e tij.

Pėr tė dėshmuar se edhe nė kohėrat e vėshtira mund tė gjesh punė, Dan i ėshtė rrekur njė eksperimenti tė pazakontė. Ky djalosh 27-vjeēar kishte ndėrmarrė njė udhėtim njėvjeēar, gjatė tė cilit vazhdimisht kishte ndėrruar punėn, respektivisht profesionin.
Ndėrron 50 vende tė punės, brenda 50 javėve F.1020184615736_m
Dan ishte nisur nga Illinois, pasi kishte kuptuar se i kėrcėnohej largimi nga puna, dhe, i ballafaquar me fatin, ēdo javė kishte ndėrruar vendin e punės.

Ai ka shėtitur 50 shtete tė ndryshme tė SHBA-ve dhe kishte bėrė 50 punė tė ndryshme nė secilin shtet veē e veē. Madje, ai ka punuar punė qė nga dirigjenti i njė jazz orkestre, e deri tė njė punėtor i thjeshtė fabrike.

Dan ēdo javė ka shėtitur nga njėri shtet nė tjetrin, dhe ēdoherė ka kėrkuar punėn mė tė kėrkuar nė atė vend. Kėshtu, ai vetė kishte thirrur nė telefon kompani tė ndryshme, nga tė cilat ka marrė me qindra refuzime, por ka fituar edhe 50 punė.

Ai ka thėnė se, mė sė shumti i kishte pėlqyer puna e kamerierit nė Louisiana, ndėrkaq puna mė e rrezikshme pėr tė ka qenė profesioni i kufitarit, nė Arizonė. Mė sė shumti thotė tė ketė mėsuar nė fabrikėn e djathit nė Wisconsin, ndėrsa shefin mė tė keq thotė ta ketė pasur nė njė kompani filmime nė Los Angeles.

Pėrjetimet e tij, ai planifikon t’i botojė nė librin “Living the Map”, ndėrsa nė vendlindje ėshtė duke u pėrpjekur ta gjejė njė punė si ekspert i ushqimit.
*Telegrafi*
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi