♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Margarita Xhepa

2 posters

Shko poshtė

Margarita Xhepa Empty Margarita Xhepa

Mesazh nga capkenja Tue Dec 15, 2009 10:54 am

Margarita Xhepa ėshtė njė aktore shqiptare, lindi mė 2 prill 1932Lushnjė, Shqipėri. Njė nga Zonjat e Mėdha tė teatrit shqiptar. Nė maj 2004 u rikthye nė skenėn e Teatrit Kombėtar, pėr te shkelqyer ne dramen "Streha e te harruarve", nje tjeter sukses ne karrieren e saj 50-vjecare.
Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste ne Teatrin Popullor (sot Teatri Kombėtar) dhe njekohesisht studioi ne Liceun Artistik, Dega e Drames.
Ka krijuar mbi 150 role ne teater, midis te cileve mund te permendim: Majlinden tek "Majlinda" (Xh. Broja), Dafina tek "Lumi i vdekur" (dramatizim nga K. Velēa i romanit me te njejtin titull te J. Xoxes), Filja tek "Cuca e maleve" (L. Papa), Zonja Meme tek "Kush e solli Doruntinen" (dramatizim nga E. Budina e P. Mani i romanit me te njejtin titull te I. Kadarese), Nena "Perballe vetes" (R. Pulaha) etj.
Ka qene njesoj e suksesshme ne rolet e dramaturgjise boterore, si Ofelia tek "Hamleti", Vajza e dyte tek "Mbreti Lir", Dado tek "Romeo e Xhulieta" Mbreteresha Margaret tek "Rikardi i III", te Shekspirit.
Ne rolet e tjera nga dramaturgjia boterore spikasin Klea tek "Dhelpra dhe rrushte" (Figereido), Lena tek "Xhaxha Vanja" (Ēehov), Ledi Milford tek "Luiza Miler" (Shiler), Zonja Berling tek "Vizita e inspektorit" (Pristli), Zonja Lomen tek "Vdekja e nje komisioneri" (A. Miller), Ana Andrejevna tek "Revizori" (Gogol), Marsela tek "Qeni i kopshtarit" (De Vega), Mashenka tek "Mashenka" (Afigenov), ShejIa tek "Morali i zonjes Dulska" (Zapolska), apo Dado tek "Elektra" e Sofokliut, nen drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, ne Teatrin Kombetar te Greqise, ne Athine.
Veē roleve ne teater, ka realizuor edhe 32 role ne kinema, duke punuar me shumicen e regjisoreve shqiptare. Me K. Dhamon xhiron "Vitet e para" dhe "Gjurmėt", me I. Muēajn e K. Mitron "Dimri i fundit", "Tokė e pėrgjakur", "Njė djalė edhe njė vajzė" dhe "Apasionata", me V. Gjiken "Gjeneral gramafoni", me E. Musliun "Rrethi i kujtesės" dhe "Vitet e pritjes" (E. Musliu), me K. Ēashkun "Dora e ngrohtė", me Dhe. Anagnostin "Gurėt e shtėpisė sime", me P. Milkanin "Pranvera s'erdhi vetėm", me S. Kumbaron "Koncert nė vitin 1936", me Gj. Xhuvanian "E diela e fundit" dhe "I dashur armik".
Ne vitin .... interpretoi ne filmin grek "Mirupafshim" (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Ēmimin e Madh ne Festivalin Nderkombetar te Filmit Mesdhetar ne Selanik, ndersa Margarita Xhepa, Ēmimin e Nderit.

Filmografia

  1. Kronikė provinciale - (2009)
  2. Ne dhe Lenini - (2008)
  3. I dashur armik - (2004)
  4. Mirupafshim - (1997)
  5. E diela e fundit - (1993)
  6. Njė djalė edhe njė vajzė - (1990)
  7. Vitet e pritjes - (1990)
  8. Kush e solli Doruntinėn (1989) teater-drama, nena e Kostandinit dhe Doruntines
  9. Pranvera s'erdhi vetėm - (1988)
  10. Misioni pėrtej detit - (1988)
  11. Rrethi i kujtesės - (1987)
  12. Fillim i vėshtirė - (1986)
  13. Gabimi - (1986)
  14. Gurėt e shtėpisė sime - (1985)
  15. Militanti - (1984)
  16. Apasionata - (1983)
  17. Dora e ngrohtė - (1983)
  18. Shokėt - (1982)
  19. Dita e parė e emrimit - (1981)
  20. Me hapin e shokėve - (1979) (TV)
  21. Dollia e dasmės sime - (1978)
  22. Gjeneral gramafoni - (1978)
  23. Koncert nė vitin 1936 (1978)
  24. Dimri i fundit - (1976)
  25. Pylli i lirisė - (1976)
  26. Tokė e pėrgjakur - (1976)
  27. Vitet e para - (1965) si Zyraka
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Margarita Xhepa Empty Re: Margarita Xhepa

Mesazh nga rebel aka unikkatil Fri Mar 05, 2010 6:12 pm

aktore e madhe...meriton respektin tim...
rebel aka unikkatil
rebel aka unikkatil
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6468
Hobi Hobi : kryetar i te papunve...
Humor Humor : me thase...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 21/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 120

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi