♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

1952: Shqipėria nė dokumentet sekrete tė CIA-s

Shko poshtė

1952: Shqipėria nė dokumentet sekrete tė CIA-s Empty 1952: Shqipėria nė dokumentet sekrete tė CIA-s

Mesazh nga capkenja Mon Dec 14, 2009 8:25 pm

Fondit tė pasur tė Arkivit Qendror tė Shtetit i ėshtė shtuar prej disa kohėsh edhe njė material tepėr interesant, i cili pėrbėhet nga raporte analitike tė Cia-s pėr Shqipėrinė gjatė njė periudhe tė caktuar tė Luftės sė Ftohtė.Ky material,i cili mund tė cilėsohet mė saktė si pėrmbledhje kopjesh dokumentesh sekrete tė Cia-s pėr Shqipėrinė dhe Luftėn e Ftohtė,ėshtė bėrė pjesė e pasurisė dokumentare tė AQSH-sė nė vitin 2005,pak kohė pasi ai ishte deklasifikuar nga autoritetet pėrkatėse amerikane.Materiali ėshtė i pėrbėrė gjerėsisht nga raporte periodike tė Cia-s,tėrėsisht tė karakterit analitik,mbi Shqipėrinė dhe impaktin e saj nė Luftėn e Ftohtė.Duke qenė kjo njė temė tejet intriguese,kryesisht pėr faktin e daljes nė dritė nė mėnyrė graduale tė dokumenteve tė njė natyre tė tillė,jo vetėm nga arkivat e Cia-s por edhe nga arkivat e ish vendeve komuniste,botuesit amerikanė tė kėtij materiali inkurajojnė bashkėpunime tė kėtij niveli me arkivistėt dhe historianėt shqiptarė,nė mėnyrė qė tė hidhet dritė sa mė shumė mbi rolin e Shqipėrisė gjatė Luftės sė Ftohtė.Midis shumė raportesh interesante, kam zgjedhur tė pėrkthej njė dokument tė pėrcaktuar qė nė krye si “vlerėsim i veēantė”,i cili i referohet pasojave tė njė pėrmbysjeje tė mundshme tė regjimit tė atėhershėm komunist nė Shqipėri,kryesisht nė planin ndėrkombėtar.Dokumenti mban si datė publikimi 30 dhjetorin e vitit 1952.Duhet theksuar qė nė raportin e perbere prej 18 pikash,mungojne pikat 15 dhe 16,nukMė poshtė po vijojmė me pėrkthimin e tij,duke synuar padyshim botime pėrkthimesh tė tjera nė tė ardhmen.

Pasojat e njė orvajtjeje pėr tė pėrmbysur regjimin aktual nė Shqipėri

Problemi: Vlerėsimi i pasojave tė njė orvajtjeje pėr tė pėrmbysur regjimin aktual nėpėrmjet njė grushti shteti

Vlerėsimi

Situata aktuale

1. Nė Shqipėri ka pakėnaqėsi nė masė tė gjerė ndaj regjimit aktual.Edhe brenda vetė qeverisė dhe Partisė Komuniste Shqiptare ekziston njė humbje besimi nė terma afatgjatė tė regjimit,si dhe njė ndjenjė nė rritje e pasigurisė personale.

2. Aktiviteti i rezistencės nė Shqipėri ėshtė shtuar gjatė vitit tė kaluar,pjesėrisht si rezultat i aktivitetit nė rritje nga elementėt e emigruar,disa prej tė cilėve tė mbėshtetur nga qeveritė perėndimore.Zėrat dhe raportet pėr plane pėrmbysjeje tė regjimit tė Hoxhės kanė qarkulluar gjerėsisht.Pjesa mė e madhe e shėrbimeve tė inteligjencės europiane,pėrfshirė ato tė BRSS dhe Shqipėrisė,janė tė ndėrgjegjshėm pėr lidhjet e emigrantėve me qeveritė pėrėndimore dhe me shumė mundėsi besojnė qė ėshtė nė zhvillim e sipėr ndonjė lloj plani pėr pėrmbysjen e regjimit tė Hoxhės.

3. Si liderėt aktualė tė BRSS ashtu edhe ata shqiptarė,kanė treguar ndjeshmėri dhe shqetėsim mbi kėtė situatė dhe kanė akuzuar publikisht Perėndimin,veēanėrisht Shtetet e Bashkuara,pėr “organizim provokimesh” kundėr Shqipėrisė.

4.BRSS dėshiron ta mbajė Shqipėrinė brenda Bllokut Sovjetik thuajse me siguri,edhe pse ajo pėrbėn njė pėrgjegjėsi ekonomike dhe njė avampost tė izoluar.Humbja e Shqipėrisė do ta dėmtonte prestigjin Sovjetik dhe do tė reduktonte aftėsitė Sovjetike pėr tė ushtruar presion mbi Jugosllavinė dhe Greqinė. Megjithatė, BRSS nuk ka hyrė nė njė pakt reciprok asistence me Shqipėrinė,ashtu siē ka bėrė me satelitėt e saj tė tjerė europianė (pėrveē Gjermanisė Lindore). Shqipėria ka njė pakt tė tillė vetėm me Bullgarinė.

5.Interesat e Italisė,Greqisė dhe Jugosllavisė nė Shqipėri pėrplasen,dhe secili prej kėtyre tre vendeve me shumė mundėsi preferon mė fort njė vazhdimėsi tė status-quo-sė sesa njė ndryshim i cili mund tė rezultojė i favorshėm pėr ndonjėrin prej tyre,ose i dėmshėm pėr interesat e tij.

6.Prej kėtyre tė trejave,Jugosllavia duket mė e interesuara pėr arritjen e ndonjė ndryshimi tė mundshėm nė regjimin shqiptar favorizues pėr tė.Siē kemi vlerėsuar tek NIE-42\1(20 tetor 1952),politika aktuale e Jugosllavisė ka avantazhe nė aplikimin e njė presioni politik kundėr regjimit shqiptar pa pasur nevojė tė ndėrhyjė direkt ose tė nxitė njė tentativė pėr grusht shteti.Duke vazhduar nė kursin e tyre aktual,jugosllavėt mund tė pėrkrahin predominancėn e grupit jugosllavo-mbėshtetės brenda lėvizjes sė emigrantėve shqiptarė.Ata mund tė minojnė rregullin dhe stabilitetin nė Shqipėri pa ndonjė rrezik serioz komplikacionesh ndėrkombėtare,duke zhvilluar gjithashtu kontakte me elementė tė painfektuar brenda regjimit shqiptar.Nėse do tė jenė tė suksesshėm nė kėto pėrpjekje,ata do tė gjenden nė njė pozicion tė favorshėm pėr tė shfrytėzuar ndonjė rast tė sigurt pėr ndėrhyrje ose pėr tė ushtruar ndikim mbizotėrues nė ēdo regjim tė ri.

7.Ne besojmė se jugosllavėt nuk kanė ndonjė qėllim aktual pėr tė nxitur njė grusht shteti kundėr regjimit tė Hoxhės.Me sa duket ata llogarisin qė njė gjė e tillė do tė krijonte rreziqe serioze nė provokimin e mosmiratimit perėndimor dhe shpagimit sovjetik.Ata me shumė mundėsi do tė organizonin njė grusht shteti,nėse do tė mendonin qė do tė mund tė bėhej pa pėsuar kėto rreziqe; si rrjedhim ata do tė mund tė ishin tė gatshėm tė bashkėpunonin me fuqi tė tjera pėr ndonjė tentativė grushti shteti nė ndonjė datė tė ardhshme.Gjithsesi,bashkėpunimi jugosllav me shumė mundėsi do tė varej nga kontrolli i mjaftueshėm jugosllav mbi metodėn dhe natyrėn e tentativės sė grushtit tė shtetit pėr tė minimizuar rreziqet mbi Jugosllavinė dhe mbi bazėn e besimit qė Jugosllavia mundėsisht ta dominonte regjimin e ri shqiptar.

8.Nė bazė tė rrethanave aktuale,vendet e tjera tė Europės Perėndimore,pėrfshirė edhe Mbretėrinė e Bashkuar,thuajse me siguri preferojnė mė fort status-quo-nė nė Shqipėri sesa ndėrmarrjen e rreziqeve qė do tė sillte tentativa pėr vendosjen e njė regjimi pro-perėndimor.

Reagimet mbi njė tentativė grushti shteti

Reagimi i Bllokut Sovjetik

9.Reagimi i Bllokut Sovjetik lidhur me njė tentativė grushti shteti kundėr regjimit tė Hoxhės do tė varej prej mėnyrės dhe shpejtėsisė me tė cilėn ky grusht shteti do tė kryhej,prej reagimeve tė fuqive tė tjera tė interesuara,dhe prej situatės globale ekzistuese nė kėtė kohė.

10. Nėse BRSS do tė mėsonte paraprakisht pėr njė plan grushti shteti,me siguri qė do tė ndėrmerrnin veprime parandaluese.Njė larmi veprimesh tė tilla do tė ishte i mundshėm,duke filluar qė nga forcim masash parandaluese dhe likuidimesh brenda Shqipėrisė e deri nė dėrgim forcash Sovjetike apo tė satelitėve tė tyre nė Shqipėri,si dhe tregim force nė kufijtė me Jugosllavinė dhė Greqinė.Qeveritarėt sovjetikė do ta shfrytėzonin kėtė situatė pėr tė krijuar ndarje,dyshim dhe mungesė besimi sa mė tė madh ndėrmjet vendeve tė NATO-s dhe botės sė lirė nė pėrgjithėsi.Nėse BRSS nuk do tė mėsonte paraprakisht pėr njė grusht shteti tė planifikuar,por ky grusht shteti do tė shtypej me shpejtėsi nga regjimi aktual shqiptar,BRSS do ta shfrytėzonte situatėn nė tė njėjtėn mėnyrė.

11.Nėse do tė tentohej njė grusht shteti dhe do tė rezultonte nė njė sukses tė shpejtė,qeveritarėt sovjetikė do tė pėrballeshin me njė vendim tė vėshtirė.Do tė dilnin nė pah disa mundėsi:

a.Luftė botėrore: Neve na duket shumė pak e besueshme qė qeveritarėt sovjetikė do tė fillonin nė mėnyrė tė paramenduar luftė botėrore pėr Shqipėrinė.

b.Kundėrveprim ushtarak lokal: Pavarėsisht nga fakti se cili e filloi apo e mbėshteti grushtin e shtetit,qeveritarėt sovjetikė do tė mund tė arrinin nė pėrfundimin qė pranimi i humbjes sė Shqipėrisė do ta vinte Bllokun Sovjetik pėrpara sfidave tė reja dhe mė tė forta,tė cilat do tė rezultonin nė humbje eventuale dhe serioze pozitash.Si pasojė,ata do tė mund t’i urdhėronin satelitėt europianė tė avanconin drejt Jugosllavisė pėr tė synuar ardhjen nė ndihmė Shqipėrisė.Nė njė rast tė tillė,ata do tė prisnin zhvillim tendosjesh serioze nė koalicionin e Atlantikut tė Veriut.Nga ana tjetėr,ata do ta pranonin riskun qė Perėndimi do t’i vinte nė ndihmė Jugosllavisė,shoqėruar kėshtu me njė rrezik tė fortė lufte botėrore.Ne besojmė se nuk ka tė ngjarė qė USSR do ta ndėrmerrte kėtė risk.

c.Pranimi i humbjes sė Shqipėrisė dhe marrja ė shpagimit tjetėrkund: Nėse qeveritarėt sovjetikė nuk do tė ishin tė gatshėm tė pranonin rreziqet e njė lufte botėrore qė do tė nėnkuptonte njė kundėrveprim ushtarak lokal,ata do tė detyroheshin ta pranonin humbjen e Shqipėrisė.Megjithatė,liderėt sovjetikė me shumė mundėsi do tė intensifikonin presionet e tyre nė pika nevralgjike tė botės sė lirė ( si pėr shembull,nė Berlin,Vienė,Iran apo Indokinė) nė njė pėrpjekje pėr tė kundėrpeshuar efektin psikologjik tė humbjes sė Shqipėrisė.

d.Kundėrveprimet politike: Si minimum, BRSS do tė intensifikonte fushatėn e saj propagandistike kundėr Perėndimit,duke shfrytėzuar ēdo pėrēarje qė do tė ndodhte lidhur me grushtin e shtetit nė Shqipėri.Ajo mund tė bėjė demonstrim force dhe pėrpjekje pėr tė ndarė Perėndimin nėpėrmjet kėrcėnimeve pėr luftė.Ajo mundet,nė varėsi tė vlerėsimit tė saj tė qėndrimeve tė vendeve tė ndryshme anėtare,t’i bėjė njė thirrje OKB-sė, ose tė inkurajojė ndonjė vend asnjanės pėr tė bėrė kėtė gjė.

12.Nė njė kuptim afatgjatė,nėse do tė shmangej njė luftė lokale ose botėrore,njė tentativė pėr grusht shteti nė Shqipėri,e suksesshme apo jo,nuk do tė ndryshonte shumėēka nė sjelljen sovjetike ndaj Perėndimit.Qeveritarėt sovjetikė do ta konsideronin tentativėn pėr grusht shteti thjesht si njė incident nė luftėn afatgjatė midis komunizmit dhe kapitalizmit.Ata me shumė mundėsi do tė arrinin nė pėrfundimin qė, gjithsesi,Perėndimi po shpejtonte hapat e luftės.Si rrjedhim,ka tė ngjarė qė ata tė intensifikonin pėrgatitjet e tyre ushtarake dhe tė rritnin gatishmėrinė pėr luftė.

13.Njė tentativė pėr grusht shteti nė Shqipėri,veēanėrisht nėse do tė ishte e suksesshme,do tė shtonte shpresat e elementėve disidentė nė vendet e tjera satelite.Nė disa raste do tė mund tė provokonte pėrpjekje pėr rezistencė premature dhe tė pavlerė.Do tė provokonte gjithashtu masa mė tė mėdha sigurie nga autoritetet sovjetike dhe tė vendeve satelite.

Jugosllavia

14.Pėr shkak tė dominimit tė tyre tė pak kohėve mė parė nė Shqipėri,shpresave tė tyre pėr tė rivendosur dominancėn nė ēdo regjim tė ri, dhe dobėsisė sė tyre ekstreme ndaj ēdo kundėrveprimi sovjetik apo tė vendeve satelite, jugosllavėt do ta konsideronin ēdo pėrpjekje pėr tė pėrmbysur regjimin shqiptar si njė ēėshtje tė njė rėndėsie jetike pėr interesat e tyre kombėtare.Nėse njė pėrpjekje e tillė do tė rezultonte e suksesshme dhe nuk do tė provokonte shpagimin sovjetik,jugosllavėt thuajse me siguri do tė bėnin pėrpjekje intensive pėr tė dominuar regjimin e ri.Nėse tentativa pėr grusht shteti do tė rezultonte e pasuksesshme,pavarėsisht faktit nėse Jugosllavia do tė merrte pjesė apo jo,jugosllavėt do tė bėnin ēdo pėrpjekje pėr ta shkėputur veten nga ky plan*.

Zhvillimet e mundshme nė Shqipėri nė rast tė njė grushti shteti tė suksesshėm

17. Ēdo regjim i ri nė Shqipėri, pavarėsisht nga lidershipi i tij,orientimi apo mbėshtetja nga jashtė,do tė pėrballej me probleme tė brendshme tė konsiderueshme,por jo edhe tė pazgjidhshme. Nėse lidershipi i ri do tė ishte i fortė dhe kompetent,njerėzit nė pėrgjithėsi do ta pėrkrahnin atė. Regjimi i ri do tė kėrkonte jo vetėm mbėshtetje politike dhe ushtarake,por gjithashtu edhe mbėshtetje tė vazhdueshme ekonomike nga Perėndimi,me shumė mundėsi nga Shtetet e Bashkuara.Nėse fuqitė kryesore perėndimore,dhe veēanėrisht Shtetet e Bashkuara,do tė shpallnin dhe pėrmbushnin synimin pėr t’i siguruar mbėshtetje politike dhe ekonomike regjimit tė ri,mbėshtetja popullore nė Shqipėri do tė ishte e pritshme gati me siguri.

18. Pak kohė pas instalimit tė regjimit tė grushtit tė shtetit,orientimi i tij i saktė politik do tė varej nga personalitetet qė do ta kontrollonin atė dhe nga marrėdhėnia e tyre me Perėndimin. Siē u pėrmend edhe mė sipėr, Jugosllavia, Greqia dhe Italia do tė pėrpiqeshin tė gjitha tė fitonin ndonjė lloj pozicioni tė veēantė ose dominance. Grekėt me shumė mundėsi do tė donin njė status special pėr Epirin e Veriut. Italianėt ndoshta do tė kėrkonin rivendosjen e disa prej koncesioneve tė tyre ekonomike tė paraluftės dhe gjithashtu njė rivendosje graduale tė pjesshme tė influencės sė tyre politike tė paraluftės. Jugosllavėt do tė mundoheshin tė infiltronin, dhe mundėsisht ta dominonin regjimin.Regjimi i ri,si tė gjithė regjimet e mėparshėm tė Shqipėrisė,do tė kishte nevojėn e mbėshtetjes dhe mbrojtjes aktive tė njė fuqie mė tė madhe.Sjellja e saktė e tre fqinjėve tė Shqipėrisė do tė ndikohej nga gjerėsia e zotimeve tė Shteteve tė Bashkuara kundrejt regjimit tė ri1.

_________________________
1. Drejtori Pėrfaqėsues pėr Inteligjencėn,Stafi i Pėrbashkėt, besojnė se meritojnė tė shėnohen rrjedhimet e mėposhtme, qė janė tė pandashme nga ēdo ndryshim nė qeverisjen e Shqipėrisė:
a. Njė regjim armiqėsor do tė zėvėndėsohej nga njė regjim miqėsor.
b. Njė territor i dominuar nga sovjetikėt do tė hiqej nga mesi i njė zone prej sė cilės do tė duhej tė mbroheshe nga njė sulm sovjetik.
c. Elementėt disidentė nė vendet e tjera satelite do tė inkurajoheshin pėr tė kundėrshtuar dominimin sovjetik.
d. Popujt e lirė tė botės dhe qeveritė e tyre do tė inkurajoheshin pėr kundėrshtinė e tyre ndaj sovjetikėve. Sė bashku me dezertimin e Jugosllavisė, ajo do tė ndihmonte pėr te treguar qė ndikimi i BRSS tek Satelitėt nuk ėshtė i pathyeshėm.


Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave, Arkivi Shqiptar, nr. 1-2, Viti VII, 2009, Tiranė.
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi