♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Femra muskuloze, fakt apo trillim?

2 posters

Shko poshtė

Femra muskuloze, fakt apo trillim? Empty Femra muskuloze, fakt apo trillim?

Mesazh nga MONDI Mon Dec 14, 2009 2:20 pm

Vitet e fundit si ēdo kund nė botė, ashtu edhe te ne, femrat ēdo
herė e mė tepėr janė tė interesuara pėr arritjen e formės sa mė tė
bukur tė trupit pėrmes ushtrimeve tė fitnesit pasi dihet se ėshtė
mėnyra mė e shpejtė dhe mė e shėndetshme pėr tė arritur qėllimet. Kėtė
dėshirė shpesh herė e vejnė nė dyshim disa thashetheme tė cilat
rezultojnė nė frusturimin e femrave qė dėshirojnė tė merren me fitness.
Tė gjitha kėto thashetheme, mendime dhe presupozime ndikojnė qė disa
femra vendosin ta lėnė anash dėshirėn e tyre pėr tė pasur njė trup
ideal, tė bukur dhe tė shėndetshėm. Disa nga dilemat mė tė shpeshta do
t’i sqarojmė nė tekstin e mėposhtėm.
1. Ēka ndodh kur t’i ndėrpremė ushtrimet e fitnesit, a
ndikojnė negativisht nė organizėm dhe a fillon menjėherė shtimi i
peshės trupore?

Kjo ėshtė njė pyje te cilėn e bėjnė femrat ende pa u regjistruar nė
sallė tė fitnesit. Vet fakti qė ajo mendon pėr t’i ndėrpre ushtrimet
ende pa filluar, tregon pėr seriozitetin dhe vullnetin e mangėt qe ka
pėr ushtrime. Sa i pėrket asaj qė fitnesi mund tė ndikon negativisht
pas ndėrprerjes, ėshtė njė gjė e pamundur, sepse fitnesi ėshtė vetėm
ushtrim fizik, nuk ėshtė medikament qė mund tė ketė edhe efekte
anėsore. Shtimi i peshės pas ndėrprerjes se ushtrimeve tė fitnesit
ndodh sepse shumica e femrave e ērregullojnė mėnyrėn e tė ushqyerit dhe
konsumojnė ushqim edhe mė tepėr se qė kanė konsumuar gjatė ditės dhe
kohės kur kanė stėrvitur. Pra, nėse ndėrpritet aktiviteti
fizik-fitnesi, patjetėr duhet tė zvogėlohet edhe ushqimi, pėrafėrsisht
300-500 kalori mė pak gjatė ditės. Nėse nuk harxhohet energji-kalori me
ushtrime, ato nuk duhet tė konsumohen, sepse ajo energji e
pashfrytėzuar deponohet dhe kthehet nė peshė dhjamore. Pra edhe pas
ndėrprerjes sė fitnesit mund tė keni peshėn e njėjtė trupore nėse nuk
konsumoni ushqim tė tepėrt, kurse sa i pėrket metabolizmit ai fillon tė
kthehet nė gjendjen e mėparshme dhe gjithashtu forma e trupit nuk mund
tė qėndrojė e njėjtė, sepse muskujt pa aktivitet fizik nuk mund tė
qėndrojnė tė forcuar, por me kohė fillojnė tė sforcohen.
2. A bėn apo jo, tė ngrisim pesha tė rėnda dhe tė bėjmė intensitet tė lartė tė ushtrimeve?
Kjo hamendje ėshtė edhe arsyeja pse disa femra nuk mund t’i arrijnė
qėllimet e tyre. Nėse ngrisim pesha shumė tė lehta ato nuk kanė
kurrfarė efekti nė metabolizmin dhe organizmin e njeriut, ēka do tė
thotė se as nuk mund tė dobėsohemi e as tė forcojmė muskujt. Poashtu,
intensiteti i ulėt i ushtrimeve nuk shpejton metabolizmin dhe
preferohet tė pėrdoret vetėm nė rast tė njė lėndimi muskulor apo
gjendjes jo tė mirė shėndetėsore. Pra, pesha duhet tė caktohet nė bazė
tė qėllimit tė cilin dėshirojmė ta arrijmė kurse intensiteti duhet tė
pėrcaktohet nė bazė tė pėrvojės, gjendjes shėndetėsore, moshės dhe
qėllimit. Nėse kemi pėr qėllim humbjen e peshės dhe forcimin e muskujve
patjetėr qė duhet tė pėrdorim pesha mesatare dhe herė pas here edhe tė
renda si dhe intensiteti tė jetė ēdo herė i lartė gjatė stėrvitjes,
sepse vetėm atėherė mund tė shpejtojmė metabolizmin, tė forcojmė
muskujt, tė humbim kilogramėt e tepėrt dhe tė arrijmė formėn e
dėshiruar tė trupit.
3. A duhet bėrė vetėm ushtrime te barkut dhe kardio pėr tė rėnė nė peshė?
Duhet tė cekim se me ushtrime tė barkut shpenzojmė rreth 120 kalori,
kjo ėshtė e barabartė me njė banane, ndėrsa me ushtrime pėr muskujt e
kėmbėve, shpinės dhe gjoksit mund tė shpenzojmė rreth 500 kalori. Pra,
duke ditur se pėr tė humbur njė kilogram tė peshės trupore duhet tė
shpenzojmė-djegim rreth 7700, kalori vijmė nė pėrfundim se vetėm
ushtrimet e barkut nuk mjaftojnė pėr arritjen e qėllimit, pėrkundrazi
duhet tė fokusohemi mė tepėr nė ushtrimet pėr muskujt tjerė, mė tė
mėdhenj tė trupit tė cilėt i pėrmendėm mė lartė. Kjo tregon mė sė miri
pse muskujt e barkut nuk duhet tė stėrviten ēdo herė e muskujt tjerė tė
lihen anash. Sa i pėrket ushtrimeve kardio siē janė trakat vrapuese,
krostraineri, biēikleta, steperi, reveri, etj., janė mjaft tė mira pėr
rritjen e qėndrueshmėrisė dhe humbjen e peshės vetėm atėherė nėse
aplikohen me njė intensitet mė tė lartė dhe njė kohėzgjatje tė shkurtė
prej maksimum 30 minutave. Sepse, nėse bėni intensitet tė ulėt dhe
kohėzgjatje mė tepėr se 30 minuta, atėherė kjo mund tė rezultojė nė
dobėsimin e muskujve, nė stėrngarkimin e nyejve dhe nė numrin mė tė
vogėl tė kalorive tė djegura. Por vlen tė pėrmendet se edhe nėse
arrijmė tė humbim peshė duke bėrė vetėm ushtrime kardio, prapė do tė
mungojė forma e trupit tė dėshiruar.
Femra muskuloze, fakt apo trillim? Muskuloze2f
4. A duhet t’i ekzekutojnė ushtrimet e meshkujve edhe femrat?
Asnjė ushtrim dhe asnjė makinė e fitnesit nuk ėshtė e dizajnuar apo
e ndėrtuar vetėm pėr njėrėn apo tjetrėn gjini, sepse ushtrimet fizike
nuk njohin gjini. Ato njohin vetėm sistemin nervor, muskulor dhe
sistemin eshtėror tė trupit tė njeriut. Qė tė dyja gjinitė kanė kėto
sisteme dhe kanė grupet e njėjta muskulore nė trup. Pra, nuk ka dallime
dhe ndarje tė ushtrimeve. Nėse disa ushtrime janė mė tė pėrshtatshme
dhe mė tė nevojshme pėr femrat, nuk mund tė quhen se janė ushtrime tė
femrave, sepse pėr ato ushtrime mund tė kenė nevojė edhe meshkujt si
dhe anasjelltas. Dallimi i ushtrimeve mund tė behėt vetėm nė bazė tė
qėllimit tė femrave dhe pėrvojės se a janė fillestare apo tė avancuara.
Pra, pasi dy gjinitė kanė grupet e njėjta muskulore, atėherė pse mos
t’i forcojnė muskujt e shpinės apo duarve edhe femrat, pse mos tė
formėsojnė muskujt e kėmbėve dhe barkut kur dihet se kėta muskuj
rregullojnė dhe i japin bukuri pamjes trupore.
5. A mjaftojnė 10 minuta brenda ditės ushtrime tė barkut pėr tė zvogėluar linjat e belit dhe pėr tė shkrirė yndyrėn nė bark?
Kishte qenė gjėja mė e mirė nėse kjo do te ishte e
mundur. Me 10 minuta ushtrime tė barkut shpenzojmė maksimum 100 kalori,
ēfarėdo lloj ushtrimesh apo makinash qofshin ato, kurse pėr tė humbur
njė kilogram tė peshės trupore nevojitet tė shpenzojmė rreth 7 700
kalori. Pra, ushtrimet e barkut nuk janė edhe aq tė domosdoshme pėr
shkrirjen e yndyrės sa janė pėr mirėmbajtjen e boshtit kurrizor dhe
bukurinė e trupit. Nėse pėr 77 ditė me radhė bėjmė nga 10 minuta
ushtrime tė barkut, mund tė humbim njė kilogram qė vjen nga i gjithė
trupi e jo vetėm nga pjesėt e barkut, sepse shkrirja e yndyrės nė njė
vend tė caktuar tė trupit mund tė realizohet vetėm me ndėrhyrje
kirurgjike, pėrndryshe ēfarėdo lloj ushtrimi qė ekzekutoni, organizmi
pėrmes metabolizmit fillon shpenzimin e kalorive dhe shkrirjen e
yndyrės duke filluar nga rezervat mė tė mėdha qė gjenden nė trup, qoftė
ajo pjesė e barkut apo e kofshėve deri te rezervat mė tė vogla tė
yndyrės nė trup. Nga kjo kuptojmė se nėse ushtrojmė muskujt e barkut,
nuk mund tė shkrijmė vetėm yndyrėn e barkut, por do tė shkrijmė edhe
yndyrėn qė gjendet nė pjesėt tjera tė trupit. Pra, nėse qėllimi juaj
ėshtė zvogėlimi i linjave tė belit dhe shkrirja e yndyrės nė bark sė
bashku me ushtrimet pėr tė gjitha pjesėt e trupit, kombinoni edhe
ushqimin e pasur me mė shumė proteina dhe me mė pak yndyra e
karbohidrate.
6. A ėshtė e vėrtet se edhe pse nuk mban dietė, nėse ushtron fitnes, mund tė dobėsohesh?
Duke mos e ditur rėndėsinė dhe efektin e ushqimit nė humbjen e
peshės, disa femra koncentrohen vetėm te ushtrimet dhe shpesh herė
dėshpėrohen me rezultatet e tyre. Ato mendojnė se pavarėsisht ushqimit
qė e konsumojnė, stėrvitja do tė ketė efekt nė zvogėlimin e peshės
trupore. Me ushtrime tė fituesit, brenda njė ore mund tė shpenzojmė
rreth 500 kalori dhe ėshtė e vėrtetė se nėse gjatė ditės nuk konsumojmė
ushqim mė tepėr, por vetėm aq sa na duhet, brenda njė muaji mund tė
humbim 2-3 kilogram. Por, nėse konsumojmė ushqim mė tepėr gjatė ditės
dhe me shumė kalori si ēokollatė, hamburger, picė, dyner, byrek,
pomfrit, akullore, ėmbėlsira etj., tė cilat kanė ēdo njėra nga 550
kalori, do tė thotė se kaloritė e shpenzuara nė stėrvitje i kemi
zėvendėsuar ose dyfishuar me ushqimin qė e kemi konsumuar. Kjo ėshtė
arsyeja pse nuk mund tė humbim peshė, por vetėm tė mbetemi nė atė peshė
ose nganjėherė mund edhe ta rrisim atė. Pra, nėse qėllimi juaj kryesor
ėshtė humbja e peshės, atėherė mundohuni qė gjatė ditės tė konsumoni
ushqim natyral nė sasi tė vogėl, pra mė pak kalori, siē janė: tuna
sallatė, mish tė bardhė tė zier, sallatė frutash, jogurt i pemėve, pemė
tė freskėta, qumėsht me pak yndyrė, oriz, vezė, patate, etj. Tė gjitha
kėto kanė nga 150-300 kalori, prandaj edhe merren si ushqime tė vogla
tė cilat treten shumė shpejtė dhe ndihmojnė nė shpejtimin e
metabolizmit gjegjėsisht humbjen e peshės trupore.
7. Ushtrimet e fitnesit mundėsojnė humbjen apo rritjen e peshės trupore?
Ushtrimet e fitnesit shpejtojnė dhe rregullojnė
metabolizmin-sistemin e tretjes, pra mundėsojnė edhe humbjen edhe
rritjen e peshės, varėsisht prej ushqimit qė ju e konsumoni. Cilėsia
dhe sasia e ushqimit janė ato qė pėrcaktojnė qėllimin tuaj, kurse
ushtrimet ndihmojnė pėr tė arritur mė shpejt atė qėllim tė paracaktuar.
Pra, nėse keni pėr qėllim humbjen e peshės, metabolizmi i shpejtuar i
cili arrihet me ushtrime tė fitnesit do t’ju ndihmon tė shpenzoni
kalori mė shumė dhe mė shpejt gjatė ditės, qė do tė thotė se do tė
arrini mė shpejt qėllimin tuaj, pra humbjen e peshės. Nėse femra ėshtė
nėn peshė dhe ka pėr qėllim rritjen e peshės, metabolizimi i shpejtuar
dhe i rregulluar do t’i ndihmon nė rregullimin e dy gjėrave qė mė sė
shumti ajo ka nevojė, rritjen e oreksit dhe rritjen e ndjenjave tė
qendrave nė tru pėr ndjenjėn e urisė, qė do tė thotė se do tė mund tė
konsumoi ushqim mė shpesh dhe mė tepėr gjatė ditės me njė orar mė tė
rregullt. Pra, fitnesi ėshtė zgjidhja kryesore dhe mė e shėndoshė edhe
pėr ato qė dėshirojnė tė humbin peshė edhe pėr ato qė dėshirojnė tė
shtojnė peshė, por gjithmonė duke kombinuar me cilėsinė dhe sasinė e
ushqimit varėsisht prej qėllimit qė dėshirohet tė arrihet.
8. A guxoj tė pėrdori suplemente (proteina) pėr rritjen e peshės trupore?
Suplementet nuk duhet quajtur proteina, sepse ato mund tė mos
pėrmbajnė fare proteina, por vetėm karbohidrate dhe vitamina tė cilat
shėrbejnė pėr rritjen e energjisė, pėr kėtė arsye mė sė miri ėshtė t’i
quajmė ushqim shtesė. Ushqimi shtesė nuk ėshtė vetėm pėr meshkuj, sepse
pėr tė kanė nevojė edhe femrat pasi dihet se kanė pėrmbajtje tė
zgjedhur ushqyese pėr tė mirėmbajtur linjat e trupit nė formė tė mirė,
por edhe pėr t’i rritur apo zvogėluar ato. Nevoja pėr ushqim shtesė
ėshtė ēėshtje individuale duke marrė parasysh gjendjen shėndetėsore,
fizike, punėn qė kryen gjatė ditės, qėllimin dhe sportin me tė cilin
merret ajo. Pra, nė bazė tė nevojės mund tė pėrcaktohet se ēfarė
pėrmbajtje duhet tė ketė suplementi, se a duhet tė jetė ai pėr rritje
tė peshės, forcės, qėndrueshmėrisė, apo pėr humbje tė peshės. Ėshtė me
rėndėsi tė pėrcaktohet suplementi i duhur pėr qėllimin e duhur si dhe
sasia e konsumimit tė pėrcaktohet nė bazė tė peshės sė individit,
moshės dhe imunitetit. Suplementet nuk kanė efekte anėsore, vetėm se
disa tregojnė me tepėr rezultat e disa mė pak. Nėse bėjmė krahasimin e
njė pice me njė suplement nė pėrmbajtjet e tyre ushqyese gjejmė se pica
ka 40-60 gram yndyrė shtazore e cila ėshtė mjaft e dėmshme pėr
organizmin e njeriut, 10-15 gram proteinė qė ka vlerė tė dobėt
biologjike dhe 50-90 gram karbohidrate tė thjeshta, ku gjithsej kėto
bėjnė 600-1000 kalori, ndėrsa suplementi ka 2 gram yndyrė, 20 gram
proteinė me vlerė tė lartė biologjike dhe 6 gram karbohidrate, qė
gjithsej bėjnė 150 kalori.
Unė mendoj se suplementet tė japin njė ndihmesė tė vogėl dhe efekti i
tyre mund te rritet vetėm nėse kombinohet me stėrvitje dhe ushqim te
rregullt. Duhet tė pėrmendim se ka suplemente edhe pėr humbjen e
peshės, madje disa janė shumė efektive edhe pėr zvogėlimin e
triglicerideve-yndyrės nė gjak dhe mund tė pėrdoren lirisht nga tė dy
gjinitė. Ēdo herė pėrpiquni tė rregulloni ushqimin ditor qė ai tė jetė
sa mė natyral dhe tė stėrviteni rregullisht me intensitet tė
mjaftueshėm pėr qėllimin e caktuar dhe vetėm atėherė kur kėto nuk japin
rezultat, mund tė shfrytėzoni zgjedhjen e tretė, pra konsumimin e
ushqimit shtesė-suplementeve.
Femra muskuloze, fakt apo trillim? Muskuloze-f
9. A mund tė arrij formėn e duhur te trupit me ushtrime nė shtėpi?
Me ushtrime nė shtėpi mund tė mirėmbahet njė forcim i pėrgjithshėm i
trupit, mirėpo jo edhe tė fitohet ai, sepse ka pak ushtrime qė mund tė
ekzekutohen vetėm me peshėn e trupit dhe ato mund tė jenė shumė tė
vėshtira, veēanėrisht pėr njė femėr fillestare. Pėr tė pasur mundėsi mė
tė mėdha pėr ekzekutimin e mė shumė ushtrimeve nė shtėpi, nevojiten
disa vegla pėr ushtrime siē janė: shufra, dorake, banka lėvizėse, pesha
tė lira, topi, biēikleta, etj. Pėr kėtė arsye zgjidhja pėr tė ushtruar
fitnes duhet tė jetė nė sallė tė fitnesit ku gjenden edhe trajnerėt
profesionist tė cilėt tė ndihmojnė nė ekzekutimin e rregullt dhe tė
drejtė tė ushtrimeve, me fjalė tė tjera tė mėsojnė tekniken e rregullt
tė ushtrimeve dhe tė shmangin nga teknika e gabuar e ushtrimeve e cila
mund tė shkakton lėndime dhe dėmtime muskulore. Pasi tė fitoni pėrvojė
dhe pasi tė arrini formėn e dėshiruar tė trupit, atėherė mund tė
vendosni qė me disa vegla nė shtėpi dhe me njė program tė ushtrimeve
pėr shtėpi ta mbani formėn e trupit qė e keni arritur.
Pėrfundimisht me ushtrime nė shtėpi nuk duhet tė pritni se mund tė
arrini formėn e trupit tė dėshiruar, sepse forma e trupit tė bukur dhe
simetrik kėrkon punė dhe angazhim mė tė madh se sa ekzekutimi i disa
ushtrimeve tė thjeshta, mirėpo mjafton se ushtrimet nė shtėpi mund tė
jenė shumė tė dobishme, kryesisht nė kohėn kur jeni nė pushime, kur
jeni shtatzėnė dhe nė kohėn kur jeni nė atė moshė ku pėr ju ka rėndėsi
mė tepėr tė ndiheni mirė dhe e relaksuar se sa tė arrini pėrmasat
ideale tė trupit.
10. Unė nuk kam komplekse, andaj nuk mė pengon mbipesha dhe forma ime e trupit!
Ky ėshtė justifikimi qė e pėrdorin disa femra me mbipeshė, ngase
kanė frikė se nuk mund ta arrijnė kurrė formėn ideale tė trupit. Sot,
mbipesha ėshtė shkaktari kryesor i shumė sėmundjeve dhe problemeve
shėndetėsore. Ēdo herė duhet bėrė dallimin nė mes tė kujdesit tė shtuar
dhe kompleksit. Kujdes tė shtuar njeriu mund tė ketė ndaj familjes,
fėmijėve tė vet, punės, ushqimit, shėndetit, profesionit, higjienės sė
trupit, peshės trupore etj. kurse komplekse quhen pakėnaqėsitė qė i
kemi me ato qė natyra na i ka dhuruar. Disa femra ndihen tė
kompleksuara se ju mungon gjatėsia mesatare trupore, disa pėr shkak tė
pamjes sė fytyrės jo tė bukur, disa pėr shkak tė flokėve jo tė mira,
disa nuk janė tė kėnaqura me pėrmasat e gjokseve, disa me ngjyrėn e
syve, etj. Disa femra mendojnė se kėto komplekse mund tė rregullohen me
ndėrhyrje kirurgjike-operacione plastike, tė cilat mund tė jenė tė
rrezikshme dhe shumė tė dėmshme pėr shėndetin.
Pra, mos harroni, ushtrimet e rregullta dhe ushqimi natyral,
gjegjėsisht forma dhe pesha e trupit tuaj, ėshtė pasqyra e shėndetit
tuaj.
11. Nuk dua tė bėhem femėr muskuloze!
Shumė femra mendojnė dhe besojnė se nėse ushtrojnė fitnes dhe
pėrdorin pesha tė rėnda do tė krijojnė muskuj. Pėr kėtė arsye te ne mė
tepėr preferojnė tė mbesin me mbipeshė se sa tė ushtrojnė fitnes. Nėpėr
revista dhe publikime tė ndryshme paraqiten femra qė kanė trup me aq
shumė muskuj tė ndėrtuar dhe tė theksuar sa qė shpesh herė na bėjnė tė
dyshojmė se mos i pėrkasin ndonjė gjinie tjetėr. Por, duhet tė cekim se
arritja e formės sė tyre ėshtė thuajse e pamundur ngase ato kanė
gjenetikė tė veēante dhe pėrveē asaj pėrdorin hormone
mashkullore-testosterone me anė tė injeksioneve, aplikojnė sė paku 10
deri 20 vjet trening intensiv, shpenzojnė rreth 60 mijė dollar nė vit
pėr ushqim, suplemente, trajner personal, doktor, hormone, steroide,
etj. Pra, kjo ėshtė edhe arsyeja pse nė krejt botėn ekziston njė numėr
shumė i vogėl i femrave muskulore, sepse arritja e formės sė trupit
tyre ėshtė njė rruge shumė e gjatė, shumė e mundimshme dhe shpesh herė
e paarritshme. Qėllimi kryesor i tyre ėshtė pjesėmarrja nėpėr gara
botėrore dhe disa prej tyre e kanė edhe punė-profesion. Kurse femrat e
zakonshme tė cilat ushtrojnė fitnes nė mėnyrė natyrale, nuk mund tė
ndėrtojnė shumė muskuj, sepse gjenetikisht nuk janė tė predispozuara
dhe nuk kanė nivel tė mjaftueshėm tė hormoneve
mashkullore-testosteroneve tė cilat janė pėrgjegjėse pėr rritjen e
volumit muskulor.
Ēdo trup tė bukur tė ndėrtuar dhe tė zhvilluar proporcionalisht qė e
shohim te artistėt dhe kėngetaret e ndryshme, duhet ta dimė se ėshtė
arritur me shumė pėrkushtim, me ushtrime tė rregullta dhe me ushqim tė
pėrzgjedhur. Edhe pse nė raste tė veēanta, si ylli i popit Madona,
shpesh herė kritikohet se ka njė trup muskulor, me shumė muskuj,
imagjinoni si do tė dukej ajo po tė kishte dhjamė nė vend tė muskujve,
kur dihet ēfarė moshe ka! Pra, ēdo herė, trupi duhet tė mbulohet mė
tepėr me muskuj ose me dhjam, varėsisht prej pamjes qė dėshirojmė ta
kemi.
Ushtrimet e fitnesit dhe ushqimi natyral femrave iu mundėson tė
forcojnė muskujt, tė zvogėlojnė pėrqindjen e yndyrės nė trup, tė
zvogėlojnė linjat trupore apo nė pjesė tė veēanta edhe tė rrisin ato,
varėsisht prej qėllimit, tė largojnė celulitin, tė tėrheqin lėkurėn qė
ajo tė duket mė e re, tė rrisin forcėn dhe qėndrueshmėrinė-kondicionin,
fleksibilitetin, tė forcojnė imunitetin dhe metabolizmin, etj. Tė
gjitha kėto e bėjnė njė femėr tė duket bukur, tė ndjehet mirė, tė ketė
vetėbesim dhe tė jetė e kėnaqur me veten dhe trupin e saj. Pra, femra
muskuloze ėshtė vetėm njė trillim se njė formė e tillė e trupit
asnjėherė nuk mund tė arrihet nė mėnyrė natyrale. Sot, pėr shumicėn e
femrave dėshira pėr tė pasur njė trup sa mė tė bukur, me pėrmasa
ideale, me muskuj tė forcuar dhe pa dhjame tė tepėrt, i shtyn ato ēdo
ditė e mė tepėr tė ushtrojnė fitnes dhe tė ushqehen sa mė natyral kur
dihet se kjo ėshtė mėnyra mė e mirė, mė e shpejtė dhe mė e shėndoshė
pėr t’i arritur qėllimet
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Femra muskuloze, fakt apo trillim? Empty Re: Femra muskuloze, fakt apo trillim?

Mesazh nga JK Sun Apr 20, 2014 8:08 am

sado e fort apo gangstere tjet nje femr ska shanc tbehet me muskuj,sepse mentaliteti yn ben qe shum njerez tndrydhin pelqimet e tyre
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi