♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

12 vjeē nė universitet: "Do tė bėhem astronaut"

Shko poshtė

12 vjeē nė universitet: "Do tė bėhem astronaut" Empty 12 vjeē nė universitet: "Do tė bėhem astronaut"

Mesazh nga MONDI Mon Dec 14, 2009 12:17 pm

Kur tė rritet dėshiron tė bėhet astronaut dhe nėse vazhdon tė ecė me kėto ritme me siguri qė do tė arrijė tė bėhet, madje edhe pėrpara kohe. Kjo, sepse Cameron Thompson, 12 vjeē, me origjinė nga Uellsi, ka nisur studimet universitare pėr matematikė nė "Open University". Sipas llogaritjeve tė thjeshta, i bie qė djaloshi tė diplomohet nė moshėn 16-vjeēare. Njė gjeni i vėrtetė, pėr sa u pėrket llogaritjeve dhe teoremave, por ashtu si gjenitė e tjerė tė kalibrit tė Anshtanjit, Njutonit dhe matematikanit Kurt Godel, edhe ai ėshtė i prekur nga njė formė e autizmit, nga sindromi Asperger.
Bota e numrave

Cameron e ka tė vėshtirė tė luajė dhe tė komunikojė me shokėt e tij tė Maelor School nė Penley, njė fshat nė Uellsin verior, por qė nga fėmijėria i ka befasuar familjarėt e tij me veprime matematikore vėrtet befasuese. Prindėrit e tij,

Roderick, 35 vjeē dhe Alison 32, sipas asaj qė tregon britanikja "Daily Mail" - e vėrejtėn pėr herė tė parė aftėsinė e djalit tė tyre me numrat kur ishte vetėm 4 vjeē, ndėrsa llogariste bashkė me mėsuesen e kopshtit numra negativė. Nė shkollėn fillore gjeniu i tyre shkėlqente nė testet e matematikės kuantistike. Aty ku pikėt mė tė larta ishin 140, ai arrinte tė merrte 141.



Duke parė yjet

Majin e kaluar mėsueset e tij vunė re se inteligjenca e djaloshit ishte shumė herė mė e lartė se atje ku ai ishte dhe pėr kėtė arsye i kėrkuan "Open University", qė duke bėrė njė pėrjashtim tė jashtėzakonshėm, ta pranonin djalin 12-vjeēar nė klasat e matematikės, pavarėsisht moshės shumė tė vogėl. Krenar pėr vogėlushin e tij, i ati tregon: "Ėshtė nė vitin e dytė tė studimeve dhe ka arritur rezultate shumė tė larta, 89%. Por ndėrsa tė gjithė pėrfundojnė kurset dhe i japin provimet nė qershor, Cameron e ka pėrfunduar vitin e parė dy javė mė parė". Me pak fjalė, do tė vazhdojė rrugėn e tij pėr njė tjetėr diplomė pas moshės 16-vjeēare. Ai nuk e fsheh aspak se kur tė rritet dėshiron tė bėhet astronaut. "Kur tė jem i madh dua tė bėhem astronaut", thotė ai.



Autizmi

Babai i Cameron qė punon si informatikan, u trembet arritjeve tė tij, "aftėsitė qė ka nė matematikė janė tė jashtėzakonshme, por ne prej kohėsh dyshojmė se ka sindromin Asperger. Shpesh lodhja pėr tė komunikuar dhe bashkėpunuar me fėmijėt e tjerė, gjė qė bėn tė qėndrojė i mbyllur nė vetvete pėr shumė ditė me radhė". Asnjė mjek nuk ka firmosur deri mė tani njė diagnozė tė kėtij lloji, por prindėrit e tij, qė kanė njė tjetėr fėmijė me aftėsi tė kufizuara 10 vjeē dhe njė tjetėr 8 vjeē, Bethany, qė duket se ka tė njėjtat aftėsi gjeniale si Cameron, janė tė bindur. Djaloshi ka njė koeficient inteligjence tė barabartė me atė tė shkencėtarėve mė tė njohur. Ai ėshtė pjesė e "Mensas" prej kohėsh. Testet e inteligjencės moderne u formuan pėr herė tė parė nga psikologu francez Alfred Binet nė vitin 1905. Nė Britaninė e Madhe u nėnshtrohen testit tė inteligjencės rreth tre mijė persona ēdo vit. Testi "Mensa", qė zhvillohet nė Britani, ėshtė i pėrbėrė nga dy prova. E para quhet "Culture fair" dhe shėrben pėr tė vlerėsuar kapacitetin e arsyetimit jo verbal, nėpėrmjet njė serie problemash qė paraqiten nė formėn e disa skemave; e dyta, "Cattell B", merr nė konsideratė mė sė shumti arsyetimin verbal. Pėr tė bėrė pjesė nė klubin e "Mensa" duhet tė marrėsh njė sasi pikėsh qė hyn nė 2 pėrqindėshin mė tė lartė se ajo e popullsisė britanike, tė paktėn nė njė nga kėto dy prova. Pėr sa i pėrket provės sė parė duhet tė totalizosh tė paktėn 132 pikė dhe tek e dyta 148. Teste tė tjera inteligjence pėrdorin sisteme tė ndryshme pikėsh. Pra, nėse dikush ju thotė se keni njė nivel tė caktuar inteligjence nė terma matematikorė, informacioni nuk do tė jetė shumė i vlefshėm, nėse nuk dini se kujt test i referohet. Shoqata "Mensa" u themelua nga avokati australian Roland Berrill dhe nga shkencėtari britanik Lanēelot Ueir.
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi