♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Robert Budina: TIFF 09, njė test pėr kinematografinė shqiptare

Shko poshtė

Robert Budina: TIFF 09, njė test pėr kinematografinė shqiptare Empty Robert Budina: TIFF 09, njė test pėr kinematografinė shqiptare

Mesazh nga MONDI Sun Dec 13, 2009 12:45 am

Prej katėr ditėsh ėshtė hapur edicioni i shtatė i “Tirana International
Film Festival”. Kėsaj here ky festival vjen ndryshe pėr publikun tonė.
Regjisori i njohur Robert Budina, i cili ėshtė pjesė e jurisė kombėtare
tregon pėr risitė dhe vlerat qė ka sjellė ky festival nė edicionin e
tij tė shtatė. Sipas tij, TIFF ėshtė njė ndėr festivalet e veēanta nė
kėtė moment pasi nė njė tė ardhme kėto takime dhe bashkėpunime mund tė
shėrbejnė pėr krijime tė reja. Mė tej Budina theksoi se, “kinemaja nuk
u hap thjeshtė nė formimin artistik, u hap dhe nė pikėpamje teknike, ne
u pėrballėm me skema qė pėr tė ndėrtuar njė film duhej tė kaloje disa
shkallė. Nė kuptimin artistik unė them qė kemi vlera tė mėdha, ndėrsa
nė kuptimin e orientimit kemi mangėsi jo si rezultat i asaj qė nuk dimė
por i pamundėsisė. TIFF ėshtė njė ndėr festivalet qė tė krijon
mundėsi”.


Ēfarė mendoni qė ka sjell TIFF ‘09?

Ėshtė njė aktivitet i cili ndihmon shumė krijuesit nė kinema. TIFF
ndihmon jo vetėm krijuesit por ndihmon shumė publikun qė tė pėrcjell
njė mendim i cili nuk ėshtė thjesht, ndihmon tė hap botėn shpirtėrore
nė dimensione qė jeta e pėrditshme nuk ta ofron. TIFF ėshtė njė ndėr
festivalet e veēanta nė kėtė moment pasi nė njė tė ardhme kėto takime
mund tė shėrbejnė pėr krijime tė reja. Duket si njė gėnjeshtėr, si njė
ideologji por po tė shikosh por nga kėto takime lindin projekte tė
cilėt mė vonė kushtojnė miliona dollarė, qė jo vetėm i jep shteti
shqiptarė por vijnė nga jashtė dhe investohen nė Shqipėri. Shpesh
kinemaja tek ne shihet si njė harxhim, por nuk ėshtė ashtu sepse shteti
shqiptarė nė filmat qė prodhon harxhon njė pjesė tė caktuar tė lekėve
dhe pjesėn tjetėr e harxhojnė bashkėprodhimet. Kėshtu qė nuk ėshtė
thjeshtė njė fitim kulturor por ėshtė edhe njė fitim ekonomik. Prandaj
kinemaja duhet parė me njė sy mė tė mirė, sepse si rezultat i prurjeve
qė vijnė nga jashtė zgjerohet mundėsia pėr punė, dhe duke u zgjeruar
mundėsia pėr punė, zgjerohet dhe mundėsia pėr bashkėpunim mė tė madh
kulturor. Pėr kėtė moment qė jemi TIFF ėshtė nga tė vetmet aktivitete
qė kryen deri nė fund efektin e vet. Natyrisht qė publiku mund tė ishte
akoma mė i madh por ka tė bėjė me perceptimin qė ne kemi pėr jetėn.
Kėnaqėsinė emocionale qė tė dhuron njė vepėr artistike duke e
frekuentuar, them se do ishte akoma mė e bukur nė qoftė se njerėzit do
tė ishin akoma mė prezent. Vlen tė theksohet se ėshtė viti qė ka
vėmendjen e duhur nga njerėzit qė punojnė nga shteti, ka njė
specializim mė tė organizuar, momenti i bashkimit dhe i transmetimit
nga televizionet pėrbėn maksimumin, sepse kinemaja nė vetvete nuk mund
ta bėj dot. Duhen patjetėr tė futen televizionet tė cilat i kanė mjetet
e komercializimit, televizionet ta shpėrndajnė dhe mė tej vlerėn duke
mos e lėnė thjesht si kinema.
Si mendoni si ėshtė pritur TIFF nga publiku?

Tashmė kinemaja ėshtė futur nė konkurrencė mė shumė gjėra, me
internetin, mbas kėto janė arsyet qė publikun e kanė larguar. Shkurtimi
nė masė i kinemave nė Shqipėri ka bėrė qė tė mos ketė mė leverdi qė
transmetohet filmi nė kinema, prandaj gradualisht publiku largohet dhe
nuk ėshtė i pėrqendruar. Pėr mua tė ndjekėsh njė vepėr nė kolektiv
ėshtė njė emocion qė transmetohet vetėm nė kinema. Duhet tė shkohet te
publiku bashkė me vlerėn jo duke u shkėputur prej saj. Unė jam me
mendimi qė mund tė gjejmė pėr ti shkuar publikut pėr ti treguar bukur
atė qė ai vuan ēdo ditė.
Sa efikase janė politikat kulturore qė janė ndjekur deri tani?

Mendoj qė nuk ka pasur politika kulturore pėrfshirė edhe mua, nuk
kam qenė ndonjėherė njė aktor kaq i denjė sepse ne e kemi shumė
vėshtirė tė luajmė njė pjesė tė gjithė bashkė. Ēdo gjė ėshtė parė nė
mėnyrė profesionale. Tė gjithė pushtetarėt vijnė dhe ikin, ato qė
ngelemi jemi ne komuniteti. Ky komunitet ėshtė akoma i pjekur qė tė
luftojė pėr tė drejtat e veta.
Ku qėndron e meta e kinemasė Shqiptare?

Duhet tė kemi parasysh njė gjė, duhet ta kapim mė thellė ēėshtjen,
ne kemi atė historinė qė kemi, ne kemi qenė tė mbyllur. Kineastėt tanė,
si Pirro Mikani dhe Ēashku ishin tė fundit qė mbaruan jashtė shtetit, u
mbyllėn dhe u izoluan, nuk patėn kontakte me botėn. Nė njė mėnyrė apo
nė njė tjetėr sigurisht qė prodhonin vlera tė mira artistike nė vende
tė caktuara por nuk kishin ballafaqim. Tani qė kinemaja u hap, dhe nuk
u hap thjeshtė nė formimin artistik, u hap dhe nė pikėpamje teknike, ne
u pėrballėm me skema qė pėr tė ndėrtuar njė film duhej tė kaloje disa
shkallė. Nė kuptimin artistik unė them qė kemi vlera tė mėdha, ndėrsa
nė kuptimin e orientimit kemi mangėsi jo si rezultat i asaj qė nuk dimė
por i pamundėsisė. TIFF ėshtė njė ndėr festivalet qė tė krijon mundėsi.
Unė mund tė them qė mė atė mundėsi qė kemi pasur ne kemi bėrė filma
shumė tė mirė, dhe bashkė me jetėn ecėn dhe kinemaja. Prandaj TIFF
ėshtė njė tribunė qė kėshtu duhet ti bėjmė gjėrat, sepse nė fund tė
fundit pėrcjellim kulturė dhe nuk pėrcjellim tensione.
Si e shikoni bashkėpunimin te filmi “Muajt e Mjaltit”, pėrshtypjet tuaja?

Ajo nuk ishte thjeshtė njė vepėr e mirė, ishte njė marrėdhėnie
shoqėrore e shkėlqyer. Ai, Gorjan Paskaljeviē shembi tė gjitha muret,
erdhi u ofrua bashkėpunoi me ne, na pa si qenie njerėzore dhe ne
komunikuam. Ai e mendoi njė energji pozitive dhe mori gjithė grupin dhe
realizuan njė film qė ne e kemi parė.
Ēfarė mendoni pėr brezin e ri tė aktorėve?

Tė them tė drejtėn ne ishim njė brez qė mėsuam disiplinėn dhe
skemėn e re, ndėrsa brezit tė ri ju mungon eksperienca e kohėve tė
vėshtira qė jetuam ne, por mendoj qė kėta kanė marrė pėrgjegjėsi pėr tė
jetuar me kėtė zanat, kjo ėshtė njė sfidė qė ne nuk e kishim. Nė kėtė
sfidė ato dinė edhe tė ballafaqohen me realitetin dhe tė jetojnė me
zanatin e tyre, po arrite kėtė kombinim atėherė je artistė.
Ēfarė projekti teatror po pėrgatit?

Unė jam duke punuar njė pjesė teatrale me Ramsolin, njė pjesė qė e
ka shkruar vetė ai. Ėshtė njė tregim tragjikomik, i ka tė gjitha
brenda, dhe po merremi me atė qė ta pėrgatisim nė sezonin janar-shkurt
nė njė turne nė tė gjithė Shqipėrinė, sepse jam i mendimit qė teatri
nuk mund tė bėhet pėr karrigen bosh.
Ēfarė mund tė na thoni pėr kinemanė kineze tė viteve ’70?

Kinemaja kineze e viteve tė asaj kohe bėhet mirė qė kujtohet nė
kėtė momente, pėr faktin se duhet kuptuar se ēdo tė thotė kinemaja e
propagandės. Bėhet mirė qė vihet nė skenė sepse tė rikujton se ēfarė
duhet tė bėsh.
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi