♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eurimage pranon kinematografinė shqiptare

Shko poshtė

Eurimage pranon kinematografinė shqiptare Empty Eurimage pranon kinematografinė shqiptare

Mesazh nga MONDI Sun Dec 13, 2009 12:37 am

Kinematografia shqiptare qė nga dita e djeshme ėshtė bėrė pjesė e
organizmit Europian mbi kinematografinė, Eurimage. Nė njė njoftim nga
Qendra Kombėtare Kinematografike bėhet e ditur pėr mediat se pas
proēedurave 18 mujore, delegacioni shqiptar ka marrė miratimin pėr
anėtarėsim nga asambleja e pėrgjithshme e Eurimage. Nė datėn 2
qershor, nė Vilnus tė Lituanisė pėrfaqėsuesit e Shqipėrisė Ferit Hoxha,
Sekretar i Pėrgjithshėm i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme dhe Roland
Sejko, ekspert ndėrkombėtar i fushės, kanė prezantuar zhvillimet dhe
angazhimet e Kinematografisė shqiptare pėr t`u bėrė pjesė e kėsaj
njėsie. Pėrmbyllja e akteve formale pėr kėtė anėtarėsim do tė bėhet
brenda muajit qershor 2009. Detyrimi financiar qė do tė ketė Shqipėria
kundrejt Eurimage do tė jetė kėtė vit vetėm 50 mijė euro, ndėrkohė qė
pėrfitimi pėr njė projekt nga ky fond ėshtė 700 mijė euro. Eurimage
ėshtė Fondi i krijuar dhe atashuar pranė Kėshillit tė Europės pėr
zhvillimin dhe mbėshtetjen politike e financiare tė prodhimit dhe
shpėrndarjes sė kooproduksionit kinematografik europian. Nė tė marrin
pjesė 33 vende anėtare tė Kėshillit tė Europės. Drejtori i Qendrės
Kombėtare tė Kinematografisė Xhevdet Ferri, kishte kohė qė kishte
theksuar se hyrja e Shqipėrisė nė Eurimage ishte shumė e
rėndėsishme,pro sipas tij kanė qenė njė sėrė faktorėsh qė e vononin
kėtė gjė. Ndėrkohė qė ai pohonte se do tė ishte dhe njė mundėsi mė
shumė pėr producentėt e kinemasė. Pėr vendin tonė, hyrja nė kėtė
fondacion do tė jetė njė mundėsi e madhe pėr tė gjithė producentėt e
kinemasė. Gjithashtu ka programe tė ndryshme pėr ndėrtimin e kinemave,
financime pėr tė sjellė filmin evropian nė Shqipėri, apo e anasjella.
Gjithashtu nėse bėhesh partnerė me dy vende tė tjera, me producentė, ti
mund tė pėrfitosh njė fond prej deri 700 mijė eurosh. Pra, sikur njė
herė nė vit njė nga producentėt tanė tė fitojė njė projekt tė tillė kjo
ėshtė njė plus pėr ne. Ky do tė jetė aksioni, le tė themi qė nuk e
mbyllėm dot nė 2008, por qė do ta mbyllim kėtė vit. Deri tani gjėrat
janė nė rrugė tė mbarė dhe shumė shpejt dhe ne do tė jemi pjesė e Euro
Images, ka pohuar mė parė nė media drejtori Feri. Ndėrkohė qė vetėm
disa kohė pas kėsaj interviste Shqipėria dje u njoh me vendimin pėr
pranimin nė Eurimage. Disa nga premierat e vitit tė kaluar kanė qenė:
Filmi "Trishtimi i zonjės Shnajder", qė ėshtė dhe kooproduksioni i parė
shqiptaro-ēek qė u realizua nga regjisori Piro Milkani i cili ėshtė
njėkohėsisht bashkėproducent me Jana Tomsoven. Skenari ėshtė shkruar
nga Radek Shofr dhe Piro Milkani, drejtorė fotografie janė Miro Gabor
dhe Afrim Spahiu. Nė rolet kryesore interpretojnė aktorja ēeke Anna
Geslerova dhe Kreshnik Xhelilaj, student i dramės nė Akademinė e Arteve
nė Tiranė. Filmi Sekretet me regji nga Spratak Pecani Rikthimi i
regjisorit nė ekranin e madh pas 15 vitesh, nuk ishte i rastėsishėm,
pasi ai kishte rreth 2 vjet qė punonte mbi filmin. Bashkėprodhimi
shqiptaro -gjerman i vendos ngjarjet nė Shqipėrinė e pas viteve 90. Nė
qendėr tė minutave tė filmit ėshtė Landi, i interpretuar nga Neritan
Liēaj. Filmi Koha e Kometės i regjisorit Fatmir Koci, njė bashkėprodhim
shqiptaro-gjerman ėshtė realizuar mbi librin Viti i mbrapshtė tė
shkrimtarit Ismail Kadare. Nė tė interpreton njė staf aktorėsh si
Masiela Lusha, Blerim Destani, Ēun Lajēi, Thomas Heinz Ralf Moeller,
Luan Jahja, Xhevdet Feri etj. Ngjarjet zhvillohen nė Shqipėrinė e vitit
1914. Princ Vidi behet mbret i Shqipėrisė. Ai merr njė letėr nga
fanatikėt muslimanė, tė cilėt i kėrkojnė tė bėhet synet, por ai
refuzon. Shestani, njė musliman dhe katėr miqtė e tij nisen pėr luftė.
Por rrugės Shestani takon Agnes, njė vajzė katolike qė po e ēojnė nė
manastir pėr ta bėrė murgeshė kundėr dėshirės sė saj. Ata bien nė
dashuri. Shestani dhe shokėt e tij vazhdojnė tė kėrkojnė luftėn pa e
gjetur atė. Drejtori i fotografisė ishte Donald Gilian, i njohur pėr
bashkėpunimet e tij me regjisorė tė njohur tė Hollivudit.
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi