♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Drejtė njė feje natyrore

Shko poshtė

Drejtė njė feje natyrore Empty Drejtė njė feje natyrore

Mesazh nga capkenja Sat Dec 12, 2009 5:06 pm

Drejtė njė feje natyrore

Njė qind e pesėdhjetė vite mė parė, mė 24 Nėntor 1859, Charles Darwin publikoi "On the origin of Species" ("Nė origjinėn e specieve"), qė theu shpjegimet tradicionale pėr shumėllojshmėrinė e jetės nė Tokė. Kuptimi shkencor nuk do ishte kurrė njėlloj si mė parė. As feja.

Konservativėt fetarė shpesh e mohojnė evolucionin, liberalėt fetarė ashtu si edhe sekularistet e inkorporojnė atė. Por ėshtė njė reagim i katėrt nė rritje dhe jo shumė i njohur pėr revolucionin Darvinist. Po shfaqet nga ata tė cilėt angazhohen me atė qė nė mund ta quajmė besimi i natyrės, ose feja e natyrės.

Ata qė i janė pėrkushtuar kėsaj feje i janė dedikuar evolucionit, e kuptojnė atė si njė tregim tė ri dhe tė shenjtė. Ata kanė gjetur kuptimin dhe udheheqjen etike nė pikėpamjen ekologjike-evolucionare - pa iu drejtuar njė fryme hyjnore (njė zoti).

Kjo fe natyraliste ėshtė inspiruar nga figura si Henry David Thoreau (shkrimtar filozofie, dhe hisotrine ekologjike), Aldo Leopold (ekolog), Rachel Carson (biologe pėr jetėn detare) e shumė tė tjerė. Kjo shikohet nė rritjen dhe popularitetin e turizmit ekologjik, dhe fillimet e vegjetarianizmit. E festojmė kėtė fe nė festėn e saj, si Dita e Tokės, dhe i drejtohemi natyrės. Ky besim ėshtė dhe atje ku nuk e presim. Nė parkun e Disney Wild Kingdom, lidhja e jetės simbolizohet nga numri i madh i pemėve nė qėndrėn e kėtij parku. Eshtė shpjeguar si qėndra e interpretimit konservationist.

Ky besim natyral po tregohet edhe mė shpesh ne dokumentare tė televizionit Animal Planet si edhe ne filmat "Happy Feet" (Kėmbė tė Gėzuara - filmi me pinguinat), "Lion King" (Mbreti Luan) dhe "Carl Sagan's Contact" (Kontakti i Carl Sagan). Ne e kemi parė edhe nėpėr reklama - pėr shėmbull kur Sanyo prezantoi "mendoi Gaia-n" (emri mitologjik pėr Tokėn) dhe e lidhi atė me filozofinė dhe qėllimin qė tė gjithe tė mendojmė dhe shikojmė drejtė pėr njė botė ku gjithė jeta lulėzon nga vetė Toka.

Ky besim natyral ėshtė karakterizuar nga kuptimi ekologjik i ndėrvarėsisė, dhe varėsisė reciproke tė jetės. Kuptimi qė cdo gjė ėshtė e lidhur, dhe e shenjtė, dhe qė ėshtė nxjerrė nė dritė tė plotė nga pikėpamja Daviniste qė ne kemi tė pėrbashkėt njė stėrgjysh dhe jemi kėtu ku jemi nga nga e njėjta lufte pėr tė mbijetuar. Obligimet etike pėr tė gjitha speciet na ndjekin kur me kėtė kuptim tė besimit natyral, futet llogjika dhe ndjeshmėria.

Sado qė njė besim i tillė i evolucionar i natyrės ėshtė i sapolindur dhe shumė delikat, ky besim mund tė frymėzoi njė fe mė civile dhe planetare pėr Tokėn. Nė kėtė fe natyra, jo kombi apo shteti, ėshtė e shenjtė. Spiritualiteti i kėtij besimi mund tė krijojė traditat e tij duke dhėnė kuptimin e udhėheqjes etike pėr ata skeptikėt e besimeve fetare tradicionale. Ky spiritualitet i vecantė, mund tė shtojė aftėsinė, edhe pėr ata qė nuk e quajnė veten fetarė, tė kuptojnė vlefshmėrinė e jetės. Ndryshe nga nationalizmi fetar, nė kėtė besim i natyrės, nuk ėshtė e mundur qė tė vecohen disa nė rrethin e tij, pasi ky besim pėrfshin jetėn, vetė biosferėn.

Nėse rrėnjėt e fjalės "fe" kanė tė bėjnė mė lidhjen e dickaje shumė herė me tė madhe se vetė njerėzimi, mund tė themi se 150 vite mė pare, Darwin konribuoi reformimin mė radikal dhe bindės tė tė gjithė kohėrave. Pas shqyrtimit se si rregullat e natyrės i kanė dhėnė formėn jetės ne Tokė, me fjalėt e tij nė konkluzionin e "Nė origjinėn e Specieve", Darwin barti mendimin dhe ndjenjėn qė ndajmė shumė me njėri tjetrin sot: "Ka njė madhėshti shikimi i jetės... Kur ky planet ka kaluar ciklin nė varėsi tė rregullave tė gravitetit, nga nje fillim kaq i thjesht, forma tė panumerta, mė tė bukura e mė tė mahnitėshme do tė vijnė, ato po evulohen."

Darvini ishte larg nga tė parė pėr tė shprehur frikė dhe ēudi nė proceset e tokės. Megjithatė, nėpėrmjet vėzhgimit tė tij tė gjatė tė natyrės ai mbėrriti nė mendime tė tilla - dhe ndezi njė ndijor, njė ndjeshmėri, fenė e natyrės.

Me spiritualitetin dhe pėrkatėsine nė biosferė dhe ndjenjat familiare pėr gjallesat e tjera, njė spiritualitet i tillė per natyrėn ofron njė peizazh emocional mbi tė cilat ne mund tė ndėrtojmė mėnyra pėr tė qenė nė pėrputhje me lulėzimin e jetės nė Tokė.

Darvini e dinte teoria e tij do tė dėmtonte besimin fetar konvencional. Ironikisht, ai mund tė ketė nisur njė besim ne, dhe tė gjitha marrėdhėniet tona, mund tė jetojnė me e mijėvjeēarėt qė do vijnė.

Drejtė njė feje natyrore 3915398271_2138d9fafb

Shkruar nga Bron Taylor, profesor nė Universitetin e Florides, ėshtė autor i "Feja e Jeshilės sė errėt: Spiritualiteti Natyror dhe e Ardhmja Planetare".

capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi