♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Ne kerkim te kujt!!!”

Shko poshtė

“Ne kerkim te kujt!!!” Empty “Ne kerkim te kujt!!!”

Mesazh nga capkenja Wed Dec 09, 2009 8:38 pm

“Ne kerkim te kujt!!!”


Realiteti shqiptar pas viteve ’90 eshte ky subjekti i filmit artistik me 10 seri, qe po prodhohet nga TCH.

Me skenar te Dhimiter e Gjergj Xhuvanit dhe regji te ketij te fundit, filmi me titull “Ne kerkim te kujt!!!” trajton historine e nje familjeje ne Tirane ne vitet e para te pluralizmit.

Ashtu sikurse mijera familje shqiptare, ajo behet viktime e nje plage te shoqerise vendase: fajdet.

Kjo drame shkakton problematikat, qe shtyjne drejt krimit, duke cuar keshtu personazhet te perballen me drejtesine, e duke i dhene filmit ngjyrat e nje drame policore.

Kasti i aktoreve perbehet prej rreth 80 personave duke nisur nga Kastriot Caushi, Luiza Xhuvani, Ndricim Xhepa, Monika Lubonja, Elidon Fino, Margarita Xhepa, Niko Kanxheri, deri tek emrat me te rinj te kinematografise vendase.

Aktori Caushi interpreton ne rolin e hetuesit te policise gjyqesore, Almir Bali, qe do te kerkoje te zbardhe enigmen e krimit, rreth se ciles zhvillohet ngjarja e filmit.

“Almiri eshte drejtuesi i gjithe grupit te xhirimit. Eshte nje personazh i vecante dhe eshte nje pergjegjesi shume e madhe ne kete investim shume te madh”, eshte shprehur aktori Kastriot Caushi.

Ndricim Xhepa luan rolin e nje biznesmeni, te cilit i duhet te mbijetoje gjate periudhes se tranzicionit.

“Personazhi eshte nje biznesmen qe ka peshtjellimet e veta dhe kontradiktat e veta. Peshtjellon veten dhe personazhet e tjere te filmit”, tha Xhepa.

Kastit vendas, i eshte bashkuar edhe aktori shqiptar nga Kosova, Luan Jaha.

“E ndjej veten te privilegjuar qe marr pjese ne nje projekt kaq prestigjoz. Ka qene endrra ime te jem pjese e aktoreve ne nje film te Xhuvanit”, pohoi Jaha.

“Ne kerkim te kujt!!!” eshte duke u realizuar nga nje staf profesional italian dhe shqiptar, duke perdorur teknologjine e larte te Top Channel.

Ky film artistik me 10 seri, i pari ne gjinine e tij ne historine televizive shqiptare, sapo ka nisur fazen e xhirimeve.


capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi