♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Miliona dollarė pėr tė marrė Komunitetin Mysliman ne Shqiperi.

Shko poshtė

Miliona dollarė pėr tė marrė Komunitetin Mysliman ne Shqiperi. Empty Miliona dollarė pėr tė marrė Komunitetin Mysliman ne Shqiperi.

Mesazh nga Barbi Sun Dec 06, 2009 10:56 pm

Disa elementė radikalė islamė, tė mbėshtetur me miliona dollarė nga shoqata dhe fondacione arabo-islamike tentuan tė marrin nėn kontroll drejtimin e Komunitetit Mysliman Shqiptarė. Kjo tentativė e dėshtuar nė fillimin e vitit 1998, e shpėtoi vendin nga njė kėrcėnim serioz qė i kanosej prej fraksioneve fondamentaliste islame.
Drejtori i Qėndrės Shqiptare pėr Studime tė Sigurisė Kombėtare, Xhavit Shala, nė njė intervistė tė dhėnė pėr emisionin „Xhungėl” nė NEWS 24, dėshmon se nė ēfarė rreziqesh ka kaluar struktura drejtuese e besimtarėve myslimanė shqiptarė. Ish-drejtor i SHIK-ut pėr Qarkun e Elbasanit gjatė viteve 1997-1999, dhe mė pas Drejtor i Policisė Kriminale nė Ministrinė e Brendėshme, Shala hedh dritė mbi zhvillimet e vrullshme qė trazuan besimin tradicional islam nė Shqipėrinė e pas viteve ’90.
Si erdhėn nė Shqipėri shoqatat dhe fondacionet nga vendet arabe?
Shėmbja e komunizmit nė Shqipėri erdhi pak mė vonė se zhvillimet demokratike nė vendet e tjera tė Lindjes. Komunitetet fetare ishin goditur nė pronat e tyre, u ishin shėmbur objektet e kultit dhe klerikėt ose ishin vrarė ose ishin burgosur gjatė diktaturės komuniste. Kėto zhvillime krijuan njė vakum tė madh te besimtarėt shqiptarė. Kėrkohej ndihmė pėr rimėkėmbjen e objekteve tė kultit, por kėrkoheshin dhe kuadro fetarė pasi situata nė atė kohė ishte mjaft mė e keqe se nė vendet e tjera. Qindra klerikė myslimanė vdiqėn nė burgje, pronat e komunitetit u sekuestruan, u tjetėrsuan apo dh u transformuan.
Hapja e vendit dhe lejimi i besimeve fetare, i gjeti besimtarėt myslimanė, ata katolikė, ortodoksė dhe bektashi nė njė terren mjaft tė pafavorshėm. Ata kishin nevojė pėr tė financuar ndėrtimin e objekteve tė kultit, pėr tė paguar pagat e atyre drejtuesve fetarė qė i mbijetuan komunizmit, tė cilėt ishin nė njė moshė shumė tė thyer. Ky ishte ambjenti qė nxiti organizata tė ndryshme nga bota Arabe, organizata Katolike apo Ortodokse tė sulen pėr tė ndihmuar nė ringritjen e fesė nė Shqipėri. Por me ardhjen e kėsaj ndihme, financuesit vunė dhe disa kushtėzime. Veprimtaria e tyre nuk ishte totalisht e dėmshme, por disa nga kėto organizata luajtėn njė rol negativ. Njė pjesė e madhe e tyre financuan ndėrtimin e objekteve tė kultit pėr komunitetin musliman, atė ortodoks dhe katolik.
Ky fenomen ndodhi vetėm nė Shqipėri?
Ky fenomen ndodhi afėrsisht nė tė njėjtėn kohė edhe nė Bosnje. Madje atje hapat e para ishin hedhur qysh nė kohėn e komunizmit, nė vitet 1985-1986. Duke qene se Bosnja kishte njė popullsi myslimane dhe ish-Jugosllavia ishte mė liberale, ata kishin krijuar disa lidhje me botėn arabe dhe njė pjesė tė kuadrove fetare i pėrgatisnin atje. Nė Bosnjė bashkė me ndihmat nga arabo-myslimanėt filluan tė futeshin edhe rrymat radikale fetare, si vehabizmi dhe salafizmi. Kjo ndodhi nė Maqedoni, nė Bullgari, ku kishte afro 2 milionė myslimanė dhe sidomos nė ish-republikat Sovjetike nė Kau-kaz e Rusi. Fakt ky qė dėshmon se nuk ishte vetėm fenomen shqiptar.
Si penetruan nė Shqipėri shoqatat arabe qė praktikonin njė Islam radikal, ndryshe nga ai qė ishte praktikuar prej shekujsh kėtu?
Pati njė specifikė tė veēantė. Mes mjaft organizatave qė erdhėn nga vendet e Gjirit Persik, disa ishin tė infiltruara dhe pėrfaqėsonin fraksione ekstremiste nė Islam. Kėto organizata synuan qė kėtė ideollogji islame ekstremiste, ta pėrhapnin dhe nė Shqipėri. Duhet tė kemi parasysh se feja islame nė Shqipėri erdhi gjatė pushtimit turk, siē erdhi dhe nė disa vende tė tjera tė Ballkanit, apo disa vende tė Lindjes gjatė invazionit tė osmanėllinjėve. Duke qenė se kaluan 500 vjetė, Islami nė Shqipėri dhe Ballkan mori pamjen dhe fizionominė e njė myslimanizmi autokton dhe i ndryshėm nga Islami qė praktikohej nė vendet Arabe. Ky u pėrshtat e u bė njė Islam i pranueshėm nga evropianėt, njė Islam tolerant, ndryshe nga tendenca qė po pėrpiqeshin tė fusnin disa rryma fraksioniste Islame nė botėn Arabe. Pra ta radikalizonin besimin Islam.
Nė kėto rrethana dhe duke pėrfituar nga hapja e kufijėve shumė shoqata arabe hynė nė Shqipėri, por jo tė gjitha luajtėn njė rol pozitiv. Problemi ishte se agjensitė ligjzbatuese ishin tė papėrgatitura dhe shumė pak i njihnin kėto fenomene. Komunitetet fetare ishin tė mbytura nga varfėria dhe gjithkush qė vinte nga jashtė, shihej si perėndia, qė mund tė sillte njė ndihmė, njė donacion, apo mund tė ndėrtonte njė objekt kulti. Pra pati njė zemėrgjerėsi nė pritjen e tyre pa dallim, gjė tė cilėn ata e shfrytėzuan pėr tė futur nė Shqipėri ato qė nuk duheshin futur. Pra pėr tė deportuar nė kėto shoqata, njerėzit e tyre.
Cilat ishin problemet qė sollėn disa prej misionarėve fetarė nga bota Arabe?
Ata dhanė ndihma ngritėn objekte kulti, por njė pjesė e ndihmave tė tyre ishin tė kushtėzuara nga pas. Jepej njė ndihmė pėr ndėrtimin e njė xhamie, por kėrkonin qė imam nė kėtė xhami tė caktohej njė njeri i tyre, qė pėrfaqėsonte tė njėjtėn rrymė. Ose jepnin pensione pėr jetimėt, qė ishin tė domosdoshme pėr fėmijėt shqiptarė nė atė gjėndje tė mjeruar qė ndodhej vendi, por kėrkonin qė kėta jetimė tė merrnin pjesė nė kurset fetare. Nė kėto kurse nuk predikohej varianti i Islamit tradicional shqiptar, i cili ishte njė Islam tolerant, por praktikoheshin pikėrisht ato rryma tė Islamit qė ishin tė huaja pėr besimtarėt shqiptarė. Vehabizmi apo vehabo-salafizmi ėshtė njė rrymė qė ndodhet nė pushtet nė Arabinė Saudite, ka qenė nė pushtet prej shekujsh dhe vazhdon tė jetė nė pushtet edhe sot.
Ata kane patur nė vazhdimėsi synim pėrhapjen e kesaj rryme nė vendet e Ballkanit. Me hapjen e Shqipėrisė dhe vendeve tė tjera tė Ballkanit, ata menjėherė hodhen hapat pėr ta pėrhapur pikėrisht kėtė ideologji dhe kėtė rrymė fetare. Nuk ėshtė antiligjore tė jesh vehabit, por tradita shqiptare ishte ndryshe nga kultura fetare qė po sillnin kėto shoqata tė financuara nga bota Arabe.
Nė atė kohė nė vendet arabe operonin disa organizata, tė cilat ishin tė identifikuara si organizata terroriste duke filluar qė nga Xhihadi Islamik Egjiptian, Grupi Islamik Egjiptian, Fronti i Shpėtimit Islamik Algjerian, Grupi i Armatosur Islamik Algjerian apo krahu politik i tyre, siē ishte Vėllazėria Myslimane, tė cilat kėtė hapje tė vendeve ish-komuniste e shfrytėzuan pėr tė depėrtuan dhe nisėn masivisht tė deportojnė.
A u rrezikua siguria kombėtare nga futja e kėtyre rrymave fetare?
Tė futesh nė kėto kushte, duke investuar nė brezin e ri ėshtė njė kėrcėnim i rrezikshėm pėr sigurinė kombėtare tė ēdo vendi, tė paktėn pėr vendin tonė, i cili ka shumė specifika krahasuar me vendet e tjera. Kjo pėr shkak se ndryshe nga grekėt, serbėt apo malazezėt, qė kanė si bazė tė identitetit kombėtar, besimin fetar, shqiptarėt nuk e kanė tė ngritur identitetin kombėtar mbi besimin fetar.
Baza e identitetit kombėtar tė shqiptarėve ėshtė gjuha, kultura dhe tradita. Sepse nė themel janė katėr besime fetare. Nėse identiteti jonė kombėtar do tė identifikohej thjeshtė mbi besimin fetar, kjo do tė ishte njė vetėvrasje pėr shqiptarėt, pėr shkak se do tė kishte njė rivalitet tė ashpėr mes besimeve fetare.
Pėrhapja e vehabizmit qė nisi tė shtrijė rrėnjė nė atė kohė nė vend, ishte dhe ėshtė njė kėrcėnim serioz pėr sigurinė kombėtare tė Shqipėrisė. Vehabizmi dhe Salafizmi godasin identitetin tonė kombėtar dhe janė tė rrezikshme dhe pėr demokracinė shqiptare, pasi ato janė rryma nė Islam qė nuk e pranojnė njė rend demokratik. Pėr ta shteti duhet tė jetė i bazuar mbi ligjet e shenjta. Ata nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt as me besimtarėt myslimanė shqiptarė dhe as me shqiptarėt si komb.
Ēfarė veprimesh ndėrmorėn pėr tia arritur qėllimit?
Veprimtaria e tyre ka qenė shumė e ethshme sidmos pas viteve 1997-1998. Ata patėn njė aktivitet tė gjithėanshėm pasi investimet qė kishin kryer po jepnin rezultat. Kishin ndėrtuar goxha objekte tė kultit, dhe nė kėto objekte vendosėn njerėzit e tyre, tė cilėt kryen studimet jashtė dhe ishin kthyer nė vend. Pra ata i kishin pėrgatitur kuadrot qė u nevojiteshin.
Nė vitin 1998, nuk mė kujtohet me saktėsi muaji, ata bėn njė tentativė pėr ta futur nėn kontroll Komunitetin Mysliman Shqiptar. Synuan tė mėnjanonin nga drejtimi ata qė i quanin „garda e vjetėr”, por qė pėr mua ishin njerėz patriotė, pavarsisht nga problemet qė kishin tejkaluar gjatė rregjimit komunist.
Kėta drejtues tė lartė e mbrojtėn me mish e shpirt Komunitetin Mysliman nga depėrtimi i rrymave dhe elementėve ekstremistė islamikė. Janė hedhur miliona dollarė qė ky grup arabo-islamikėsh tė fuste nė dorė drejtimin e Komunitetit Mysliman Shqiptar. Nėse do tia arrinin, ky akt do tė ishte njė fatkeqėsi kombėtare. Por ishte sinjalizimi i agjensive ligjzbatuese shqiptare, konkretisht i SHIK-ut nė atė kohė, i cili ua bėri tė qartė strukturave shtetėrore se kush ishte plani i tyre.
Nė kėto kushte ky grup individėsh u pėrpoqen tė krijonin njė strukturė thuajse paralele me Komunitetin Mysliman. Madje ata deshėn ta legalizonin kėtė strukturė dhe nė gjykatė, si njė bashkėsi paralele me Komunitetin Mysliman. Synimi i tyre ishte qė duke shfrytėzuar suportin nga vendet e Gjirit me ndihma, me donacione, me rroga e me tė gjitha tė tjerat, tė arrinin qė ta linin nė hije Komunitetin Mysliman Shqiptar.
Ēfarė formash u pėrdorėn pėr tė krijuar mbėshtetje tė kėtyre fraksioneve radikale nė vend?
Komunitetet fetare tė tė treja besimeve filluan tė paraqesnin shqetėsime pėr njė pjesė tė kėtyre njerėzve dhe pėr ēfarė pėrfaqėsonin ata. Pasi po e kuptonin se disa prej tyre nuk mbanin kontakte me strukturat zyrtare. U identifikuan arabo-islamikė qė organizonin besimtarė tė rinj shqiptarė pėr tė krijuar pėrēarje, madje kalonin deri dhe nė stėrvitjen ushtarake tė tyre.
Ata shfrytėzuan faktin qė nė Shqipėri nuk kishte shkolla fetare pėr pėrgatitjen e klerikėve tė rinj, ndėrsa kuadrot e vjetėr qė kishin mbetur, ndodheshin nė perėndim tė moshės sė tyre. Studjoheshin tė rinjtė shqiptarė qė u ofroheshin nė kurse dhe pasi i pėrzgjidhnin mė tė devotshmit, i ēonin pėr studime jashtė shtetit.
Ky shqetėsim nuk ishte vetėm pėr besimin Mysliman, por dhe pėr atė Ortodoks, apo atė Katolik. Dallim kishte vetėm nė qėllimin e tyre. Tė rinjtė qė i dėrguan nė vendet Arabe, janė kthyer, por disa elementė prej kėtij kontigjenti kanė qenė persona problematikė qė u kanė sjellė vetėm shqetėsime, komuniteteve tona fetare.
A pati reagim nga agjensitė ligjzbatuese ndaj kėtyre elementėve tė rrezikshėm?
Kur u bė bashkėpunimi me disa agjensi ligjzbatuese partnere dhe nisi identifikimi ndaj kėtij grupi personash, rezultoi se njė pjesė e tyre ishin tė identifikuar dhe nga agjensitė ligjzbatuese shqiptare. Ishin tė identifikuar si persona qė po ushtronin aktivitet antiligjor nė Shqipėri. Ata po nxisnin urrejtjen fetare dhe nė Kodin Penal ka njė nen qė e parashikon ndėshkimin pėr konsumimin e kėsaj vepre penale. Duke nxitur urrejtjen fetare kėta elementė u bėn objekt i agjensive tė zbatimit tė ligjit nė Shqipėri.
Mendoj se pėrgjegjėsia e agjensive ligjzbatuese shqiptare ka ardhur duke u rritur pasi u sigurua dhe njė partneritet mjaft i mirė me agjensitė ligjzbatuese amerikane dhe evropiane, nga bashkėpunimi me to, u identifikuan persona dhe u kryen veprime tė tjera ligjore ndaj tyre.
A pati tentativa nga elementė apo organizata islamike pėr tė hyrė nė radhėt e UĒK-sė gjatė konfliktit nė Kosovė?
Nė kohėn e konfliktit tė Kosovės ata bėn tė gjitha pėrpjekjet qė tė futen dhe nė radhėt e UĒK-sė. Synimi i tyre nė kėtė rast ishte qė luftėn nė Kosovė ta kthenin nė njė luftė fetare. Pra nė njė luftė midis myslimanėve dhe ortodoksėve. Ajo nuk ishte luftė fetare. Shqiptarėt luftonin pėr tė drejtat e tyre. Ajo ishte njė luftė nacional-ēlirimtare e shqiptarėve tė Kosovės.
Mospėrfshirja e tyre nė konfliktin e me ushtrinė Sėrbe, ishte njė meritė e udhėheqėsve politikė tė Kosovės, e largpamėsisė dhe e konsulencės sė tyre.
Ata nuk i lejuan qė tė depėrtojnė nė radhėt e UĒK-sė, siē depėrtuan nė Bosnje, e cila po i vuan kėto probleme edhe sot. Para disa vitesh nė Bosnje iu hoq shtetėsia 2000 personave me origjinė nga vendet arabe, pasi vehabitėt dhe muxhahidinėt qė kishin operuar atje, pėrfituan shtetėsinė boshnjake. Ndėrsa para 2-3 muajsh u ėshtė hequr shtetėsia dhe 400 arabo-islamikėve tė tjerė.
Fakt ėshtė qė goditja e cila iu dha asaj celule tė Xhihadit nė Shqipėri, pati vlera tė jashtėzakonshme, jo vetėm pėr shtetet partnere me ne, ku pritej tė vepronin anėtarėt e kėsaj organizate terroriste, por dhe pėr vetė Shqipėrinė.
Artan Hoxha.
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi