♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Interi gjunjėzohet, Juvja rihap kampionatin

Shko poshtė

Interi gjunjėzohet, Juvja rihap kampionatin Empty Interi gjunjėzohet, Juvja rihap kampionatin

Mesazh nga Barbi Sun Dec 06, 2009 10:49 pm

Interi gjunjėzohet, Juvja rihap kampionatin


Interi gjunjėzohet, Juvja rihap kampionatin 33e66pi

“Betejėn” e Torinos e fiton skuadra e Ferrarės, qė i afrohet zikaltėrve, tė cilėt kėrcėnohen edhe nga Milani

Njė “big match” i tensionit tė lartė ai i mbrėmshmi nė Torino mes Juventusit dhe Interit, por nė fund janė bardhezinjtė qė fitojnė 2 1 dhe tashmė ndodhen 5 pikė larg kryesuesve. Njė fitore “dhuratė” edhe pėr Milanin, sepse rihap kampionatin, pasi kuqezinjtė mundėn dje Sampdorian 3 0 dhe janė 4 pikė larg “kushėrinjve” dhe 1 pikė mė shumė se “Zonja”. Dhe ishin pikėrisht vendėsit qė zhbllokuan rezultatin me njė gol rokambolesk tė Melos falė edhe pasigurisė sė portierit Hulio Sezar, por pas gjashtė minutash Eto, i lėnė i vetėm nė zonė barazon me kokė. Pjesa e dytė, pėrveē golit tė bukur tė Markizios (driblon bukur dhe shėnon), ka qenė me episode tė shumta: kartonė tė verdhė e tė kuq, grindje mes lojtarėve ku u pėrfshi edhe Bufoni. Melo ndėshkohet me karton tė kuq. Por Juvja reziston deri nė fund.
Kampionati italian rihapet nė fazėn mė interesante tė tij, madje brenda pak orėsh, gjithēka ėshtė pėrmbysur nė dėm tė kampionėve tė Italisė. Po, sepse nuk mjaftoi vetėm fitorja e Milanit ndaj Sampdorias nė “San Siro” (3-0), qė ndodhet vetėm katėr “hapa” larg kreut, por tashmė Interi duhet t’i bėjė llogaritė edhe me Juven, e cila fitoi nė takimin direkt dhe ėshtė 5 pikė larg. Njė goditje e rėndė brenda njė mbrėmjeje, e cila i ka pasur tė gjitha nė “Olimpiko” tė Torinos. Qė nga golat, te kartonėt e verdhė, ai i kuq, koret anti-Baloteli, ndėrhyrjet e ashpra e deri te grindjet masive mes lojtarėve, ku protagonist u bė edhe Bufoni, ndoshta pėr herė tė parė nė karrierė. Por nė fund, ėshtė Juventusi ai qė feston dhe qė vazhdon tė jetė ende nė garė pėr luftėn pėr titull dhe nga ana tjetėr ėshtė Interi, qė ndihet i kėrcėnuar nga aksi Milano-Torino. Njė “binom” i frikshėm qė do ta shoqėrojė Mourinjon deri nė fund tė sezonit. Njė Mourinjo nė versionin “rebel” mbrėmė, kur nxirret jashtė nga gjyqtari pas protestave tė kota pėr golin e Melos (mėse i rregullt). Por jo vetėm kaq. Baloteli ėshtė vėrshėllyer sėrish nga tifozėt bardhezinj dhe tensioni, qė kishte u manifestua nė gabimet qė bėnte kur prekte topin me kėmbė. Por sfida ka pasur edhe heroin e saj, Klaudio Markizio, ndoshta mė i miri nė fushė, qė i dha “Zonjės” fitoren dhe rihapi njė kampionat, qė njė javė mė parė u duk se po “vritej” nga Interi.

Trajneri
Ferrara nė delir: Juvja ishte e madhe
Ēiro Ferrara ėshtė i lumtur pas fitores ndaj Interit. Trajneri i Juves thotė: “Isha shumė i qetė: gjatė javės as qė pata nevojė ta pėrgatisja ndeshjen. Djemtė ishin shumė tė motivuar dhe tė pėrqendruar, me dėshirė pėr tė mundur kampionėt e Italisė. E merituam tė fitonim, tani duhet tė mendojmė pėr Bajernin”. Trajneri juventin mė tej lavdėron njerin e ndeshjes, Klaudio Markizio: “Ėshtė njė djalė modest, ėshtė serioz: luajti njė ndeshje tė shkėlqyer dhe shėnoi njė gol tė jashtėzakonshėm. I zoti ishte edhe Kaseres, qė po pėrfshihet mirė nė mekanizmat e skuadrės”.

Interi
Hoze Mourinjo largohet me kokėn ulur
Interi nuk e ka marrė mirė humbjen ndaj Juventusit. Hoze Mourinjo ėshtė ngjitur menjėherė nė autobus, me fytyrėn e nxirė dhe nuk ka dhėnė asnjė deklaratė pas ndeshjes. Tė njėjtėn gjė ka bėrė edhe zėvendėstrajneri zikaltėr, Bepe Barezi. Trajneri i Interit ishte shumė i mėrzitur pėr nxjerrjen e tij jashtė loje dhe pėr 11 metėrshin e kėrkuar nga zikaltrit pėr njė faull ndaj Militos nė pjesėn e dytė. Portugezi e ka ndjekur ndeshjen nga njė kėnd qė ndodhej shumė afėr fushės sė bashku me njė bashkėpunėtor, i cili komunikonte direkt me Bepe Barezin pėr kėshillat dhe zėvendėsimet.
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi