♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Internet qe do na lehtesoi se tepermi

Shko poshtė

Internet qe do na lehtesoi se tepermi Empty Internet qe do na lehtesoi se tepermi

Mesazh nga bigbeng Sun Dec 06, 2009 8:42 pm

Nga Tring dixhital TV,cdo familje internet te shpejt e te lire.


Internet qe do na lehtesoi se tepermi Thumbnail.php?file=konferenc_shtypi__3__713495438


Synimi
i marrėdhėnies sė re ėshtė ofrimi me ēmime tė lira i shėrbimeve tė
internetit, telefonisė dhe tė televizionit pėr shqiptarėt nė ēdo cep tė
vendit

Njė
nga marrėveshjet mė rėndėsishme tė Panairit Ndėrkombėtar tė Tiranės
“Klik Ekspo Group” ėshtė prezantuar publikisht dje nė mjediset e hotel
“Rogner”. Drejtori i pėrgjithshėm i “Skylogic”, Renato Farina, ka dhėnė
detaje pėr tė pranishmit mbi kėtė bashkėpunim tė “Eutelsatit” me “Tring
Communications”, duke zyrtarizuar tashmė gjithēka. Kėshtu, “Tring
Communications” vjen me njė risi nė tregun shqiptar, duke lidhur
njerėzit me njėri-tjetrin, pavarėsisht vendit ku ata ndodhen. Kjo do tė
thotė se vetėm nėpėrmjet njė antene parabolike dhe aparatit “Tring”,
nuk ka rėndėsi nėse shqiptarėt ndodhen nė mal, det apo nė periferitė mė
tė skajshme tė vendit. Tė gjithė klientėt e “Tring Communications” do
tė pėrfitojnė me njė antenė dhe pa kabull telefoni, internet,
televizion dhe telefoni, si dhe mjaft shėrbime tė tjera me parametra tė
lartė, shpejtėsi maksimale dhe ēmime tė ulėta nė krahasim me tregun.
Mes tė tjerash, pėrfaqėsuesi i “Eutelsat/Skylogic” ėshtė shprehur:
“Duam qė tė kemi sa mė shumė partnerė. Ne zgjodhėm kompaninė “Tring”,
pasi mendojmė se ėshtė kompania e duhur pėr tė operuar nė Shqipėri. Ajo
ėshtė e shtrirė nė tė gjithė vendin dhe ky ėshtė edhe qėllimi ynė, qė
tė lidhim kėdo nė ēdo vend qė ai tė ndodhet me shumė shėrbime tė tjera,
me shpejtėsi maksimale dhe sigurisht me kosto tė leverdishme. Me
“Tringun” ne kemi njė marrėdhėnie tė gjatė. Investimet qė ata kanė bėrė
deri tani nė fushėn e telekomunikacionit e rendisin kėtė kompani nė njė
nga kompanitė mė serioze nė tregun shqiptar”. Sa u takon risive,
“Skylogic” ofron shėrbimin e komunikimit broadband pėr shėrbim e
internetit dhe televizionit pėr institucionet publike dhe korporatat
shumė tė mėdha. Nėpėrmjet produktit tė tyre mė tė ri, qė ėshtė
“Tooway”, qė ėshtė njė produkt qė targeton familjarėt, synon qė tė kapė
tė gjithė kėtė treg. Shėrbimi i ofruar nga kompania e komunikimeve
satelitore “Eutelsat” mundėson shpejtėsinė broadband deri nė 3.6 Mbps
nė vendet mė thella, pa nevojėn e linjave tokėsore dhe me tė njėjtin
ēmim si shėrbimi ADSL. Ky shėrbim i quajtur “Tooway” pėrbėhet nga njė
antenė parabolike dhe njė modem, i cili lidhet me kompjuterin nėpėrmjet
kartės sė rrjetit. Me njė instalim shumė tė thjeshtė me “Tooway” mund
tė arrijmė shpejtėsinė nė download tė 3.6 Mpbs dhe 384 Kbps nė upload.
Shėrbimi “Tooway” ėshtė i bazuar nė mbulimin me sinjal satelitor nga
“Eutelsat”, kurse pėrvoja e operimit komercial dhe nė infrastrukturė,
nga filiali i “Eutelsat”, “Skylogic” dhe teknologjia “SurfBeam”, e
zhvilluar nga “ViaSat”. Teknologjia e pėrdorur nga “Tooway” vjen nė
Europė pas pėrfitimit tė njė pėrvoje tė konsiderueshme nė tregun e
Amerikės sė Veriut, ku “ViaSat” tashmė ofron pajisje dhe rrjet pėr mė
shumė se 400 000 shtėpi nėpėrmjet aksesit satelitor plotėsisht tė
pavarur nga rrjeti tokėsor. Njė tjetėr e re mjaft interesante, tė cilėn
na e bėn tė ditur pėrfaqėsuesi i “Skylogic”, z. Renato Farina, ėshtė se
nga mesi i vitit 2010, “Eutelsati” do ta zgjerojė mė tej shėrbimin
broadband, me shpejtėsi deri nė 10 Mbps. Kjo shpejtėsi revolucionare do
tė mundėsohet nga hedhja e sateliteve “KA-SAT”, sateliti i dedikuar nga
“Eutelsat”, i dizajnuar posaēėrisht pėr shėrbimin broadband nė Europė.
Ky satelit kombinon kapacitetin e 40 satelitėve tradicionalė dhe do t’i
mundėsojė “Eutelsatit” qė tė japė shėrbim deri pėr dy milionė shtėpi nė
mbarė Europėn me tė njėjtin kualitet dhe shpejtėsi tė lidhjes sikundėr
shėrbimi tokėsor ADSL.

bigbeng
Anetar/e aktiv
Anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 26/08/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4842
Vendndodhja Vendndodhja : verdalle me sherbime
Hobi Hobi : E bukur eshte ajo qe me pelqen mua
Humor Humor : 6 dite buza gaz.......diten e 7 gruaja ma plas.ha ha ha
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 30/04/2009
Falenderimet Falenderimet : 128

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi