♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur njeriu te kolonizoje Marsin

Shko poshtė

Kur njeriu te kolonizoje Marsin Empty Kur njeriu te kolonizoje Marsin

Mesazh nga Barbi Sun Dec 06, 2009 11:34 am

Pėr dhjetėvjeēarė me radhė, destinacioni mė i preferuar i emigrantėve nga e gjithė bota kanė qenė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Ishte ky kontinent nė tė cilin shumėkush shihte mundėsinė e realizimit tė ėndrrės sė tij pėr njė jetė mė tė mirė e pėr mė shumė liri e drejtėsi.


Por aftėsia e Amerikės pėr tė strehuar dyndjet e mėdha nuk ėshtė e pafund. Sot miliarda njerėz tė varfėr ėndėrrojnė mė shumė ushqim dhe njė jetė mė normale, duke e ditur se nuk do tė kenė kurrė mundėsinė pėr t‘i pasur. Shtimi i popullsisė botėrore ėshtė njė tendencė tashmė dhe nėse shekullin e kaluar emigracioni ishte pjesė e zgjidhjes sė halleve tė njerėzimit, atėherė me shtimin e popullsisė dhe me pakėsimin e mundėsisė sė ofruar nga vende tė ndryshme pėr tė pranuar emigrantėt, duket se njerėzve tė Tokės do t‘u duhet qė t‘i kthejnė sytė nga qielli, dhe jo nė kuptimin e figurshėm tė kėsaj fjale.

Kur njeriu te kolonizoje Marsin Mars

Pra, do t‘u duhet qė tė gjejnė njė tjetėr planet. Me kėtė ide nė mendje amerikanėt sapo kanė lanēuar raketėn e tyre tė fundit nė hapėsirė, “Ares 1″, e cila nė njė fazė tė mėvonshme do tė jetė e aftė qė tė dėrgojė nė Hėnė njė ekuipazh prej 4 personash. Nuk duket ndonjė gjė e madhe nė vetvete, por bėhet fjalė vetėm pėr njė fillim. Ndėrkaq, edhe shtete tė tjera mes tė cilave Kina dhe India po planifikojnė misione tė tilla eksploruese dhe hulumtuese nė kozmosin e afėrt. Ideja e lėvizjes sė qenies njerėzore nė hapėsirė, nuk ėshtė mė njė utopi apo thjesht fantashkencė, siē ka qenė nė dhjetėvjeēarėt e mėparshėm. Pyetja e madhe dhe e rėndėsishme ėshtė: a ka ardhur koha qė tė rrokim qiejt dhe si do tė ishin udhėtime tė tilla?

Marsi, qė ėshtė edhe planeti mė i mundshėm pėr tė realizuar ėndrrėn e kolonizimit, por fazat e para tė kėsaj ndėrmarrjeje jashtėzakonisht tė madhe do tė jenė shumė shumė tė vėshtira. Ekspedita e parė me njerėz nė Mars zgjat rreth 6 muaj dhe kthimi gjithashtu do tė zgjasė po kaq pėr tė mos folur pėr javėt, tė cilat ekuipazhi do tė duhet tė kalojė patjetėr nė sipėrfaqen e Marsit pėr tė bėrė logjistikėn e duhur.


Nė rastin e udhėtimeve tė gjata nė gravitetin zero, njė nga problemet mė tė mėdha me tė cilat pėrballet trupi i njeriut ėshtė ai i osteoporozės. Atėherė del se graviteti duhet tė stimulohet nė anijet kozmike pėr tė krijuar kushtet e Tokės, por kjo ėshtė diēka qė duhet tė bėhet me rotacion, sepse graviteti i pėrhershėm ėshtė njė luks ende i paarritshėm. Pėr tė mos folur pastaj edhe pėr tensionet seksuale mes anėtarėve tė ekuipazhit ndaj ka tė ngjarė qė anėtarėt e ekspeditės sė parė tė jenė tė gjithė meshkuj. Nėse anija kozmike do tė mbėrrinte nė planet dhe befas do tė gjendej nė njė stuhi rėre atėherė kjo do tė ishte njė situatė e vėshtirė.


Marsi shquhet pėr stuhi tė tilla qė zgjasin njė pėrjetėsi. Por Marsi ėshtė njė planet i madh. Dita dhe nata kanė thuajse tė njėjtėn kohėzgjatje si edhe Toka, por ndėrkaq ka edhe njė sėrė problemesh tė tjera duke filluar nga energjia e deri tek ushqimi e pėrballimi i streseve.

Kur njeriu te kolonizoje Marsin 030827_hubble_mars_2_labels_02


Nuk duket se nė sipėrfaqe tė planetit ka sasi tė mėdha uji, por nė pole ka sasi shumė tė mėdha akulli. Aktualisht, ėndrrat pėr kolonizimin e planetėve, por edhe planet konkrete tė kėsaj ndėrmarrjeje tė jashtėzakonshme janė tė mėdha, megjithatė bėhet fjalė pėr ndėrmarrje jo shumė tė afėrta dhe ndėrkaq, nga hulumtimet e deritanishme vetėm njė gjė ėshtė e qartė: se nėse njė ditė do tė niseshim nė kėrkim tė “Amerikės” sė hapėsirės, vendi mė i mirė pėr tė kėrkuar shpėrnguljen ėshtė pa dyshim Marsi.Tiranachat /

Sa e pregatitur eshte Bota per kete ? Ju vete do ta perballonit emocionalisht jetesen ne Mars ?
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi