♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Gjykimi, jo i keq, s’ėshtė mirė qė hetohemi nga UEFA”

Shko poshtė

“Gjykimi, jo i keq, s’ėshtė mirė qė hetohemi nga UEFA” Empty “Gjykimi, jo i keq, s’ėshtė mirė qė hetohemi nga UEFA”

Mesazh nga Barbi Sat Dec 05, 2009 4:21 pm

“Gjykimi, jo i keq, s’ėshtė mirė qė hetohemi nga UEFA”


Presidenti i FSHF-sė, Armand Duka ka vlerėsuar pozitivisht punėn e arbitrave teksa ka thumbuar presidentin e Tiranės Refik Halili lidhur me hetimin e nisur nga UEFA.Kreu i FSHF-sė i bėri deklaratat pėr median pėrpara analizės sė punės sė gjyqtarėve pėr fazėn e parė tė kėtij edicioni, duke pohuar, se sipas opinionit tė tij, gjykimi nuk ka qenė i keq. “Do tė shqyrtojmė punėn e gjyqtarėve me specialistėt, do tė korrigjojmė ato qė nuk ka shkuar mirė pėr tė pasur gjykime mė tė mira nė tė ardhmen. Nėse do tė jepja opinionin tim, mendoj se gjykimi gjatė kėtij viti nuk ka qenė i keq, nuk ka qenė faktor kryesor nė renditjen e skuadrave nė klasifikim”, ėshtė shprehur Duka. Presidenti pėrdori terma rutinė nė vlerėsimin e aktivitetit tė “bilbilave”, duke pranuar nė njė farė mėnyre edhe ekzistencėn e gabimeve tė kryera prej tyre. “Nuk mund tė mohoj qė ka pasur gabime, por kam bindjen personale se kanė qenė gabime njerėzore. Absolutisht qė FSHF ka marrė masa nė ēdo lloje fushe, kėshtu edhe pėr gjyqtarėt kur ka gabime, janė marrė masa gjatė gjithė kohės. Sot nuk ėshtė dita pėr tė marrė masa. Sot ėshtė dita pėr tė analizuar e pėr tė sensibilizuar”, ka vazhduar ai. Gjatė 12 javėve janė zhvilluar nė total 72 ndeshje, kanė gjykuar gjithsej 13 gjyqtarė, ku numrin mė tė madh tė ndeshjeve tė drejtuar e ka Lorenc Jemini (9 ndeshje), i ndjekur nga Albano Janku dhe Sokol Jareci (8 ndeshje). Gjyqtarėt janė akuzuar shpesh nga klubet apo presidentėt e tyre pėr paaftėsi nė drejtimin e ndeshjeve, por dhe akuza pėr blerje nga klube tė ndryshme. Presidenti i Besės, Nexhat Bizhdili, akuzoi gjyqtarėt se “shiten pėr dy mijė euro”, ndėrkohė qė presidenti i nderit i Apolonisė, Koēo Kokėdhima hodhi akuza tė ashpra nė adresė tė gjyqtarėve. Ndėrkohė presidenti Duka pėrmendi edhe faktin e hetimit tė UEFA-s ndaj Tiranės dhe Vllaznisė duke thumbuar nė kėtė rast edhe presidentin bardheblu, Refik Halili. “E kam ndjekur me shqetėsim hetimin qė ka nisur UEFA. Jemi njoftuar prej tyre. Nuk ėshtė mirė qė ne tė jemi nėn hetim. Pastaj kėto pėrpjekje tė njerėzve pėr tė larguar hetimin nga ata qė duhet tė hetohen pėr interesat e veta janė larg vėmendjes sime”, ka pėrfunduar Duka.
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi