♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hidhet shorti i Botėrorit 2010

Shko poshtė

Hidhet shorti i Botėrorit 2010 Empty Hidhet shorti i Botėrorit 2010

Mesazh nga Barbi Sat Dec 05, 2009 4:19 pm

Hidhet shorti i Botėrorit 2010



Hidhet shorti i Botėrorit 2010 -blogSpan


Botėrorin e hapin Afrika e Jugut-Meksika


Kampionatin botėror nė futboll nė Afrikėn e Jugut, me 11 qershor e hap ndeshja nė mes Afrikės sė Jugut dhe Meksikės. Ndėrsa kampioni i botės, Italia do tė ndeshet nė ndeshjen e parė tė grupit F me Paraguain, ndėrsa nė grupin H kampioni i Evropės, Spanja takohet nė ballafaqimin e parė me Zvicrėn. Nė Kejp Taun tė Afrikės sė Jugut u hodh shorti, qė pėrcaktoi tetė grupet e fazės finale tė kampionatit botėror, i cili do tė zhvillohet verėn e ardhshme (11 qershor-11 korrik 2010. Pėrfaqėsues nga ekipet e kualifikuara, krerė shtetesh, futbollistė dhe ish-futbollistė, ishin tė pranishėm, krahas njerėzve tė famshėm nga arti dhe sporti nė ceremoninė e shortit, qė u organizua nga FIFA, tė premten. Vazot ishin pėrcaktuar nė bazė tė pozicionit tė skuadrave nė renditjen e FIFA s dhe ndarjes gjeografike. Ne vazon 1, pėrveē Afrikės sė Jugut, si vend organizator, bėnin pjesė edhe Brazili, Spanja, Holanda, Italia, Gjermania, Argjentina dhe Anglia. Ndėrkohė, pėr vazot e tjera ishte pėrdorur ndarja gjeografike pėr tė shmangur dy skuadra amerikano-latine, aziatike ose afrikane nė tė njėjtin grup. Kėsisoj, vazo e dytė ishte e pėrbėrė nga ekipet e zonės sė Azisė (Australia, Japonia, Koreja Veriut, Koreja Jugut), Amerikės Veriore (Honduras, Meksikė, SHBA) dhe Oqeanisė (Zelanda e Re). Nė vazon e tretė ishin pėrfaqėsuseset e Amerikės Latine (Kili, Paraguaj, Uruguaj) sėbashku me skuadrat afrikane (Algjeria, Kameruni, Bregu Fildishtė, Gana dhe Nigeria). Danimarka, Franca, Greqia, Portugalia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia dhe Zvicra, skuadrat e tjera nga zona e Europės, formuan vazon e katėrt. Me pėrjashtim tė Evropės, ku lejohen edhe dy skuadra nė tė njėjtin grup, tė gjithė kontinentet e tjera do ta shmangin “derbin”. Kėshtu, nė grupet ku Brazili dhe Argjentina ishin koka grupi, kishte detyrimisht njė ekip afrikan nga vazo e tretė, sepse ata nuk mund tė ndesheshin me skuadrat amerikano-latine. 2 mijė persona ishin tė ftuarit e famshėm nė ceremoninė qė mendohet se ėshtė ndjekur nga 200 milionė njerėz nė tė gjithė botėn. 1715 ishin gazetarėt e akredituar pėr tė ndjekur ceremoninė e hedhjes sė shortit. Aktorja e mirėnjohur, Ēarliz Theron, drejtoi ceremoninė sė bashku me sekretarin e pėrgjithshėm tė FIFA s, Zherom Valke. /Pėrgatiti: K.G.

Grupi A

Afrika e Jugut-Meksika

Uruguai-Franca

1. Afrika e Jugut

2. Meksika

3. Uruguai

4. Franca

Grupi B

Argjentina-Nigeria

Republika e Koresė-Greqia

1. Argjentina

2. Nigeria

3. Republika e Koresė

4. Greqia

Grupi C

Anglia-SHBA

Algjeria-Sllovenia

1. Anglia

2. SHBA

3. Algjeria

4. Sllovenia

Grupi D

Gjermania-Australia

Serbia-Gana

1. Gjermania

2. Australia

3. Serbia

4. Gana

Grupi E

Holanda-Danimarka

Japonia-Kameruni

1. Holanda

2. Danimarka

3. Japonia

4. Kameruni

Grupi F

Italia-Paraguai

Zelanda e Re-Sllovakia

1. Italia

2. Paraguai

3. Zelanda e Re

4. Sllovakia

Grupi G

Brazili-Koreja e Veriut

Bregu i Fildishtė-Portugalia

1. Brazili

2. Korea e Veriut

3. Bregu i Fildishtė

4. Portugalia

Grupi H

Spanja-Zvicra

Hondurasi-Kili

1. Spanja

2. Zvicra

3. Hondurasi

4. Kili



Gazeta, Bota Sot
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi