♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hetime ne Spanje pėr rreth 300 futbolliste

Shko poshtė

Hetime ne Spanje pėr rreth 300 futbolliste Empty Hetime ne Spanje pėr rreth 300 futbolliste

Mesazh nga Barbi Sat Dec 05, 2009 1:08 am

Hetime ne Spanje pėr rreth 300 futbolliste


Nė Gjermani do tė shikojmė presidentin DFB Theo Cvanciger dhe kritikėt e mėdhenj pėr pezullimin e lotarive sportive, nė Spanjė zgjerohet skandali i basteve dhe manipulimit tė rezultateve nė njė shkallė mė tė madhe sesa ishte parashikuar. Sipas informacioneve tė gazetės sportive “Marca”, nė vendin e kampionėve tė Europės janė rreth 300 futbollistė qė do tė merren nė hetim. Skandali ka “madhėsitė e njė cunami”. Sulme tė rėnda ndaj Federatės Spanjolle tė Futbollit (RFEF) vijnė nga “El Pais”: “Federata nuk ndihmon pėr hedhjen dritė mbi ēėshtjen. Njė gjė e tillė e zmadhon edhe mė shumė skandalin”. Sipas hetimeve tė RFEF tė prokurorisė spanjolle janė dy klube tė ligės sė dytė, Rajo Valekano dhe Las Palmas dhe 7 futbollistė profesionistė tė pėrfshirė nė kėtė ēėshtje. Flitet pėr 6 lojtarė tė ligės sė dytė dhe tė tretė dhe njė tė ligės sė parė si portieri i Real Saragozės, Havier Lopez Vallejo. Megjithatė, portieri ka dalė nė mbrojtje tė pafajėsisė sė tij: “Unė nuk kam tė bėj aspak me kėtė ēėshtje”. Ndėrkohė qė ėshtė ndezur sė tepėrmi debati nė lidhje me liberalizimin e pjesshėm tė tregut tė basteve nga ana e Federatės Gjermane tė Futbollit (DFB) dhe lotarive sportive. Shefi i DFB-sė, Cvanciger, ka lėshuar personalisht kritika tė ashpra ndaj shefit tė bordit drejtues tė lotarisė gjermane nė Berlin, Hansjėrg Hėltkemajer. Hėltkemajer akuzoi Cvancigerin dhe klubet e Bundesligės pėr bashkėpunimin nė liberalizimin e basteve sportive dhe “solidarizimin” maksimal me kėtė fakt. “Njė gjė e tillė mė ēudit, se si drejtuesit e sportit solidarizohen maksimalisht dhe Cvanciger ėshtė shumė i kėnaqur pėr njė hap tė tillė sipas tij nė tė mirė tė sportit”, thotė Hėltkemajer pėr gazetėn “Die Velt”. DFB hedh poshtė akuzat. Ironikisht duke akuzuar njė federatė, e cila nė javėt dhe muajt e kaluar ėshtė angazhuar pėr njohjen e filantropisė sė madhe shoqėrore, kėto akuza mė duken tė gabuara dhe qesharake”, thotė zėdhėnėsi i DFB-sė, Stephan Brause. Hėltkemajer e konsideron afėrsinė mes klubeve tė Bundesligės dhe shoqėritė private tė basteve si sponsorė, qė e ka bėrė mė tė rrezikshme tregun e basteve: “Kur portat u hapėn pėr herė tė parė, nuk kishte asnjė lloj konkurrence bastesh nė themel. Mė vonė, me lejimin e tė gjithėve, tregu u pėrmbyt dhe kontrolli i shtetit ėshtė shumė i pamundur”. DBF e shikon ndryshe kėtė fakt: “Edhe lotaria kryesore gjermane nė Berlin njoftoi se situata aktuale nuk ėshtė e kėnaqshme”, thotė Brause. Pyetjes, se cila ėshtė rruga e duhur e basteve sportive nė Gjermani, opinioni i tij ėshtė i ndryshėm. Por duhet tė jetė qėllimi i tė gjithė pjesėmarrėsve, pėr tė ndaluar manipulimin e tregut tė basteve nė Gjermani dhe pėr tė rritur besimin nė to.
Oddset ėshtė e vetmja kompani bastesh ligjore nė Gjermani. Landet gjermane kanė monopolin shtetėror deri nė 2011, ligjshmėria e tė cilit ėshtė duke u shqyrtuar nga Gjykata Administrative e Baden-Vyrtemberg. Prandaj do tė zhvillohet njė hetim i gjerw europian (EuGH) nė Luksemburg mė 8 dhjetor. Nė tė kundėrt me shoqėritė e basteve shtetėrore, shoqėritė private pranojnė baste edhe nė lidhje me ligėn e dytė apo edhe mė poshtė. Kjo e bėn edhe mė tė mundshėm manipulimin e ndeshjeve tė veēanta. Ndėrkohė qė konfirmohet se edhe nė Greqi priten tė hapen hetime nė lidhje me ndeshjet e trukuara. Lajmi u bė i ditur nga sekretari i pėrgjithshėm i Sportit, Panos Bitsaxsis, tė mėrkurėn, i cili paraqiti njė raport paraprak nė lidhje me kėtė ēėshtje, qė do tė duhet tė pėrfundojė nė duart e prokurorisė greke. Nė kėtė raport dyshohet pėr trukimin e 13 ndeshjeve tė ligės sė dytė greke dhe dy ndeshje tė Kupės sė Greqisė, ku mendohet se janė pėrfshirė 12 skuadra. Megjithatė, informacioni aktual nuk ėshtė i mjaftueshėm pėr tė ngritur njė padi. Por Bitsaxsit nuk pranoi tė bėjė tė ditur emrat e klubeve.


Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi