♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndėrtesa e sigurt nga tėrmetet mė e madhe nė botė

2 posters

Shko poshtė

Ndėrtesa e sigurt nga tėrmetet mė e madhe nė botė Empty Ndėrtesa e sigurt nga tėrmetet mė e madhe nė botė

Mesazh nga Barbi Fri Dec 04, 2009 3:09 pm

Terminali i mbrojtur nga termetet

Ndėrtesa mė e madhe nė botė e izoluar sizmikisht, terminali i ri ndėrkombėtar i Aeroportit Sabiha Gökēen tė Stambollit, tashmė ka pėrfunduar dhe ėshtė i hapur pėr biznes.
I shtrirė nė mė shumė se 185 mijė metra katrorė, terminali nuk qėndron direkt mbi tokė, por mė saktė nė mė shumė se 300 izolatorė, gjė qė sjell mundėsinė e lėvizjes krah pėr krah gjatė njė tėrmeti. E gjithė ndėrtesa lėviz si njė njėsi e vetme, gjė qė ndalon dėmtimin nga veprimi i forcave tė pabarabarta nė strukturė.
“Ajo ēfarė bėn njė sistem izolimi ėshtė se ai i mundėson ndėrtesės lėvizjen gjatė zhvendosjeve tė mėdha nė njėzėshmėri, dhe duke bėrė kėtė, pėrthithet energjia e tėrmetit”, tha Atila Zekioglu, inxhinieri i firmės Arup, e cila projektoi ndėrtesėn.
Tėrmetet i pėrshpejtojnė ndėrtesat anash, duke i lėkundur ato para dhe mbrapa. Izolatorėt (shikoni foton poshtė) ngadalėsojnė lėvizjen e ndėrtesės. Nė rastin e terminalit tė ri, ndėrtesės do i duhet t’i rezistojė njė tė pestės sė pėrshpejtimit qė do t’i duhej pa mbrojtjen nga tėrmeti.
Pėr fat tė mirė, skicimi i strukturave tė njė rendimenti tė tillė ėshtė bėrė i lirė dhe i lehtė. Njehsimet e rritura mundėsojnė simulime mė tė mira se si ndėrtesat do tė reagojnė kur i godet njė tėrmet.
Zekioglu dhe skuadra e tij e skicuan ndėrtesėn e tyre pėrmes 14 simulimeve tė ndryshme tė tėrmeteve.
“Ajo ēfarė ne kemi bėrė gjatė viteve tė shkuara ėshtė se ekzistojnė shumė teste nė mbarė botėn si tavolinat lėkundėse, laboratorėt testues, dhe ajo ēfarė ne bėjmė ėshtė tė marrim kėto tė dhėna… dhe tė testojmė aftėsinė e programit tonė kompjuterik tė simulimit sizmik”, tha ai.
Ky program, i quajtur Dyna, ėshtė zhvilluar sė pari nė Laboratorin Kombėtar tė Lawrence Livermore nė 1970. Ai mund tė pėrdoret pėr tė modeluar atė ēfarė do t’u ndodhė materialeve nėn tė gjitha kushtet e mundshme, nga pėrplasjet e makinave te tėrmetet dhe te shpėrthimet me bombė.
Programi kompjuterik ka lejuar inxhinierėt si Zekioglu tė shkojnė pėrtej plotėsimit thjesht tė kėnaqėsisė dhe objektivave tė pronarėve tė strukturės. Ju nuk doni njė aeroport (ose njė spital) tė qėndrojė ende mė kėmbė pas njė tėrmeti, ju doni qė ai tė jetė funksional.
Terminali i ri ėshtė projektuar t’i rezistojė njė tėrmeti prej 8.0 ballėsh.
Ndėrtesa e sigurt nga tėrmetet mė e madhe nė botė Terminali-i-mbrojtur-nga-termetet
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ndėrtesa e sigurt nga tėrmetet mė e madhe nė botė Empty Re: Ndėrtesa e sigurt nga tėrmetet mė e madhe nė botė

Mesazh nga dajti i modh Fri Dec 04, 2009 9:57 pm

mire e paskan bo po ate tunelin tone pse ju rrezua firmen TURKE.. Ndėrtesa e sigurt nga tėrmetet mė e madhe nė botė 913920
dajti i modh
dajti i modh
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 01/07/1977
Numri i postimeve Numri i postimeve : 19595
Vendndodhja Vendndodhja : tiron new jork tiron
Hobi Hobi : qyfyre dhe gallate sa ta shtyjme edhe kete nate
Humor Humor : te shtyjme edhe keto 100 vjet qe na kan ngel
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/04/2009
Falenderimet Falenderimet : 142

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi