♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

8 Djetori e duam Shqiperine si Europen.

Shko poshtė

8 Djetori e duam Shqiperine si Europen. Empty 8 Djetori e duam Shqiperine si Europen.

Mesazh nga Barbi Thu Dec 03, 2009 10:54 pm

Rėnia e Murit tė Berlinit dhe ideali evropian i 8 dhjetorit



Dita e Rinisė, 8 dhjetori i vitit '90, konsiderohet nga tė gjithė shqiptarėt si dita e lirisė, ku studentėt dhe intelektualėt rrėzuan Murin komunist, tė fundmin qė mbante tė ndarė Evropėn Lindore dhe atė Perėndimore.

Regjimi i konsideroi protestat e atėhershme si "anti-miting", ndėrsa protestuesit morėn epitete nga mė tė ndryshmet. Mė 8 dhjetor 2009, nė Sheshin "Skėnderbej" do tė festohet me madhėshti "rėnia e Murit tė Berlinit" nė Tiranė. Ajo do tė jetė njė festė, pėr tė pėrkujtuar jo vetėm 20-vjetorin e rrėzimit tė Murit tė Berlinit, por dhe tė 19-vjetorit tė krijimit tė pluralizmit nė Shqipėri.

Nė njė rikthim nė kohė, nė vitet '90, "Murin e Berlinit" nė Tiranė e rrėzuan mijėra tė rinj qė arritėn tė kalonin pėrmes hekurave tė ambasadave, ndėrsa nė memorien e kombit mbetet i paharruar mitingu i organizuar, pėr tė dėnuar heronjtė e vėrtetė tė asaj lėvizjeje pluraliste.

Mė datė 8 dhjetor tė vitit '90, studentėt e Universitetit tė Tiranės organizuan demonstratėn mė tė fuqishme, qė do tė sillte shembjen pėrfundimtare tė "Murit tė hekurt tė Tiranės". Por ndėrkohė, nė ato muaj lėvizjeje dhe shpėtimi prej totalitarizmit, nė disa sheshe tė vendit tė rinjtė u etiketuan nga kasta nė fuqi si "tradhtarė".

Nė vitet '90 ata morėn kėtė epitet, ndėrsa protestat e tyre "anti-miting". "Ndėrsa pėrsėri sot opozita festėn e parashikuar mė 8 dhjetor e cilėson "si antimiting", - ėshtė shprehur Kryeministri Berisha, pėrgjatė njė deklarate pėr shtyp tė datės 23 nėntor 2009.

Kryeministri shqiptar ka vijuar mė tej se, "8 dhjetori 2009, do tė jetė festa e shembjes sė Murit tė Berlinit nė Tiranė. Ajo do tė jetė njė festė e madhe, njė festė nė tė cilėn do tė marrė pjesė e gjithė Shqipėria", tha Berisha, ndėrsa ka shtuar se kjo datė "do tė jetė njė festė pėr Evropėn, pėr aspiratėn tonė evropiane, e cila mori nė 16 nėntor tė kėtij viti, thirrjen e tė gjitha vendeve anėtare tė BE. Vendimi i 16 nėntorit ėshtė vendimi i procesit tė anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė BE. Pra, nė qoftė se dje, para kėtij vendimi, ēėshtjet dhe marrėdhėniet kontraktuare kanė qenė nė kuadrin e asociimit, tashmė kemi tė bėjmė me procesin e anėtarėsimit".

Ndryshe nga njė vit mė parė, festa qė do tė organizohet nė kuadėr tė kėsaj dite, e cila ėshtė njėherazi dita e Rinisė, ėshtė festa e parė qė i gjen shqiptarėt dhe Shqipėrinė me idealin euroatlantik tė realizuar.

Sipas Kryeministrit shqiptar, "pasi shembėm Murin e Berlinit, historia na dha mundėsi qė tė shndėrrojmė nė realitet kėtė ėndėrr tė madhe. Kjo ndodhi pėr faktin e thjeshtė se ne besonim realisht tek kjo ėndėrr dhe ne e realizuam atė. Kėshtu qė ky 8 dhjetor, idealin evropian, idealin euroatlantik, e gjen mė tė fuqishėm se kurrė nė Shqipėri".

- Heshtja e Murit tė Berlinit dhe vrasja e Ēausheskut-

Rėnia e "Murit tė Berlinit" u mbajt e fshehur nga propaganda e regjimit komunist tė kohės, ndėrsa shqiptarėt e mėsuan ngjarjen e madhe pėrmes televizioneve italiane apo radiove tė huaja qė i dėgjonin fshehurazi. Por mė shumė se, "Muri i Berlinit", nė Shqipėri pati jehonė, ekzekutimi i liderit komunist rumun, Nikolaie Ēaushesku.

Ndikimi i kėtyre ngjarjeve nė politikėn shqiptare tė kohės, do tė kulmonte rreth njė vit mė vonė, kur nė dhjetor tė vitit 1990 nėn presionin e popullit, regjimi u detyrua pas 45 vitesh, tė lejonte pluralizmin politik.

Nė Shqipėri tė shumtė janė ata qė e mbajnė mend 9 nėntorin e vitit '89, ditėn kur berlinezėt dhe mijėra gjermanė, shembėn Murin qė prej gati 3 dekadash e ndante qytetin nė dy pjesė, por edhe jetėt e tyre tė kufizuara.

Tė nesėrmen, gazeta e Partisė sė Punės "Zėri i Popullit", nė 2 prej 4 faqeve tė saj njoftonte pritjet dhe darkat qė jepeshin nė Tiranė pėr nder tė ministrit tė Jashtėm tė Kubės nė njė vizitė zyrtare 1-javore nė Shqipėri. Gjatė asaj jave nė faqet e saj shkruhej gjithė protokolli dhe frazat klishe propagandistike pėr vizitorin kuban, por asnjė rresht pėr "Murin e Berlinit".

Pjesa tjetėr e gazetave si "Zėri i rinisė", "Bashkimi" apo "Drita", asokohe filluan disa pėrpjekje emancipuese tė lidhura mė shumė me kulturėn, por edhe ato tė shkruara nė mėnyrė vetėcensuruese.

Pėr pjesėn mė konservatore tė Partisė sė Punės kjo ngjarje ishte njė pėrfundim logjik, ndėrsa elementėt mė tė pėrparuar mendonin se po thyheshin barrierat e mėdha qė kishin ndarė botėn.

Spartak Ngjela, si ish-i burgosur politik ka rikujtuar se, "me rėnien e Murit tė Berlinit nė burgun e Burrelit kishte lindur shpresa edhe pėr shkak tė lėvizjes sė Gorbaēovit. Ne kishim ndjerė tronditjen e Tiranės. Reformat e Moskės dhanė shpresė nė njė vend ultrakomunist si Shqipėria. Nė burg te ne qarkullonte mendimi se ndarja e Gjermanisė dhe ndarja e Shqipėrisė prej Kosovės kanė tė njėjtin fat".

Ndėrsa pėr Shpėtim Ēaushin, i cili ka mbajtur postin e ambasadorit tė Shqipėrisė nė Bon tė Gjermanisė, deri pak javė pėrpara se tė binte Muri i Berlinit ėshtė shprehur pėr BBC-nė se, "nė Tiranė pati njė farė mpirjeje. Udhėzimet qė vinin nga Ministria e Jashtme u bėnė mė tė rralla. Tirana zyrtare nė ato momente pothuaj nuk u ndje. Na sugjerohej tė thoshim se Shqipėria nuk bėn pjesė as nė Lindje dhe as nė Perėndim dhe se duhej trajtuar ndryshe".

Ekzekutimi i Ēausheskut nė mesditėn e 25 dhjetorit 1989, nė puēin ushtarak tė organizuar nga gjeneralėt e ushtrisė rumune, do tė shkaktonte realisht tronditje, nė regjimin totalitar tė Tiranės.

Pėr liderėt komunistė shqiptarė, ekzekutimi i tyre nė murin e garnizonit ushtarak, por edhe pamjet qė u transmetuan nga televizionet nė mbarė botėn, "do tė hiqte jetė paralele", ndėr kuadrot mė tė larta tė Byrosė Politike shqiptare duke menduar pėr njė fund tė shpejtė, po aq tė ngjashėm.

Fundi i pritshėm i jetės sė ēiftit Ēaushesku, nė mė pak se dy muaj nga rėnia e Murit tė Berlinit, rriti shpresat e gjithė shqiptarėve, ndėrsa filluan tė ndiheshin lehtėsirat e masave shtrėnguese. Perėndimi dukej se kishte mundur Lindjen komuniste, duke shėnuar njėherazi edhe fundin e Luftės sė Ftohtė.

Goditjet pėrfundimtare regjimi komunist shqiptar do t'i merrte nė korrikun e vitit '90, kur u rrėzuan apo u kaluan kangjellat e mureve tė ambasadave tė huaja nė Tiranė. Mė tej do tė vijonte largimi i shkrimtarit Ismail Kadare, i cili do tė kėrkonte strehimin politik nė muajin tetor tė po atij viti. "Muri i Tiranės" u shkatėrrua pėrfundimisht nė 8 dhjetorin e vitit 1990.

Protestat e mbarė shqiptarėve u memorizuan nė kalendarin historik shqiptar. Lėvizja anti-komuniste, krijoi profilin e panjohur deri atėherė; atė tė pluralizmit politik pėrballė njė partie "tė hekurt", qė ishte e vendosur me ēdo kusht tė shtypte me gjak ēdo protestė qė zhvillohej kundėr tyre.
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi