♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vendet mė tė famshme pėr turizėm mjekėsor

Shko poshtė

Vendet mė tė famshme pėr turizėm mjekėsor Empty Vendet mė tė famshme pėr turizėm mjekėsor

Mesazh nga MONDI Thu Dec 03, 2009 9:39 pm

Sipas autorit tė librit “Patients Beyond Borders (Pacientė pėrtej
kufijve), Josef Woodman, shumė amerikanė po udhėtojnė drejt Meksikės
pėr tė rregulluar dhėmbėt, shėrbim ky qė nė SHBA shkon mė shumė se 20
mijė dollarė. Ai shprehet se vendosi tė shkonte sė bashku me tė atin
dhe sikur shumė amerikanė tė tjerė, priste tė pėrballej me doktorė tė
pakualifikuar, instrumente mjekėsore tė ndryshkura dhe klinika jo tė
pastra. Por nė fakt nuk ishte aspak ashtu, prėshkruan ai. “Nė shumė
vende, cilėsia e kujdesit shėndetėsor ishte fantastike dhe babai im
kurseu 13 mijė dollarė duke pėrfshirė edhe shpenzimet pėr udhėtimin dhe
qėndrimin nė hotel”, thotė ai.
Amerikanėt mund tė kursejnė deri nė 75 pėrqind nėse i kryejnė shėrbimet
dentare nė fqinjin e yre jugor. Sigurisht, jo kushdo mendon se tė
udhėtosh nė vende tė largėta pėr tė marrė shėrbim mjekėsor ėshtė njė
ide e mirė. Sipas doktorit amerikan Allen Lechtman “asnjė prej kėtyre
procedurave nuk ėshtė aq e thjeshtė sa mendojnė njerėzit. Nė ēdo kohė,
kushdo qė bėn operacion, apo qoftė edhe procedura mė e thjeshtė
dentare, mund tė pėsojė komplikacione. Dhe ēfarė ndodh nėse dikush
kthehet nė vendin e tij dhe pėrballet me komplikacione, pasi ka kryer
njė ndėrhyrje nė njė vend ēfarėdo tė globit?” Natyrisht qė turizmi
mjekėsor ka rreziqet e tij. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė turistėt
mjekėsorė tė dinė se nė ēfarė disiplinash mjekėsore janė tė
specializuar vendet drejt tė cilave nisen. Brazili, pėr shembull, ėshtė
i specializuar pėr ndėrhyrje kozmetika, Meksika ėshtė e njohur pėr
shėrbimet dentare dhe sidomos pėr zbardhjen e dhėmbėve. Dhe ndėrkohė qė
disa vende si India, kanė njė histori tė gjatė tė trajnimit mjekėsor tė
vendasve tė tyre jashtė shtetit, vende tė tjera si Tajlanda,
Singaporit, Koreja e Jugut dhe Tajvani e kanė vėnė nė krye tė
prioriteteve prej vitesh, sistemin e tyre shėndetėsor.

Singapor

Singapori
ka shumė spitale impresionuese dhe shumė doktorė tė trajnuar mė sė
miri, shoqėruar me staf mjekėsor qė ėshtė nė gjendje t’i ofrojė
shėrbime mjekėsore popullatės prej 4.5 milionė banorėsh. Pikėrisht pėr
kėto arsye, ky ishull i vogėl mirėpret mė shumė se 200 mijė njerėz tė
sėmurė nga ēdo vit, tė cilėt mbėrrijnė nga e gjithė bota. Ēmimet janė
nė mėnyrė tė veēantė tė arsyeshme. Mbajtėsit e ritmit apo stimuluesit
kardiakė instalohen vetėm pėr 550 dollarė.

Meksikė

Shumė
doktorė nė Meksikė janė specializuar nė procedura qė s’mbulohen nga
shėrbimet shėndetėsore nė SHBA, siē janė disa lloj operacionesh
kozmetike, pėr humbje peshe, shėrbime dentare etj. Amerikanėt sidoqoftė
mund tė kursejnė 50-70 pėrqind nė shėrbimet dentare nė Meksikė.
Specialistėt shprehen se sistemi shėndetėsor nė Meksikė nuk ka ndonjė
cilėsi tė admirueshme por pėr shkak tė ēmimeve nė kufijtė me SHBA-nė
janė vendosur shumė qendra shėndetėsore dhe ekonomia mjekėsore ėshtė
rritur nga vizitat ndėrkombėtare.

Kosta Rika

Specialistėt
vlerėsojnė se 14 pėrqind e turizmit ndėrkombėtar tė Kosta Rikės ka
natyrė mjekėsore. Pjea mė e madhe e kėtyre shėrbimeve ofrohet nė
klinika private nė San Joze dhe nė periferinė e “amerikanizuar”,
Eskazu. Edhe pse shumė turistė vijnė pėr shėrbimet kozmetike dhe
dentare, Kosta Rika dallon pėr qendrat mjekėsore tė pajisura me tė
gjitha aparaturat mė tė mira dhe luksoze. Me stafe tė mėdha dhe
atmosferė festival, kėto qendra mjekėsore tė tipit tė hoteleve
shėrbejnė pėr tė tėrhequr pacientė.

Ēeki

Mė parė,
sistemi shėndetėsor nė atė qė dikur quhej Ēekosllovaki mund tė
cilėsohej pa frikė si i parregullt. Por sot, kryeqyteti i Ēekisė ėshtė
gjithnjė e mė shumė nė rritje si destinacion pėr turistėt mjekėsorė.
Prej shumė vitesh turistėt anglishtfolės udhėtojnė nga Britania e Madhe
dhe SHBA drejt klinikave ceke. Ato janė mė tė interesuar pėr ndėrhyrjet
kirurgjikale plastike dhe injeksionet kozmetike, siē ėshtė Botox. Ēekia
gjithashtu po formon reputacion tė admirueshėm pėr heqjen e
tatuazheve.

Brazil

“Femrat braziliane kanė trupat mė
tė bukur tė botės”, shprehet Michael Boeckle, pronar i kompanisė
kozmetike tė udhėtimit “CosmeticVacations. com”. “Shumica e kėtyre
femrave i kanė nga natyrat trupat e tillė, por nėse ndonjė prej tyre ka
nevojė pėr ndihmė hyn nė lojė kirurgjia plastike”. Brazili i merr shumė
seriozisht procedurat mjekėsore kozmetike. Njė kirurg plastike duhet tė
kryejė pesė vite praktikė pėrpara se tė marrė certifikatėn, ndėrsa nė
SHBA njė kirurg mjafton tė bėjė 36 muaj kirurgji tė pėrgjithshme.

Hungari

Prej
kohėsh destinacion i preferuar i gjermanėve dhe austriakėve pėr
shėrbimet dentare, Hungaria po fiton terren dhe ndėr vendet e tjera.
Nėse pėr njė ndėrhyrje kirurgjikale nė rastin e kancerit tė gojės, nė
njė prej kėtyre vendeve duhen 30 mijė dollarė, nė Hungari mund tė
mbarosh pune me gjashtė mijė dollarė. Njė qytet qė ėshtė nė kufi me
Austrinė po kthehet nė njė destinacion tė lakmuar pėr turistėt mjekėsor
dhe ka filluar tė njihet si “qyteti dentist” pėr shkak tė gjithė kėtyre
vizitave. Pėr klientėt qė kanė komplikacione pas trajtimeve, dentistėt
ofrojnė shėrbim falas pėr rregullimin e problemit.

Malajzi

Si
njė koloni angleze deri nė vitin 1957, infrastruktura e Malajzisė ėshtė
e shkėlqyer dhe gjuha angleze ėshtė mjaft e pėrhapur. Ēmimet janė 30-50
pėrqind mė tė lira se nė Singapor. Ndėrhyrjet e kockave tė legenit mund
tė arrijnė deri nė 6800 dollarė. Pėr operacione serioze kėshillohet qė
turistėt mjekėsore tė interesohen mė shumė dhe tė marrin opinione nė
masė tė gjerė. Gjithashtu, tė kėshillueshme janė konsultat e
pėrsėritura dhe testet e kryera mė shumė se njė herė.

Afrika e Jugut

Afrika
e Jugut mund tė duket shumė larg, pėr tė marrė rrugėn deri atje pėr njė
doktor, por pėr shumė pacientė kjo ėshtė dhe arsyeja pse zgjedhin kėtė
destinacion. Pėr ata qė duan trajtime kozmetike ose pėr varėsinė nga
alkoli ose droga dhe nuk duan qė ta dijė njeri, ky vend ėshtė mė se i
pėrshtatshėm. Ēmimet nuk janė mė tė ulėtat nė botė, por ky vend tėrheq
mė shumė njerėzit e famshėm qė duan tė kurohen nė kushte private ndaj
ēmimi pėrfshin dhe kėto lehtėsi. Dhe ajo ēfarė ėshtė shumė e
rėndėsishme, ėshtė se shumė prej kėtyre shėrbimeve pėrfshijnė dhe
ekspedita gjuetie.

Tailandė

Pėr shumė vite, Tajlanda
ka qenė e njohur si destinacioni, ku mbėrrije si “ai” dhe largoheshe si
“ajo”. Kur ekonomitė aziatike u dobėsuan pėrpara dhjetė vitesh,
komuniteti mjekėsor tajlandez pėrfitoi nga valuta e tyre e lirė dhe
pėrmirėsoi infrastrukturėn mjekėsoe pėr tė tėrhequr vizitorėt
ndėrkombėtarė, mė sė shumti nė fushėn neurlogjisė, sėmundjeve
kardiovaskulare, ortopedi dhe okulistikė. Qershia mbi tortė ėshtė
spitali “Bumrungrad”, i cili pėrbėhet nga 900 mjekė dhe dentistė.

Indi

Turizmi
mjekėsor ėshtė shpikur nė Indi, thonė ekspertėt. Ka filluar para dhjetė
vitesh kur radha e njerėzve nė Britani pėr ndėrhyrje kardiovaskulare
dhe osteografi ishte aq e gjatė, saqė njerėzit vdisnin pėrpara se tė
arrinin nė tavolinėn e operacionit. Sot, India tėrheq mė shumė se 150
mijė pacientė ndėrkombėtare nė vit. Ky volum i lartė pacientėsh ka
avantazhet e tij. Ndėrkohė qė njė kirurg amerikan s’ka pasur mundėsinė
pėr tė kryer shumė operacione njė kirurg indian ka kryer 550 tė tillė
dhe shkalla e suksesit ėshtė 95 pėrqind.

Blendina Cara : Gazeta TiranaObserver
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi