♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Leo Mesi nė "ēatinė" e Europės

2 posters

Shko poshtė

Leo Mesi nė "ēatinė" e Europės Empty Leo Mesi nė "ēatinė" e Europės

Mesazh nga Barbi Wed Dec 02, 2009 8:38 pm

Argjentinasi fiton "Topin e Artė" 2009. I dyti Kristiano Ronaldo, i treti Ksavi

Lionel Mesi ka fituar "Topin e Artė" 2009. Lajmi ėshtė bėrė i ditur gjatė natės nga "France Football", e cila ka krijuar ēmimin nė 1956. Talenti argjentinas ka bėrė dje tė vetin zyrtarisht trofeun, i cili vlerėson lojtarin mė tė mirė nė aktivitet nė Europė, duke fituar 473 pikė nga 480 tė mundshmet. Me kėtė kuotė pikėsh, Mesi ka lėnė shumė prapa nė vendin e dytė portugezin Kristiano Ronaldo (Real Madrid), fituesin 2008, i cili ka grumbulluar vetėm 233 pikė nga juria e "France Football". Pas Mesit dhe Ronaldo janė votuar Ksavi (170) e Iniesta (149 pikė). Nė klasifikimin e 30 kandidatėve (vetėm Benzema nuk ka marrė asnjė votė), nuk ka futbollistė italianė. Spanja bėhet padrone e ēmimit me 6 lojtarė (me shtetėsi spanjolle ose militues nė La Liga) nė 10 tė parėt dhe 13 nė total. Mirė edhe Anglia. Mes klubeve dominon Barcelona (me 6 prezenca). Real Madridi ka katėr, Interi, Manēester Junajtid e Ēelsi nga tre. "Ėshtė njė nder i madh pėr mua tė marr kėtė ēmim. Emocionet janė tė shumta dhe shumė tė bukura". Kėto kanė qenė fjalėt e Lionel Mesit nė "France Football". Dhe tė mendosh se thoshin qė ishte shumė i shkurtėr pėr tė luajtur futboll. Shumė i dobėt pėr t‘u pėrballur me kundėrshtarėt nė njė futboll gjithnjė edhe mė muskuloz. Karriera e Mesit ka ecur gjithnjė nė ngjitje, por ajo mund tė kishte pėrfunduar nė moshėn 11-vjeēare, kur diagnostikohet me njė deficit tė hormoneve tė rritjes, qė mund tė komprometonte zhvillimin fizik. I lindur nė Rosario, nė Argjentinė mė 24 qershor 1987, ra nė sy qė i vogėl. Kampioni i Barcelonės, i cili do tė marrė ēmimin mė 6 dhjetor nė Paris, ėshtė argjentinasi i parė qė merr kėtė trofe qė nga 1995-a, vit nė tė cilin u bė e mundur zgjedhja e lojtarėve jo europianė, por qė militojnė nė klubet e kontinentit tė vjetėr. Mesi ishte favoriti i madh pėr kėtė edicion tė ēmimit pas njė viti tė mrekullueshėm me Barcelonėn e tij. Argjentinasi shėnoi 9 gola nė 12 ndeshje tė Champions, duke realizuar golin deciziv tė fitores 2-0 nė finalen ndaj Manēester Junajtid. Nė La Liga 23 gola, ndėrsa nė total nė tė gjitha kompeticionet plot 38. "Pulce" (Pleshti), edhe pse ishte mes favoritėve, ka mbetur i befasuar qė ka fituar. "Ndershmėrisht e dija qė isha mes favoritėve, sepse Barcelona ka pasur suksese tė shumta, por nuk mendoja se do tė fitoja, mbi tė gjitha me njė avantazh kaq tė madh (240 pikė nga Kristiano Ronaldo) i dyti nė klasifikim. ‘Topi i Artė‘ ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr mua. Tė gjithė ata qė e kanė fituar, kanė qenė lojtarė tė mėdhenj. Dhe disa prej tė mėdhenjve nuk e kanė fituar kurrė". Numri 10 i Barcelonės ia dedikon trofeun "familjes sime. Janė ata qė mė janė gjendur gjithmonė kur kam pasur nevojė. Ishin pranė meje dhe ndieja emocione ndonjėherė edhe mė tė forta se tė miat". "Frika, qė Argjentina nuk do tė kualifikohej? Jo, jo tamam. Kisha mjaft besim, edhe pas vėshtirėsive qė na u desh tė pėrballojmė". Pjesa e vėshtirė fillon tani pėr Mesin. "Sigurisht. Nuk do tė jetė e lehtė tė rikonfirmoj gjėrat e mira tė jetuara kėtė vit. Shpresoj qė edhe viti tjetėr tė jetė si ky. Por fitorja e ‘Topit tė Artė‘ dy vite radhazi, nuk ėshtė e lehtė...".

p.s. Per ata qe nuk e dijne, Messi nuk fitoi vetem Topin e Arte por edhe titullin si me i miri i historise se france footboll sepse deri me sot askush nuk ka len konkurentet prapa me plot 240 pike (fiks gjysma e pikeve te plota)

Leo Mesi nė "ēatinė" e Europės 00messiiiii2ff
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Leo Mesi nė "ēatinė" e Europės Empty Re: Leo Mesi nė "ēatinė" e Europės

Mesazh nga Maks Wed Dec 02, 2009 8:49 pm

MAGJIA E FUTBOLLIT BASHKEKOHOR

Maks
Anetare i/e Perjashtuar
Anetare i/e Perjashtuar

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 18309
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 23/03/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi