♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kremi pudėr: Si tė zgjedhim nuancėn e duhur

2 posters

Shko poshtė

Kremi pudėr: Si tė zgjedhim nuancėn e duhur Empty Kremi pudėr: Si tė zgjedhim nuancėn e duhur

Mesazh nga Barbi Wed Dec 02, 2009 8:33 pm

Kremi pudėr: Si tė zgjedhim nuancėn e duhur



Lėkura jonė nė pėrgjithėsi pėrfaqėson edhe atė qė jemi realisht. Kremi pudėr konsiderohet si aleati kryesor i bukurisė sė femrave, pasi falė tij mund tė mbulohen defekte tė vogla tė fytyrės, rrudha tė lehta, poret e zgjeruara apo njolla tė vogla, ndaj ėshtė shumė e rėndėsishme zgjedhja e tonalitetit tė duhur, i pėrafėrt me atė tė lėkurės.

Kėshilla pėr tė mbuluar defektet e vogla


Aplikimi i pudrės sė fytyrės ėshtė baza e njė make up-i tė bukur dhe perfekt. Nėse do tė shohim lėkurėn do tė vėrejmė nuancat e ndryshme qė dallojnė nga njėri te tjetri. Kjo ėshtė edhe arsyeja se pse nuanca e pudrės sė fytyrės duhet tė jetė e ndryshme.

Ndaj kėshilla themeltare pėr zgjedhjen e pudrės qė i pėrshtatet fytyrės suaj, dhe qė gjithnjė do t’ju lejojė tė jeni perfekte dhe me njė make up tė bukur, ėshtė tė zgjidhni njė pudėr me njė nuancė tė ngjashme me atė tė lėkurės suaj.

Nė kėtė rast duhet tė keni parasysh se lėkura gjithnjė tenton tė ketė njė ngjyrė qė anon ose nga e verdha ose e kuqja. Kėto janė dy nuancat bazė tė pigmentit tė lėkurės.

Duhet tė tregoni kujdes tė veēantė nė zgjedhjen e tonit tė duhur, dhe pėr kėtė duhet tė vėreni me kujdes nuancėn qė ka lėkura juaj nė pjesės e nofullės, afėr qafės. Kėshtu do tė dalloni nuancėn reale tė lėkurės suaj, nė mėnyrė qė tė zgjidhni edhe tonin qė ju pėrshtatet mė shumė.

Ndaj, zgjidhni njė pudėr me ngjyrė identike apo shumė tė pėrafėrt me atė tė lėkurės suaj, nėse nuk doni tė dukeni sikur keni vėnė njė maskė nė fytyrėn tuaj. Toni i pėrshtatshėm gjithnjė duket shumė natyral dhe perfekt. Por krahas ngjashmėrisė sė saj me lėkurėn tonė, nuk duhet tė hiqni dorė edhe nga tendencat e tonaliteteve.

Pėr kėtė sezon mė shumė nė modė ėshtė tonaliteti i ‘shkėlqyeshėm’, me mikropigmente qė reflektojnė dritėn ose ato qė kanė njė ton mat. Por gjithsesi, pavarėsisht modės dhe tendencave tė reja, nuk duhet tė harroni asnjėherė tė pėrdorni njė nuancė tė pėrafėrt me atė tė lėkurės suaj.

Ndėrkohė qė nuancat e saj mund tė ndryshojnė edhe nė varėsi tė rastit dhe ditės. Kėshtu make up-i juaj duhet tė ndryshojnė gjatė ditės dhe rasteve speciale, festave, mbrėmjeve, etj. Njė kėshillė ėshtė qė gjatė ditės tė pėrdorni njė pudėr tė shkėlqyeshme dhe nė mbrėmje njė tonalitet mat, ose e kundėrta, pasi, kjo ėshtė nė varėsi edhe tė preferencave tuaja.

Pudra sipas llojit tė lėkurės


Lėkura jonė nė pėrgjithėsi pėrfaqėson edhe atė qė jemi realisht. Njė jetė e ushqyeshme dhe kujdesi nė higjienėn e saj ndikojnė pozitivisht nė lėkurė. Duhet tė tregoni kujdes gjatė pastrimit tė thellė tė saj ēdo mėngjes dhe mbrėmje, para lyerjes.

Pėr tė dalluar llojin e pudrės qė duhet tė pėrdorni duhet tė vėreni gjendjen e lėkurės suaj nė mėngjes, sapo jeni zgjuar. Nė pėrgjithėsi, nėse keni njė lėkurė normale, mund tė pėrdorni ēdo lloj pudre, pasi kjo lloj lėkure ėshtė e ngjyrosur, kompakte dhe kurrė nuk ėshtė e yndyrshme.

Nėse lėkura juaj ėshtė e yndyrshme, atėherė kėshillohet tė pėrdorni dy pudra tė ndryshme, njė pluhur pėr zonat e yndyrshme dhe njė pudėr krem pėr zonat e tjera tė lėkurės. Kombinimi i tyre sjell edhe njė rezultat tė mirė dhe mė rezistent.

Ndėrkohė qė pėr lėkurėn e thatė kėshillohet qė, fillimisht tė hidratohet lėkura dhe tė zgjidhni njė pudėr me bazė uji, qė ndihmojnė lėkurėn tė jetė e mbrojtur dhe e butė.

Nė rast se keni njė lėkurė me akne, duhet tė pėrdorni produkte qė nuk e acarojnė lėkurėn.

Duhet tė tregoni kujdes me zgjedhjen e pudrės, pasi kjo lėkurė mund tė jetė ose e yndyrshme ose e thatė. Nė njė rast tė tillė idealja ėshtė pėrdorimi i njė korrektori pėr tė mbuluar defekte tė vogla dhe mė pas aplikimi i pudrės.

Kėshilla pėr aplikimin e duhur


Dhe, ndėrsa keni zgjedhur nuancėn dhe llojin e pudrės qė i pėrshtatet mė sė miri lėkurės suaj, njė hap shumė i rėndėsishėm ėshtė edhe aplikimi i tij. Njė nga pyetjet qė nė kėtė rast bėhen mė shpesh, ėshtė se a mund tė pėrdoret pudra ēdo ditė apo vetėm me raste tė veēanta.

Realisht, nuk ekziston asnjė rregull. Gjithēka varet nė dėshirėn tuaj pėr ta pėrdorur atė, nga rezultati qė doni tė keni me make up-in tuaj, nga vendi ku jetoni dhe punoni. Me njė fjalė, jeni tė lirė pėr tė vepruar.

Nė fakt, kremi pudėr, pėrveēse njė mbulues i mirė i defekteve ėshtė edhe njė mbrojtės i mirė i lėkurės nga faktorė atmosferikė si smogu apo ndryshimet e temperaturės, ndaj edhe njė rregull i mirė qė bazohet nė kėtė ėshtė pėrdorimi i tij i pėrditshėm. Nė kėtė rast duhet tė zgjidhni njė nuancė tė ēelur pėr ditėn dhe mė tė thellė pėr mbrėmjet.

Tashmė, nuk ėshtė mė e nevojshme qė krahas kremit pudėr tė pėrdorni edhe pudrėn, vetėm nė rast kur lėkura juaj ėshtė shumė e yndyrshme dhe pudra mund tė ndihmojė nė mbulimin me efektet shkėlqim qė mund tė marrė fytyra kur pėrdorni vetėm kremin pudėr.

Por si ta aplikojmė kremin pudėr me sfungjer apo me gishta?


Nė fakt, ekziston diēka e tretė. Idealja ėshtė tė pėrdorni penelin pėr kremin pudėr. Ėshtė mė i lehtė, mė praktik, shumė mė i mirė gjatė shpėrndarjes sė kremit pudėr dhe nuk bėhesh as pis. Me qime sintetike ai ėshtė i pėrshtatshėm si pėr fytyrėn, ashtu edhe pėr pjesė tė tjera tė trupit. Ėshtė i pėrshtatshėm si nė rast se pudra qė keni zgjedhur ėshtė pluhur, krem apo likuid.

Por gjithsesi, edhe sfungjeri, edhe gishtat janė njė mėnyrė e mirė pėr aplikimin e tij. Por, edhe kjo ėshtė nė dėshirėn tuaj. Kėshilla qė ju japim ėshtė pėrdorni mė mirė penelin. /Telegrafi/>
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kremi pudėr: Si tė zgjedhim nuancėn e duhur Empty Re: Kremi pudėr: Si tė zgjedhim nuancėn e duhur

Mesazh nga Dolche Raggazza Fri Mar 02, 2012 5:23 pm

Un eren po tju degjoj me vjen per te vjelle dhe jo me qe ti vej ne fytyre.
Dolche Raggazza
Dolche Raggazza
Anetare i/e Perjashtuar
Anetare i/e Perjashtuar

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1207
Vendndodhja Vendndodhja : Qyteti i gangsetereve(Burreli)
Hobi Hobi : Te shoh lot,gjak ne syte e rivales.
Humor Humor : sa te vdesin
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 04/02/2012
Falenderimet Falenderimet : 4

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi