♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Britanikėt, ja agjentėt e parė qė hynė nė Shqipėri

Shko poshtė

Britanikėt, ja agjentėt e parė qė hynė nė Shqipėri Empty Britanikėt, ja agjentėt e parė qė hynė nė Shqipėri

Mesazh nga Barbi Mon Nov 30, 2009 7:13 pm

Britanikėt, ja agjentėt e parė qė hynė nė Shqipėri

» Dėrguar mė: 01/10/2009 - 14:27

Auron Tare

Shqipėria e dalė nga Lufta e Parė Botėrore, ishte shumė pak e njohur nė arenėn ndėrkombėtare, megjit-hėse aktiviteti diplomatik i fuqive tė mėdha ndaj Shtetit tė sapokrijuar nga rrėnojat e Perandorisė Otomane ishte mjaft i dendur. Njė sėrė palėsh ndėrluftuese kishin shkelur nė territoret shqiptare duke lėnė pas jo vetėm gjurmėt e tyre, por edhe njė sėrė dokumentesh mbi ēėshtjet luftarake pėr tė cilat ato interesoheshin. Arkivat britanike, njė pjesė tashmė e hapur pėr studiuesit e kėsaj periudhe, na informojnė se shėrbimet sekrete britanike gjatė periudhės sė fillimit tė 1900-ės e deri mė 1920-ėn nuk kishin aktivitet tė rėndėsishėm tė tė njėjtit nivel me shėrbimin diplomatik nė kėtė vend tė vogėl ballkanik, i cili nuk paraqiste asnjė interes tė mjaftueshėm pėr kėto shėrbime. MI6 apo Shėrbimi Sekret anglez e ka zanafillėn e tij nė vitet 1909, kur dy shėrbimet kryesore tė inteligjencės britanike u bashkuan pėr tė krijuar njė Shėrbim mė efikas ndaj ndryshimeve qė po ndodhnin nė politikėn angleze, jo vetėm nė territoret koloniale por edhe nė Europė. Megjithėse arkivat britanike kanė njė sasi shumė tė pakėt dokumentacioni tė kėsaj kohe pėr Shqipėrinė, mund tė thuhet se ky dokumentacion ėshtė mjaft interesant. Nė tė ka mjaft informacione dhe raporte mbi gjendjen politike dhe ekonomike tė saj, si dhe mbi pėrplasjet e vazhdueshme tė fqinjėve pėr tė pėrfituar territore apo influencė mbi politikanėt shqiptarė tė kohės.

Shqipėria larg shėrbimeve

Fillimet e Shtetit Shqiptar pėrveē disa anglezėve ekscentrikė, tė cilėt dėshironin tė njihnin mė afėr jetėn e popullsisė malore, zakonet dhe kulturėn e panjohur deri mė atėherė, nuk kishin ndeshur akoma oficerėt e Shėrbimit Inteligjent anglez apo e njohur ndryshe edhe si SIS. Nga dokumentet arkivore tė shfletuara deri mė tani nuk kemi ndonjė provė tė saktė pėr tė na bėrė tė besojmė se Shėrbimet Inteligjente britanike kishin ndonjė rrjet informacioni tė ngritur deri nė mesin e viteve 1920-tė. Ky fakt tregon qartė se realiteti shqiptar nuk ofronte ndonjė pikėpyetje tė madhe strategjike pėr politikėbėrėsit e Londrės, tė cilėt pas Luftės sė Parė ishin mė shumė tė interesuar pėr tė ndarė territoret e ish-Perandorisė Otomane tė Lindjes sė Mesme, territore tė cilat sapo kishin dhėnė edhe shenjat e para tė pasurive tė naftės. Ruajtja e rrugėve detare drejt kolonive tė tyre ishte njė preokupim mjaft i madh dhe konfliktet e shpeshta politike shqiptare nuk ngjallnin ndonjė interes tė veēantė pėr diplomacinė angleze. Pėrveē ndonjė shkrimi tė rrallė nė shtypin britanik mbi Shqipėrinė e asaj kohe, nė pėrgjithėsi publiku anglez nuk kishte ndonjė ide tė qartė se ēfarė ndodhte nė vendin e shqipeve, i cili brenda disa viteve kaloi njė periudhė tė vėshtirė politike. Megjithėse britanikėt ishin pėrfshirė nė disa prej ēėshtjeve tė kufijve shqiptarė me fqinjėt e tij, pėrsėri nuk mund tė themi se interesi ishte nė njė shkallė tė atillė sa tė kthente vėmendjen e Shėrbimit Inteligjent ndaj shtetit shqiptar. Po kėshtu mund tė thuhet edhe pėr politikėn amerikane, e cila si njė shtet i cili akoma nuk e kishte vendosur veten nė rolin e njė mbikėqyrėsi tė pozicioneve strategjike globale, nuk kishte asnjė interes imediat mbi Ballkanin dhe nė veēanti mbi Shqipėrinė.

Ardhja e Zogut nė pushtet

Gjithsesi, pas krijimi tė njė qeverie mė tė stabilizuar dhe me ardhjen e Zogut nė pushtet, britanikėt nė mėnyrė mjaft periferike janė interesuar edhe pėr njė informacion mė tė pėrgjithshėm mbi Mbretėrinė Shqiptare. Shikohet njė volum pak mė i madh i raporteve qė vinė nga Shqipėria, raporte qė gjithsesi vinin nga kanalet diplomatike.
Britanikėt dhe amerikanėt hapėn Legatat e tyre nė Shqipėri nė vitet 1920-tė, por me sa duket nga dokumentacioni qė kemi nė dispozicion, personeli diplomatik nuk kishte lidhje tė qėndrueshme me shėrbimet sekrete dhe raportet e tyre kalonin nėpėrmjet kanaleve zyrtare. Sigurisht qė nė kėto raporte ka tė dhėna mbi gjendjen politike, ushtarake por edhe thashethemet e Oborrit tė Zogut qė gjithsesi mbetėn nė kornizėn e raporteve diplomatike. Ne kėto raporte shpesh citohen edhe emrat e burimit tė informacioneve, tė cilėt nė pėrgjithėsi janė persona pranė Oborrit tė Zogut, e qė kalonin informacion pėr diplomatėt britanikė.

Ndikimi italian

Me ardhjen nė fuqi tė Musolinit nė Itali dhe nė veēanti me pėrpjekjen e Italisė pėr t’u kthyer nė njė superfuqi europiane, sigurisht qė interesimi britanik drejt Ballkanit u rrit pasi Ballkani shikohej si njė fushė logjike e ekspansionit italian. Pėr njė periudhė kohe anglezėt e shikuan Shqipėrinė si njė fushė logjike tė influencės italiane, aq mė tepėr kur dihej se Mbreti Zog po binte gjithnjė e mė tepėr nėn presionin ekonomiko-ushtarak tė fashizmit. Me rritjen e influencės italiane nė Shqipėri dhe penetrimit tė Shėrbimit Sekret italian nė tė gjitha sferat e shoqėrisė shqiptare nė vitet ‘30-tė, kemi njė prani tė disa elementėve anglezė nė shoqėrinė shqiptare, elementė tė cilėt pėr rolin dhe aktivitetin e tyre nė radhėt e Shėrbimit Inteligjent anglez lėnė tė kuptosh se ardhja e tyre nė Shqipėri nuk ka qenė e rastėsishme.

Agjentėt britanikė nė Shqipėri

Nė kėtė rast do tė veēoja AUBREY HERBERT, njė aristokrat anglez i cili ishte oficer i Shėrbimit Inteligjent Ushtarak me qendėr nė Kajro. Herbert, djali i dytė i Erlit tė 4-t Carnavon, (vėllai i tij Lordi Carnavon ishte zbuluesi i famshėm i Varrit tė Faraonit egjiptian, Tutenkhamun), vinte nga njė familje shumė e pasur dhe kishte njė eksperiencė tė madhe nė Lindjen e Mesme. Oficer i Zbulimit Ushtarak fliste disa gjuhė, pėrfshirė kėtu edhe arabisht, por edhe shqip. Herbert u angazhua shumė nė fatin e Shqipėrisė para dhe pas Luftės sė Parė Botėrore dhe dosja e tij ka njė sėrė raportesh shumė interesante mbi gjendjen e Shqipėrisė para viteve 1920, por si mik i sinqertė i Shqipėrisė ai nuk duket se ka pasur ndonjė tentativė pėr tė krijuar njė rrjet informacioni me karakter politik.
S. Clarke, njė person shumė enigmatik pasi fati i tij tragjik dhe vdekja e parakohshme na bėjnė tė spekulojmė mbi qėllimin e tij tė vėrtetė nė interesin qė tregoi mbi Shqipėrinė e Jugut. Arkeolog i cili sapo kishte fituar njė bursė studimi nė Shkollėn Britanike tė Athinės, kishte hyrė nė Shqipėri nė fund tė viteve 1920. S.Clark, pėrveē interesimit tė tij mbi arkeologjinė shqiptare mund tė ketė qenė me mision zbulimi. Ditari i tij personal pėrmban nė detaje shumė tė dhėna qė kanė karakter ushtarak, topografik, ekonomik tė tė gjithė zonės sė Jugut tė Shqipėrisė. Nė ditarin e tij personal, i panjohur pėr publikun deri mė sot ka pasazhe tė qarta, tė cilat u referohen shėnimeve tė tij pėr raporte mė tė zgjeruara mbi viset e Jugut shqiptar. Clark vdiq mjaft i ri nė njė aksident nė Athinė dhe shėnimet e tij me sa duket janė shfrytėzuar nga njė arkeolog tjetėr, i cili mė vonė do tė bėhej njė prej autoriteteve mė tė rėndėsishme tė arkeologjisė britanike, Nicholas Hamond. Nicholas Hamond, filohelen tradicional, njohės i mirė i Epirit dhe njė personalitet i njohur i arkeologjisė angleze, ndjek itinerarin e Clark dhe viziton gati tė njėjtat vende nė fillim tė 1930-ės. Shėnimet e tij tė hershme kanė shumė tė dhėna topografike me interes ushtarak dhe siē do tė shikohet edhe mė vonė nga zhvillimi i ngjarjeve, Hamond ėshtė ngarkuar me mision nga Shėrbimet Sekrete pėr tė hyrė nė Shqipėri gjatė periudhės sė okupimit fashist. Emrin e Hamond do ta hasim mė vonė nė njė sėrė raportesh qė ai i dėrgonte Zbulimit anglez nga Greqia.
Gjithsesi shėrbimet angleze filluan tė kishin njė informacion paksa mė tė mirė kur nė fund tė viteve 1920, Mbreti Zog pėr tė krijuar njė forcė profesioniste ushtarake mori nė shėrbimin e tij 12 ish-ushtarakė britanikė.
Britaniku nė krye tė xhandarmėrisė shqiptare
Gjeneral Majori Sir Jocelyn Percy, njė ish-ushtarak karriere, pasi kishte luftuar nė shumė vende tė kolonive britanike ishte larguar nga ushtria pėr t’iu kushtuar biznesit tė tij privat. Kishte jetuar pėr disa vjet nė Kanada, ku kishte provuar pa sukses tė krijonte njė fermė bujqėsore. I rikthyer nė Londėr nė mesin e viteve 1920, me tė marrė propozimin e Mbreti Zog pėr t’u vėnė nė krye tė Xhandarmėrisė Shqiptare, erdhi nė Shqipėri sė bashku me njė dyzinė oficerėsh tė cilėt ai i rekrutoi vetė nė Angli. Sir Jocelyn Percy pati njė karrierė shumė tė rėndėsishme nė krye tė xhandarmėrisė sė Zogut dhe ishte njė figurė qė megjithėse italianėt nuk e donin nė detyrėn qė kryente, gjithsesi e respektonin pėr profesionalizmin e tij. Sir Jocelyn Percy gjatė karrierės sė tij ushtarake kishte pasur shumė kontakte me njė sėrė departamentesh tė ushtrisė britanike. Mesa duket nga dosja e tij, ai nuk ka pasur marrėdhėnie me SIS apo Shėrbimin e Zbulimit ushtarak anglez gjatė ushtrimit tė detyrės sė tij nė radhėt e xhandarmėrisė shqiptare. Por gjithsesi nė fundin e viteve ’30-tė, kur influenca italiane ishte tashmė nė kulmin e saj edhe nė radhėt e ushtrisė shqiptare, Sir Jocely Percy ishte nė kontakt tė vazhdueshėm me Zyrėn sekrete MIR, njė degė e Shėrbimit tė Zbulimit Ushtarak, e cila ishte krijuar pėr tė kryer sabotime dhe lufte jo konvencionale. Mesa duket Sir Percy kishte dhėnė informacione me karakter ushtarak mbi mundėsitė e italianėve pėr tė sulmuar Jugosllavinė apo edhe Greqinė. Sir Jocelyn Percy pėr njė farė kohe ishte konsideruar si njė kandidat potencial pėr tė drejtuar pėrpjekjet britanike tė 1941 pėr tė infiltruar njė mori agjentėsh nė Shqipėri, por mosha e tij e madhe nuk e lejonte pėr t’i hyrė njė aventure tė re.
Kolonel Dayrell Oakley-Hill, njė prej zėvendėsve tė Gjeneral majorit Percy, nė komandėn e Xhandarmėrisė Shqiptare do tė ishte nė fakt njė prej kontakteve mė tė rėndėsishme tė SIS nė radhėt e ushtrisė shqiptare. Kolonel Oakley-Hill ishte njė admirues i shqiptarėve dhe mesa duket, koha qė ai kaloi nė Shqipėri e kishte bėrė atė mė tė afėrt me vendin ku ai shėrbeu pėr mė se 10 vjet. Lėvizjet e tij nė tė gjithė Shqipėrinė e bėnin atė njė burim tė rėndėsishėm pėr informacion me karakter ushtarak. Nė ditarin e tij tė botuar pas vdekjes, ai ėshtė kujdesur qė rolin dhe kontaktet qė ai kishte me Shėrbimin Sekret anglez tė lihen nė njė farė mėnyre jashtė faqeve tė ditarit, por nė fakt nga dokumentet arkivore shikohet qartė se ai ka luajtur njė rol parėsor sidomos nė fundin e ’39-ės dhe fillimin e viteve ’40-tė nė skemėn e SIS nė Shqipėri. Koloneli Oakley-Hill do tė ishte nė fakt njė prej aktorėve kryesorė tė pėrpjekjeve tė Shėrbimit Sekret britanik pėr tė rekrutuar dhe infiltruar njė numėr eksponentėsh anti-italianė dhe pėr tė filluar njė lėvizje anti-italiane nė Prill tė 1941-it. Po kėshtu nė dosjet e shėrbimit tė zbulimit anglez nė kėtė periudhė dalin emrat edhe tė dy ushtarakėve tė tjerė tė xhandarmėrisė sė Mbretit Zog, Kapiteni Robert Cripps dhe Major Barbrook, tė cilėt do tė shėrbenin edhe mė vonė nė planet e anglezėve nė krijimin e njė fronti anti italo-gjerman nė Ballkan.

Studiuesja “enigmatike”

Megjithatė, figura mė interesante e cila gjatė viteve 1920 dhe tė ‘30-ta do tė jetė pjesė e historisė sė Shėrbimit Anglez nė Shqipėri, do tė ishte studiuesja britanike, Margaret Hazluk. Hazlluk kishte studiuar nė Akademinė Elgin si dhe Universitetin e Aberdeen dhe Kembrixh, duke qenė njė prej grave tė para nė Angli qė kalonin dyert e kėtyre universiteteve prestigjioze. Gjate njė udhėtimi studimi nė Anatoli mė 1911, kishte takuar arkeologun anglez Frederick Hasluck, i cili ishte njė nga studiuesit e rėndėsishėm tė Shkollės Britanike nė Athinė. Frederick Hasluck dhe Margaret martohen mė 1912 dhe vendosen nė Athinė.
Gjatė viteve tė Luftės sė Parė Botėrore ēifti Hazluk pėrveē studimeve arkeologjike tė cilat i kishin vendosur ata nė njė nivel tė lartė profesional midis botės akademike, kishin punuar pėr Zbulimin Britanik duke qenė njė nga pikat e ndėrlidhjes dhe informacionit qė kishin britanikėt nė Greqi. Nuk dihet se kush nga ēifti Hazluk ka qenė personi i cili ka pasur kontakte i pari me Shėrbimin Anglez. Dokumentacioni i zbuluar nė arkivat britanike konfirmon se ēifti Hazluk kishte shėrbyer gjatė gjithė periudhės sė luftės pėr shėrbimet e inteligjencės britanike. Mesa duke nga kėto dokumente, nė mėnyrė tė tėrthorėt del se edhe lidhjet e Znj.Hazluk me Shėrbimin Inteligjent Britanik kanė qenė tė afėrta edhe pas periudhės sė Luftės sė Parė. Pas vdekjes sė tė shoqit mė 1920, Znj Hazluk iu dedikua pėrfundimisht punės sė saj nė ēėshtjet etnografie dhe kulturore tė Ballkanit duke ndėrmarrė udhėtime tė shumta nė Maqedoni, Greqinė e Veriut dhe nė veēanti Shqipėri. Nė vitin 1923 ajo vendoset pėrfundimisht nė Shqipėri dhe udhėton gati nė tė gjithė vendin pėr tė mbledhur pėrralla, fabula, histori tė vjetra apo botani. Vendoset pėrfundimisht nė Elbasan ku edhe blen njė shtėpi tė vogėl, e cila akoma edhe sot qėndron nė kėmbė shumė pranė mureve tė Kalasė sė Elbasanit. Ėshtė paksa e vėshtirė pėr tė vėrtetuar rolin e saj tė vėrtet pėr gati 16 vjetėt qė ajo kaloi nė Shqipėri. Puna nė drejtim tė etnografisė, numizmatikės apo ēėshtjeve tė tjera shqiptare qė ajo bėri me pėrkushtim pėr tė gjithė kohėn qė ishte nė Shqipėri, e vendosin atė nė radhėt e pionierėve tė ēėshtjeve albanologjike. Gjithsesi kontaktet e saja nė tė kaluarėn me Shėrbimin Inteligjent Britanik nuk kishin se si tė mos lindnin dyshimet se puna e saj nuk ishte vetėm etnografia. Ėshtė e vėshtirė tė provohet me dokumentacionin qė deri mė tani ėshtė nė dispozicion nėse Hazluk ishte agjente aktive me mision nė Shqipėri apo jo, por ne s’e marrim parasysh se Zyra Sekrete e Mbretit Zog e kishte nė vėzhgim tė vazhdueshėm si dhe Shėrbimet Inteligjente Italiane e kishin nė listat e tyre primare si njė agjente aktive, atėherė mund tė supozojmė se Znj.Hazluk ėshtė personi pėr tė cilėn referohet nė dokumentin HS7/150 tė arkivit britanik se “kontakti kryesor i SIS nė Shqipėri ėshtė njė grua”.

Pushtimi italian dhe SIS

Invazioni italian drejt Ballkanit mė 7 Prill 1939 nuk e ndryshoi sadopak politikėn e jashtme britanike nė drejtim tė Shqipėrisė apo edhe vendeve tė tjera rreth saj.
Raportet e fundit tė dėrguara nga Legata Angleze nė Shqipėri tregojnė se ushtria shqiptare bėri njė rezistencė vetėm nė Durrės kur njė numėr ushtarakėsh humbėn jetėn nė pėrpjekje me italianėt.
Interesant ėshtė raporti i Atasheut Ushtarak tė Marinės Britanike me qendėr nė Romė, i cili raporton se dėshmitarėt i kanė konfirmuar se “italianėt kanė humbur rreth 400 vetė gjatė zbarkimit nė Portin e Durrėsit”. Ėshtė kjo njė shifėr e ekzagjeruar apo jo, akoma nuk e dimė, pasi raportet zyrtare italiane konfirmojnė humbjen e vetėm 12 ushtarakėve gjatė zbarkimit nė Durrės. Gjithsesi ky Raport nuk ka pėrse tė mos merret parasysh kur shikojmė se Atasheu Ushtarak i Marinės Britanike kishte ardhur vetė nė Durrės pėr tė mbledhur informacion menjėherė pas zbarkimit tė ushtrisė italiane. Ndoshta arkivat e Shėrbimit Sekret Italian do tė hedhin njė dritė mė tė qartė mbi rezistencėn e vėrtetė qė u bė nė Durrės nė 7 Prill tė 1939-ės.

Forcimi i Gjermanisė

Ėshtė e kuptueshme se nė kushtet e njė Gjermanie shumė tė rėndėsishme nė planin ushtarak, askush nė Europė nuk do tė donte tė shkonte nė luftė me aleatin e saj Italinė fashiste vetėm pėr tė mbrojtur ēėshtjen e njė vendi tė vogėl dhe tė parėndėsishėm si Shqipėria nė atė periudhė. Megjithėse shtypi europian dhe ai britanik i kushtuan faqen e parė kėtij pushtimi, pakkush kėrkoi qė Qeveria Britanike tė ndėrhynte ndaj kėtij pushtimi. Qeveria Britanike nuk dėshironte nė asnjė mėnyrė tė provokonte ndjenja anti-britanike nga italianėt, tė cilėt nėpėrmjet kanaleve konfidenciale kishin shpallur neutralitetin e saj ndaj njė konflikti tė mundshėm britaniko-gjerman. Britanikėt kėrkonin me ēdo kusht tė ruanin kontrollin e Kanalit tė Suezit si dhe rrugėve tė saj nė kolonitė e Lindjes sė Mesme dhe njė konflikt me Musolinin do t’i kėrcėnonte seriozisht kėto pika strategjike pasi Italia kontrollonte nė njė mėnyrė apo njė tjetėr rrugėt detare tė Lindjes. Pėr kėtė arsye Qeveria Britanike kishte dhėnė urdhėr specifik tė gjitha agjencive tė saj, pėrfshirė edhe Shėrbimet Sekrete, se nė asnjė mėnyrė nuk duhej tė planifikohej ndonjė ndėrhyrje anti-italiane nė rajonin e Ballkanit. Pėr sa Greqia ishte jashtė planeve pushtuese tė Italisė, britanikėt nuk kishin asnjė arsye pėr tė dėmtuar neutralitetin e premtuar nga italianėt. Sipas dokumentacionit tė Foreign Office, letrave private dhe dėshmive tė botuara nga njė numėr personash tė pėrfshirė nė ngjarjet e pragluftės sė Dytė Botėrore, kuptohet qartė se politika britanike pėr Ballkanin ishte ajo e ruajtjes sė njė neutraliteti sa mė tė qėndrueshėm pėr tė mbajtur larg ēdo interes gjerman nė kėtė rajon, si dhe mundėsia e krijimit tė njė fronti Ballkanik i cili do t’i qėndronte invazionit tė mundshėm gjerman.
Fakti qė anglezėt nuk protestuan mbi pushtimin e Musolinit nė Shqipėri nė Prillin e 1939, tregon qartė se Foreign Office i kishte mbetur besnik kėsaj politike.

Rikthehet interesi britanik nė Shqipėri

Interesimi serioz i Shėrbimeve inteligjente britanike ndaj Shqipėrisė e ka fillesėn e tij rreth qershorit tė 1940-ės, kur Franca kapitulloi pėrpara armėve gjermane. Pėr tė kuptuar interesimin e befasishėm tė SIS pėr Shqipėrinė nė radhė tė parė duhet kuptuar politika britanike nė Balkan dhe nė veēanti nė Jugosllavi dhe Greqi. Anglezėt e kuptuan fare mirė se tashmė situata europiane po ndryshonte me shpejtėsi. Italianėt sapo kishin filluar pėrgatitjet pėr tė sulmuar Greqinė dhe kėto pėrpjekje tregonin qartė se Musolini nuk do tė mjaftohej vetėm me pushtimin e Shqipėrisė, por me anė tė forcės do tė donte tė ndryshonte Hartėn Ballkanike. Britaniket tė cilėt jo mė pak se njė vit mė parė kishin qenė pėr ruajtjen e njė neutraliteti ballkanik, tashme po mendonin ndryshe. Nė fakt, nga dokumentacionet mjaft sekrete tė cilat sapo janė hapur pėr studiuesit, shikohet qartė se nėpėrmjet pėrgjimeve telefonike dhe rrjetit tė informimit qė britanikėt kishin nė Romė, ishte bėrė e mundur qė tė kuptohej qartė se Musolini ishte gati tė mbėshteste njė konflikt tė mundshėm tė gjermanėve me anglezė. Pėr njė kohė tė gjatė liderėt e Partisė Fashiste ishin munduar me ēdo kusht qė tė ruanin njė lloj neutraliteti ndaj angleze, duke bėrė njė paqe tė heshtur mbi zonat e tyre tė influencės. Por kapitullimi i Francės i dha tė kuptojė Musolinit se ai duhej tė ishte pėrfundimisht nė krahun e Hitlerit si triumfatori i njė Europe tė re. Ndryshimi i politikės italiane ndaj britanikėve bėri tė mundur qė tė ndryshonte edhe politika angleze ndaj Ballkanit. Pėr britanikėt, ruajtja me ēdo kusht e influencės sė tyre nė Greqi si pozita strategjike kyēe nė Mesdhe, i bėri ata qė ta shikonin sulmin italian si njė kėrcėnim serioz tė influencės sė tyre. Po kėshtu planet italiane pėr Jugosllavinė e bėnin tė vėshtirė ruajtjen e njė lloj koalicioni ballkanik midis Jugosllavisė, Greqisė dhe Turqisė nė rastin e njė konflikti me gjermanėt.

Britanikėt e jugosllavėt

Diplomacia britanike po punonte mjaft pėr tė krijuar njė pakt tė tillė midis vendeve ballkanike, por me sa duket politika vendase e bėnte kėtė synim mjaft tė vėshtirė.
Gjithsesi njė pjesė e politikės jugosllave e dinin se me pushtimin italian tė Shqipėrisė, dhe infiltrimin gjerman nė Hungari, situata e tyre ishte mjaft e vėshtirė dhe pėr kėtė arsye njė pjesė e shėrbimit jugosllav bashkėpunoi ngushtė me britanikėt. Ky bashkėpunim do tė ishte edhe njė prej fillimeve tė interesimit serioz te MI6 (SIS) ndaj Shqipėrisė, duke shfrytėzuar rrjetin dhe kontaktet qė jugosllavėt kishin vendosur nė Shqipėri gjatė periudhės sė Mbretit Zog. Me ndryshimin radikal nė politiken europiane, lidershipi anglez kuptoi qarte se njė luftė me Gjermaninė naziste ishte e pashmangshme. Nė kėtė kohė Shėrbimet Sekrete Britanike iu nėnshtruan njė riorganizimi pėr t’u pėrshtatur me situatėn e re qė pritej tė ndodhte nė Europė. Pėr kėtė arsye Ministria e Ekonomisė sė Luftės me dekret tė posaēėm krijoi njė forcė tė re e cila do tė pėrfshinte disa seksione dhe nė veēanti Seksionin e Luftės jo konvencionale, e cila do tė pėrfshinte spiunazhin, sabotimin dhe nė veēanti ndihmėn pėr popullsitė lokale nė krijimin e njė lufte guerile ndaj ushtrisė sė rregullt gjermane. Ky shėrbim i ri, i krijuar nga ministri i Ekonomisė sė Luftės, Hugh Dalton do tė hynte nė histori si e famshmja S.O.E Operacionet Speciale Ekzekutive. SOE qė nė fillimet e saj do tė hynte nė lojė me plane gati diametralisht tė kundėrta me politikėn tradicionale tė Foreign Office. Nė krye tė saj u vendosėn oficerė tė rinj, tė cilėt ishin tė etur pėr aksione nė prapavijat armike. Shumica e tyre ishin tė rinj, tė dalė nga shkollat elitare angleze apo nga repartet speciale dhe lufta guerile ishte njė tėrheqje mjaft e madhe, por edhe njė mundėsi pėr t’u ngjitur nė shkallet e karrierės ushtarake. Njė pjesė e madhe e oficerėve tė parashutuar nė Ballkan, tė cilėt luftuan dhe jetuan me popullsinė vendase, kanė lėnė kujtimet dhe ditarėt e tyre, tė cilėt janė njė dritare e shkėlqyer pėr tė kuptuar mė mirė mentalitetin e oficerėve britanikė ndaj vendeve ku ata shėrbyen. Kujtimet dhe ditarėt janė gjithashtu njė kronikė e detajuar e jetės sė oficerėve britanikė nė malet e Ballkanit, si dhe detaje tė rėndėsishme mbi politikėn e disa prej liderėve tė mėvonshėm tė lėvizjeve komuniste apo nacionaliste nė Ballkan.

Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Britanikėt, ja agjentėt e parė qė hynė nė Shqipėri Empty Re: Britanikėt, ja agjentėt e parė qė hynė nė Shqipėri

Mesazh nga Barbi Mon Nov 30, 2009 7:15 pm

Kush e financoi lėvizjen anti-italiane nė Pezė

» Dėrguar mė: 02/10/2009 - 14:18
Auron Tare

(Vijon nga numri i kaluar )

Gjithsesi, nėse do tė kthehemi sėrish nė kohėn e interesimit tė zbulimit britanik ndaj Shqipėrisė, do tė kuptojmė qartė se ky interesim i madh ishte nė kuadėr tė njė plani sekret qė SOE sapo kishte krijuar pėr Jugosllavinė dhe Greqinė ku Shqipėria do tė luante njė rol tė rėndėsishėm. Kumbari i SOE, Winston Churchill sė bashku me njė grup shumė tė ngushtė bashkėpunėtorėsh po pėrpunonin njė politikė shumė sekrete, e cila kishte si synim final krijimin e njė konflikti gjermano-rus nė Ballkan si dhe mundėsinė e angazhimit tė kėtyre dy forcave nė teatrin ballkanik. Britanikėt mendonin se pėrplasja e kėtyre dy fuqive tė mėdha ushtarake do tė sillte njė ndryshim nė politiken europiane, duke i shndėrruar ata nė njė faktor serioz pėrballė kundėrshtarėve, tė cilėt do tė kishin shpenzuar shumė energji nė konfliktin e tyre.
Ndoshta, pakti i famshėm i mos sulmimit Ribentrop-Molotov duhet parė nė kėtė kėndvėshtrim tė ri dhe duhet gjykuar nė dritėn e dokumenteve tė reja. Ka shumė mundėsi qė shėrbimet gjermane apo ato ruse janė njohur me Planin Sekret tė Ēurēillit, dhe pėr tė shuar ēdo iluzion anglez ndaj njė pėrplasje tė mundshme gjermano-ruse, vendosen tė firmosin Traktatin e famshėm tė Mossulmimit.
Megjithatė, sipas dokumenteve tė kohės, politika sekrete e Ēurēillit ishte pėr “futjen e Jugosllavisė me ēdo mėnyrė nė teatrin ushtarak” (A K (PRO HS5/166). Kjo politikė sekrete ishte mbajtur e tillė edhe nga njė numėr i anėtarėve tė qeverisė dhe nė veēanti nga ‘Foreign Office’. Situata nė Jugosllavinė e kohės ishte shumė e ndėrlikuar, ku njė pjesė e politikės vendase ishte pro gjermane. Politika britanike nė Jugosllavi ishte e ndarė nė dysh, pasi Ministria e Jashtėm britanike nėpėrmjet Legatės sė saj dhe konsullatave mbante kontakte me njė elitė tė ngushtė tė politikės jugosllave me pikėpamje pro britanike.
Sipas dokumenteve nė dispozicion, Seksioni D/SOE dhe SIS kishte krijuar njė rrjet tė gjerė kontaktesh nė shoqėrinė jugosllave, kontakte tė cilat pėrfshinin jo vetėm njė pjesė tė errėta tė shoqėrisė jugosllave, por edhe grupe me pikėpamje tė hapura pro komuniste, por qė me gjithė pėrpjekjet e SIS, “nuk kishte zbuluar dot emrat e liderėve tė tyre” (AK HS5/398). Kėto kontakte shqetėsonin seriozisht Legatėn britanike nė Beograd si dhe ambasadorin anglez, Ronald Cambell i cili nuk dėshironte qė njė pjesė e personelit tė tij tė pėrfshiheshin nė operacione sekrete apo tė mbanin kontakte me shtresa tė dyshimta tė shoqėrisė jugosllave. Sipas dokumentacionit tė SOE, nė Ambasadėn Britanike nė Beograd kishte njė tension midis SD/SOE dhe trupit diplomatik. Pėr kėtė arsye, politika e ndjekur nga ‘Foreign Office’, e cila nxiste njė politikė neutrale tė Greqisė dhe Jugosllavisė, binte ndesh me pėrpjekjet sekrete tė Ministrisė sė Luftės Britanike e (frymėzuar nga Ēurēilli), cila nė mėnyrė tė fshehtė po krijonte njė atmosferė lufte sekrete. Por, gjithsesi, duhet thėnė se nė Jugosllavinė e vitit 1940 seksioni D/SOE (Sektori D, drejtori e metodave jo konvencionale) si dhe SIS, kishin njohuri mė tė mira mbi gjendjen reale tė politikė dhe ekonomisė sė vendit. ‘Foreign Office’, ndėrmjet ambasadorit Cambell udhėzonte qeverinė jugosllave pėr tė ruajtur me sa mundeshin neutralitetin me italianėt, tashmė fqinjėt e rinj nė Ballkan. Ndėrkohė, SOE kėrkonte me ēdo kusht qė Jugosllavia tė krijonte kushtet pėr njė sulm ndaj shpinės italiane nė Shqipėri. Se ēfarė mendonin oficerėt e SOE mbi rolin e vendeve Ballkanike, shikohet mjaft qartė nė njė prej dokumenteve tė drejtuar qendrės nė Londėr. Nga ky dokument duket qartė se vendet ballkanike, e nė veēanti Jugosllavia dhe Greqia shikoheshin si njė pjesė e lojės sė politikės sekrete tė Ministrisė sė Ekonomisė sė Luftės pėr tė provokuar njė konflikt ruso–gjerman. Dokument PRO HS5/938, Raporti i D/H2 nga Beogradi 2. Gusht. 1940: “SOE nė Beograd beson se ėshtė e qartė qė vendet ballkanike nuk duhet tė kenė interesa tė veēanta, por interesi i tyre duhet t’i nėnshtrohet interesit tė Qeverisė sė Madhėrisė sė Tij pėr tė provokuar njė konflikt midis USSR dhe Gjermanisė”.
Gjatė kėsaj periudhe, MIR (MIR dega ushtarake e sabotimeve), nėn udhėheqjen e Sir John Shea kishte studiuar nė mėnyrė tė gjerė kapacitetet ushtarake jugosllave si dhe mundėsinė e rezistencės ndaj njė sulmi italian. Ndėrkohė, SIS kishte njė rrjet kontaktesh shumė tė mira nė Shtabin Jugosllav, ushtrinė, Forcat Ajrore si dhe pėrdorte pėr qėllime spiunazhi konsullatat nė Zagreb, Split, Dubrovnik, Lubjane, Shkup. Kontaktet nė nivele shumė tė larta, nė fakt inspironin jo vetėm njė lloj besimi nė influencėn britanike tė qeverisė sė regjentit Paul, por nė fakt shėrbimet angleze po mendonin edhe pėr pozicionin e influencės angleze edhe pas lufte. Nė njė Memo Sekrete tė dėrguar nga George Taylor, zv/drejtori i SO/2, (SOE) nė raportin e tij PRO HS57912 shkruan se: “Kontaktet e vendosura do ta vendosnin Britaninė nė njė pozicion shumė tė favorshėm nė qeveritė e pas luftės”. Ky raport i shkruar nga njė funksionar i rėndėsishėm i Shėrbimit Sekret tregon qartė se britaniket kishin mundur tė angazhonin nė favor tė tyre njė pjesė tė mirė tė shoqėrisė politike jugosllave. Ndėrkohė, Sektori D po pėrgatiste planet mbi njė luftė eventuale nė Ballkan, duke pėrpunuar edhe njė sėrė metodash jo konvencionale tė cilat do tė implementoheshin nga rrjeti i agjentėve sekretė tė saj. Deri nė ēfarė ekstremesh Sektori D ishte i gatshėm tė shkonte, mund tė kemi njė ide nga njė pasazh i shkurtėr i Memorandumi Top Sekret tė Nėntorit 1940 me titull: “Funksionimi dhe Organizimi i Sektorit D”.
“Helmimi i burimeve tė ujit si dhe pėrhapja e baktereve si mėnyrė sabotazhi nuk rekomandohet, por pėrhapja e sėmundjeve te bagėtitė, drithėrat, patatet, inkurajohet dhe natyrisht ēdo mėnyrė sabotazhi ndaj stacioneve elektrike, rrjetit tė komunikimi si dhe qendrave tė prodhimit”. PROHS5/935

SIS dhe Shqipėria

Infiltrimi i grupeve guerrile nė Shqipėri. Kush e financoi lėvizjen anti-italiane nė Pezė? Misioni Sekret i Sir Jocelyn Percy pėr tė evakuuar Mbretin Zog nga Parisi.
Pushtimi italian i Shqipėrisė nė 7 Prill 1939, kishte bėrė tė mundur qė rrjeti modest i shėrbimit sekret britanik nė Shqipėri, i pėrbėrė mė sė shumti nga disa anglezė qė jetonin nė Mbretėrinė Shqiptare, tė kishte ndaluar sė funksionuari. Pėr kėtė arsye, nė pranverėn e vitit 1940, me marrjen e vendimit politik nė Londėr se Shqipėria do tė ishte pika e parė e goditjes ndaj interesave italiane ne Ballkan, Seksionit D i Shėrbimit Sekret filloi hartimin e njė plani tė hollėsishėm. Nė Londėr, jo Holandė, shefi i MIR dhe George Taylor, shefi i Zyrės pėr Ballkanin, Seksioni D i SIS, hartuan njė plan paraprak dhe tashme fokusi i kėtij plani u zhvendos nga Londra pėr nė Beograd. Zyrės sė SIS nė Beograd ju dha drita jeshile pėr tė filluar operacionin nė Shqipėri, pasi mendohej se kishte kushtet e pėrshtatshme pėr tė organizuar njė “lėvizje anti-italiane e pėrbėrė nga elementė shqiptarė tė emigruar atje qė kishin kontakte edhe me zbulimin jugosllav”. Raporti i Alexander Glen, TNA PRO HS5/912.
Gjithsesi, plani i Seksionit D ishte koordinim edhe me njė zhvillim paralel nė Greqi, ku u mendua qė tė infiltroheshin njė sėrė rekrutėsh tė SIS pėr tė krijuar trazira paralele me grupet guerrile qė do tė hynin nė Veriun e Shqipėrisė nga Jugosllavia. (Mbi planin e SIS nė Greqi do tė flasim nė kapitullin e ardhshėm).
George Taylor, shefi i rrjetit ballkanik kishte besim se personeli i tij nė Jugosllavi i udhėhequr nga tregtari i armėvem Julius Hanau, njė figurė e njohur nė rrethet me influencė tė Beogradit, do tė mund tė gjente personat e pėrshtatshėm pėr kėtė Mision tė rėndėsishėm tė zbulimit anglez. (Julius Hanau kishte lindur nė Afrikėn e Jugut, nė prill tė 1885. I angazhuar nė SIS gjatė periudhės sė tė dyja luftėrave botėrore nė Ballkan, Hanau ishte pjesėtar qė nė fillimet e krijimit tė SOE. Hanua u evakuua nga Beogradi pasi zbulimi anglez mėsoi se ai ishte nė listat e ekzekutimit qė shėrbimi gjerman do tė bėnte sapo tė hynte nė Jugosllavi. Mbante gradėn e nėnkolonelit. Pėr punė e tij nė Ballkan u dekorua me medaljen e Shėrbimit tė Shquar. U dėrgua nė Kajro mė 1943, por vdiq nga njė infarkt nė zemėr. Dosja e tij personale mban shėnime interesante mbi aktivitetin e tij pėr SIS ne Jugosllavi dhe vetėm njė foto personale). Ishte ky personazh i cili do tė ishte edhe personi i parė qė do tė fillonte konkretisht punėn nė terren pėr organizimin e operacionit. Nė dosjet e Shėrbimit Sekret me arkivat britanike, ruhet edhe njė prej letrave tė para tė dėrguara nga George Taylor mbi fillimin e operacionit pėr Shqipėrinė. Nė prill tė ‘40-s, nė kėtė letėr dėrguar Julius Hanau ai i bėn tė qartė njeriut tė SIS nė Beograd platformėn e re tė SIS pėr sa i pėrket synimeve tė Italisė nė Ballkan dhe nėnvizon se, “masa urgjentė duhet tė ndėrmerren pėrpara se situata tė pėrkeqėsohet me tej”. Seksioni D, shpjegon nė letrėn e tij Taylor, do tė krijojė lidhjet me grupet shqiptare tė cilat janė nė Jugosllavi dhe tė mundohet “pėr tė infiltruar grupe guerrile nė brendėsi tė vendit si dhe tė bėjė furnizime me armė ndėrmjet kufirit greko-jugosllav pėr kėto grupe sabotatore”. Julius Hanau kishte kontakte tė mira me shėrbimin jugosllav dhe me sa duket ka kėrkuar ndihmėn e tyre pėr tė hartuar njė listė me kandidatė potenciale pėr kėtė mision. Gjithsesi, problemi parėsor qė Hanau kishte nė pėrmbushjen e kėtij misioni ishte survejimi i vazhdueshėm qė shėrbimet italo-gjermane i bėnin atij dhe rrjetit tė tij nė Beograd, duke krijuar shumė problem pėr operacionin e Shqipėrisė. Nė Jugosllavi, shėrbimet gjermane dhe ato italiane ishin mjaft tė rėndėsishme, aq mė tepėr kur Musolini po kėrkonte tė zgjeronte influencėn e tij nė bregun Dalmat, ndėrsa gjermanėt tashmė kishin dalė nė Hungari. Gjermanėt pėrdornin zyrėn gjermane tė turizmit nė Beograd si bazė pėr operacionet e tyre sekrete dhe pėr tė survejuar rrjetin ballkanik tė SIS tė drejtuar nga Hanau. (Raporti i DH/4 mbi aktivitetin e kundėr spiunazhit italian nė Jugosllavi), Ekipi i Julius Hanau nė Beograd, ndėrkohė kishte nė radhėt e tij atasheun naval Aleksander Glen, i cili do tė shfaqet shpesh edhe nė brigjet shqiptare gjatė viteve 1943-44, John Bennett, Julian Amery, djali i ministrit tė Shtetit pėr Indinė si dhe korrespondenti i gazetės ‘Time’ pėr Ballkanin, Ralp Parker.
Julian Amery, i cili do tė luante njė rol tė rėndėsishėm nė tė ardhmen e misioneve britanike nė Shqipėri, e filloi karrierėn e tij nė radhėt e SIS nė njė kohe mjaft tė rėndėsishme pėr misionin Shqiptar. Amery, njė djalė shumė i ri nė atė kohė, nė fakt deri mė atėherė kishte qenė mė shumė i pėrfshirė nė veprimtari ilegale dhe sipas tij, ai (Julian Ameri), “pėrdorte rrjetin ilegal ēifut i cili merrej me nxjerrjen e vizave nė Ballkan pėr informacion nė dobi tė Shėrbimit Sekret Britanik”. Ndėrkohė, kontaktet e Julius Hanau me shėrbimet jugosllave dhanė edhe rezultatet e para. Me sa duket, shėrbimet jugosllave kishin sugjeruar si kandidatė potencialė pėr misionin e Shqipėrisė vėllezėrit Kryeziu, nga Gjakova. Kryezinjtė vinin nga njė familje e madhe dhe me mjaft influencė nga tė dyja anėt e kufirit. Vėllai i tyre i madh, Ceno Bej Kryeziu dikur kishte qenė kunati i Zogut, por me pas i vrarė nė njė atentat misterioz nė Pragė. Me sa duket, shėrbimet italiane i kanė pasur nė vėzhgim familjen e Kryezinjve, pasi nė dosjen e SIS ka edhe dokumente tė cilat janė marrė nga dosjet sekrete tė shėrbimit italian dhe janė vėnė nė dispozicion tė SIS. Sipas kėtyre dokumenteve, mund tė nėnvizojmė disa tė thėna interesante. Dosja ĖO204/9559: “Gani Bej Kryeziu, ish- kapiten i ushtrisė jugosllave i kthyer nė Shqipėri me 1924 me Zogun, me pas u emėrua prefekt i Kukėsit. Mbante lidhje tė vazhdueshme me autoritetet serbe... Pas vrasjes sė tė vėllait, Ceno Bej rekrutohet nga shėrbimet jugosllave. Gjithmonė njė pro serb ka dėmtuar interesat shqiptare me aktivitetin e tij. Ėshtė rekrutuar nga ‘Inteligjent Service’ anglez dhe ka organizuar njė bandė prej 300 vetash nė bashkėpunim me njė oficer anglez duke penetruar ne Shqipėri, deri nė Shalė. Ka informacion se pėr kėtė aktivitet ka marrė 12 milionė dinarė... Jeton tashmė nė Beograd me tė vėllanė, Hasanin dhe me vėllanė e vogėl, Said njė komunist i ri qė ka studiuar nė Paris”. Nė fakt, familja Kryeziu do tė luante njė rol tė rėndėsishėm nė planet e aleatėve kundra pushtimit gjerman nė Kosovė dhe tė dhėnat e Shėrbimit Italian se Kryezinjtė ishin tė implikuar me shėrbimet serbe, duhen marrė me rezerva. Kryezinjtė, sigurisht kėrkonin qė ta shtrinin influencėn e tyre sa mė gjerė dhe do tė kėrkoni tė bėnin aleanca nė interes tė tyre. Fakti se ata njiheshin si njė forcė krahinore anti-italiane, do t’i rreshtonte ata natyrshėm nė krahun e fuqive anti-italiane, por me sa duket nga rekomandimet jugosllave pėr shėrbimin anglez, mendohej se ardhja nė pushtet e njė lideri i cili kishte marrėdhėnie tė mira me ta do tė kishte mjaft interes pėr politikėn jugosllave. Megjithatė, burimet angleze kishin informacionin e tyre, dhe pėr Kryezinjtė ata kishin edhe referencat e tyre tė cilat tė bėn tė mendosh se Kryezinjtė kishin marrėdhėnie mjaft tė mira me Qeverinė Jugosllave dhe bashkėpunimi i tyre ishte mė i thellė se sa mund tė pranohej nga tė dyja palėt. (Arkivi Britanik, TNA Dosja HS 7/212), thuhet se: “Sipas burimeve tona nė Ministrinė e Jashtme Jugosllave, Gani Beu merrte 10 mijė dinarė nė muaj nga burime sekrete tė kėsaj Ministrie”.
Ndėrkohė, jugosllavet ju ofrojnė anglezėve njė listė me emra pėr Zyrėn e SIS, e cila mundohet tė pėrzgjedhė personat mė tė pėrshtatshėm. Kuptohet qartė nga dokumentet e kėsaj periudhe se askush nga ekipi i SIS ne Beograd nuk kishte ndonjė njohje tė mirė mbi Shqipėrinė. Disa ekspertėve anglezė ju ishte kėrkuar ndihme pėr tė pėrpunuar njė sėrė dokumentesh mbi ēėshtjet shqiptare, gjithsesi ekspertiza nuk ishte e mjaftueshme pėr njė mision kaq tė veēantė. Pėrveē disa prej ish- oficerėve tė Xhandarmėrisė sė Zogut, kishte shumė pak ekspertė tė mirėfilltė tė ēėshtjeve shqiptare. Emri i njė Dr. Malcom Burr del pėr njė periudhė kohe nė disa prej dokumenteve tė kohės. Ai ka pėrgatitur disa prej memorandumeve mbi Shqipėrinė, por gjithsesi jo tė ndonjė niveli tė lartė, dhe kjo tregon se SIS nuk kishte njė informacion shumė korrekt mbi gjendjen aktuale mbi kėtė vend.
Probleme tė tilla qė nė fillimin e operacionit mbi Shqipėrinė tregojnė qartė se SIS nuk ka pasur ndonjė rrjet tė fortė nė Shqipėri pėrpara pushtimit italian. Nė kėtė kohė, grupit tė Kryezinjve i bashkėngjiten si person mjaft i rėndėsishėm me funksionet e kėshilltarit edhe Mustafa Gjinishi, njė i ri me bindje komuniste, i cili gjithsesi vinte me rekomandimin e Kryezinjve nė kėtė mision. Mustafa Gjinishi, i cili nė atė kohė jetonte si emigrant politik nė Jugosllavi, mė vonė do tė bėhej njė nga liderėt e rėndėsishėm tė lėvizjes komuniste, por edhe njė figurė e komplikuar pėr historinė e asaj periudhe. E fillon kėshtu aktivitetin e tij politik nė njė mision tė pėrgatitur dhe financuar nga Shėrbimi Sekret Britanik. I rekomanduar nga Shėrbimi Jugosllav apo jo, deri me tani nuk del qartė pėrfshirja e tij nė kėtė shėrbim, por nėse kemi parasysh se pėrgatitja e misionit tė SIS bėhej me mbėshtetjen dhe dijeninė e plotė tė jugosllavėve, nėnkupton se roli i Gjinishit nė kėtė mision nuk ishte i panjohur pėr Jugosllavet. Mustafa Gjinishi, edhe pas kėsaj orvatje pėr t’u implikuar nė kėtė mision delikat do tė mbante lidhje me oficerėt britanikė nė Shqipėri. I dyshuar gjithmonė prej Enver Hoxhės si njėri i Shėrbimit Anglez, Gjinishi do tė vuante kėshtu faktin se pėrfshirja e tij nė tentativėn e dėshtuar tė prillit tė 1941 pėr njė rebelim anti-italian nė Shqipėri, ishte kryer me mbėshtetjen e SIS dhe aprovimin e Shėrbimeve Jugosllave. Ky fakt me siguri i ėshtė pėrcjellė Enver Hoxhės nga emisarėt jugosllavė, tė cilėt ndoshta kishin dijeni pėr rolin e tij nė dobi tė SIS, dhe pėr kėtė arsye Hoxha dhe njerėzit e tij e shikuan atė gjithmonė me dyshim duke e mbajtur nė distancė tė ngjarjeve tė rėndėsishme tė asaj periudhe. Nė fillimin e vitit 1940, SIS po pėrparonte nė misionin pėr pėrgatitjen e krijimit tė grupeve dhe tashmė kishin nė dispozicion tre grupe kryesore, tė cilėt kishin filluar edhe kontaktet e tyre nė Shqipėri. Njė informacion mbi gjendjen reale tė Shqipėrisė tashme po vinte nė tavolinėn e SIS nė Beograd ndėrmjet rrjetit tė krijuar nga lista e pėrzgjedhur nga SIS. Nė dimrin e 1940, SIS sipas njė dokumentacioni tė rezervuar, dėrgon nėpėrmjet njė agjenti tė saj shumėn prej 500 paund nė flori nė Pezė. Nga dokumenti qė regjistron kėtė dėrgesė me firmėn e Petėr Boughey financieri i SD/SOE pėr Ballkanin, thuhet se: “K/ 76 njė person i njohur i kėsaj zone i cili ishte tashmė nė listėn e SIS/SOE si njė prej rekrutėve tė ardhur nga Jugosllavia, e mori shumėn e dėrguar nė adresė tė tij”. Sipas dokumenteve, nė kėtė dosje shumė interesante tė fillimit tė lėvizjes anti-italiane nė Shqipėri, njė personazh shumė i njohur nė zonėn e Pezės ishte infiltruar nga shėrbimet angleze dhe i financuar nga kėto shėrbime, i ishte caktuar detyra pėr tė krijuar probleme pėr italianet. Dokumentet nė vazhdim do tė hedhin dritė mbi personazhin misterioz i njohur si K/76, i cili i financuar nga Shėrbimet Sekrete Britanike dhe i aprovuar nga jugosllavėt, do tė fillonte njė nga lėvizjet e para anti- italiane nė Shqipėri. Ka njė sasi tė madhe dokumentacioni ku agjentėt nė terren informonin mbi aktivitetin e K/76 dhe pėrpjekjet e tij pėr tė krijuar probleme nė zonėn e Pezės. Interesant ėshtė fakti se disa prej liderėve tė hershėm tė lėvizjes anti- italiane e kanė origjinėn e tyre nė operacionin e organizuar nga SIS gjatė pjesės mė tė madhe tė 1940 dhe tentativės sė dėshtuar tė lėvizjes sė prillit 1941. Deri nė verėn e 1940, SIS/SOE mendonte se shpėrndarja e njė shume prej 40 mijė paund flori pėr kapedanet e Veriut do t’i bėnte ata mbėshtetės tė planit pėr krijimin e trazirave nė shpinė tė italianėve. Jugosllavėt kishin premtuar mbėshtetje nė armė dhe municion dhe kushtet dukeshin se ishin pjekur. Por, operacioni nuk do tė fillonte dot, pasi gjermanėt, pasi kishin sulmuar Norvegjinė dhe Danimarkėn, tashmė po marshonin drejt Parisit. Nė panikun qė i kapi trupat britanike pas pushtimit tė Francės, operacioni shqiptar nuk pati mundėsi tė konkretizohej. Gjithsesi, edhe nė kėto momente ankthi britanikėt u munduan qė nė shėrbim tė planit tė tyre tė pėrfshinin edhe Mbretin Zog, i cili qėndronte nė njė vilė tė madhe shumė pranė Parisit. Sipas kujtimeve tė njė prej protagonistėve tė atyre ditėve, Peter Wilkins, Dega MIR e zbulimit ushtarak u mundua qė ta tėrhiqte Zogun nė Angli. Sipas kujtimeve tė shefit tė Zyrės Sekrete tė SIS tė Parisit, Peter Wilkinson, Drejtoria e Zbulimit Ushtarak Britanik MIR, u pėrpoq qė tė evakuonte Mbretin Zog nga Parisi, por pa sukses. Petėr Wilkinson shkruan: “Nė datėn 9 qershor, Sir Jocelyn Percy kishte ardhur me njė mision sekret i dėrguar nga Zyra MIR, pėr tė pėrgatitur evakuimin e Mbretit tė Shqipėrisė Zog. Meqenėse nuk kishte mbetur mė askush nė Zyrėn tonė tė Parisit, mu desh mua qė ta shoqėroja gati gjithė ditės nga Parisi nė Versaje, ku Mbreti kishte njė vilė tė madhe. Mbreti ishte i pėrzemėrt, por refuzonte tė largohej nga Franca, por nėse britanikėt do t’i dėrgonin njė anije ushtarake, ai e konsideronte kėtė mundėsi, sigurisht i shoqėruar nga personeli i tij i shumtė si dhe nga familja e tij e madhe. Pasi u pėrpoq gjatė gjithė ditės pėr t’i mbushur mendjen Mbretit, Sir Jocelin Percy u largua i zemėruar nga dėshtimi i misionit tė tij. Unė i sigurova njė vend nė avionin e fundit pėr nė Angli, i cili u largua nė mbrėmjen e datės 11 qershor nga Bucque”
aurontare@gmail.com

gsh.
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Britanikėt, ja agjentėt e parė qė hynė nė Shqipėri Empty Re: Britanikėt, ja agjentėt e parė qė hynė nė Shqipėri

Mesazh nga Barbi Mon Nov 30, 2009 7:16 pm

Pėrgatitja pėr fillimin e kryengritjes anti-italiane

» Dėrguar mė: 08/10/2009 - 09:27

Nga Auron Tare

Nė dokumentet e botuara nė dy numrat e kaluar botuam pėr herė tė parė njė seri faktesh tė dala pėr herė tė parė nga arkivat britanike mbi pėrgatitjet e Shėrbimit Anglez pėr tė krijuar njė bazė, nga ku tė filloheshin operacionet anti-italiane nė Shqipėri
Sipas burimeve tė arkivave tė SOE, viti 1940 dhe fillimi i pranverės sė 1941 u shfrytėzua nga ekspertėt britanikė tė zyrės sė Beogradit (tė cilėt ishin nė prag tė kalimit pėrfundimtar nė bazėn e re nė Stamboll pėr tė paraprirė njė pushtim eventual tė Jugosllavisė nga gjermanėt) pėr tė filtruar diasporėn shqiptare e cila qėndronte nė territorin jugosllav. Ndėrkohe zyra e Beogradit kishte kėrkuar disa ekspertė tė tjerė tė cilėt sapo kishin ardhur pėr tė mbėshtetur operacionin shqiptar i cili mendohej se do tė fillonte nė pranverė.
Ndėrkohė me ndihmėn e Shėrbimit Jugosllav u hartuan listat paraprake tė cilat do tė merrnin pjesė nė kryengritjen anti italiane nė Shqipėri. Sipas Raportit tė hartuar nė atė kohė midis njė mori emrash potencialė tė ofruar nė Shėrbimin Jugosllav ishin vėllezėrit Kryeziu, i riu me pikėpamje komuniste Mustafa Gjinishi, A/H 76 njė njeri me mjaft influencė nė zonėn e Pezės, i cili sapo ishte infiltruar nė Pezė pėr tė filluar njė aksion anti italian, A. Lleshi si dhe Zyra e Stambollit ofroi majorin Abaz Kupi. Ndėrkohe njė sėrė shqiptarėve tė tjerė tė rekrutuar nga Shėrbimi jugosllav apo ai anglez iu ngarkuan detyra mė tė thjeshta pėr tė krijuar njė rrjet korrierėsh, tė cilėt sillnin informacion nga disa burime.
Si rrjedhim i kėsaj pėrgatitjeje disa grupe guerile ishin tė gatshme pėr t’u futur nė territorin shqiptar me mbėshtetjen financiare dhe ushtarake angleze dhe miratimin e Shėrbimit Jugosllav. Nė dokumentet britanike del qartė se burimet angleze tė spiunazhit i kishin premtuar Gani Kryeziut, i cili konsiderohej edhe lideri i ardhshėm i njė Shqipėrie pro-britanike dhe pro-jugosllave, njė shumė financiare prej “3.000 sterlinash pėr t’iu shpėrndarė Bajraktarėve tė Veriut nė fillim tė kryengritjes dhe rreth 40.000 sterlina flori pasi revolucioni tė fillonte”. Ndėrkohė nė dokument citohet njė burim shumė i lartė i ushtrisė jugosllave, se ushtria do tė furnizonte “rebelet me 5 mijė pushkė me bajoneta, 10 milionė fishekė si dhe 25 mitraloza tė lehtė”. Furnizuesi do tė paguhej nga anglezėt pasi materialet ushtarake tė kishin kaluar kufirin. (arkivi britanik H/PRO 300)
Ndėrkohė situata politike nė Europė kishte percipituar shumė shpejt dhe fuqitė gjermane tashme po marshonin nė disa prej kryeqyteteve europiane duke pėrmbysur shumė prej planeve tė Shėrbimit britanik nė Ballkan. Gjithsesi dokumentet arkivale tė lėnė tė kuptosh se politika britanike nuk ishte shumė e koordinuar nė lidhje me Ballkanin. Komanda Ushtarake e Mesdheut nga ku vareshin edhe operacionet luftarake nė njė situatė lufte nė Ballkan i mbeteshin besnik politikave tė pėrcaktuara nga Ministria e Jashtme, ndėrkohė qė Shėrbimi Sekret si dhe disa prej degėve tė zbulimit ushtarak po krijonin grupet para ushtarake pėr njė kryengritje tė armatosur nė Shqipėri. Kuptohet qartė se Shėrbimi Sekret mendonte se diplomatėt britanikė nuk mund tė pėrfshiheshin nė planet e hartuara nga SOE tashmė njė prej shėrbimeve ultra sekrete tė sapokrijuar. SOE ishte e varur nga Ministri i Ekonomisė sė Luftės, drejtuar nga Hugh Dalton dhe krijimi i saj ishte njė ēėshtje qė shumė pak vetė e dinin dhe aq mė pak njiheshin pjesėtarėt e saj. Duke mos iu dhėnė asnjė detaj Shėrbimit Diplomatik mbi ekzistencėn e kėtij grupi ultra sekret, sigurisht qė kishte njė problem tė madh mbi koordinimin e njė politike tė pėrbashkėt tė institucioneve kryesore britanike nė Ballkan. SOE operonte nė njė autonomi tė plote, me burime financiare tė pavarura dhe nė shumė vende oficerėt e saj ishin burimi kryesor i tė dhėnave mbi realitetin. Si rrjedhim SOE kishte njė influencė shumė tė madhe nė tavolinat e politikbėrėsve nė Londėr, duke zėvendėsuar kėshtu shpeshherė opinionin diplomatik pėr njė seri ēėshtjesh.
Ndėrkohė gjatė periudhės disamujore tė transformimit tė SOE nė grupin mė tė rėndėsishėm tė zbulimit dhe inteligjencės britanike nė Ballkan, ēėshtja e operacionit shqiptar kishte mbetur pezull pasi Komanda e Mesdheut nuk e kishte aprovuar fillimin e kryengritjes anti-italiane nė Shqipėri. Megjithėse SIS kishte krijuar bazėn e grupeve tė guerilėve tė armatosur, do tė ishte tashmė grupi i ri SOE, tė cilėt do tė fillonin zbatimin e operacionit. SOE solli nė krye tė kėtij plani njė prej oficerėve tė saj mė tė njohur, legjendarin W.F.Stirling, njė person i famshėm pėr luftėrat e tij nė kryengritjen arabe gjate Luftės sė Parė Botėrore. Koloneli Stirling gjatė kėsaj kryengritjeje kishte qenė krahu i djathtė i Lorencit tė Arabisė dhe ishte futur nė Damask pėrkrah tij. Pėr tre vjet kishte luajtur rolin e Guvernatorit tė Palestinės dhe nė rrethana akoma tė panjohura deri mė sot kishte punuar pėr 8 vjet si Kėshilltar i Qeverisė Shqiptare dhe i Mbretit Zog nė veēanti. Ishte Koloneli Sterling, i cili i kishte sugjeruar Presidentit dhe mė vone Mbretit Zog qė tė sillte nė krye tė xhandarmėrisė sė tij Gjeneralin Percy si dhe njė duzinė oficerėsh britanikė. Koloneli Sterling e njihte mjaft mirė Shqipėrinė dhe propozimit tė SOE pėr t’u vėnė nė krye tė operacionit shqiptar ishte njė zgjedhje e mrekullueshme. Sterling jo vetėm njihte vendin dhe aktorėt e kryesorė tė kryengritjes, por kishte mjaft miq me influencė nė qarqet ushtarake dhe diplomatike angleze. Sterling pasi u njoh me detajet e Operacionit tė hartuar mė parė nga agjentėt e SIS, Shėrbimit Inteligjent Britanik, e gjeti kėtė plan operacional jo nė nivelin e duhur dhe sipas dokumentit H/PRO 670) propozoi hapat e mėposhtme
Faza 1. Njė sasi municionesh dhe armatimesh duheshin futur legalisht nė Shqipėri dhe tė fshiheshin nė baza tė sigurta pėr t’u pėrdorur nė ēastin e duhur. Faza 2. Njė Komitet shqiptarėsh nė emigracion duhej krijuar sa mė parė pėr tė koordinuar pėrpjekjet politike tė kėtij Operacioni. Faza 3: Nė momentin kur Italia tė sulmonte Jugosllavinė dhe Greqinė, akte sabotazhi duheshin tė ndėrmerreshin nė territorin shqiptar nė shpinė tė italianėve. Faza finale: Revolucioni do tė fillonte nė momentin kur do t’i shėrbente politikės britanike nė rajon pėr tė siguruar mbėshtetje nga kjo e fundit.”
Ky plan operacional mori bekimin e Komandės sė Mesdheut, duke marrė parasysh se Sterling ishte njė figurė shumė e njohur pėr kėtė Komande. Ministri i Ekonomisė sė Luftės Dalton, i cili ishte edhe personi pėrgjegjės pėr tė gjitha operacionet e SOE me anė tė njė Memo Top -Sekret vuri nė dijeni Kryeministrin Churcill mbi planin e Kolonelit Sterling dhe mori miratimin e kėtij tė fundit.
Ndėrkohė Italia e cila sipas informacionit tė siguruar nga Roma pritej tė fillonte njė sulm mbi Greqinė nė pranverėn e 1941, nė fakt e filloi kėtė sulm nė vjeshtėn e 1940. SOE e cila kishte filluar para pėrgatitjet pėr njė sulm tė tille duke pėrgatitur disa grupe guerilje nė brendėsi tė Greqisė me ndihmėn e disa ekspertėve tė SOE, si arkeologu Hamond apo Majori Barbrook, i cili kishte shėrbyer nė xhandarmėrinė shqiptare. Kėto grupe guerile nė fakt nuk luajtėn ndonjė rol tė rėndėsishėm nė avancimin italian. Disa elementė tė minoritetit grek nė Jug tė Shqipėrisė ishin pjesė e kėtyre grupeve sabotatore, por nuk patėn ndonjė efekt tė dukshėm. Emri i njė Spiro Milo pėrmendet nė raportet e SOE qė vijnė nga Greqia, por mė shumė ky emėr pėrmendet mbi historitė e familjes sė tij e cila kishte luftuar pėr ushtrinė greke gjatė luftės turko – greke se sa mbi rėndėsinė e tij nė operacionet ushtarake. Gjithsesi Koloneli Sterling mbeti i fokusuar mbi operacionin kryesor, i cili duhej tė fillonte nga Veriu i Shqipėrisė nėn udhėheqjen e Gani Kryeziut.
Sipas njė dokumenti tė hartuar nė Maj tė 1940 pėr Seksionin D, tė SIS, drejtori i kėsaj Zyre, Julius Hannau i pėrmendur nė shkrimet e mėparshme, shkruante se sipas informacionit qė kishte shqiptarėt ishin ndarė nė tri grupime. Pro Zogistėt, anti Zogistėt dhe komunistėt. Seksioni D me ndihmėn e Shėrbimit Jugosllav ishte munduar qė tė mbante kontakte me tė gjitha kėto grupime, por tashmė Sterling ishte i mendimit se “megjithėse mbreti Zog nuk ishte i dashur pėr tė gjithė shqiptarėt, roli i tij nė kėtė ndėrmarrje ishte kryesor”, pėrfundimi i Sterling mbi rolin e Zogut nė kėtė kryengritje ndoshta ishte influencuar edhe nga njohja e tij personale me Mbretin.
Ndoshta ka qenė influencė e Sterling, e cila i dha Mbretit Zog njė vėmendje tė madhe nė kėtė periudhė nga SOE, e cila gjithsesi u sabotua si nga qeveria greke nė Mėrgim si nga ana e jugosllavėve, tė cilėt e dinin mirė se tashme ata nuk e kontrollonin dot me Zogun dhe nė njė Shqipėri tė pas luftės do tė duhej qė tė mbėshtesnin Gani Kryeziun. Me kėrkesėn e Shėrbimit Sekret, nė Paris u dėrgua Gjenerali Percy pėr tė shpėtuar Zogun nga ndėrhyrja gjermane. Ndėrkohė nė Londėr, SOE i kėrkoi Zogut bashkėpunim, i cili e pranoi dhe ishte i gatshėm pėr t’u parashutuar nė Greqi. Tashmė nėse i lidh tė gjitha ngjarjet me njėra-tjetrėn, duket se koloneli Sterling ka qenė njė forcė e rėndėsishme nė ndihmė tė Zogut, i cili pėr ironi tė fatit nuk mundi tė pėrfshihej nė kėto operacione tė drejtuara nga ish- Kėshilltari i tij i dikurshėm.
Por nėse Sterling nuk mundi tė tėrhiqte Zogun nė planet e tij, ai pa mė tė voglėn vėshtirėsi mundi tė sillte nė ekipin e tij njė tjetėr personazh tė ish-Mbretėrisė Shqiptare. Kolonelin Oakley Hill, ish-nėn komandat i Xhandarmėrisė sė Zogut. Oakley Hill i cili ka lėnė edhe njė ditar mbi jetėn e tij nė Shqipėri, gjatė kohės sė tij nė shėrbim tė xhandarmarisė shqiptare u vu menjėherė nė shėrbim tė SOE dhe ishte i gatshėm pėr tė udhėhequr fillimin e kryengritjes nė shpine tė italianve. Por Oakley Hill i cili kishte kaluar njė pjesė tė mirė tė jetės nė Shqipėri dhe kishte njė njohje personale me vendin dhe njerėzit, kėrkonte nga pala britanike qė aspiratat e shqiptarėve pėr pavarėsi tė merreshin nė konsideratė nga politika britanike dhe Shqipėria tė mos shihej thjesht si njė fushė beteje pėr shėrbimet sekrete. “Njė premtim pėr restaurimin e pavarėsisė sė Shqipėrisė do t’i bėnte liderėt e saj nė emigracion tė riktheheshin dhe tė pėrfshiheshin nė kėtė kryengritje tė mbėshtetur nga britanikėt”, - shkruante ai nė Memot e dėrguara Londrės. Ky mendim ndahej edhe nga njė tjetėr njohės i thellė i Shqipėrisė,
Gjenerali Sir Jocelyn Percy, i cili i shkruante SOE.
“Ne kemi deklaruar kohėe pas kohe se po luftojmė kundėr Fuqive tė Boshtit me qėllim pėr tė shpėtuar vendet e pushtuara prej tyre. Ne i kemi pėrmendur kėto vende por kurrė nuk kemi folur pėr Shqipėrinė. Pėrse shqiptarėt mos kenė lirinė e tyre? ….
Njė tjetėr qėllim i ynė ėshtė thyerja e ushtrive italiane nė Shqipėri dhe kjo mund tė bėhet me ndihmėn e shqiptarėve dhe premtimi pėr pavarėsinė e tyre ėshtė njė ēmim shumė i vogėl pėr ne. Nėse ne do tė premtojmė pavarėsinė, lajmi duhet tė shkojė tek ta si njė vendim i Qeverisė Britanike dhe duhet tė vijė nga njė person tek i cili ata kanė besim. Mbreti Zog me gjithė gabimet e tij, ėshtė i vetmi qė mund tė ketė autoritet mbi tė gjithė Shqipėrinė”.
Koloneli Edmond de Renzy Martin, i cili kishte shėrbyer pėr Xhandarmėrinė Shqiptare, mbėshteste ish-eprorėt e tij mbi situatėn politike shqiptare duke shtuar se “vetėm fjalėt nuk mjaftojnė pėr shqiptaret, askush nuk do tė na ndjekė nėse Qeveria britanike nuk ėshtė e qartė se do tė mbėshtesė pavarėsinė e Shqipėrisė. Shqiptarėt nuk e ēajnė kokėn fare as pėr grekėt e as pėr italianėt, por ata duhet tė kenė njė ide tė qarte se pėrse do tė ēohen nė revoltė pasi njė revoltė e tillė sigurisht qė nėnkupton vdekjen e sigurt pėr shumė prej tyre”, - do tė shkruante ai.
Interesant ėshtė ky moment mjaft kyē pėr fatet e Shqipėrisė. SOE organizata mė e fuqishme sekrete britanike ishte e dominuar nga ish-kėshilltarė apo miq tė Zogut, tė cilėt nuk kishin influencė pėr tė garantuar pavarėsinė e Shqipėrisė, por kishin influencėn e duhur pėr tė pėrfshirė Mbretin Zog nė planet e njė Shqipėrie pro britanike. Ndoshta kjo ka qenė edhe arsyeja pėrse Zogu vendosi tė qėndronte nė Londėr shumė pranė qarqeve britanike, tė cilat ai mendonte se mund t’i influenconte nėpėrmjet miqve tė tij. Personalisht mendoj se kjo ka qenė njė strategji mjaft e menēur e Zogut, i cili mund tė mbėshtetej nė influencėn e miqve tė tij britanike tė cilėt ishin nė kontroll tė organizatės e cila do tė influenconte mjaft skenėn e luftės sė dytė botėrore. Por pėr ironi tė fatit, SOE e sapokrijuar akoma nuk e kishte arritur fuqinė e saj tė vėrtetė dhe shpesh nė kėtė periudhe i duhej tė ecte me kujdes nė njė fushė tė minuar tė politikės angleze. SOE me kėshillėn e kėtij grupi pro Zog iu drejtua Ministrisė sė Jashtme pėr tė marrė prej saj njė premtim pėr njė Shqipėri tė pavarur. Sigurisht nėse duam tė krijojmė njė ide tė qartė tė politikes britanike tė asaj periudhe duhet tė shikojmė arkivin e Ministrisė sė Jashtme, gjithsesi dihet mirė se diplomatėt e kėsaj ministrie ishin mjaft tė influencuar nga ndjenjat pro greke dhe pro jugosllave dhe nė asnjė mėnyrė nuk lejuan qė Mbretit Zog t’i jepej njė rol nė kryengritjen e pėrgatitur nga Shėrbimet Angleze. SOE kėmbėnguli pėr njė kohė tė gjatė nė qarqet e larta diplomatike pėr t’i dhėnė njė status tė qartė Zogut dhe pėr t’i lejuar atij njė rol nė kėto operacione, por diplomatėt britanikė duke dashur qė tė mbajnė marrėdhėnie sa mė tė mira me Greqinė, nuk donin nė asnjė mėnyrė tė krijonin konflikt me qeverinė greke nė mėrgim. Diplomatėt britanikė i dinin mjaft mirė qėllimet greke mbi Jugun e Shqipėrisė dhe me qėllim kėrkonin mbajtjen e njė statusi tė paqartė mbi tė ardhmen e Shqipėrisė, duke dashur qė nė kėtė mėnyrė tė garantonin njė mbėshtetje greke nė shkėmbim tė pretendimeve territorial tė tyre. E vetmja deklarate qė SOE mundi t’u shkėpuste diplomatėve britanikė ishte se “Qeveria Mbretėrore e kishte ēėshtjen shqiptare nė zemėr” njė deklaratė shumė e ngjashme kjo me atė tė Musolinit. Kur SOE propozoi se Zogu mund tė mblidhte nė Ballkan mbėshtetės tė shumtė pėr tė luftuar italianėt, diplomatėt britanikė e refuzuan kategorikisht kėtė ide duke bllokuar ēdo iniciativė tė SOE. SOE e kuptoi qartė se ēdo pėrpjekje e miqve tė Zogut pėr ta pėrfshirė atė nė lojėrat politike tė Ballkanit kundėrshtoheshin fuqimisht nga grekėt, tė cilėt kėrkonin rivendikime territorial tė Jugut. Nė kėtė moment kemi edhe deklaratėn e Kryeministrit Metaksa, i cili i bėri tė ditur Ministrisė sė Jashtme Britanike se ‘Zogu ishte aq i urryer nga shqiptarėt sa prezenca e tij nė Ballkan do tė ndihmonte italianėt” Sigurisht, ushtria greke sapo ishte futur nė Gjirokastėr dhe nuk ishte e pėrgatitur qė kėto territore tė pretenduara prej vitesh t’ia dorėzonte njė force tė udhėhequr nga Mbreti Zog.
aurontare@gmail.com
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Britanikėt, ja agjentėt e parė qė hynė nė Shqipėri Empty Re: Britanikėt, ja agjentėt e parė qė hynė nė Shqipėri

Mesazh nga Barbi Mon Nov 30, 2009 7:17 pm

Qeveria britanike favorizon Greqinė nė dėmin tonė

» Dėrguar mė: 23/10/2009 - 12:49

Auron Tare

Nė numrin e kaluar botuam njė dokument me mjaft vlera historike, i cili vjen nga arkivat e Shėrbimit Sekret Anglez nė Londėr dhe pėr herė tė parė kemi njė pohim zyrtar mbi njė Marrėveshje qė mund tė ketė ekzistuar midis qeverisė angleze dhe asaj greke nė emigrim, mbi fatin e Jugut tė Shqipėrisė.
Dokumenti ėshtė mjaft interesant, pasi nė njė mėnyrė apo tjetėr konfirmon dyshimet dhe pėrpjekjen e Mbretit Zog pėr tė bindur qeverinė angleze mbi ruajtjen territoriale tė Jugut shqiptar mbas lufte, por ky dokument konfirmon gjithashtu edhe dyshimin e madh qė ka pasur Enver Hoxha mbi njė plan pėr ndarjen e Jugut nga anglezėt.
Ndoshta mosbesimi i Enver Hoxhės ndaj ushtarakėve anglezė tė dėrguar mė vonė nė Shqipėri e ka zanafillėn e vet nė njė marrėveshje, qė nė njė farė mėnyre pėr ekzistencėn e saj na e konfirmon dokumenti i sapobotuar. Fakti qė zhvillimet e mėvonshme do ta linin Shqipėrinė jashtė sferės sė influencės angleze nė Ballkan nė favor tė Greqisė, tregon gjithashtu pėr njė rėndėsi shumė tė madhe qė qeveria britanike i jepte Greqisė.
Dokumenti i botuar sot pėr lexuesin, sjell pėrveē njė pasqyrė tė situatės politike dhe interesimit tė Shėrbimit Anglez, edhe njė dėshmi shumė interesante ndoshta tė panjohur mė parė. Zyra e Shėrbimit Sekret Anglez nė Stamboll raporton se njė grup shqiptarėsh janė rekrutuar vullnetarisht pėr tė luftuar nė Palestinė me forcat e gjeneralit francez, De Gol. Deri mė tani njė fakt i tillė ka qenė i panjohur nga historiografia shqiptare. Dokumenti qė mban datėn 15.Korrik 1942, tregon se njė grup shqiptarėsh jo vetėm ishte dėrguar nė Palestinė pėr tė luftuar kundėr forcave italo–gjermane, por se kėta vullnetare kėrkonin qė tė luftonin nėn shenjat e tyre dalluese, tė cilat pėr fat tė keq me sa duket nuk janė respektuar nga autoritetet ushtarake angleze. Dokumenti i Zyrės sė Shėrbimit Anglez nė Stamboll ėshtė mjaft interesant, pasi tregon se vullnetarėt shqiptarė kanė dėrguar letra pranė Konsullatės Shqiptare tė Stambollit, duke i kėrkuar tė vetmit autoritet zyrtar shqiptar, i cili nuk ishte nėn kontrollin italian pėr tė ndėrhyrė qė kėta vullnetarė tė mos ishin pjesė e reparteve greke dhe tė mos mbanin uniforma dhe shenja tė ushtrisė helene. Se cilėt kanė qenė kėta vullnetarė dhe roli i tyre nė luftėn e Palestinės, do tė botohet nė numrat e ardhshėm tė kėtij Dossieri.
Njė tjetėr informacion qė del nga ky dokument ėshtė fakti se ka pasur njė plan operacional pėr tė promovuar gjeneralin Drazha Mihailoviē, njė figurė e krijuar dhe e financuar nga Shėrbimet Angleze si negociatori kryesor i zhvillimeve nė Shqipėri. Fakti qė gazeta tė botuara me financime angleze shkruanin artikujt tė servirur nga Zyra e Shėrbimit nė Stamboll pėr ta promovuar kėtė figurė si njeriun kryesor pėr kontaktet shqiptare, tregon se anglezėt e kanė mbėshtetur kėtė plan nė shumė drejtime. Hipoteza e hedhur nė disa nga shkrimet e kaluara se roli i Mihailoviē nė Shqipėrinė e viteve 1940-‘42 ka qenė shumė mė i madh se sa njihet deri mė sot, nuk ėshtė pa baza.
Qė nė zhvillimet politike tė Shqipėrisė sė 1940-‘42 ka pasur njė pėrplasje tė dy rrymave tė influencės jugosllave pro monarkiste dhe pro komuniste, kjo bėhet akoma mė e qartė nga dokumentet e dala nga arkivi i Shėrbimit Sekret Anglez.

gsh.
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Britanikėt, ja agjentėt e parė qė hynė nė Shqipėri Empty Re: Britanikėt, ja agjentėt e parė qė hynė nė Shqipėri

Mesazh nga Barbi Mon Nov 30, 2009 7:17 pm

Dokumenti i marrė nga arkivat e Shėrbimit Britanik

» Dėrguar mė: 23/10/2009 - 12:44



Situata nė Shqipėri, – E pėrgjithshme
257/29/25 Stamboll
To: S.O.E Cairo (DPAb) 15. Korrik. 1942
Copy S.O.E London Nga: D/H 29

1. A/H 74 ka zbuluar se letra e pėrmendur nė Memon time tė 252/29/25 tė 8-tė Korrikut ėshtė shkruar nė Skrapar, nė Jug-perėndim tė Shqipėrisė. Ai thekson se 9 klasat e thėrritura nėn armė i korrespondojnė moshave 22 deri nė 30. Ndėrkohė qė ai raporton se njė person i ardhur nga Korēa nė Stamboll, thotė se nė zonėn e Korēės janė thėrritur nėn armė vetėm tri klasa.
2. A/H 74 raporton se po pret njė person nga Tirana, i cili do tė vijė kėtu (nė Stamboll) pėr dhjetė ditė apo maksimumi dy javė, i cili ka shumė informacion mbi nėn/kolonel Bilal Nivica.
A/ 74 thotė se ajo qė dihet deri mė tani ėshtė se Nivica ka gati 40 deri nė 50 vetė me vete, por ai nuk ėshtė shumė i sigurt nėse ne duhet t’i besojmė shumė atij. Nivica, - thotė ai, – ka qenė gjithmonė njė mik i mirė i italianėve. Gjithsesi presim mė shumė informacion nga personi qė vjen nga Tirana.
3. A/H 74 raporton se njė student me origjinė shqiptare por nėnshtetas turk, do tė shkojė nė Prizren nė 16 korrik. Atij i ėshtė dhėnė detyra qė tė zbulojė sa mė shumė tė jetė e mundur mbi A/H 75, si dhe tė kontaktojė me tė nėse ėshtė kjo mundėsi. Ai duhet t’i shkruajė A/H 74 me kod, ku do ta pyesė qė ‘ai duhet tė dėrgojė njė person” i cili do tė kthehet kėtu bashkė me Raportin apo tė dėrgojė njė korrier kėtu. Sipas A/H 74, ky person ėshtė gati pėr t’u thirrur nėn armė nga ushtria turke nė shtator, por ka marrė leje pėr dy muaj. A/H 74 thotė se megjithėse obligimit tė tij ushtarak ai nuk dėshiron tė kthehet. Megjithatė, dyshoj mbi kėtė informacion pasi kur A/H 74 mė foli pėr kėtė student po i njėjti informacion mė erdhi edhe nga A/H 78, i cili mė foli pėr njė kontakt tė tijin i kėrkuar pėr shėrbim ushtarak por qė do tė largohej pėr nė Prizren.
4. Duke e pranuar se ndoshta flasim pėr tė njėjtin person, ėshtė mjaft e qartė pėr mua se A/H 78 nuk i di planet e A/H 74. Unė nuk e pėrmenda kėtė informacion tek A/H 74 pasi nuk e di se ēfarė marrėdhėniesh mbajnė ata tė dy me njėri-tjetrin . Megjithatė A/H 78 mė tha se i kishte dhėnė kėtij personi njė Listė me pyetje mbi ēėshtje tė ndryshme duke pėrfshirė edhe vend ndodhjen, resurset si dhe kėrkesat e A/H 75. Pėr mua, ajo qė mė duket mė e rėndėsishme ėshtė se ne njė apo dy muaj kemi njė shans pėr tė mėsuar pėr A/H 75 pavarėsisht se ky i ri punon pėr njėrin apo tjetrin kontakt tonin.
5. A/H 74 mė tregoi sot dy letra qė kanė mbėrritur nė Stamboll nga familjarėt e vullnetarėve Shqiptarė qė tani janė nė Legjionin Grek. Ata kanė shkruar nga Barakat Penisula nė Haifa dhe mbajnė datat 20 dhe 23 Qershor. Tė dy personat qė kanė dėrguar letrat ankohen pasi janė transferuar nga trupat e Gjeneralit De Gol ku ata kanė shkuar si vullnetarė pėr tek trupat Greke ku janė tė detyruar tė veshin dhe tė mbajnė simbole Greke. Ata kėrkoni ndihmė nga A/H 74 qė tė ndėrhynte pėr t’i transferuar nė ēfarėdolloj force tjetėr ushtarake pėrveē se greke apo serbe. A/H 74 mė tha se kishte para tre letra tė tjera shumė tė ngjashme dhe Shqiptarėt kėtu e dinin se vullnetarėt ishin transferuar nė regjimentin Grek. Kjo gjė - mė tha ai- ishte njė propagandė shumė e keqe pėr ne britanikėt dhe nėse do tė kėrkonim pėrsėri vullnetarė do ta kishim shumė tė vėshtirė pikėrisht pėr kėtė arsye. Unė i thashė atij qė ky transferim ishte bėrė vetėm me qėllim teknik pėr arsye tė gjuhės dhe nuk kishte asnjė paramendim politik. Sigurisht qė kėtė justifikim ai e ka dėgjuar edhe herė tjetėr por gjithsesi mė tha qė ankesat e vullnetarėve Shqiptarė duheshin adresuar tek autoritetet pėrkatėse.
6. A/H 74 shprehu kėnaqėsi shumė tė madhe mbi refuzimin kategorik tė BBC mbi Hartėn e botuar nė Gazetėn Tomori (referuar kjo nė memon time tė 250/29/25 tė 8-tė korrikut).
7. A/H 74 shprehu gjithashtu kėnaqėsi mbi artikullin kryesor nė “La Turquie” tė 13 korrikut, tė cilėn po e dėrgoj tė bashkangjitur. Ai nuk e dinte dhe sigurisht qė unė nuk i tregova qė gazeta financohet kryesisht nga burime Britanike. Unė po pėrpiqem qė tė zbuloj se si gazetari i kėtij artikulli, i cili ėshtė edhe Drejtori i Gazetės ka arritur qė tė prodhojė kaq argumente standarde, nė veēanti inkurajimin qė njė deklarim anglo-amerikan do t’i jepte Shqiptarėve pėr tė bashkėpunuar me Mihailoviē (Gjenerali Serb Drazha Mihailoviē). Ky artikull mund tė jetė shkruar nga A/H 74? Gjithsesi me sa duket ka bėrė njė efekt shumė tė mirė nė moralin e shqiptarėve nė Stamboll tė cilėt ndihen tė braktisur. Nė kėndvėshtrim tė pėrgjithshėm nė se ėshtė njė propaganda shumė e mirė pro Britanike apo jo nuk jam nė gjendje tė shprehem.
PS. 16. Korrik.
Tashmė jam informuar nga D/Q 2 se artikulli ėshtė shkruar nga Vedat Baykurt, me material tė servirur nga D/H 274

gsh.
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Britanikėt, ja agjentėt e parė qė hynė nė Shqipėri Empty Re: Britanikėt, ja agjentėt e parė qė hynė nė Shqipėri

Mesazh nga Barbi Mon Nov 30, 2009 7:18 pm

Rekrutimet e ushtarakėve shqiptarė pėr nė Palestinė

» Dėrguar mė: 29/10/2009 - 13:18

Auron Tare

Dy letrat e pėrzgjedhura sot pėr t’u botuar nė vazhdim tė ‘Dosierit’ mbi aktivitetin e Shėrbimeve Sekrete Angleze nė Shqipėri janė mjaft interesante, pasi zbulojnė pėr herė tė parė fatin e njė sėrė ushtarakėve tė cilėt ndoqėn Zogun dhe familjen e tij drejt Stambollit.
Ka shumė pak informacion se ēfarė ndodhi me njerėzit tė cilėt kaluan kufirin me Greqinė pas pushtimit italian tė 1939. Siē dihet, Zogu shkoi nė Stamboll ku dhe qėndroi pėr pak kohė, pėr tė vazhduar mė tej drejt disa kryeqyteteve europiane dhe pėr tė pėrfunduar nė Paris. Por, ēfarė ndodhi me njė sėrė ministrash apo oficerėsh tė cilėt shkuan me tė nė Stamboll?
Me sa duket, tė lėnė pa asnjė mbėshtetje financiare dhe pa asnjė alternativė tė qartė, disa prej kėtyre oficerėve dhe ushtarakėve tė ish- ushtrisė mbretėrore janė rekrutuar nga Shėrbimet Angleze pėr t’u dėrguar nė luftimet e Palestinės, ku ushtria britanike sapo kishte filluar pėrplasjen e saj me forcat gjermane. Kėto dy letra dhe tė tjera nė vazhdim sjellin njė pasqyrė mjaft interesante tė jetės nė emigracion tė ushtarakėve shqiptarė, por edhe vėshtirėsitė e shumta ekonomike tė cilėt ata pėrballonin nė Turqi. Nėpėrmjet informacioneve me karakter tepėr personal qė Zyra e SOE nė Stamboll raportonte mbi jetėn dhe aktivitetin e kėtyre njerėzve, shihet mjaft qartė jeta e vėshtirė e ushtarakėve mbretėrorė, tė cilėt pėr tė jetuar kishin shitur edhe uniformat e dikurshme. Gjithsesi, pėr herė tė parė mėsojmė nėpėrmjet arkivit sekret tė Shėrbimit Britanik, se njė numėr i pacaktuar ushtarėsh dhe oficerėsh shqiptarė janė rreshtuar qė nė fillimet e Luftės sė Dytė Botėrore nė formacionet ushtarake tė aleancės franko-britanike, duke hapur njė kapitull tė panjohur tė kontributit shqiptar pėr kėtė luftė botėrore.

72/274/Alb
To: SOE Cairo
Copy to SOE London Nga D/H 274


EKMAS sot sapo mė informoi se rekrutimi i ushtarėve pėr nė Palestinė ėshtė gati e pamundur nė Stamboll sot, si rezultat i asaj qė u ka ndodhur shqiptarėve tė cilėt kanė dalė vullnetarė pėr tė shėrbyer nė forcat Degoliste. Personi i cili dezertoi pas transferimit nė trupat greke tė kėtyre vullnetarėve ėshtė kthyer nė Stamboll dhe po bėn propagandė kundėr nesh duke thėnė se, “ne nuk e mbajmė fjalėn e dhėnė dhe mendojmė vetėm pėr grekėt”. Me sa duket vullnetarėt e parė tė cilėt kishin hyrė direkt nė trupat e gjeneralit De Gol janė mbajtur me vete si njė togė e veēantė. Vullnetarėt qė shkuan mė vonė dhe ju bashkėngjitėn trupave tona dhe jo atyre tė De Golit, me sa duket nėpėrmjet njė ndryshimi tė Programit A.M.A janė shpėrndarė midis trupave greke. Toga nė trupat e De Golit nuk ėshtė ankuar, ndėrsa tė tjerėt janė mjaft tė mėrzitur dhe tė hidhėruar.
Letrat qė po vijnė nga vullnetarėt kėtu nė Stamboll janė tė gjitha plot me ankesa. Ėshtė diēka shumė interesante, pasi nė kėto letra ka ankesa nga grekė (minoritarėt) tė cilėt vijnė nga Lugina e Gjirokastrės, por duhet thėnė se ėshtė shumė e vėshtirė pėr tė besuar se edhe kėta nuk duan tė jenė nė trupat greke. Pėr tė qenė mė tė sigurt qė familjarėt e tyre tė besojnė nė ato qė thonė nėpėr letra, ata kanė dėrguar foto qė tregojnė simbolet greke nė kapelat e tyre. Nė disa nga letrat ata apelojnė pranė konsullit shqiptar pėr t’i shpėtuar. Nė njėrėn prej letrave qė kam parė, personi ėshtė njė shqiptar nga njė fshat i Pėrmetit i cili shkruan greqisht me germa europiane, pasi me sa duket nuk di tė shkruajė nė greqisht. Ai apelon pranė konsullit nė njė KOD tė thjeshtė, i cila i shpėton me lehtėsi censurės, por qė pėrkthehet pa problem prej nesh. Tė gjitha kėto letra konfirmojnė propagandėn anti-britanike tė dezertorit.
Oficerėt pranojnė pak a shumė fjalėn time se, kjo transfertė ėshtė bėrė vetėm me qėllim tė vėshtirėsive tė gjuhės, meqenėse ata kanė eksperiencė nė komandim, e kuptojnė vėshtirėsinė e gjuhės. Ushtarėt e thjeshtė nuk e pranojnė kėtė arsyetim. Oficerėt gjithashtu pranojnė atė qė ju kam thėnė se, pėr njė vit me radhė askush nuk ėshtė interesuar pėr Shqipėrinė, por ushtarėt e thjeshtė nuk e besojnė kėtė gjė, pasi ata mendojnė se Shqipėria ėshtė shumė e rėndėsishme nė mendjen e tė huajve.
Dh,e tjetėr problem qė kemi nė rekrutime ėshtė se ushtarėt janė nė punė tė ndryshme. Stambolli ka me qindra kopshte, dhe kėsisoj ofron mundėsi punėsimi pėr ta. Deri mė tani nuk kemi pasur asnjė ankesė nė pėrfshirjen e vullnetarėve nė kompanitė qipriote. Nėse kjo mund tė qėndrojė, do ta bėnte detyrėn tonė mė tė lehtė.
Tė autorizuar nga Kajro me tel.B/580 e datės 16.5.1942, tė dy oficerėt nė Paris janė dėrguar pėr nė Stamboll. Nė 52/274/Alb, gabimisht kam shkruar pėr 4 oficerė. Nė fakt kanė qenė katėr oficerė, por sipas raportimit tė ELMAZ, dy janė larguar.
Njė telegram i parapaguar ėshtė dėrguar nė njė adresė nė Gjermani, nga ku njė letėr do t’i dėrgohet Parisit. Akoma ėshtė shumė shpejt pėr njė pėrgjigje. Personi i kontaktit nė Gjermani ėshtė njė bashkėfshatar i ELMAZ, i cili punon atje.
Referenca e telegramit tim pėr Kajron No 533 e 25 majit, e cila kėshillon ndalimin e letrės sė kolonel Hysen Selmanit pėr Mbretin Zog, pėr tė cilėn shikoni raportin tim tė 65/274/Alb e 21.5.1942.
Mė shkoi pėrnjėherė nė mendje sapo pashė raportin dhe letrėn bashkangjitur pėr Mbretin Zog se, kjo letėr mund t’i shkojė atij (Zogut) pėrpara se grupi i Palestinės do tė nisej, dhe nė kėtė mėnyrė ai mund tė hynte nė pazare me ne dhe tė urdhėronte Selmanin qė tė ndalonte kėtė grup. Por, mua mė duket mė e udhės qė tė niset grupi i vullnetarėve pėr nė Palestinė dhe pastaj ky raport tė lejohet nga Kajro qė tė mbėrrijė tek Zogu, pasi ai nuk mund ta pėrdorė kėtė gjė mė si kundėrpeshė pėr bisedimet me ne.
Ai mund tė dėshirojė qė ata tė bashkėpunojnė me ne, ashtu siē ka udhėzuar qė ata tė bashkėpunojnė edhe me francezėt pėrpara se tė fillonin vėshtirėsitė me grekėt. Gjithsesi, do tė ishte e udhės qė me telegram tė kėrkohet qė kjo letėr tė mos mbėrrijė pėr momentin nė dorėn e Tij.
Grupi akoma nuk ėshtė gati. ELMAZ ėshtė akoma i sėmurė dhe nuk do tė shkojė tek doktori derisa tė bėhet mė mirė. Ai e di qė ėshtė personi mė i rėndėsishėm nė kėtė grup dhe nuk do tė dėshironte qė tė pengohej nga mjeku. Nėntogeri SHEHI ėshtė akoma i pavendosur pėr tė ardhur dhe ka kėrkuar kohė deri nė fund tė muajit.
ELMAZ mendon se ai po pret njė letėr pėrpara se tė vendosė.
Firmosur
D/H 274

Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Britanikėt, ja agjentėt e parė qė hynė nė Shqipėri Empty Re: Britanikėt, ja agjentėt e parė qė hynė nė Shqipėri

Mesazh nga Barbi Mon Nov 30, 2009 7:19 pm

Tė dhėnat e rekrutėve shqiptarė pėr nė Palestinė

» Dėrguar mė: 29/10/2009 - 13:17



Letra 2
75/274/Alb
To; SOS, Kajro 27.05.1942
Kopje pėr SOE Londėr Nga D/H 274


Rekrutimet pėr nė Palestinė

Referenca 1/Alb/1DH80/81 e datės 21.05.1942 paragrafi 2:
Mė poshtė janė tė dhėnat e rekruteve pėr nė Palestinė.
Kapiten Adem Shehi, lindur nė 1910 nė Bulqizė (Dibra) njeh Dibrėn, Beratin, Elbasanin, Durrėsin dhe Pogradecin, i religjionit mysliman.
Kapiten Faik Elmazi, i lindur nė 1911 nė Mat: njeh Matin, Krujėn, Tiranėn, Shkodrėn (vetėm qytetin) i religjionit mysliman.
Nėntoger Rexhep Bajraktari, i lindur mė 1913 nė Krumė njeh: kufijtė e Hasit, Shkodrėn, Sarandėn, Vlorėn, Korēėn, i religjionit mysliman.
Kapter Ismail Shemsedini, i lindur nė 1914 nė Patin (Mat) njeh Matin dhe Tiranėn, i religjionit myslyman.
Tė katėrt kanė pasaporta tė lėshuara nga Konsullata Shqiptare nė Stamboll me data tė ndryshme, nė 1939.
Nė pasaportėn e Shehit ėshtė shkruar gabimisht nėnoficer, pasi ai nė fakt ėshtė Kapiten i Parė dhe superior i Elmazit.
Kapteri Shemsedidn mu prezantua pėrpara dy ditėsh. Nė telegramet e kaluara e kam pėrmendur si SHEMA, por nė fakt ėshtė tashmė e qartė pėr mua se ai ėshtė Ismail Shemsedin Dema, njė gabim i bėrė nė pasaportė qė nuk mundem ta shpjegoj dot. Gjithsesi, nuk ka rėndėsi, pasi ai ėshtė ai qė pretendon se ėshtė, pasi i ngjan shumė Kapiten Sefedin Challaku, njė kushėri i tij nga nėna dhe mik i imi.
Nė pasaportė ai pėrshkruhet si “Kaporal”, si Komandant i Rojės Mbretėrore, ku Shemshedini bėnte pjesė. Kolonel Hysen Selmani e ka promovuar atė, pasi pasaporta ėshtė lėshuar. Kolonel Selmani e ka tė drejtėn ligjore pėr tė bėrė njė veprim tė tillė.
Nuk mund tė bėjmė asgjė pėr pagesat. Duhet tė qėndrojnė ashtu siē kemi rėnė dakord, megjithėse shuma ėshtė dhėnė gabim. Ju shpjegova atyre se shuma e dhėnė ėshtė gabim, pasi po ju japim mė shumė se tė tjerėve dhe kur tė shkojnė nė Palestinė nuk duhet t’i tregojnė askujt se sa paguhen. Mendoj se mund t’ju besojmė pėr kėtė gjė.
Pėr sa i pėrket borxheve, grupi i D.H.R pėr nė Palestinė ka hapur njė problem. D/H 60 mė ka informuar se ata persona ishin tė llahtarshėm nė kėrkesat e tyre. Duhet thėnė grupi qė kam organizuar unė ėshtė shumė i mirė. SHEHI mė kėrkoi qė t’i paguanim borxhet, ndėrsa tė tjerėt mė kanė shprehur vetėm njė shpresė nėse do tė mund t’i paguanim ato. Nuk i kanė ndarė ato nė “borxhe tė detyrueshme” dhe “tė pa detyrueshme”. Tė parat janė shuma tė vogla pėr ushqim dhe pagesa pėr fjetje, pėr tė cilat ata mendojnė se nuk do tė ishte shumė e hijshme qė tė largoheshin pa i paguar ato.
Tė dytat janė shuma mė tė mėdha qė ju janė marre miqve. Ata kanė kėrkuar qė tė parat tė paguhen prej nesh dhe tė dytat nėse ata do tė jetojnė do t’i paguajnė vetė. Nėse vriten, atėherė ato borxhe do t’u ngelen atyre.
Borxhet e detyrueshme nė rastin e Shehit janė 265 lira turke, pėr bajraktarin 140, pėr Elmazin 145 dhe pėr Shemshedinin, 142 lira turke. Totali 692 lira turke.
Shehi ka mė shumė borxhe, pasi ka mė pak tė njohur nė Stamboll tė cilėt mund ta mbajnė me ushqime dhe fjetje. Borxhet e tjera janė rreth 800 LT.
Ju lutem, mė thoni se sa do tė paguani. Ju lutem, pėrgjigjen me telegram pasi grupi ėshtė gati pėr t’u nisur.
Pėr sa i pėrket uniformave, D/H 26 mendon se shuma qė duhet ėshtė rreth 250 LT pėr person. Kjo do t’u lejonte atyre njė kostum, dy kėmisha, 2 palė pantallona, 2 palė ēorape, 1 palė kėpucė njė kapele.
Nė fillim, D/H 26 mendoi qė t’i blinin uniformat nė Palestinė ku ēdo gjė ėshtė mjaft e lirė se sa nė Stamboll. Por, pasi e menduam pėr vėshtirėsitė e paraqitura dhe dėrgesat me telegrame si dhe njė dokument qė do t’i autorizonte ata tė blinin uniformat nė Palestinė qė duhet tė kalonte autoritetet turke, menduam mė mirė t’ju jepnim paratė nė dorė dhe ata janė tė lirė, t’i blejnė vetė artikujt e mėsipėrm. Deri tani ju ėshtė dhėnė gjysma e parave, tė tjerat tė premten (29.05.1942)
Ne jemi shumė tė gėzuar pėr lejet tuaj ku ata mund tė mbajnė njė flamur shqiptar. Tė gjithė janė tė gatshėm pėr ta kryer kėtė mision sa mė mirė. Bajraktari dėshiron qė tė mėsojė tė pilotojė avionė. Ai ka pranuar qė tė shkojė nė shkollėn e aviacionit sė bashku me nacionalitete tė tjera, por na ėshtė lutur qė tė mos dėrgohet pėr tė fjetur nė tė njėjtėn dhomė me grekė. Elmazi thotė se ata janė tė gatshėm tė veshin ēfarėdo lloj uniforme qė ne mendojmė, angleze, egjiptiane, por vetėm jo greke. Pėr mua kjo tregon se nėse grekėt insistojnė pėr tė aneksuar Jugun e Shqipėrisė, do tė kenė probleme tė shumta.
Siē ju kam raportuar mė parė, ata i kanė shitur uniformat e tyre. Nėse dėshironi t’i vishni me uniforma, uniformat italiane janė mė tė pranueshme, pasi ata mund tė bėjnė adaptimet e nevojshme nga kjo uniformė.
Firmosur
D/H 274

gsh.
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Britanikėt, ja agjentėt e parė qė hynė nė Shqipėri Empty Re: Britanikėt, ja agjentėt e parė qė hynė nė Shqipėri

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi