♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si tė bėhemi prindėr tė suksesshėm ?!

Shko poshtė

Si tė bėhemi prindėr tė suksesshėm ?! Empty Si tė bėhemi prindėr tė suksesshėm ?!

Mesazh nga DEA2 Wed Sep 10, 2008 11:38 am

Te shumte jane faktoret qe ndikojne ne formimin e femijeve, por prinderit jane faktori me i rendesishem, sepse shtepia e prinderve eshte shkolla e pare, ndersa prinderit jane mesuesit e pare prej te cileve fitohen edhe vetite e mira apo te keqija.
Prinderit jane te detyruar t’i edukojne femijet menjehere pas lindjes.Krahas detyrave te lartpermendura, prinderit duhet te perkujdesen edhe per pastertine, shendetin dhe ushqimin e drejte te tyre.
Kontrolli mjekesor i rregullt i femijes eshte detyre shume e rendesishme e prindit.Krahas edukimit dhe zhvillimit fizik, prinderit jane te detyruar qe te kujdesen edhe per zhvillimin mendor dhe psikik.Truri i femijes meson ēkado qe sheh dhe degjon prej prinderve.Prandaj, duhet te jemi te kujdesshem se si sillemi dhe se ēfare flasim ne pranine e tyre.

Disa keshilla per prinderit :

Leri femijes pak liri

Gjeja me e keqe qe perdorim ne edukuesit dhe mesuesit eshte kontrolli i pandare i cili e merzit femijen dhe e mbingarkon.Prandaj, leri femijes nje siperfaqe te lire ku mund te sillet si te doje.Gjithashtu, beja te ditur se kjo siperfaqe lirie nuk do te funksionoje nese nuk e shfrytezon si duhet.Mos i bej kontroll e as mos i qendro mbi koke.Vetem nese i then rregullat e sistemit, keshtu ai do ta kuptoje se eshte nen kontroll.Femija ndihet shume i forte dhe eshte i gatshem te luftoje per hir te lirise se tij.Pra, ai perpiqet me qellim qe babai te mos kete kontroll mbi te.E verteta eshte se femija nuk ka nevoje per te gjitha keto, nese ngrohtesia dhe dashuria ia kane mbushur jeten, ne vend te kontrollit te pandare.Ai do te mesoje ēdo te re. Me nje fjale : “ Mos i bej shpatullat e femijes tend fushe sporti, topi i te ciles eshte meraku i tepert ! “

Urdhera te prere , por me menēuri

Femijes duhet t’i jepen urdhera te prera, porn e te njejten kohe kerkohet prej prinderve qe interpretimi i ketyre urdherave te prera te jete ne menyre ndihmuese.Nese femija e ka shtruar dyshemene e dhomes se tij me lodra, nena duhet t’i flase ne kete menyre : “ t’i mbledhim lodrat bashke ! “, e cila fillon e para ne mbledhjen e lodrave.
Femijes nuk I mbetet tjeter pos te filloje t’i mbledh ato.Nese te femija paraqitet padegjueshmeria, ndoshta kete e shfaq edhe me ze te larte kur nena e tij kerkon ne menyre te preree kercenuese qe te shkoje te laje duart apo te shkoje ne banjo.E kunderta ndodh nese femija degjon urdherat me sjellje te mire, ēohet i zbaton ato qete e shpejt.Sa me shume qe te shtohet kerkimi i diēkaje nga ai, aq me shume i shtohet deshira per moskryerje te ketij urdheri.
Disa prinder krenohen me femijet e tyre, te cilet zbatojne urdherat vazhdimisht dhe nuk bejne asgje per ate qe jane te obliguar te bejne.Disa te tjere bashkepunojne me femijet, sikur te ishte prone private.Ndersa disa te tjere i ngarkojne femijet jashte mundesive ; u japin pergjegjesi qe nuk mund t’i kryejne.Te tri rastet jane te paqelluara.


Pakeso kritikat

O ju prinder ! Kushtoni vemendje pakesimit te kritikave dhe veprimeve jo te domosdoshme! Gjithashtu, pakesoni kontrollin! Femija nuk eshte mjet te cilin mund ta drejtosh si te duash.Ka edhe ai mendimet e veta qe i njeh si te arsyeshme ne drejtim te ēeshtjeve te tij personale.Kur ai perpiqet te gjeje vet zgjidhjen, jepni rastin, kurse kur nuk ia qellon, ndihmonije!
Ne shume raste pyetje te teperta i drejtohen femijes.Per shembull : “ Pse qesh keshtu ?” , “ Pse ec ashtu ? “ , “ Nxirri fjalet dhe shqiptoji ato drejt ! “, “ Mos loz me floket ! “ Shko pastro dhembet ! “ e tjera.Te gjitha keto mund te kene veprim te kundert te femija qe e shqetesojne ose e bejne te lekundur ne vendimet e veta. Net e shumten e rasteve kjo gjendje u ndodh femijevete pare, nga kujdesi i tepert i prinderve.Pastaj me ardhjen e femijes se dyte, prinderit kuptojne se kane mesuar diēka nga femija i pare dhe se duhet t’i japin me shume liri femijes se dyte.Keshtu me femijen e dyte sillen ndryshe.
Kerkohet prej nenes qe te femija te mbjelle menyren e diskutimit, t’i beje disa pyetje e ta shikoje se si do te pergjigjet.Gjithashtu t’i mesoje mosngritjen e zerit gjate bisedes, mosnderprerjen e bisedave te te tjereve etj.
Ta pyese se ēfare do te bente ai nese do te shikonte vellain te grindej me shokun e tij, ēfare do te bente ai nese do te shikonte ne rruge femije te plagosur.
Femijet te cilet nuk pergatiten nga prinderit rriten dhe zhvillohen me personalitet te dobet, per dallim nga ata prinder te cilet femijet i mesojne menyren e shprehjes gjate te folurit.

Vepro me kujdes

Nese babai para femijeve bertet, shprehet se lodhet shume dhe se atij i eshte bere padrejtesi, e gjithe kjo futet ne mendje te femijeve se babai eshte shnderruar si viktime e nenes dhe se me mire do te ishte sikur te mos martohej fare.
Gjithashtu nese nena bertet e thote se burri eshte krijesa e vetme e cila kenaqet ne kete bote, se ai e shfrytezon ēdo te drejte, atehere femija femer fillon t’i urreje burrat dhe kjo ēon qe ajo ti shmanget marteses ne moshen madhore.Ai djale i cili e shikon babain me keto sjellje, mendon se kjo eshte menyra e sjelljes se burrit ndaj gruas.Gjithashtu edhe vajza nese e heton nenen te ngreje zerin kur flet me babain, atehere ajo merr mesim, kinse edhe ajo duhet te sillet me burrin e saj dikur.

DEA2
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3001
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 02/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 1

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi