♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Droga :Dashuri gllaberuese

Shko poshtė

Droga :Dashuri gllaberuese Empty Droga :Dashuri gllaberuese

Mesazh nga Vizitor Sat Nov 28, 2009 8:07 pm

DROGA (hashishi,marijuana, heroina,kokaina,ekstazi,anfetamina,metadoni) ALKOOLI,DUHANI
ĒFARE JANE...?

HASHASH DHE MARIJUANA:Quhen te “lehta” dhe kjo provokon nje konfuzion te madh,sepse nje term i till zvogelon rreziqet qe perkundrazi jane shume te renda,sidomos per adoleshentet sepse ndryshojne perceptimin qe kane per vetveten dhe shkaktojne deme te renda psikologjike pikerisht atehere kur njeriu eshte ne rritje dhe ne nje ndryshueshmeri te theksuar dhe me nje personalitet te pa strukturuar.Perdorimi i tyre shkakton varesi psikologjike e fizike,gjithashtu tumore malinje,demtime ne tru e ne funksionet e tij si:kujtes,te kuptuarit,vemendja,perceptimi,humori.Jane nje dere hyrese drejt drogave te tjera.
HEROINA DHE KOKAINA:Jane drogera me efekte shkaterruese.Krijojne menjehere vartesi te forte fizike dhe kriza abstinence duke e detyruar personin ta perdore vazhdimisht deri sa per nje kohe te shkurter behet e vetmja arsye per te jetuar dhe doza shtohet vazhdimisht.Keto drogera arrijne kulmin shkaterrues me overdoz dhe vdekjen.Toksimanet nga heroina dhe kokaina humbasin cdo vler etike,morale,respekti si kunder vetes dhe te tjereve dhe familjareve.Perdorimin i tyre mbarte mbivleresimin e aftesive personale,delire,depresion,nervozizem,ankth,me kalimin e kohes krijojne renie te aftesive mendore,sjellje te rrezikshme dhune etj.Kurth eshte bindja qe”un nuk do te perfundoj kurr si te tjeret”ose “mund ta le kur te dua”.
EKSTAZI,ANFETAMINA,METADONI:Perdorimi i tyre prodhon turbullim te gjendjes mendore me shqetesime te humorit,mosperceptim shqisore.Metadoni ka efekt shume me te gjate se heroina,nje overdoze apo kombinim me drogerat e tjera provokon vdekjen.Perdorimi i vazhdueshem krijon vartesi me:depresion,lodhje,spazma,pergjumesi etj.Abuzimi me to con edhe ne abuzim dhe perdorim te drogerave depresive si alkooli,gjumedhenesit,qetesues etj.Rrezik i madh eshte qe shume persona nuk i konsiderojne keta substanca sintetike si droge.
ALKOOLI:Me kete term nenkuptohen te gjitha substancat qe permbajne alkool etilik:vera,birra,pijet e shumta te shfaqura kohet e fundit qe duken si pije freskuese por ne te vertet permbajne alkool e jane teper “mashtruese”.Alkooli eshte nje substancee psikoaktive si dhe drogerat e tjera dhe nese me te abuzohet,krijohet vartesi.Sindroma e abstinences eshte me dramatike se ajo e heroines,ne fazat fillestare shfaqet me dridhjen e duarve,delire,konvulsione.Alkooli pengon trupin per te shfrytezuar ushqimet,shkakton cirozen e melcise,crregullime te funksionimit te trurit,hipertension dhe semundje koronare te zemres,semundje te stomakut etj.Pas gjithe ketyre pasojave,a ia vlen te abuzoni me alkoolin...?!
DUHANI:Per cdo cigare qe pihet shkurtohen 14min jete,per ju qe pini duhan jeta ju shkurtohet mesatarisht 5 deri 8 vjet. Duhani ka ne perberje te tij nikotine qe eshte elementi kimik qe stimulon eksplozion te hormonit te adrenalines ne gjak.Rritetpresioni i gjakut,zemra rreh shume shpejt,shmangni nikotinen dhe do shmangni nje stresim te rrezikshem.rreziku shumefishohet nese efekti i nikotines kombinohet me efektin i monoksidit te karbonit,nje tjeter element kimik nr tymin e cigares.M.i karbonit demton funksionet e homoglobines,nje substance qe transmeton oksigjenin permes qarkullimit te gjakut.Keshtu sa me shum duhan te pihet, aq me shumeM.korboni dhe aq me pak oksigjen ne te gjith trupin tuaj.Duhani shkakton:Kancerin e mushkerive,fytit,pankreasit etj.Atakun e zemres.Semundjet kronike te mushkerive.Abort spontan etj. Si te leme duhanin:Shoqerojeni pirjen e tij me dicka te pa kendeshme.Kur ju vjen per te pire duhan mendoni se mos pirja etij ju shmang rrezikun.Shmangni ngacmuesit qe ju nxisin per te pire duhan.Kur ju vjen per te pire duhan beni nje aktivitet tjeter.Perdorni cimcakez pa sheqer kur ju shkon mendja tek duhani.ETJ

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi