♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Futbollistet me ngjyre...shqiptaret naziste te vertete

Shko poshtė

Futbollistet me ngjyre...shqiptaret naziste te vertete Empty Futbollistet me ngjyre...shqiptaret naziste te vertete

Mesazh nga Barbi Wed Nov 25, 2009 4:16 pm

Futbollisti me ngjyrė: Familjet shqiptare s'na pranojnė pėr dhėndurė
Nga Elona Demollari
Marrė nga Gazeta Shekulli


Moohaomed Abdurahman, jeton prej 3 vitesh nė Shqipėri. Rrėfimi i sinqertė pėr raportet me bashkėmoshatarėt e tij shqiptarė dhe tė dashurat e tyre tiranase. "Ka dhe raste kur ne nuk na lejojnė tė hyjmė nė pub-e".

Emri i tij ėshtė Moohaomed Abdurahman. Na tregon qė ka mbaruar shkollėn e mesme dhe pastaj "menaxheri im (Muhamedi ėshtė futbollist nė njė nga klubet shqiptare tė futbollit), mė shkėputi nga shkolla, sepse donte qė unė tė luaja".
Ai ka ardhur nga Kameruni dhe ndodhet nė Shqipėri prej 3 vjetėsh. Luan me njė skuadėr jashtė Tiranės, ndėrsa nė fundjavė rri nė Tiranė, ku ka njė shtėpi me qira, bashkė me disa shokė tė tjerė kolegė.
Muhamedin nuk e takuam pėr ta pyetur rreth futbollit, por rreth marrėdhėnies qė ai ka ndėrtuar kėto tre vite me shoqėrinė shqiptare, nė veēanti me vajzat shqiptare. Intervista me tė, nė fakt, mund tė hedhė dritė mbi disa pyetje, qė ndoshta tė gjithėve na vijnė nė mend, kur i shohim kėta djem me ngjyrė qė ecin rrugėve tė Tiranės. Si jetojnė? Ēfarė ndodh kur "pėrplasen" me shoqėrinė shqiptare? A jemi ne racistė? Si sillen vajzat tona me to? Po pjesa tjetėr e rinisė sė Tiranės, si i pret dhe si i ka raportet me kėta tė rinj, qė vijnė kėtu nga "fundi i botės"?
Muhamedin e takojmė nė njė nga baret e Tiranės. Sa pėr fillim, po ju themi qė, gjatė gjithė kohės qė ishim me tė, nuk na ndaheshin vėshtrimet kurioze dhe shpesh tallėse tė atyre qė rrinin nė tavolinat ngjitur. Njė djalosh i zi dhe njė vajzė e bardhė tiranase, duket qė bėnte goxha pėrshtypje.
Muhamed ende nuk flet qartė shqip, megjithėse kupton mirė. Bisedėn me tė e zhvilluam nė anglisht.

Muhamed, si tė duken vajzat shqiptare?
Tė bukura, por nervoze me djemtė shqiptarė, me sa kam parė.

Edhe me ju tė huajt me ngjyrė janė kėshtu, nervoze?
Me ne nuk janė kėshtu, janė shumė xhentile.

Si sillen ato kur ju shohin?
Disa nuk duan tė flasin, ndėrsa disa tė tjera duan me tė vėrtetė tė flasin, por ato kanė frikė pėr shkak tė mentalitetit

Mentalitetit?! D.m.th., ti ndjehesh keq?
Ndonjėherė. Kur sapo kisha ardhur, e kisha shumė tė vėshtirė, por tani ėshtė shumė e thjeshtė. Nėse ata nuk mė flasin mua, nuk mė bėhet vonė, as unė nuk ju flas.

Keni pasur ndonjė tė dashur shqiptare?
Nuk mund tė them qė kam pasur tė dashur, por vajza, po.

Ēfarė do tė thotė kjo?
Nė njė lidhje unė dua tė jem i lirė, d.m.th., tė dal me tė dashurėn sa herė qė unė dua, familja e saj tė jetė nė dijeni dhe tė rri sa mė rehat, d.m.th., mos ndihem i paragjykuar, pra, tė mos mė duhet tė dal fshehur.

Mė qartė, kanė fjetur kėto vajza me ju?
Vajzat qė kanė qenė me mua, kanė ndenjur me mua dhe kanė fjetur, vetėm pėr tė provuar se si janė tė huajt, apo ne, "njerėzit me ngjyrė". Pra, pėr mua nuk ka qenė njė lidhje, ka qenė thjesht miqėsi.

Pėr ēfarė vajzash bėhet fjalė? D.m.th., si jeni njohur me to?
Sa pėr mėnyrėn se si jam njohur, ka ndodhur qė ato tė mė dėrgojnė numrin e celularit nėpėrmjet ndonjė kamerieri dhe kam komunikuar mė pas nėpėrmjet mesazheve, apo dhe telefonatave.

A ke provuar tė mbash lidhje mė vonė me to?
Me disa po. Por pasi kemi kaluar disa ēaste, apo njė natė, ato nuk kanė dashur tė vinin mė me mua.

Pse?
Kjo pėr shkak tė njerėzve. Kjo ėshtė dhe arsyeja qė unė ju thashė qė nuk mund ta quaj lidhje dashurie. Sepse, nėse takohesh me ato mė vonė, nė kafe, apo qoftė dhe nė rrugė, njerėzit pėrreth tė shohin nė njė mėnyrė tė ēuditshme.

Tė ka ndodhur tė zihesh me ndonjė mashkull shqiptar, pėr shkak tė ndonjė vajze?
Jam grindur disa herė me djem shqiptarė, sepse mė thonė gjėra tė ēuditshme.

Ēfarė gjėrash tė ēuditshme?
Se pėrse unė shikoj vajzat, me tė cilat ata rrinė, p.sh. Dua tė theksoj qė, disa nga meshkujt shqiptarė, janė shumė arrogantė dhe agresivė.

Kur shkoni nėpėr pub-e apo lokale nate nė Tiranė, kėrceni me vajza shqiptare?
Unė kėrcej nėpėr pub-e, por vajzat kanė frikė tė mė afrohen. Mendoj qė kjo ndodh pikėrisht pėr shkak tė frikės qė kanė nga djemtė e pranishėm shqiptarė. Sepse, edhe nėse kėto vajza qė afrohen tė kėrcejnė, nuk janė tė shoqėruara nga meshkuj, ato shihen "ndryshe" nga tė tjerėt qė ndodhen nė pub. Nuk e di, por mė duket sikur ata e quajnė pėr ofendim njė veprim tė tillė. Kur unė nis tė kėrcej i vetėm, vajzave shqiptare u pėlqen mėnyra se si ne kėrcejmė, ne e kuptojmė kėtė nga mėnyra se si ato na shohin.
Dua tė them edhe diēka, qė ka dhe raste kur ne nuk na lejojnė tė hyjmė nė pub-e.

Edhe nė rastet kur jeni tė shoqėruar nga femra?
Po, ka shumė raste, kur unė shkoj vetėm me shokėt e mi, tė cilėt janė edhe ata njerėz me ngjyrė. Ngaqė ata qė rrinė tek dera nuk kanė guximin tė na e thonė hapur, qė ju nuk mund tė hyni pėr shkak tė lėkurės, gjejnė lloj-lloj justifikimesh tė tipit: s'ka vend, ka prenotime. Na ka ndodhur qė tė mos na futin edhe nė rastet kur kemi qenė me vajza shqiptare, pra tė bardha, por kjo ndodh mė rrallė.

Muhamed, ke menduar ndonjėherė qė tė martohesh me ndonjė vajzė shqiptare?
Jo, dhe kjo vetėm pėr shkak tė mentalitetit kėtu. Unė nuk mund jem i lumtur asnjėherė, por, edhe nėse ajo vajzė qė mund tė martohej me mua do tė ishte e lumtur, ajo nuk do tė mund tė jetonte nė Shqipėri. Familja e saj nuk do ta lejonte kėtė fakt, dhe nuk do tė pranonte asnjėherė. Unė e di shumė mirė qė ajo nuk do tė ndjehet asnjėherė "e lirė" pėr shkak tė mentalitetit.

Ka ndodhur ndonjėherė qė ia ke thėnė njė vajze shqiptare dėshirėn pėr martesė?
Njė herė mė ka ndodhur qė, njė vajzė tė mė thotė qė, nėse do martohem me ty, mund tė jetoj vetėm jashtė, kėtu nuk mundem.
Edhe njė shoku im ka qenė i lidhur vetėm pėr dy javė dhe janė ndarė, sapo e ka marrė vesh familja e saj.

Po nė Kamerun, si shihet martesa mes njė njeriu me ngjyrė dhe njė njeriu tė bardhė?
Shumė martesa bėhen, qoftė raste kur vajza me ngjyrė martohen me meshkuj tė bardhė dhe qoftė meshkuj me ngjyrė qė martohen me femra me ngjyrė. Ėshtė njė vend i lirė nga mentalitetet dhe paragjykimet.

Si janė vajzat shqiptare nė njė lidhje, krahasuar me vajzat e vendeve tė tjera?
Vajzave shqiptare u mungon liria.

Po nė qytetin ku luan futboll, (Ballsh) a ke shoqe shqiptare?
Jo, as qė bėhet fjalė.

Flasim pėr vajza, tė cilat i ke vetėm shoqe, asgjė mė tepėr...
Jo, jo. Ai ėshtė qytet i vogėl dhe dihet qė mentaliteti ėshtė mė i egėr. Shoqet e mia tė vetme janė vetėm nė Tiranė. Nė Ballsh kam miqtė e skuadrės. Atje shkoj vetėm pėr punėn, por miq nuk kam.

A ju ndodh qė tė ecni nė rrugė dhe tė dėgjoni ofendime, sepse ti kupton shqip, me sa shoh...
Gjithmonė. Dėgjoj shumė gjėra.

Ēfarė mendon kur dėgjon ofendime nė rrugė?
Mendoj qė janė njerėz qė nuk e pranojnė dot faktin qė ne jemi tė "ndryshėm", dhe pse ky ndryshim ėshtė vetėm nė lėkurė. Nė fund tė fundit, ne jemi njerėz si gjithė tė tjerėt, me tė mira dhe tė kėqija.

Nė tre vjet, nuk ka ndryshuar fare kjo sjellje?
Unė mendoj qė kjo gjė nuk ka pėr tė ndryshuar kurrė. Rastis qė ka prindėr me fėmijė nė duar dhe i tregojnė fėmijės sė tyre me gisht nga ne. Atėherė, mė thuaj, si mund tė ndryshojė ky mentalitet, kur ata fėmijė nisin tė na shohin ndryshe qė nė moshė fare tė vogėl? Ata rriten me kėtė paragjykim ndaj nesh.

Keni luajtur nė vende tė tjera futboll?
Unė kam qenė nė Turqi, Mal tė Zi, Maqedoni.

Njėsoj ėshtė sjella ndaj jush, edhe atje?
Jo, jo. Andej kam edhe shumė miq tė mitė, qė janė martuar me vajza tė bardha, diēka qė nė Shqipėri nuk ndodh kurrė. Ndaj them me plot gojė, qė mentaliteti i kėtushėm ndaj njerėzve me ngjyrė, ėshtė mė i fortė se nė ēdo vend tjetėr ne bote ketu ka naziste te vertete.
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi