♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Haremi i Berluskonit dhe historia e njė telefonate shqip

Shko poshtė

Haremi i Berluskonit dhe historia e njė telefonate shqip Empty Haremi i Berluskonit dhe historia e njė telefonate shqip

Mesazh nga MONDI Wed Nov 25, 2009 10:01 am

Shtypi europian botoi disa dite me pare fotot skandaloze tė vilės
Certoza, ku vajza tė reja ndihmonin Kryeministrin italian nė
marrėveshjet me miqtė politikanė e biznesmenė
Jo shumė kohė mė parė, Berluskoni vizitoi Shqipėrinė, vizitė e cila u
pasua nga entuziazmi euforik i Kryeministrit nė Tiranė, i cili foli pėr
shpenzime deri nė 2 miliardė euro nė Shqipėri, premtime tė Berluskonit.

Centrali
atomik dhe pėrpunimi i plehrave italiane nė Shqipėri (mbeturinat janė
njė emergjencė e fortė e fqinjit tonė pėrtej Adriatikut) janė kėrkesa
tė hershme tė Berluskonit, pėr dy kryeministrat e fundit shqiptarė,
Nano dhe Berisha. I pari tentoi, madje, tė realizonte njė marrėveshje
pėr ngritjen e njė impianti nė periferi tė Tiranės, projekt i cili u
zbulua nga shtypi dhe u bllokua nė kohė. Mediat europiane citojnė se
Vila Certosa pėrdoret nga Berluskoni pėr takime me homologė dhe
partnerė politikė ose biznesi, tė cilėve, me sa shihet nga fotot, u
ofrohen edhe "shėrbime ekstra".

Dje, pas publikimit tė kėtyre
fotove, televizionet cituan edhe faktin qė nė kėtė vilė janė ēuar nė
njė rast edhe disa vajza shqiptare, pjesėmarrėse nė njė konkurs bukurie
emigracioni. Tė dhėna tė tjera pėr vajzat nuk publikohen pėr arsye
etike, por ka njė fragment nga vizita e fundit e Berluskonit nė
Shqipėri, qė lidhet me kėto rrethana shqiptare tė skandaleve tė
"kavalierit". Gjatė njėrit prej takimeve nė Tiranė, nė mėnyrė krejt tė
papritur ai i zgjat celularin homologut tė tij shqiptar, duke i thėnė:
"Foli pak mikeshės sime shqiptare". Njė zė nė shqip nga ana tjetėr e
telefonit i ka thėnė Kryeministrit shqiptar: "Quhem... jam shumė e
nderuar..." etj.

Ky "incident" dhe telefonata janė mbajtur
sekret dhe sigurisht nuk janė pėrfshirė nė protokolle dhe deklarata
zyrtare. Berluskoni ėshtė i njohur pėr "pacipėrinė" e tij nė takime
zyrtare tė nivelit tė lartė. Pak javė mė parė bėri xhiron e botės
videoja, ku ai vijonte tė fliste nė celular, ndėrkohė qė Angela Merkel
e priste pėr t'i dhėnė dorėn.

Skandali i vilės Certosa ka
pėrfshirė disa dite me pare shtypin evropian, pas publikimit nga gazeta
spanjolle "El Pais", tė 5 fotove ku Kryeministri italian, Silvio
Berluskoni dhe disa miq tė tij persona VIP (njėri dyshohet se ėshtė
Kryeministri i njė vendi tė BE-sė, njė euroskeptik i njohur) janė nė
shoqėrinė e njė grupi vajzash tė reja.

"El Pais" ka publikuar 5
nga fotografitė. Nė sė paku dy prej tyre, protagonistėt janė tė
zhveshur, madje nė njėrėn, "miku VIP" i Berluskonit ėshtė nėn ereksion
tė dukshėm seksual.

Berluskoni, njė nga politikanėt me
popullaritetin mė tė keq nė Europė, ėshtė i njohur pėr skandalet e tij
tė lidhura me femrat. Sė fundmi, ai ka marrė edhe njė kėrkesė divorci
nga bashkėshortja e tij, e traumatizuar pas pjesėmarrjes sė
Kryeministrit nė datėlindjen e njė 18-vjeēareje, e cila e thėrriste
liderin e moshuar tė sė djathtės italiane "babushi".

Miliarder
dhe pronar i mediave mė nė zė tė Italisė, Berluskoni ėshtė njėherazi
nėn akuzė edhe pėr korrupsion dhe ryshfete gjatė viteve tė fuqizimit tė
bizneseve tė tij.

HISTORIA E FOTOVE NĖ VILĖN CERTOSA

Kėto
foto janė realizuar nga fotografi Antonello Zappadu, nė vilėn e famshme
Certosa, njė kryevepėr luksi nė pronėsi tė Silvio Beluskonit nė maj tė
vitit 2008. Nė Itali, publikimi i tyre u ndalua, pasi Berluskoni, njė
mjeshtėr i krijimit tė situatave ligjore tė favorshme, paditi
fotografin pėr "dhunim tė privatėsisė dhe tentativė pėr mashtrim".

Fjalė
kishte shumė, por fotot askush nuk i kishte parė ende. Dje fotot janė
botuar mė nė fund nė shtypin spanjoll. Gazeta mė e madhe e atij vendi,
"El Pais", botoi 5 nga kėto foto, ku shfaqen vajza tė bukura, tė
zhveshura dhe Kryeministri italian Silvio Berluskoni. I gjithė shtypi
europian i djeshėm i citoi mė pas fotografitė dhe rrethanat. Fytyrat
janė mbuluar, si tė vajzave dhe tė personave tė tjerė, pėr tė mos u
identifikuar, ndėrkohė qė nė to dallohet qartė "kavalieri".

I
menjėhershėm ka qenė reagimi i Berluskonit pas publikimit, duke i
quajtur ato foto "tė pafajshme". "Nuk ka asnjė skandal, por dhunim tė
privatėsisė dhe njė sulm skandaloz", - ka thėnė ai, duke shpjeguar se
fotot qė publikohen janė tė "personave qė bėjnė banjė nė brendėsi tė
njė shtėpie private, e cila ėshtė e destinuar pėr miqtė e tij".


Gazeta Shekulli
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi