♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skandali seksual,Ylli Pango bėn libėr: Tė fshehtat e vajzės qė mė hyri nė shtėpi

2 posters

Shko poshtė

Skandali seksual,Ylli Pango bėn libėr: Tė fshehtat e vajzės qė mė hyri nė shtėpi Empty Skandali seksual,Ylli Pango bėn libėr: Tė fshehtat e vajzės qė mė hyri nė shtėpi

Mesazh nga MONDI Wed Nov 25, 2009 9:58 am

Pas nėntė muajsh nga "skandali seksual" i shumėpėrfolur nė media,
ish-ministri i Kulturės Ylli Pango, vendos tė rrėfehet. Jo nė media!
Ashtu sikurse u fol e stėrfol pėr ditė me radhė, pas emisionit tė "Fiks
Fare" dhėnė nė Top Channel marsin e kėtij viti. Pango ka dy ditė qė ka
hedhur nė treg njė libėr. E titullon thjesht "Skandal"! Dhe ėshtė njė
ese e gjatė pėr moralin shqiptar.
"Nė njė kohė kur gjithė gjakrat e nxehur tė moralit tė prekur u ftohėn,
e kam radhėn tė shprehem unė gjakprishuri", shkruan diku mes rreshtash
Pango, drejtuar shqiptarėve. Si njė lloj reflektimi, vetrrėfimi e nė
fjali tė thjeshta dhe plot ironi, Pango tregon gjithė detajet e
ngjarjes sė kamerės sė fshehtė, nė mėnyrė kronologjike. Ėshtė njė
rrėfim i thjesht, qė nis mė herėt se me kohėn e "ditėve tė tmerrit" siē
e quan dhe vetė Pango. Thashethemet e para qė i shkonin nė vesh pėr
publikimin e njė "skandali tė madh" tė tij, e bėnin tė ishte kurioz.
Ama si kish ndodhur t'i mendonte gjatė edhe paralajmėrimet e kolegėve
tė tij deputetė, tė cilėt shumė muaj para skandalit i thoshin: "S'e ke
shumė tė gjatė", "Do tė tė heqin", "Kanė paguar shumė pėr ty..."!

Ėshtė
njė libėr nė tė cilin ish-ministri i Kulturės, Ylli Pango ka sjellė
versionin e tij tė ngjarjes. Telefonatat e njėpasnjėshme nga vajza tė
rekomanduara ose jo qė i kėrkonin punė, femra krejtėsisht tė zhveshura
qė i shkonin gjatė takimeve nė ministri, e sė fundmi vajza tjetėr, siē
e thekson dhe vetė, njė ish e njohura e dikurshme qė e viziton mbrėmjen
vonė nė shtėpinė e tij. Janė kėto personazhet, e brenda rrėfimit tė tij
bėjnė pjesė edhe tė gjithė ata qė me dashje ose jo u bėnė pjesė e
"Skandalit", analistė e politikanė, gazetarė, njerėz tė thjeshtė qė
komentuan pro dhe kundėr. Pango ka zgjedhur t'i pėrfshijė nė rrėfimin e
tij. Veē tyre, nuk harron pa pėrmendur, traumatizmin e familjes sė tij,
nėnėn qė i shkoi shumė pranė vdekjes, djalin e shokuar nga gjithė
ē'ndodhi, nipin qė nė shkollė s'e lejonin tė vishte bluzėn me mbiemrin
"Pango", pėr mėsuesen ishte mbiemėr i turpshėm, apo edhe hamendjen e
tij pėr vetėvrasje. Bashkėngjitur esesė sė librit, janė botuar dhe njė
varg i gjatė mesazhesh, nga femra e meshkuj, dashamirės e miq, apo
njerėz tė thjeshtė qė e mbėshtesin dhe i japin zemėr. E veē tyre, nė
vend tė epilogut, miku i tij Xhelal Qello i shkruan njė letėr nga
Parisi. Ėshtė ky libri i titulluar thjeshtė, "Skandal" me 152 faqe, qė
shtėpia botuese "Ideart" ka dy ditė qė e ka hedhur nė treg.


...Kjo ngjarje duhet tė ketė ndodhur rreth 300 vjet mė parė...

Ngjarja

Atė
natė, dikur rreth orės 22, pak para se tė nisesha pėr nė emisionin e TV
Klan, mė merr nė telefon ime motėr. Pas pak mė shfaqet e llahtarisur nė
derė, pėr tė mė thėnė se mė kishin filmuar dhe tė nesėrmen do tė mė
nxirrnin nė emisionin e famshėm televiziv shqiptar, pa shok nė botė, qė
nėn flamurin e ndershmėrisė, e luftės kundėr paudhėsive, filmon e
nxjerr njerėz nė ekran me figurė e me zė, pa pyetur pėr kurrfarė tė
drejte tė privatėsisė a ruajtjes sė imazhit tė tyre.

Se pėr
ēfarė, nuk e dinte, por lajmi i kish ardhur i sigurt dhe nga njerėz tė
afėrt. Pata, natyrisht, shqetėsim, por nuk po mė kujtohej tė kisha bėrė
ndonjė gjė pėr t’u filmuar e sulmuar atje. Gjithsesi, jo fort i qetė, u
nisa pėr nė emisionin “Opinion”. Debati do tė pėrqendrohej rreth
truallit tė Kinostudios, okupuar prej shkollės Marubi dhe lirimit tė
saj, pasi siē qe bėrė e ditur, me njė vendim qeverie, ky truall do t’i
jepej televizionit “Top Channel”, pėr t’u shpėrngulur kėsisoj nga
Piramida. Aty ku ndėrkohė kishin filluar punimet dhe pritej inaugurimi
i Teatrit tė Ri Kombėtar dhe Muzeut tė Artit. Isha paksa nervoz kur
hyra nė emision, por pastaj siē mė ndodhte gjithmonė, mė zunė ethet e
debatit dhe pothuaj harrova ē’mė ishte thėnė mė parė. Nga reagimet
mendoj se opinioni, nė njė pjesė tė mirė, u bind se debutuesi kundėr
ishte konfuz dhe gabim nė tezat qė artikulonte. Pas emisionit, ai m’u
shfaq sėrish pėrpara makinės tek dera, nė terr, teksa dilja nga
territori i ish-kinostudios (me sa duket kish dalė pak pėrpara
emisionit) U pėrkul te xhami i makinės e mė tha tė dilja tė shihja
rrethimin me tela tė shkollės. Mė erdhi vėrtet keq. Ishte bėrė si i
handakosur dhe i ngjiste njė fantazme. I thashė pėrsėri si shumė herė,
se nuk kisha unė nė dorė tė falja troje publike, i rekomandove me
dashamirėsi tė takonte njė herė kryeministrin dhe u ndamė.....

Nuk
e dija se tė nesėrmen mė priste njė hall ku e ku mė i madh se i tij, qė
nė fund tė fundit vazhdonte ta kishte shkollėn e tij tė paprekur e
kėrkonte dhe sheshin pėrreth. Tė nesėrmen mobilizova veten dhe gjithė
miqtė e tė afėrmit pėr tė marrė vesh se cila ishte gjėma qė kisha bėrė
e qė do tė transmetohej pėr mua, por kjo gjė ishte e pamundur. Mė
thoshin se ishte bllokuar krejtėsisht sistemi kompjuterik i
televizionit “Top Channel” qė e transmetonte atė emision, se sė andejmi
nuk dilte asnjė lajm, se njerėzit dhe materialet ruheshin me kujdes tė
madh, etj, etj. Ishte fjala pėr “peshk tė madh”. Ekzekutimit tashmė
ishte vendosur. Gjithsesi nga sa munda tė marr vesh unė e tė mirė,
lajmet pėr pėrmbajtjen e sulmit ishin kontradiktore. Flitej pėr lekė,
pėr femra, pėr fshatra turistikė, po mua nuk mė binte kurrė ndėrmend tė
kisha bėrė gjė a diēka tė ngjashme dhe nė njė farė mėnyre kisha njė
lloj qetėsie, por edhe kurioziteti. Drekuam me disa miq jashtė Tirane
dhe aty nga muzgu befas mė shkrepi si vetėtima: Mos vallė...? m’u
kujtua e njohura ime e hershme, vajza nga fshati qė mė erdhi para do
kohe nė shtėpi, njė natė tė vonė. M’u kujtua edhe fakti se kur doli nga
krahu i djathtė, e ndonėse e pyeta pėr kėtė, ajo mė tha se e ngiste
makinėn vetė. U kujtova edhe pėr dyshimin tim, veshjen e sjelljen e saj
tejet provokuese, krahasuar me pamjen e saj tė thjeshtė tė sė shkuarės,
pėrdredhjet e saj... “Tė ketė qenė kjo?”. Me shpejtėsinė e saktėsinė qė
ka mendja nė raste tė tilla fillova tė kujtoj ēdo detaj tė sė shkuarės
sė afėrt dhe pothuaj u binda. Kjo duhej tė ishte, kjo se nuk mė
kujtohej e nuk kishte asgjė tjetėr. Pastaj erdhi nata kur, siē ishte
paralajmėruar edhe nė gazeta, do tė shfaqej “kapja e madhe”, “gjėma”.
Njerėzit nė tė gjithė Shqipėrinė, tė pėrgatitur mė sė miri
psikologjikisht edhe nga njė njoftim nė gazetė, me sytė qė u digjnin
nga kureshtja, u gozhduan pėrpara ekraneve dhe panė... Ē’panė?!

Gjithsesi
panė. Panė njė film metrazhshkurtėr e me regji tė shkėlqyer me pjesėn
mė “horror”, realizuar nė shtėpinė time. Nė privatėsinė time. Aty ku
nuk lejohet tė xhirosh e tė pėrgjosh njeri nė botė. Panė njė montazh tė
pėrsosur, film tė sė shkuarės, muzikė kėngėtarėsh tė mėdhenj pėrdorur
nė filma porno, pjesėt e biseda tė mia, qethur me mjeshtėri nga
konteksti shumė mė i gjerė. Panė buzė femrash e montazhe pa tė cilat
filmimi im do tė dukej i thatė dhe i dyshimtė. Gjithsesi nė pjesėn e
parė ishin pjesė tė bisedave tė mia me njė vajzė provokatore e xhirime
me celular tė figurės sime me kostum e kollare nė ministri. Pa asnjė
bazė e akuzė. Pjesa e dytė ishte njė filmim me celular i figurės sime
duke ngjitur shkallėt e shtėpisė dhe pjesė tjetėr dialogu im me
provokatoren e dytė, mysafiren e pabesė. Zėri i saj i dubluar,
paranteza e shtojca nga autorėt e filmit pėr veprime tė miat qė nuk
dukeshin gjėkundi etj. Shkurt ishte sajuar, hequr ēdo gjė qė do tė mė
lehtėsonte e do tė bėnte qė truku tė kuptohej mė mirė nga publiku e
ishte shtuar ēdo gjė qė do ta bėnte ngjarjen tmerruese, tė ndyrė,
impresionuese pėr njerėzit. Njerėzit mė shumė ndjenė, patėn impresionon
se panė diēka tė tmerrshme, lakuriqe, tė pisėt, indinjuese. Mė llahtar
se njė film porno me aktorė realė, me keq se njė horror i vėrtetė. As
ish e as e dėgjuar prej kohėsh, njė hipnozė e tillė kolektive, njė
sugjestionim masiv i pėrmasave tė atilla. Ishte vėrtet njė realizim
regjisorial, djallėzor dhe me njė efekt tė paparashikuar pėr nga
pėrmasat e syerrjes kolektive.

Skenari fillimisht kishte
Ministrinė e Kulturės dhe ardhjen me rekomandim e me lutje tė autorėve
tė skenarit, tė njė vajze provokatore, veshur mė sė miri nė mėnyrė
transparente pėr realizimin e skenarit. Ajo kėrkoi punė, por mėnyra e
sjelljes sė saj, veshja, qė nė ēastin e parė mė vuri nė dyshim. E
thirra nė telefon nė ministri rekomanduesin njėherazi, skenaristin
Filip, pėr tė mė sqaruar me dyshimet. E kisha tė njohur tė vjetėr
Filipin, dhe veē kėsaj vajza vinte e rekomanduar prej tij, madje dhe me
makinėn e tij. Filipi mė tha se nuk ka ndonjė shqetėsim, veēse atė
vajzė duhet t’ia punėsoja patjetėr.

Gjithsesi me dyshime por u
binda disi dhe vajzės diskutohej t’i ofrohej njė punė sipas rregullave,
madje dhe njė tjetėr private pa iu kėrkuar asgjė, pa asnjė kusht. Por
ēuditėrisht, ndonėse ndėrhyrėsi ngulte kėmbė pėr ta punėsuar, kur vinte
puna pėr tė filluar procedurat e punėsimit, vajza zhdukej. Pastaj
sėrish dukej, nėpėrmjet telefonave a shfaqjeve tė saj nė ministri, duke
u lutur t’ia jepja patjetėr atė vend pune se i duhej. Ishte diēka e
habitshme dhe me kėtė shpjegohen dhe telefonatat e mia drejtuar asaj,
ndėrkohė qė vajza, duke parė se kjo lojė nuk po jepte rezultat, por
ndofta edhe e ndėrgjegjshme qė ky rol ishte tepėr i shėmtuar pėr tė, u
tėrhoq.

Pas kėtij dėshtimi, nė lojė hyri vajza e dytė, qė siē
u pa mė vonė, ishte e njė niveli mė tė ulėt. Ajo, siē u vendos nga
skenaristėt, si fillim mė merrte nė telefon e fliste nė rolin e vajzės
sė parė, pasi kjo ishte tėrhequr e loja kishte ngecur. Mė pas kur edhe
ky rol nuk dha gjė, ajo u porosit tė shfaqej nė ministri. Mė pas tė
futej e tė pėrgjonte deri nė shtėpinė tim, nė shtėpinė e njeriut me
imunitet. Kjo vajzė veē tė tjerash, ishte e njohur prej vitesh prej
meje. Ajo kish qenė dikur nė njė Kafaz tė Artė, nga kėta qė u pėrhapėn
mė vonė rėndom tek ne, si imitacion i Big Brother. E kisha pėrkrahur
atje, si njė vajzė tė varfėr, ardhur nga provinca, kisha pasur pėr kėtė
pėrkrahje edhe falėnderimet e nėnės sė saj. Mė vonė mė kish ardhur edhe
nė Fakultet pėr tė kėrkuar tė drejtė studimi, gjatė kohės kur unė isha
dekan. Kur e pashė te hyrja e ministrisė nuk e njoha. Qe veshur tebdil,
me dekolte e varėse e xhingla tė shumta. Mė vonė nė takimin e dytė, mė
ra ndėrmend cila ishte. Kishte rėnė nja 20 kile nė peshė dhe ishte
transformuar nga njė vajzė e thjeshtė provinciale, nė njė gocė qyteti,
me veshje ekzibicioniste tė ekzagjeruar, qė tė shtynte tė mendoje pėr
jetėn e saj edhe pėr mė tej.

U rinjohėm si tė thuash,
rikujtuam periudhėn e Kafazit, takimet e tjera dhe e lamė tė mė sillte
dokumentet e saj. E lamė tė mi sillte njė ditė pasdite, nė ministri.
Nuk u duk siē i thashė, rreth orės 6 pasdite, por mesa mė kujtohet mė
mori nė telefon kur sapo ishte kthyer nė shtėpi, diku rreth orės 8:30
dhe teksa i thosha se isha i lodhur dhe se fajin e kishte vetė se nuk
kish ardhur nė zyrė, mė shfaqi gatishmėrinė tė vinte e tė mi sillte. Tė
tjerat u shfaqėn nė ekran. Erdhi sėrish, gjysmė e zhveshur, mė
provokoi. Mė pas, pasi nuk mori asnjė iniciativė tė ikte se nuk i
mbushej as asaj mendja qė e kish realizuar detyrėn siē duhej, sipas
instruksioneve tė ustallarėve. (I thashė vetė se mund tė shkonte).
Kishte tė drejtė. Nė tė vėrtetė nuk ndodhi asgjė. Doli siē hyri. E
qetė, madje kėmbėngulėse pėr tė biseduar mė shumė. Por pėr ustallarėt
kaq mjaftonte. Tė tjerat i rregullonte regjia.

Vajza e dytė,
vajza provokatore, ishte e njohur, tė linte tė mendoje se provokonte,
por ndėrkohė njohja e hershme tė bėnte tė ndėrtoje edhe njė raport
tjetėr, atė tė viteve mė parė kur pėr hir tė kėtij fakti kishte njohje
dhe intimitet dhe njėlloj si atėherė, meqė vinte nga fshati, duhej
ndihmuar. Kėshtu pra u arrit tė provokohej, e mė pas tė transmetohej
njė skenė ku nuk kishte as seks, as skandal seksual, por veē njė bisedė
tė provokuar, qė u krye me njė vajzė tė njohur mė parė. As asaj dhe
asnjėrės prej vajzave nuk iu kėrkua e as nuk iu premtua kurrė ndonjė
gjė nė kėmbim tė seksit, siē u mundua tė paraqitej nė pamjet e
paraqitura nė mediat e shkruara qė gjėmuan me fyerje e sajesa.

Tani
qė rixhiroj filmin e kėsaj pjese tė tmerrshme tė jetės sime mbrapsht,
kujtohem se ka pasur dhe njė femėr tjetėr ardhur pothuaj nė tė njėjtėn
kohė, pėrsėri dėrguar nga Filipi, pėr tė aplikuar gjoja pėr njė projekt
artistik. Gjithashtu veshur nė mėnyrė provokative. Njė femėr qė e
dėrgova te sektori i projekteve pasi mė erdhi dy tri herė me disa letra
gjoja projekte me lutjen e Filipit, nga pas pėr ta ndihmuar. Ndoshta
para saj ka pasur dhe njė femėr tė katėrt. Historia ka filluar hershėm,
ėshtė ndjekur me kėmbėngulje, qė kur njė deputet demokristian mė tha
tetė muaj para ngjarjes: “Duan tė ta fusim me femra, i kanė paguar
mirė. Edhe 20 mijė 30 mijė euro mund t’i paguajnė”. Shikoni ē’skenar i
ndyrė dhe ē’kėmbėngulje pėr ta realizuar me ēdo kusht atė. Padyshim qė
prapa realizuesit dhe poshtėrsisė sė tij, ka pasur duar tė fuqishme qė
prej kohėsh qė kėrkonin tė mė rrėzonin edhe me mjete tė tjera. Njė
hetues i zoti do tė nxirrte “perla” nga kjo histori. Ja pse them se
historia ka filluar shumė mė herėt sepse gjithnjė mė vinin sinjale qė
“nuk e kisha tė gjatė” qė “do mė hiqnin”, qė “isha vetėm e pa klan”,
etj. Por ky skenar kishte nė bazė e ishte ndoshta edhe finalja e njė
historie tė filluar kohė mė parė, pas konflikteve tė vazhdueshme me
televizionin “Top Channel” pėr lirimin e Piramidės e pėr ta kthyer atė
nė teatrin mė tė madh e mė tė bukur qė kishin pasur shqiptarėt, qė nga
koha e formimit tė shtetit tė tyre tė parė. Pas mbi 60 vjetėsh me njė
teatėr qė ngrihej mbi njė godinė tė amortizuar. E kjo duhet hetuar.

Tani
pas kaq kohe kur munda tė gjej kasetat origjinale, ju lutem, sado me
vonesė ndiqeni mė tej historinė... Ndiqeni dhe shihni se si njė tjetėr
vajzė vinte e mė takonte, njė tjetėr mė fliste nė telefon. Si nė njė
roman me detektivė. Shihni qė tė kuptoni se kjo ėshtė historia e njė
provokimi e mė pas e njė mashtrimi. Shihni se si vajza e dytė e
shfrytėzon faktin qė mė njihte pėr tė pasur tek unė akses, ndėrkohė qė
pohon vetė “se kishte shumė zor tė mė takonte”. Shihni se si merrte nė
telefon nė rolin e sė parės. Shihni nė youtube tė pėrmbledhura rreth 20
orė kaseta, a thua se po kapej banditi a skandali i shekullit. Shihni
se si vajza provokatore hutohet e i kėrkon ndihmė regjisorit, kur
provokimet e para karshi meje i dėshtojnė. Kur kėrkon tė mė takojė
natėn e i them se nuk kam kohė. Shihni e kuptoni se ajo ēka u
transmetua ishte stisje, montazh, kurse e vėrteta se si mund t’i qepesh
njė njeriu duke i kėrkuar deri “tė bėjė Krishtin nė shtėpinė e tij”
ėshtė thelbi i kėsaj historie tė ndyrė. Nė kasetėn origjinale tė “Top
Channel”-it, qė tani mund tė shihet edhe nė youtube dėgjohen bisedat nė
makinė qė kanė rrethuar shtėpinė time nė kulmin e aksionit tė madh
provokues. Njė nga pjesėtarėt e grupit komplotues i thotė tjetrit:”A ja
ka hyp ai tani?” Dhe tjetri: “po ajo pėr atė punė ka shkuar”. Mendoni
tani sa bukur vihet nė provė morali. E paparė. E padėgjuar.

Shumė
interesa dhe urrejtje personale, janė bashkuar kundėr meje, nė kėtė
rast. Mjaft armiq. Politikė, mediatikė, personalė, biznese tė mėdha.
Prandaj kam thėnė se me atė qė ndodhi fituan tė gjithė. Me mua fituan “
tė gjithė” (atė qė mund tė fitonin nė politikė e media, jo njerėzit e
thjeshtė). Fitoi opozita e disa nga pozita, fitoi media e bosėt e saj,
gazetarėt qė nė disa raste u paguan shtrenjtė, si Blendi atė natė kur u
shfaqa unė nė “TV Klan” i dėrrmuar (mė thanė se mori 15 milionė), fitoi
“Top Channel” e fiksi qė e shpalli kėtė kulmin e lavdisė sė vetė.
Fituan armiqtė e mi personalė, qė e ngritėn njė dolli lumturie, fitoi
vajza qė mori dy milionė (nėse i mori). Humba vetėm unė. Viktima e
vetme isha unė e familja ime qė u shkatėrruam, u traumatizuam, u
sakatuam e u vramė jo si tė ishim njerėz por qen tė egėr.

...Nė
rreth 10 ditė skėterre mbi mua u hodhėn tonelata llumi njerėzor,
sharjesh, shpifjesh pa fund. Llumi i moralit fals shpėrtheu nga qindra
kanale e mijėra vrima ujėrash tė zeza a qoshesh tė errėta tė
nėnvetėdijes njerėzore. Goditja ishte politike, mediatiko-politike, por
edhe personale, e lidhur me ambicie, zilira, urrejtje a shpagime
mediokre.

...Monstėr, pėrbindėsh, shkėrdhatė...! ulėrinte mė i
zellshmi i mediabėrėsve. Kishin tė drejtė. Nuk kisha bėrė pak. Kisha
“prekur”, njė jelek, jelekun e nderit, ēerekjelekun, jelekun e vockėl
tė moralit shqiptar. “Mbėrtheckat, mbėrtheckat!”, kėlthiste rioshi
shqiptar me pretendime nė politikė, Erion Lejfeni. (Pse jo, nė mendje i
shkonte, hapja e njė biznesi tė ri e tė suksesshėm mbėrtheckash).
Politikani flokėbardhė Pa-Boshti dhe politikani tashmė plak, Dhelpra,
atė natė nuk fjetėn gjumė, duke ēuar nėpėr mend rendjet e tij pa fund
pas vajzave tė zarzavateve.

...Media “morale”, mbrojtėse e
moralit mbitokėsor, realizoi njė provokim kastigim shembullor, gati
vrasės, qė u kurorėzua deri nė kėrkesė pėr vetėvrasje. Unė, i
provokuari, kisha prekur kopsat a mbėrtheckat e njė jeleku, a njė fije
jeleku, njė natė vonė, nė shtėpinė time. Kurse ata prekėn e i hoqėn
koren njė m... qė binte erė, njė moēali, njė morali fals qė kutėrboi
ditė tė tėra hipokrizi, falsitet, hakmarrje e poshtėrsi.

Ndėrkohė
nė shtėpinė tonė, e ashtuquajtura “Vila Pango”, me katėr familje brenda
saj, nėna ime, motra me familjen, nipi e mbesa me familjet e tyre,
kishte rėnė murtaja dhe njerėzit lėviznin si hije. Im bir, nė Itali,
ende student i vitit tė parė, ende me stresin e homesickness, sėmundjes
sė shtėpisė (e para herė qė ndahej nga familja) mori dhe kėtė goditje
tjetėr tė papėrballueshme. Pėr moshėn dhe gjendjen e tij shpirtėrore. I
ati po shfaqej e denigrohej nė media, facebook, madje pėrmendej dhe nga
mediat italiane, franceze e gjermane, turke, deri kineze, ku skenari
kish parashikuar si nė shumė media tė tjera ndėrkombėtare pėrēimin e
lajmit pėr “skandalin” seksual Pango. ...Njė baba qė ndiqej prej tij si
model dhe sa ēel e mbyll sytė trajtohej si kriminel. Im bir u mbyll nė
vetvete dhe mezi fliste. Shpeshherė nuk i hapte telefonin as sė ėmės,
as gjyshes sė vet. Komunikonte vetėm me mua dhe mė thoshte se donte tė
vinte nė Shqipėri, tė mė ishte krah, mė premtonte se kurrė nuk do mė
ndahej. Im bir mė kish ndjekur gjithnjė si idealin e tij. Ndėrkohė
personazhi kryesor “krimineli” Pango, mbi bazėn e rekomandimeve
mediatike e kaloi ashtu njė herė rastėsisht nėpėrmend vetėvrasjen.

...Tė
nderuara nėna, motra, gra vajza. A e dini kush ėshtė pra, pasoja e
rėndė morale nė dėm tė femrės shqiptare, pash kėtij akti tė pashembullt
provokativ? Njė femėr e dyshimtė nė moral (jo si ju), ka marrė 2 milion
lekė shpėrblim pėr provokim dhe shkatėrrimin e jetės sė njė njeriu.
Thuhet se ka blerė njė makinė e bredh nėpėr Tiranė e diku. Nuk ja
dhashė unė. Ia dha media e madhe, mbrojtėsja e moralit.
Tė dashur
bashkatdhetarė! U prek njė jelek? Mė saktė ca kopsa a mbėrthecka qė u
bėnė tė famshme? Njė cipė jeleku? Jo. U prek gjoja morali. Moralit iu
hoq cipa. Kudo mbi dheun tonė kutėrboi era e keqe. Njė histeri
kolektive shpėrtheu. Njė indinjatė e paparė. Sa shumė u shkrua e u fol.
Njerėzit harruan punėt, hallet e punėt e pėrditshme e u morėn aq gjatė
me mua. Nė thelb ē’ndodhi: Njė njeri ishte nė jetėn e tij, pėrpiqej,
punonte. Njė ditė tė bukur iu stis njė intrigė e ndyrė- U provokua. U
linēua. U shkatėrrua.

O Perėndi! U kėrkoj sėrish falje tė
gjithėve qė u dhashė tėrė atė frymėzim. Nuk do ta kisha bėrė kurrė. Por
nė fakt nuk bėra gjė, ma bėnė.
Tani ėshtė radha ime.



Panorama
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Skandali seksual,Ylli Pango bėn libėr: Tė fshehtat e vajzės qė mė hyri nė shtėpi Empty Re: Skandali seksual,Ylli Pango bėn libėr: Tė fshehtat e vajzės qė mė hyri nė shtėpi

Mesazh nga bigbeng Wed Nov 25, 2009 10:54 am

citim Ylli Pangos
Tė dashur
bashkatdhetarė! U prek njė jelek? Mė saktė ca kopsa a mbėrthecka qė u
bėnė tė famshme? Njė cipė jeleku? Jo. U prek gjoja morali. Moralit iu
hoq cipa. Kudo mbi dheun tonė kutėrboi era e keqe. Njė histeri
kolektive shpėrtheu. Njė indinjatė e paparė. Sa shumė u shkrua e u fol.
Njerėzit harruan punėt, hallet e punėt e pėrditshme e u morėn aq gjatė
me mua. Nė thelb ē’ndodhi: Njė njeri ishte nė jetėn e tij, pėrpiqej,
punonte. Njė ditė tė bukur iu stis njė intrigė e ndyrė- U provokua. U
linēua. U shkatėrrua.

O Perėndi! U kėrkoj sėrish falje tė
gjithėve qė u dhashė tėrė atė frymėzim. Nuk do ta kisha bėrė kurrė. Por
nė fakt nuk bėra gjė, ma bėnė.
Tani ėshtė radha ime.

O perendi me c'kurajo tregon ish ministri.Sikur ka ndodhur nje ngjarje e rendomte nga nje njeri i rendomte e pa peshe ne publik.
Harron ky palo burre shteti se ishte nje minister dhe nje deputett ku kishte voten e te pakten 12.000 votuesve te tij..?
Kane qene aq te shumta bemat e tij sa kete ngjarje mundohet ti japi versionin e te viktimizuarit ne nje ngjarje te cfare do lloi.
Ku ishte Skandali sipas Ylli Pangos...?e ketu ai shpreh habi..!!!!!!!!!
Pse e pergjuan..?perseri habi...!!!!!!
Bemat e ketij psikologu ne drejtim te ngacimeve seksuale ishin te pafundme,aq sa gjysma e Tiranes po i thurte barsolete perpara se te pergjohej,ndoshta dhe keto veprime cuan ne filmimin e tij....
Turp per ne ,turp per institucionin qe ai perfaqsonte,turp per qeverine qe ai bente pjese.
Por me sa duket fjala TURP per Yllin qenka nje version i krejt i kundert me ate qe shqiptaret ndjejne brenda qenies se tyre...
Po tani i ka ardhur rradha e hakmarrjes z.YLLI.
Mjerisht ......
Duhet te thuhej qe i ka ardhur mynxyra per te mos u bere me pjese ne historira me pull te kuqe.
Jetojme ne Shqiperi ku vdesin 26 njerez te pafajshem dhe ''luanet' lepijne gjuhen e me gjakun e viktimave pa i pickuar sikur dhe nje mushkonje mocali,sepse XHUNGLA shqiptare ofron abitate kujtdo qe kerkon 'parajsen'.

bigbeng
Anetar/e aktiv
Anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 26/08/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4842
Vendndodhja Vendndodhja : verdalle me sherbime
Hobi Hobi : E bukur eshte ajo qe me pelqen mua
Humor Humor : 6 dite buza gaz.......diten e 7 gruaja ma plas.ha ha ha
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 30/04/2009
Falenderimet Falenderimet : 128

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi