♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Anglezėt: Lorik Cana, si njė “Napolon” i vėrtetė nė fushat e betejės!

2 posters

Shko poshtė

Anglezėt: Lorik Cana, si njė “Napolon” i vėrtetė nė fushat e betejės! Empty Anglezėt: Lorik Cana, si njė “Napolon” i vėrtetė nė fushat e betejės!

Mesazh nga Barbi Mon Nov 23, 2009 9:53 pm

Anglezėt: Lorik Cana, si njė “Napolon” i vėrtetė nė fushat e betejės!






Lorik Cana ėshtė vlerėsuar si blerja e tretė mė e mirė e huaj nė “Premiership”-in anglez. Mesfushori shqiptar, i cili u transferua pėr 5.5 milionė euro tek Sunderlandi, u rendit pas mbrojtėsit tė Arsenalit, Tomas Vermaelen, dhe mesfushorit tė Liverpulit, Alberto Akuilani, pas votimit tė 20 trajnerėve tė klubeve elitare nė ishull. Pėr t’u theksuar ėshtė fakti se Cana ėshtė klasifikuar pėrpara rusit Juri Zhirkov, i cili u ble nga Celsi pėr rreth 20 milionė euro nga CSKA e Moskės. Me paraqitjet mbresėlėnėse nė 13 javėt e para tė kampionatit britanik, 26-vjecari ka fituar jo vetėm simpatinė e stafit teknik dhe tifozėve tė “maceve tė zeza”, por edhe tė teknikėve nė ”Premiership”. Potenciali i Canės u pa qartė edhe nė sfidėn e sė shtunės, ku Sunderlendi fitoi 1-0 nė “stadiumin e Dritės”. Kapiteni ishte “lojtari i ndeshjes”, duke dominuar mesin e fushės, pavarėsisht se pėrballė kishte yje tė kalibrit si Cesk Fabregas, Samir Nasri apo Andrei Arshavin. Pėr lojėn e tij, shqiptari u vlerėsua me notėn 9 nga mediat britanike, tė cilat nuk nguruan t’i krahasonin “urdhėrat” e tij nė katėrkėndėshin e gjelbėr me ato tė Napolonit nė fushat e betejės, duke ndihmuar skuadrėn qė tė mos humbiste nė asnjė moment pėrqendrimin dhe tė ishte sa mė e kujdesshme nė fazėn difensive. Nė kėtė mėnyrė, ai regjistroi njė tjetėr ndeshje tė madhe pėrballė ekipeve mė tė rėndėsishme nė “Premiership”, qė renditen edhe nė majat e klasifikimit tė futbollit botėror.

Pasi u shpall “lojtari mė i mirė” nė ndeshjet me Celsin, Liverpulin e Mancester Junajtid, Cana pritet tė fitojė sėrish anketėn e tifozėve tė Sunderlandit. Jo mė kot, pak orė pėrpara pėrballjes me Arsenalin, trajneri Stiv Brus kishte deklaruar se 26-vjecari ka kualitetin e mjaftueshėm pėr tė luajtur me njė prej klubeve mė tė mėdha nė Angli. “Jam i lumtur qė arrita ta afroj Canėn nga Marseja te Sunderlandi dhe qė ai nuk u transferua tek asnjėra prej katėr tė mėdhave nė Premier League, - ishin fjalėt e teknikut. - Natyrisht qė ai ka dėshirėn dhe ambicien pėr tė luajtur me njė klub tė madh, me njėrėn prej skuadrave qė formojnė “big four”. Nė merkato i trembesha konkurrencės sė Evertonit. Gjithsesi, arritėm tė siguronin firmėn e tij nė kontratė nė harkun e 12 orėve, gjithcka ndodhi shumė shpejt. Deri nė kėtė pikė tė sezonit, Cana ka qenė i jashtėzakonshėm dhe besoj se do tė vazhdojė tė pėrmirėsohet”. Sporti shqiptar
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Anglezėt: Lorik Cana, si njė “Napolon” i vėrtetė nė fushat e betejės! Empty Re: Anglezėt: Lorik Cana, si njė “Napolon” i vėrtetė nė fushat e betejės!

Mesazh nga dajti i modh Mon Nov 23, 2009 9:59 pm

urime LORIK CAMAJ..
dajti i modh
dajti i modh
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 01/07/1977
Numri i postimeve Numri i postimeve : 19595
Vendndodhja Vendndodhja : tiron new jork tiron
Hobi Hobi : qyfyre dhe gallate sa ta shtyjme edhe kete nate
Humor Humor : te shtyjme edhe keto 100 vjet qe na kan ngel
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/04/2009
Falenderimet Falenderimet : 142

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi