♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ateizmi....

Shko poshtė

Ateizmi.... Empty Ateizmi....

Mesazh nga bigbeng Thu Nov 19, 2009 6:13 pm

C'eshte Ateizmi...eshte paranoje e komunizmit apo...


Ateizmi ėshtė mungesė e besimit te prania e perėndive dhe krijesave
hyjnore. Kjo mungesė besimi nuk vjen nga pamundėsia pėr tė ushtruar njė
fe apo nga pamundėsia e lidhjeve me tė, por nga bindje tė qėndrueshme
dhe arsyetime tė vetėdijshme. Foshnjat e porsalindura nuk kanė fe. Fetė
iu injektohen nė kokė mė vonė, nga familja dhe shoqėria. Kjo shpjegon
edhe faktin se pėrse mė sė shumti njė njeri i lindur nė njė familje tė
krishterė pėrqafon fenė e krishterė, ndėrsa dikush tjetėr i lindur nė
njė shoqėri myslimane, budiste apo ēifute ndjek fetė pėrkatėse. MUNGESA
e BESIMIT TEK PERENDITE ėshtė shumė mė e vjetėr se tė gjitha llojet e
besimeve fetare. Qeniet njerėzore fillimisht nuk kanė ditur tė besojnė.
Mė vonė kanė mėsuar, kanė krijuar dhe ndėrlikuar perėnditė.

Ateizmin, si mungesė e ndėrgjegjshme e besimit nuk e kanė shpikur as
komunistėt shqiptarė dhe as ēdo lloj komunizmi tjetėr, pavarėsisht
pėrpjekjeve qė bėhen pėr t’i njėsuar ata. Ronald Bruce Meyer thotė se
Ateizmi tė ēon nė Komunizėm po aq sa tė shtyn bindja se Santa Klausi
ėshtė pėrrallė nė agresivitet ndaj fėmijėve. Ateizmi nuk ka lidhje me
besimin. Ai ka tė bėjė me dyshimin, mosbesimin.

Ateistė ka pasur gjatė gjithė historisė sė njerėzimit. Megjithėse
dėshmitė e para tė shkruara tė ateizmit mund tė gjenden nė shkrimet e
Rig-Veda-s nė Indi (rreth 1000 vjet p.e.s.), njė ndėr filozofėt e parė
tė ateizmit mbahet greku i lashtė Epikurus i cili zhvilloi argumentin
kundėr tė keqes:

Citim:
-“Nėse Perėndia dėshiron ta ndalojė tė keqen, por nuk ka fuqi, ajo nuk ėshtė e gjithėpushtetshme.
-Nėse ka fuqi, por nuk do qė ta ndalojė tė keqen, atėherė ėshtė keqdashėse.
-Nėse edhe ka fuqi ta ndalojė edhe dėshiron ta ndalojė tė keqen, si shpjegohet qė e keqja vazhdon tė ekzistojė?
-Dhe, nėse as nuk do qė ta ndalojė dhe as ėshtė nė gjendje ta ndalojė, atėherė pėrse u dashka quajtur Perėndi?”



E nisur nga thellėsitė e errėsirės sė Mesjetės, Rilindja evropiane
njohu zhvillimin e vrullshėm tė ateizmit tė pėrfaqėsuar nga mendimtarė
mosbesues ndaj qenieve hyjnore. Emrat e Leonardo da Vinēit, Erazmusit,
Galileos, Keplerit e Giordano Brunos janė tė lidhur me ateizmin. Mė
vonė atyre iu shtuan iluministėt Dekart, John Toland, David Hume e
Thomas Paine; enciklopedistėt francezė Didero, Volter, d’Holbach pėr tė
ardhur nė shekullin e 19-tė te Fojerbah, Holyoke dhe, natyrisht,
Charles Darwin. Mė vonė, mendje tė ndritura si Mark Twain, Thomas
Edison, Albert Einstein, e shumė tė tjerė kanė qenė dhe vazhdojnė tė
mbeten ateistė. Asnjė prej tyre nuk ka pasur qoftė edhe lidhjen mė tė
vogėl me komunizmin.

Sot, mbi 90 pėr qind e fizikantėve tė botės dhe mbi 65 pėr qind e matematikanėve janė ateistė.

Pėrpjekjet pėr ta lidhur Ateizmin me Komunizmin e kanė burimin te
pėrpėlitjet e krerėve fetarė pėr tė ndaluar dobėsimin e shpejtė dhe tė
pandalshėm tė pushtetit tė Kishės dhe institucioneve fetare nė gjysmėn
e dytė tė shekullit tė njėzetė. Veēanėrisht ato morėn pėrkrahje zyrtare
nė periudhėn famėkeqe tė histerisė sė Senatorit Joseph McCarthy nė
Shtetet e Bashkuara. Argumenti bazė qė sillej pėr tė provuar kėtė tezė
ishte njėsimi i kryekomunistit Stalin me Ateizmin.

E vėrteta qėndron se, pavarėsisht se u shkollua nė njė seminar kishtar,
Stalini ishte ateist. Megjithatė, ka shumė arsye tė besohet se ai nuk
ishte ateist pėr arsye filozofike apo sepse komunizmi ose mendėsia e
tij totalitare nuk pėrputhej me fenė. Stalini ishte ateist sepse
pushtetit tė tij sovjetik nuk i shkonte pas oreksit rivaliteti i
pushtetit tė madh tė Kishės Ortodokse Ruse, ashtu siē nuk i pėlqente
rivaliteti pėr pushtet i kujtdo fuqie tjetėr. Nė esenė “Ateizmi
pėrballė Komunizmit” Jon Nelson vė nė dukje se “Stalini nuk donte ta
ndante pushtetin e vet me asnjė tjetėr. Ai e sulmoi Kishėn vetėm kur e
pa se ajo ishte rivali i vetėm me peshė i supremacisė sė tij. Por
sulmet nuk kishin tė bėnin fare me mospajtimet ideologjike. Ishte
thjesht ēėshtje e zhdukjes sė njė rreziku tė mundshėm”. Gjatė Luftės sė
Dytė Botėrore, kur e pa se i nevojitej mbėshtetja e fesė pėr tė
siguruar njė bashkim mė tė plotė tė rusėve nė luftė, vetė Stalini nxiti
rimėkėmbjen dhe fuqizimin e Kishės Ortodokse Ruse.

Ateizmi nuk ėshtė ideologji. Ai ėshtė mungesė besimi nė ideologji.
Mungesa e besimit nė ideologji s’ka se si dhe s’mund tė bėhet bazė
ideologjie, aq mė pak pėr njė ideologji totalitare si komunizmi.
Pėrkundrazi, fe tė ndryshme, sidomos format fondamentaliste tė tyre,
janė bėrė jo rrallė baza pėr ideologji totalitare. Mjafton tė pėrmendim
lidhjet e Krishterimin me Fashizmin, luftėrat e Kryqėzatave apo
Inkuizicionin katolik, Ku-Klus-Klanin, Al Qaedėn etj.

Komunistėt e panė fenė thjesht si ideologji konkurruese dhe jo si
ideologji qė binte ndesh me ideologjinė e tyre. Duke u munduar tė
arrinin mbizotėrimin e besimit tė tyre, ata u pėrpoqėn tė fshinin
ndikimin e ēdo lloj ideologjie tjetėr – ideologjinė fetare, ideologjinė
e pronės private, ideologjitė perėndimore, gjithēka. Nė Shqipėri kjo
pėrpjekje u ēua nė ekstrem me shpalljen e vendit shtet ateist. Nė fakt,
Shqipėria u shpall edhe Republikė Popullore Socialiste, nė njė kohė kur
nuk ishte as republikė (sepse ishte autokraci); as Popullore (sepse
ishte kundėr popullit), dhe as Socialiste (sepse ishte monopolizėm i
skajshėm shtetėror). Ajo paraqitej “Demokraci Popullore” nė njė kohė qė
ishte njė nga format mė tė egra tė diktaturės. Ajo u quajt vend ateist,
kur popullit iu imponua besimi i verbėr dhe pa kushte te njė ideologji
(marksizmi) dhe te njė perėndi me pesė koka: Ylli

bigbeng
Anetar/e aktiv
Anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 26/08/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4842
Vendndodhja Vendndodhja : verdalle me sherbime
Hobi Hobi : E bukur eshte ajo qe me pelqen mua
Humor Humor : 6 dite buza gaz.......diten e 7 gruaja ma plas.ha ha ha
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 30/04/2009
Falenderimet Falenderimet : 128

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi