♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vėrtet kemi njė fotografi 151-vjeēare?

Shko poshtė

Vėrtet kemi njė fotografi 151-vjeēare? Empty Vėrtet kemi njė fotografi 151-vjeēare?

Mesazh nga MONDI Thu Nov 12, 2009 9:50 am

Datimi mė 1858-n i fotografisė sė parė me temė shqiptare tė realizuar nga Pjetėr Marubi (1934-1903) ėshtė me tė vėrtetė njė ngjarje krejt e veēantė, por qė pėrgjithėsisht ėshtė pranuar pa iu nėnshtruar njė lloj analize qė tė na bindte plotėsisht pėr vėrtetėsinė e saj.

Po aq me interes paraqitet edhe njė vėshtrim mė nga afėr i personalitetit tė autorit tė saj. Dihet pak a shumė me siguri se P. Marubi lindi mė 1834-n dhe si vendlindje e tij shėnohet tė jetė Piaēenca e Italisė. Njė lokalitet fare i vogėl me emrin Marubbi, rreth 40 km, nė jugperėndim tė kėtij qyteti, nuk duket tė jetė fare pa lidhje me mbiemrin e fotografit qė do tė bėhet aq i njohur nė Shqipėri.

Njė pėrllogaritje e thjeshtė tregon se Marubi do tė jetė shfaqur nė Shkodėr diku nga mosha tetėmbėdhjetėvjeēare. Por, sipas tė dhėnave tė tjera, ai do ta ketė braktisur vendin e tij rreth dy vjet mė parė. Fillimisht ėshtė strehuar nė Korfuz, ku mendohet se e kanė informuar se njė komunitet i rėndėsishėm katolik, gjendet nė Veri tė Shqipėrisė.

Vendimi ėshtė me tė vėrtetė i guximshėm, sepse jo vetėm jashtė, por edhe brenda Perandorisė Osmane, emėrtimin apo caktimi me punė nė viset e Shqipėrisė nuk ėshtė parė ndonjėherė si shenjė dashamirėsie dhe promocioni ofiqar. Megjithatė, fenomeni i gjetjes strehim nė territoret e saj duket se ėshtė gjėsendi jo e panjohur pėr kohėn. Shumė sansimonistė dhe revolucionarė europianė tė rrymave tė ndryshme, perandorinė turke e kishin si vend tė sigurt strehimi politik. Nė ēaste tė veēanta edhe vetė Xh. Garibaldi nuk ka munguar tė kalojė kohė tė qeta aty. Por vetė Shkodra duhet tė ketė pasur njė status tė veēantė, qė mbase sot nuk e njohim edhe aq mirė. Sipas disa tė dhėnave, qė kam pasur rast tė mbledh dhe botoj shumė vite mė parė, disa kohė pėrpara P. Marubit ishte Domenik Mauro (shok rinie i De Radės), njė nga nxitėsit kryesorė tė revoltės kundėr dinastisė Burbone tė dy Siēilive, qė gjeti strehim pikėrisht nė Shkodėr, pas dėshtimit tė revolucionit tė famshėm tė vitit 1848.

Gjithsesi, sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, tė dhėnat e tė cilit mė pas janė rimarrė nga autorė tė shumtė, si shkak i largimit tė Marubit nga vendlindja shihet veprimtaria e tij si garibaldist. Nė tė vėrtetė nė atė periudhė Garibaldi ėshtė i njohur, por jo me atė pėrmasė qė do tė ketė kur ndėrmori ekspeditėn e tė njėmijtėve mė 1861, pra rreth dhjetė vjet pasi djaloshi Pietro Marubi kishte vėnė nė jetė projektin e tij shqiptar. Afėrsisht nė kohėn kur Marubi ka zbarkuar nė Shqipėri, Garibaldi vetė punon si mekanik nė njė uzinė njujorkeze, pas njė pėrpjekje tė dėshtuar pėr tė shkėputur Romėn nga duart e papatit, qė mbėshtetej ushtarakisht nga francezėt.

Nė disa shėnime tė shkėputura, por pa referenca historike, jepet njė detaj, sipas tė cilit P. Marubi u detyrua tė largohet pėr shkak tė ngatėrrimit tė tij nė vrasjen e kryebashkiakut tė qytetit tė vendlindjes sė tij. Edhe kėtu mbetet pėr t‘u kėrkuar mė tej, sepse nė pėrgjithėsi dukati i Parmės dhe Piaēencės nuk njihet si vatėr pėrpjekjesh tė dhunshme pėr t‘u shkėputur nga sundimi austriak, veēanėrisht nė fillimet e luftėrave pėr pavarėsi. Habzburgėt atė e kishin lėnė tė qeverisej nga Mari Luiza, e cila ishte mjaft e respektuar pėr lidhjet e ngushta qė mbante me nėnshtetasit e saj dhe lehtėsimin e jetės qė u kishte bėrė atyre nėpėrmjet investimeve tė jashtėzakonshme nė infrastrukturė, bonifikim etj. Edhe pas vdekjes sė saj nuk pati dhunė tė hapur kundėr austriakėve dhe Piaēenca iu bashkua shtėpisė mbretėrore tė Savojės, jo me luftė, por nėpėrmjet njė referendumi qė u mbajt mė 10 maj 1848.

Siē shihet jemi ende nė atė periudhė, qė quhet lufta e parė e pavarėsisė dhe pak kohė mė pas, Karlo Alberti i Savojės do tė pėsojė njė humbje tė rėndė nga austriakėt. Kėshtu ndodhi qė kėta tė fundit do tė kthehen pėrsėri nė Piaēencė. Dhe kėtu kemi njė zhvillim interesant. Sipas njė marrėveshjeje tė mėparshme, pas vdekjes sė Mari Luizės, dukati i Parmės dhe Piaēencės i kalonte Burbonėve dhe pikėrisht Karlit tė Dytė tė Burbonėve, i cili nga ana e tij ia la trashėgim tė birit, Karlit tė Tretė. Pėr shkak tė karakterit tė tij tė prapė dhe dhunės qė ushtroi, ndodhi qė midis shtresave tė ndryshme tė popullsisė (me pjesėmarrjen e aristokracisė dhe tė vetė gruas sė tij), kundėr Karlit tė Tretė u organizua njė pėrbetim i fuqishėm. Pėr pasojė, ai do tė vritet mė 26 mars 1854. A mund tė hamendėsohet qė P. Marubi ėshtė pjesė e kėtij pėrbetimi dhe gabimisht ėshtė folur pėr vrasjen e njė kryebashkiaku? Kjo mbetet pėr t‘u parė nė ndonjė punim tė ardhshėm. Dihet se ai do tė hapė atelienė e tij tė famshme nė Shkodėr mė 1855-n, por nuk duhet harruar se nga Piaēenca ėshtė larguar rreth dy vjet mė parė, gjė qė na shtyn tė tregohemi tė kujdesshėm ndaj ēdo deklarate tė tepruar pėr zellin e tij revolucionar.

Ajo qė mund tė thuhet me siguri ėshtė se ēlirimi pėrfundimtar i vendlindjes sė Marubit nga vullnetarėt vendas dhe trupat piemontezė (kėtė radhė tė pėrkrahur edhe nga francezėt) do tė ndodhė mė 10 qershor 1859. Por, tashmė gjithēka tregon se Marubi nuk ka marrė pjesė nė to. Ai prej vitesh ndodhej nė bregun tjetėr tė Adriatikut.
Mė tej, ndryshe nga sa ndodhte me revolucionarėt e tjerė, qė ktheheshin nė Itali pėr tė vazhduar luftėn e ndėrprerė, P. Marubi do tė mbajė lidhje me vendlindjen, kryesisht duke blerė materiale e pajisje tė ndryshme, qė do t‘i shėrbenin pėr projektet e tij tė ardhshme. Atėherė kemi tė bėjmė me njė "luftėtar tė paepur garibaldist", apo me njė tė ri vetmitar e me shpirt praktik? Kjo mbetet pėr tė parė mė tej. Sidoqoftė, ai do tė jetė lidhur me njė dashuri tė veēantė me qytetin e Shkodrės pėr tė kapėrcyer vėshtirėsitė e para qė duhet tė kenė qenė tė shumta. Eduard Lear, pasi hyri nė Shkodėr (disa vjet para Marubit) thotė se sapo na shihnin kalamajtė nisnin e na gjuanin me gurė, si tė huaj qė ishin. Shkodranėt janė tė njohur pėr egėrsinė e tyre dhe turbullirat qė shkaktojnė, thotė ai, por bėn njė dallim midis myslimanėve dhe tė krishterėve. Kėta tė dytėt i duken mė tė butė. (Journals of a Landscape Painter in Albania, &c. - Eduard Lear, botim i vitit 1851, faqe 141).

Gjėja e parė qė tėrheq vėmendjen duke shfletuar punimet me vlerė tė Marubit senior, ėshtė pėrkujdesja pėr tė mos dhėnė me saktėsi tė plotė datėn e realizimit tė punimeve tė ndryshme. Nė shumė prej tyre lihet njė hapėsirė kohore prej dhjetė, njėzet e madje dyzetvjeēare. P.sh., duke shfletuar albumet mė serioze nuk ėshtė e rrallė qė nė anė tė fotografisė tė shėnohet: Ēift malėsorėsh (midis 1860-1900). Mė tej, ky problem do tė dalė edhe me disa nga punimet e Kel Marubit. Nė ndonjė prej tyre shėnohet: midis 1890-s dhe 1915-s.

Kėto toleranca nė vėnien e datave jemi tė prirur t‘i shohim si njė pėrkujdesje profesionale pėr ato raste kur mungojnė elemente tė sigurisė sė plotė nė datimin e tyre tė saktė. Por, ēuditėrisht, ky problem nuk ngrihet pėr fotografinė e parė shqiptare, pėr atė mė tė hershmen. Viti i realizimit tė saj shėnohet me siguri tė plotė: 1858.

Edhe pse nuk ka gjėsendi tė shkruar pėr kriteret e datimit e arkivimit, interesimi nė Shkodėr, kėtu e shumė vjet mė parė pėr kėtė problem, na dha tė kuptojmė se datimi ishte bėrė nisur nga prania e personit tė fotografuar, qė nė tė vėrtetė nuk ėshtė thjesht njė person, por njė personalitet i njohur nė Shkodėr: Hamzė Kazazi. Disa nuk ngurrojnė ta paraqesin atė si luftėtar tė pavarėsisė, gjė qė nuk ėshtė e vėrtetė, sepse do tė duhet edhe njė gjysmė shekulli qė rilindėsit tė pėrpunojnė idenė e pavarėsisė kombėtare, por, nga ana tjetėr, ai nuk ka qenė as edhe njė kaēak i thjeshtė, siē shihet qė e emėrtojnė pa kursim gazetat shqiptare. Dihet se ai ka vdekur nė vitin 1859. Mė tej mėsohet se gjatė procesit tė arkivimit, pėr tė shmangur abuzimet e mundshme, ėshtė parė e arsyeshme qė fotografisė t‘i vihet viti i mėparshėm i vdekjes sė tij, pra viti 1858. Kjo tė lė tė mėsosh e kuptosh diēka mbi natyrėn e kritereve tė pėrdorura, por nė vetvete ka edhe diēka ngushėlluese: fotografia mund tė datohej edhe dy, tre ose pesė vjet mė parė. Kjo nuk ka ndodhur, por edhe po tė kishte ndodhur, cili do tė ishte nė gjendje ta kundėrshtonte?

Dihet tashmė se njė regjistėr pėr fotografitė e realizuara nė studion ‘Marubi‘ ka filluar tė mbahet diku nga viti 1919, ndėrsa puna pėr arkivimin tėrėsor tė fondit ka nisur rreth njė shekull pasi qenė realizuar punimet e para. Nė kėto kushte ėshtė e pamundur tė shmangim njė sėrė pyetjesh, tė cilave ka ardhur koha t‘u gjendet njė pėrgjigje. Dhe me kėtė rast mund tė themi se mė e rėndėsishmja prej tyre mund tė formulohet kėshtu: A ėshtė vėrtet Hamzė Kazazi personi i paraqitur nė fotografinė e parė me subjekt shqiptar?
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Vėrtet kemi njė fotografi 151-vjeēare? Empty Re: Vėrtet kemi njė fotografi 151-vjeēare?

Mesazh nga MONDI Thu Nov 12, 2009 9:52 am

Nė seminarin e Universitetit tė Ēikagos nė Paris mbi fotografinė shqiptare (4 shkurt 2009), njohėsi i shkėlqyer dhe propagandues i suksesshėm i veprės sė Marubit jashtė kufijve tė Shqipėrisė, Loic Chovin, shprehu mendimin se pėr njė gjė tė tillė mund tė na sigurojnė krahasimi i mundshėm me portrete tė H. Kazazit, realizuar para ose pas fotografisė nė fjalė. Personalisht nuk njoh portrete tė tilla, madje as paraqitjen e Hamzė Kazazit nė grup. Fatkeqėsisht ai nuk pati shansin e Ali Pashės tė takonte njė piktor si Louis DuprĆ© qė bėri portretin e tij tė famshėm dhe qė sot do tė na lejonte ta krahasonim me ēdo fotografi, po qe se pashai i Janinės tė kishte jetuar deri nė kohėn e saj. As E. Lear qė e vizitoi Shkodrėn dhjetė vjet para vdekjes sė H. Kazazit, nuk ka lėnė asnjė skicė e as ndonjė shėnim pėr tė. Nė fakt, pėrveē portretit tė zonjushės Bonatti, ai flet edhe pėr portretin qė i bėri njė luftėtari vendas, gjatė atyre katėr ditėve tė famshme qė qėndroi nė Shkodėr mė 1848-n, por thotė se ai quhej Abdullah Bej (faqe 146 e botimit tė vitit 1851, qė mund tė lexohet e shkarkohet te Scribd).

Ndėrkohė, nuk gjejmė asnjė shenjė, qė nė anė tė pllakave tė origjinalit tė jetė vendosur emri i personit tė fotografuar, madje njė gjė e tillė nuk ekziston edhe nė fotot e kryera nė fillim tė shekullit XX. Mė tej mund tė thuhet se nė kohėn kur z. Gegė Marubi ndėrmori punėn titanike tė arkivimit, ishte e vėshtirė tė gjendeshin ende bashkėkohės tė gjallė tė H. Kazazit, qė tė mund tė vinin dorėn nė zjarr pėr identitetin e personit tė fiksuar nė foton e famshme, tė datuar si e vitit 1858.

Gjithsesi, edhe njė analizė e sipėrfaqshme e teknikės dhe materialit tė pėrdorur shton pikėpyetjet nė lidhje me vitin e realizimit tė fotografisė sė parė me subjekt shqiptar. Sė pari vėrehet se P. Marubi nuk ka punuar me teknikėn e dagerrotipisė, qė nė pikėpamje historike do tė ishte diēka me shumė vlerė, por nė vėshtrim arkival kishte tė metėn e madhe, sepse fotoja prodhohej nė njė kopje tė vetme (drejtpėrdrejt mbi fletė bakri nė pozitiv) gjė qė normalisht i pėrkiste porositėsit. As nuk ka shenja qė ai tė ketė pėrdorur kalotipinė e Talbotit, qė hapi epokėn e shumėfishimit mbi negativ. Kėto dy teknika, qė e nxorėn fotografinė nga laboratorėt e errėt kėrkimorė dhe e afruan me publikun, duket nuk janė njohur ose parapėlqyer nga P. Marubi. Ai ka pėrdorur procesin e kolodionit, qė u zbulua nga Le Gray dhe u vu nė jetė nga Archer-i, proces qė kishte meritėn historike tė bashkonte imazhin e pastėr tė dagerrotipisė me cilėsinė e tirazhit nė shumė kopje tė kalotipisė.

Kjo teknikė, qė ka nė origjinė zbulimin e nitrocelulozės, nė vitet e ardhshme do tė zėrė kryet e vendit, sepse Archer-i e la krejt tė lirė nga tė drejtat e autorit, por teknikat e sipėrpėrmendura, si dhe ato tė ambrotipisė, ferrotipisė, cianotipisė etj., do tė vazhdojnė tė pėrdoren edhe pėr shumė vite. Nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, por edhe nė vende tė tjera si Italia, Gjermania, Austria, dagerrotipia ushtrohej nė mėnyrė masive. Akoma mė shumė kjo mund thuhet edhe pėr kalotipinė. Nė kėto kushte mbetet njė enigmė e vėrtetė pėrse Marubi qė nė fillim zgjodhi njė teknikė tė tillė, ndėrkohė qė pikėrisht nė vitin 1855, viti kur pėrgjithėsisht mendohet se ai hapi studion e tij, do tė ēelet edhe Ekspozita Universale e Parisit, e cila shėnon kufirin kohor tė fillimit tė pėrhapjes masive sė teknikės sė kolodionit tė lėngėt (e cila ē‘ėshtė e vėrteta nė formė eksperimentale ėshtė njohur shumė mė parė). Enigma qėndron nė faktin se nė vendfurnizimin e materialeve tė Marubit, nė Itali, punohet intensivisht me njė nga teknikat pararendėse tė kolodionit, ndėrkohė qė mungojnė shenjat qė nė atė kohė ai tė jetė furnizuar drejtpėrdrejt nga Parisi ose Londra.

Tė gjitha historitė e fotografisė shpjegojnė qartė se nė fillimet e veta, teknika e kolodionit tė lėngėt njihej vetėm nga njė numėr fare i kufizuar fotografėsh nė Paris e nė Londėr. Flitet pėr njohjen e saj jo tė keqe nė Vjenė e Berlin, por ka pak shenja pėr pėrdorimin e saj masiv nė Romė e aq mė pak nė qytetet mė pak tė mėdha tė Italisė, duke mos pėrmendur Jugun e vendit, ku mbreti i Napolit e ndaloi krejtėsisht pėrdorimin e aparateve fotografikė, se i cilėsonte si "sy i keq". Gjithsesi, Giacomo Caneva (1813-1865) dhe konti Flacheron (Jean-Franēois Charles AndrĆ© 1813-1883), qė janė regjistruar nė dokumentet e CafĆ© Greco-s nė Romė, punojnė me teknikėn e kalotipisė sė Talbotit, pra pėrdorin letėr albuminė ose letėr tė pėrpunuar me kripėra tė ndryshme. Po ashtu veprojnė edhe vėllezėrit Alinari nė Firence. Pėr shkak tė kohės sė gjatė tė ekspozimit (tė paktėn njė minutė), ata kanė lėnė kryesisht foto tė monumenteve arkitekturalė, pra objekte qė nuk lėviznin. Edhe njė fotograf i madh italian si A. Duroni (nga i cili kemi trashėguar portretet e Karlo Albertit, Garibaldit etj.) pėrdor teknikėn e kalotipisė edhe nė veprat tė realizuara mė 1859-n e mė tej. Kėta fotografė tė mėdhenj shmangin portretet nė kėmbė, se nuk ka asnjė garanci pėr shtangėsinė e personit para objektivit, ndėrkohė qė ēuditėrisht kjo nuk ndodh me Marubin. Mė 1858-n ai fotografon portrete mė kėmbė.

Vėrehet po ashtu, se Marubi nuk ka pėrdorur as procedurėn e fazės foshnjore tė futjes nė pėrdorim tė pllakave tė xhamit, atė tė zbuluar nga Abel NiĆØpce de Saint-Victor (kushėri i de NicĆ©phore NiĆØpce), i cili mė 1847-n i demonstroi pėr herė tė para Akademisė franceze procesin e krijimit tė negativit nė pllaka xhami, duke pėrdorur albuminėn e vezėve, nė tė cilėn kishte tretur jodur potasi. Me gjithė finesėn e imazheve qė fitohej nga kjo metodė e re, ajo gjeti pak pėrdorim, sepse zgjaste tmerrėsisht shumė kohėn e ekspozimit. As qė mund tė pėrfytyrohet qė Marubi tė ketė realizuar portrete nė kėmbė me kėtė metodė. Duhet pritur edhe disa vite tė tėra qė tė bėhet i mundur zėvendėsimi i albuminės me kolodionin, gjė qė do tė sjellė edhe njė ulje tė ndjeshme tė kohės sė ekspozimit.

Thuhet se nė fillim Marubi nisi tė merrej me fotografinė nė mėnyrė amatore. Nė tė vėrtetė ajo periudhė e parė e fotografisė nuk e njeh amatorizmin, nė atė kuptim qė kemi sot pėr tė. Jemi ende larg revolucionit qė solli viti 1880 me minaturizimin e aparateve fotografikė dhe uljen e kostos sė tyre. Nuk jemi as nė vitin 1865, kur u hodh nė treg ajo qė njihet si "fotografi xhepi", pra aparati Dubron, qė shitej bashkė me njė lloj laboratori dhe qė i jepte mundėsi njė mase mė tė madhe njerėzish tė ushtronte artin e fotografisė. Jemi nė njė kohė kur materialet kushtojnė ende shtrenjtė. Nė tė shumtėn e rasteve atelieja e fotografit i pėrkiste njė shoqėrie aksionare dhe vetė fotografi nuk ishte veēse njė i punėsuar nė tė. Qė njė studio e denjė pėr emrin e saj tė ishte funksionale kėrkohej tė paktėn pajisje qė peshonin rreth 250 kg. Fotografit vjenez, doktor Josef SzĆ©kely, qė shoqėronte G. Von Hahn-in, nė Shqipėri mė 1863-shin, iu desh jo pak herė tė hiqte dorė nga lėvizjet nė itinerarin e pėrcaktuar pėr tė mbėrritur nė krahun lindor tė viseve shqiptare, pėr shkak tė peshės sė rėndė tė materialeve. Pra, gjithēka tė lė tė kuptosh se jemi ende nė njė kohė kur me atė art tė ri merren njerėz qė i kanė mundėsitė financiare, njerėz qė financohen nga institucione tė fuqishme mbretėrore (rasti i Szekely) ose ata qė investojnė shuma tė cilėsueshme e qė kanė projekte tė qarta biznesi nė kokė pėr tė rentabilizuar investimin. Mendoj se Marubi bėn pjesė te kėta tė dytėt.

Natyrisht atij diku i ėshtė dashur tė bėjė edhe ndonjė lloj stazhi dhe investimi kohor. Asgjė nuk ėshtė e thjeshtė nė botėn e fotografisė sė asaj kohe. Vetėm akti i thjeshtė i realizimit tė negativit kėrkonte rreth dhjetė operacione, siē ishin pėrgatitja dhe shtrirja e kolodionit (qė nė vetvete nuk ishte tjetėr veē nitrat celuloze e tretur nė njė pėrzierje alkooli dhe eteri), futja nė enė me nitrat argjendi pėr ta bėrė tė ndjeshme, ekspozimi pastaj zhvillimi dhe sė fundi fiksimi i imazhit tė pėrftuar nė negativ (tiosfat sodiumi ose cianur potasiumi) dhe ky proces mbyllej me njė lloj vernisazhi a fiksuesi qė kishte pėr qėllim tė mbronte shtresėn e hollė tė kolodionit, qė dėmtohej shumė shpejt. Edhe realizimi i fotografisė nė letėr, nuk ishte mė pak i ndėrlikuar.

Kėrkohej pėrgatitja e letrės sė ndjeshme, shpesh mbi njė kornizė dėrrase, vijonte me ekspozimin nė dritėn e diellit, pėrpunimin nė solucion pėr tė marrė nuancat e duhura, fiksimi dhe sė fundi njė lloj satinimi pėr t‘i dhėnė shkėlqim fotografisė. Nė shumicėn e rasteve kėto operacione duhet tė bėheshin nė vazhdimėsi. Pėrdorimi i atij qė njihet si "kolodion i lėngėt" kėrkonte qė negativi tė sensibilizohej, ekspozohej dhe zhvillohej pa humbur shumė kohė, si njė proces i pandarė, zinxhir, gjė qė e detyronte fotografin tė kishte pranė vetes njė laborator tė vėrtetė. Shpikja mė 1855-n e procesit tė njohur si kolodion i thatė, krijoi mundėsi qė pllakat tė pėrgatiteshin qė mė pėrpara dhe mund tė ruheshin me javė tė tėra, por ai rriti nė mėnyrė tė ndjeshme kohėn e ekspozimit dhe pėr pasojė nuk gjeti shumė pėrdorim.

Nė pikėpamje tė tjera kushtet nuk ishin tė kėqija pėr Marubin. Ai nuk kishte asnjė konkurrent nė qytetin ku ishte vendosur, por kjo e bėn edhe mė shqetėsuese ekzistencėn e njė numri tė paktė fotografish nė vitet e para. Pikėpamjet e tjera se njerėzit ishin fanatikė dhe kishin frikė nga paraqitja e imazheve njerėzore, pėr shkak tė bindjeve fetare, nuk qėndrojnė nė tėrėsinė e tyre. Pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė se fobi tė tilla ekzistonin nė Shqipėri, por Eduard Lear ato i ka ndeshur vetėm nė rrethet e dervishėve tė paditur e fanatikė. Populli dukej i hapur ndaj shpikjeve tė tilla tė ēuditshme. Natyrisht moskuptim kishte kudo nė botė edhe midis mendjeve mė tė ndritura. Nė Paris, G. Floberi nuk e fshehu zemėrimin e tij kur njė fotograf, M. du Camp, u nderua me Urdhrin e Legjionit tė Nderit. Legjion nderi pėr njė fotograf, ulėriu ai! Pėr tė vėshtruar mė me realizėm duhet thėnė se ėshtė ende njė kohė kur fotografi edhe nė Europė shihet si njė individ i dyshimtė dhe nė rastin mė tė mirė si njė artist (piktor) i dėshtuar, thotė historiani i fotografisė, Quentin Bajac.

Mė tej, portreti i Hamzė Kazazit nė kėmbė, ėshtė njė ēėshtje tjetėr qė duhet parė vėrtet nga afėr. Me gjithė pėrparimet qė solli procedura e kolodionit, pėrsėri koha e ekspozimit mbetet midis dhjetė e tridhjetė sekonda. Pėr kėtė arsye, nė studiot mė tė mėdha botėrore tė asaj periudhe, realizohen kryesisht portrete njerėzish ndenjur ose tė paktėn tė mbėshtetur diku nė ndonjė tavolinė, kolonė dekorative etj. Kjo ulte ndjeshėm rrezikun e lėvizjes e pėr pasojė tė flusė. Kryesisht fotografohen njerėz tė ulur nė karrige (dhe nė tė shumtėn e rasteve, nga pas karriges ishin instaluar pajisje ku ata mbėshtesnin kokėn, qė tė mos u dridhej).

Tė fotografoje dikė nė kėmbė, nė studiot e mėdha nuk qe gjėsendi krejt e pamundur edhe nė atė kohė, por qė tė kthehet nė njė veprim tė rėndomtė duhet pritur edhe ca kohė, kur u zbuluan solucione tė reja, qė rrisnin ndjeshmėrinė e pllakave fotografike. Ėshtė e vėshtirė tė besohet se tashmė ato i kishte nė pėrdorim P. Marubi, kur ende nuk ka njė tregtim masiv tė tyre nė Itali.

Kjo ėshtė arsyeja qė na shtyn tė mendojmė se fotografitė e para nė teknikėn e kolodionit tė lėngėt nuk mund tė jenė realizuar nė Shqipėri aq herėt sa ėshtė menduar deri tani. Pėrcaktimi i datės sė tyre tė saktė nuk ėshtė i pamundur, por nėnkupton kėrkime tė mėtejshme arkivore dhe analizė tė materialeve tė pėrdorura.

Ėshtė mjaft interesant fakti qė albanologu i madh, G. Von Hahn, i cili qėndroi disa ditė nė Shkodėr (gusht-shtator 1863), nė shoqėri tė dr. Szekely, nuk ka lėnė asnjė shėnim pėr ekzistencėn e njė studioje fotografike nė atė qytet. Dhe ėshtė fjala pėr dikė, i cili pasi pėrshkruan sipėrfaqen e liqeneve e lumenjve tregon imtėsisht edhe ēfarė ka nėn ujė, qė pasi pėrshkruan relievin e vendit shkruan imtėsisht edhe se ēfarė ka nė nėntokėn shqiptare. Kjo duket e ka shtyrė edhe studiuesin R. Eslie tė thotė se nuk ka asnjė shenjė tė takimit tė P. Marubit me fotografin, doktor Jozef SzĆ©kely, qė, siē thamė, shoqėronte G. von Hahn.

Natyrisht, nuk mjafton vetėm njė fakt i tillė pėr tė datuar fotografitė e para tė Marubit si tė realizuara pas vitit 1863, por mbetet domethėnės fakti se korpusi kryesor i punimeve tė tij janė pas kėtij viti, ndėrkohė qė njė foto e vetme, ajo e Hamzė Kazazit, ėshtė e vitit 1858.

Problemi i mėsipėrm mbase nuk do tė shtrohej kurrė po qe se nuk do tė na linte njė ndjenjė tė fortė mėdyshjeje vetė portreti i Hamzė Kazazit, mosha e tij e pandehur nė ēastin e fotografimit. Nė tė vėrtetė duhet thėnė qė nė fillim se nuk dihet me saktėsi viti i tij i lindjes. Ka njė dyshim, qė pėr mendimin tim ka shtyrė historianė tė ndryshėm ta lėnė ēėshtjen tė hapur pėr tė shmangur gabimin qė shkon nga njė deri nė tre vjet. Por, gjithsesi, dihet me siguri se kur hyri nė vargjet e kėngės, qė i bėnte jehonė kryengritjes sė famshme tė vitit 1835, ai ishte tashmė njė burrė nė moshė mjaft tė pjekur. Por fakti qė ėshtė saktėsuar viti i lindjes sė Hamzė Kazazit nuk mund tė shėrbejė si argument pėr tė hedhur poshtė arsyet e mjaft autorėve, qė nė mėnyrė tė pėrsėritur shprehen se ai ka vdekur nė moshėn 79-vjeēare. Pra, nė kėtė punim tė parė tė fotografisė shqiptare tė ruajtur deri mė sot, ne kemi portretin e njė 78-vjeēari. Pėr arsyetimin e mėposhtėm nuk ndryshon asgjė, edhe po qe se ai do tė kishte ndėrruar jetė nė moshėn 75-vjeēare.

Pėr tė vazhduar mė tej, kėrkohet vetėm pak vėmendje nė shqyrtimin e portretit tė tij tė famshėm. Nuk ka fare arsye tė kesh njė pėrgatitje prej fizionomisti pėr tė kuptuar se personazhi qė kemi pėrpara paraqitet me njė vitalitet tė pashembullt, nė njė kohė kur jetėgjatėsia mesatare e shqiptarėve nuk i kalon tė 42-45 vjet. Ai ka mustaqe tė plota e tė shndritshme. Thinjat janė ende tė pakta. Nė fytyrė nuk i shihet asnjė rrudhė. Nuk ka asnjė shenjė tė lėshimit tė lėkurės nė tėrėsi. Dhe bilanci ėshtė mjaft pozitiv kur hyjmė nė detaje. Zhubravitja e moshės nė anė tė syve dhe muskujve anėsorė qė rrethojnė buzėt ėshtė diēka e panjohur pėr portretin e tij. Faqet i ka tė plota, madje tė rrumbullakėta dhe nė vijėn fundore tė nofullės sė poshtme nuk ka asnjė shenjė lakimi a varjeje, qė nė mėnyrė tė padiskutueshme fillon te ēdo person qė u afrohet tė pesėdhjetave. Nuk ka asnjė shenjė tė hollimit tė muskujve dhe tė shfaqjes sė pejzave tė gushės, as edhe njė shenjė tė gropėzės sė thellė qė krijohet nėn mollėn e Adamit, nė njė moshė tė caktuar. Me vėshtrimin e tij tė perėnduar dhe buzėt e plota e tė fryra, personi nė kėtė foto tė lė pėrshtypjen e dikujt qė gėzon shėndet tė mirė dhe mbase ka edhe pak pasion pėr lėngun e distiluar tė frutave tė ndryshme, veēanėrisht rrushit. Por duhet shtuar menjėherė se ai rrezaton virilitin e pashembullt tė njė playboy tė vėrtetė, ka njė energji shpėrthyese, qė mezi e pėrmban. Nė kurriz ai mban njė qyrk vojvode, jo fort i zakonshėm, ndėrsa nė dorėn e majtė ai nuk shtrėngon njė bastun, por njė lloj skeptri, shenjė e njė rangu tė pėrfillshėm shoqėror.

Pėrfundimisht, me pak zemėrgjerėsi, kėtė personazh mund ta vlerėsojmė midis moshės 45 - 50-vjeēare, por asnjė vit mė shumė.

Natyrisht, pėr tė saktėsuar datėn e fotografisė sė parė me temė shqiptare, mbase nuk duhet ngurruar tė kėrkohet brenda vetė fotografive. Gjithnjė mė ka intriguar njė numėr in verso nė anė tė djathtė, poshtė fotografisė sė parė tė Marubit. Nėse pranojmė se numri tjetėr, nė tė majtė tė fotos, ėshtė njė numėr i thjeshtė inventari, ai i pari mbase pėrfaqėson njė vit, sipas kalendarit tė hixhrit. Por mund tė kėrkohet edhe mė tej pėr tė hedhur dritė nė kėtė ngjarje. Nė foton e famshme tė Hamzė Kazazit tėrheqin vėmendjen dy objekte tė tjera. I pari ėshtė qilimi, qė shtrihet nė kėmbėt e tij dhe e dyta, njė karrige e harruar nė tė majtė tė fotografisė. Ekzistenca e kėsaj tė fundit tregon se jo vetėm qė ai tashmė e zotėron mirė artin e fotografisė, por edhe se ka njė prodhim seri tė tyre, se "klientėt" mund tė zgjedhin tė fotografohen qoftė nė kėmbė, por edhe ulur. Kėtė gjė me sa duket ia mundėson edhe zhvillimi i vetė teknikės sė fotografisė, pra tashmė duhet tė pranojmė se nuk jemi mė nė fillimet e kolodionit. Se po tė ishte vėrtet e para fotografi historike qė realizonte, a do tė guxonte vėrtet tė rrezikonte duke vėnė pėrpara kamerės njė personalitet si Hamzė Kazazi?

Mund tė mendohet edhe se ai ose nuk duhet tė ketė pasur ende ndihmės, ose ndihmėsi nuk ėshtė kujdesur tė largojė me kohė karrigen nga fusha e fotografimit. A ėshtė e njėjta karrige tė cilėn e shohim tė shfaqet edhe nė disa fotografi tė viteve tė mėvonshme?

Pėr sa i pėrket qilimit, duhet thėnė se nė fotot e tij gjejmė disa lloje qilimash, por veēanėrisht njėri tėrheq mė shumė vėmendjen, ai qė shtrihet nė kėmbėt e Hamzė Kazazit. Ėshtė njė qilim me punim tė ngjeshur, ku bien nė sy radhėt e rombeve tė bardhė brenda tė cilėve gjendet njė lloj imazhi nė trajtė tė njė zogu tė stilizuar krahėhapur, me njė lloj luleje tė bardhė nė anė. Duhet tė jetė njė qilim veēanėrisht jetėgjatė, sepse pėrveē se te kėmbėt e H. Kazazit, vazhdojmė ta gjejmė te kompozimi me njė rapsod nė mes, te fotoja e Myrto Danit me fustanellė (1900-1919), por edhe te kėmbėt e Fishtės sė ri, nė njė foto tė datuar si midis viteve 1900-1915, te kėmbėt e princeshės sė Mirditės, nė njė foto tė Kelit, mė 1917-n, pėr t‘u zhdukur mė 1938-n nga kėmbėt e fotos sė famshme tė Poradecit, Koliqit, Fishtės e Drenovės, ku gjejmė njė qilim me motive tė tjera.

Ėshtė intrigues fakti se ai mungon te kėmbėt e ‘Vajzės malėsore me xhubletė‘, njė fotografi e mrekullueshme, qė datohet midis viteve 1865-1890. Aty duket se kemi njė qilim qė shfaqet vetėm njė herė dhe zhduket pėrgjithnjė. Logjikisht, ai duhet tė jetė mjaft mė i hershėm dhe duhet tė jetė pėrdorur nė njė fazė tė parė nė dhomėn ku fotografonte Marubi, ndryshe do tė na shfaqej edhe mė pas. Pėr kėtė arsye jemi tė prirur ta shohim atė si nga mė tė vjetrat fotografi qė kemi trashėguar. Por, natyrisht, gjithkush mund tė pyesė mbi ēfarė kriteri viti mė i hershėm i realizimit tė saj ėshtė marrė viti 1865? Nuk ka asnjė kriter. Nėse do tė kishte, do ta kishim mėsuar deri mė sot.

Duke mos pėrjashtuar ekzistencėn e punimeve tė tjera qė sot janė zhdukur ose presin tė zbulohen, duam tė besojmė se fotografitė e para qė kemi trashėguar i pėrkasin kufirit kohor midis vitit qė pritet tė saktėsohet i realizimit tė punimit tė ‘Vajzės malėsore me xhubletė‘ dhe vitit 1863, viti i vizitės sė G. Von Hahn-it nė Shkodėr.

Me kėtė ritheksojmė se nuk kemi arsye t‘i kundėrvihemi idesė se nuk ekziston asnjė foto mė e vjetėr se kjo periudhė. Mė sipėr vetėm se u pėrpoqėm tė argumentojmė se nuk ka tė ngjarė qė njė foto e tillė tė jetė ajo qė mendojmė, pra, portreti i pandehur i Hamzė Kazazit.



D. Kokonozi
Gazeta Shqip
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi