♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zemra e Krishtit

4 posters

Shko poshtė

Zemra e Krishtit Empty Zemra e Krishtit

Mesazh nga Morena Mon Nov 09, 2009 8:37 pm

E KREMTJA E ZEMRĖS SĖ KRISHTIT
(E premtja pas tė dielės sė II pas Rrėshajėve)

Festa e Zemrės sė Shenjtė tė Krishtit, qė me shumė devotshmėri adhurohet edhe nė popullin tonė, ėshtė relativisht e kohės sė vonshme, edhe pse devocioni ndaj Zemrės sė Krishtit ėshtė i njohur edhe para se tė aprovohej kjo festė nga Kisha dhe para se t’i dėftohej Jezu Krishti Shėn Margharitės. Kjo festė pėr shumė vite ka bashkuar besimtarėt tanė nė Katedralen e Shkupit qė i kushtohet Zemrės sė Krishtit, por e falėnderojmė Zotin se edhe nė Kosovė kohėn e fundit i janė kushtuar Zemrės sė Krishtit dy kisha tė reja ajo nė famullinė e Budisalcit nė Jagodė dhe nė Viti. Besojmė se gjithnjė e mė tepėr do tė shtohet devocioni ndaj kėsaj Zemre e cila identifikohet me dashurinė e Zotit tė shfaqur ndaj nesh. Mbi tė gjitha, pėrpos kėtyre tempujve tė shenjtė kushtuar Zemrės sė Krishtit, dėshira e zjarrtė e jona duhet tė jetė kushtimi i zemrave tona Zemrės sė Tij.
Me kėtė rast dėshirojmė tė sjellim shkurtimisht disa fakte qė lidhen me kėtė festė tė madhe pėr mbarė Kishėn. Devocioni ndaj Zemrės sė Krishtit kryesisht shfaqet nė shekullin e XII, edhe atė me shėn Bernardin. Por, mundė tė thuhet se shenjat e para tė kėsaj pėrshpirtėrie ndaj Zemrės sė Krishtit i hasim nė traditėn e etėrve tė Kishės, kur lexojmė faqet e para tė Shėn Gjon Gojarti apo te Shėn Augustini. Ata shkruajnė mbi gjoksin e shporruar tė Shėlbuesit prej tė cilit rrodhi gjak e ujė e qė njėherit janė burimi i lindjes sė Kishės dhe lulėzimit tė sakramenteve. Ky devocion do tė vazhdojė tė pėrhapet gjatė mesjetės edhe pėrmes dėftimeve shenjtės Lutgardė (1246). Kjo shenjtėreshė mistike e bashkėsisė sė Helftės, njė ditė ftohet nga Shėn Gjoni qė bashkė me tė tė pushojnė mbi parzmėn e Krishtit, dhe kjo e pyet shėn Gjonin: “Pėrse nuk i’a ke zbuluar botės kėnaqėsinė qė ke pėrjetuar i mbėshtetur nė parzmėn e tij nė Darkėn e mbrame”, dhe ai i pėrgjigjet: “Misioni im i vetėm ishte qė t’ua zbuloj njerėzve natyrėn hyjnore tė Fjalės sė Mishėruar”. Shėn Gertruda dhe Shėn Matilda me shkrimet e tyre do tė bėhen instrumente nė pėrhapjen e kėtij dėftimi qė do tė pranohet mirė sidomos nė Gjermani. Kur flasim pėr festėn e Zemrės sė Krishtit, nuk mundė e tė mos e pėrmendim edhe Shėn Margheriten Maria Alacoque, e cila ditėn e festės sė Shėn Gjonit Ungjilltar, mė 1673 pėrjeton njė vizion. Derisa ishte duke adhuruar para tė Shenjtėrueshmit Sakrament asaj i duket Jezu Krishti i gjallė. Ajo vėrenė se zemrėn i’a rrethonte njė flakė, therrat e kurorėzonin atė ndėrsa mbi zemėr kishte njė kryq. Kjo dukje do tė ndodhė pėr dy vjet rresht, ēdo tė parėn tė premte tė muajit, ndėrsa mė 1675, ditėn e festės sė Korpit tė Krishtit, Krishti i dėftohet me gjoksin e hapur, dhe duke i’a treguar zemrėn i thotė: “Qe kjo zemėr qė aq shumė i ka dashur njerėzit... Kam njė etje tė madhe tė jem i dashur prej njerėzve sidomos nė Sakramentin e Tejetshenjtė, por nuk po e gjej askėnd, qė sipas dėshirės sime do ta shuaj kėtė etje”. Krishti kėrkon prej saj qė tė themeloj devotshmėrinė e nėntė tė premteve tė muajit, dhe i premton se ata qė do ta nderojnė Zemrėn e tij dhe kungohen gjatė kėtyre tė premteve, do tė shpėrblehen me dashurinė dhe bekimet e tija.
Mė 1856, Papa Piu IX e shpall tė obliguar kėtė festė pėr mbarė Kishėn, ndėrsa mė 1899, Luani XIII publikon njė enciklikė pėrmes sė cilės gjithė botėn i’a kushton Zemrės sė Krishtit.
Zemra fizike ėshtė simbol i dashurisė. Edhe sipas ligjeve tė natyrės njerėzore, tė cilėt feja dhe liturgjia jo vetėm se nuk i kanė kundėrshtuar, por i kanė pėrdorur nė simbolikėn e tyre duke shprehur nė mėnyrė mė tė kuptueshme dashurinė e Krishtit ndaj njerėzve. Shėn Toma i Akvinit thotė: “tė imagjinosh se objektet nuk janė tė nevojshme pėr tė na ofroj te Zoti, ėshtė e barabartė me faktin: tė harrojmė se jemi njerėz”. Edhe teologjtė thonė se Papa, Piu XII, nė Haurietis aquas e spjegon mirė motivin e devocionit ndaj Zemrės sė Krishtit duke e identifikuar me dashurinė e Tij ndaj njerėzve. Prandaj, kur e adhurojmė Zemrėn e Krishtit, ne e ēmojmė pa masė dashurinė e tij ndaj nesh. Mirėpo, nuk duhet tė harrojmė se ajo Zemėr edhe nė aspektin fizik ka vuajtur pėr ne, me qėllim qė tė na shfajėsoj prej mėkateve. Ai kėrkon tash prej nesh qė ti kushtohemi me gjithė vetveten sepse Zemra e tij pret pėrgjigjen tonė - dashurinė – zemrėn tonė.

Jezu Krisht, zemėrbutė dhe i pėrvujtė,
Bėn qė zemra ime t’i pėrngjajė Zemrės sate
.
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Zemra e Krishtit Empty Re: Zemra e Krishtit

Mesazh nga Morena Mon Nov 09, 2009 8:39 pm

Kushtimi i Jezusit
(2 shkurt)


Sipas ligjit judeas prindėrit kishin detyrim t’i zbatonin dy rregullore: “Pastrimin e nėnės” (lev 12), bashkė me dhuratėn flijuese (pėllumb ose turtull) dhe “kushtimin e fėmijės” (Num 18, 16). Kėtij ligji iu pėrmbajtėn edhe Maria dhe Jezefi. “Kur, sipas Ligjit tė Moisiut, u mbudhėn dotėt e pastrimit tė tyre, e ēuan nė jerusalem, pėr t’ia kushtuar Zotit, sikurse shkruan nė Ligjin e Zotit… Pasi kryen gjithēka duhej bėrė sipas Ligjit tė Zotit, u kthyen nė Galile, nė qytetin e vet, Nazaret” (Lk 2, 22. 39). Pasi qė nė shkujt e parė Ditėlindja e Jezusit kremtohej mė 6 janar, festa e Kushtimit mbahej mė 14 janar. Fillimisht thirrej vetem Dita e katėrdhjetė e lindjes sė Zotit tonė Jezu Krishtit, ndėrsa mė vonė: Festa e takimit apo Pastrimi I marisė (Purificatione B. M. V.) Kur nė Perėndim qe shtyrė pėrpara festa e Lindjes sė Jezusit (25 dhjetor), Kushtimi i Jezusit u lėviz nė datėn 2 janar. Pasi qė festa pėrcillet me procesion dhe qirinj, nė shumė gjuhė mori emėrime tė tjera, si, Mesha e kandilave, Mesha e Dritės sė Marisė, Mariä Lichtmess (gjer.), Candlemas (ang.) dhe Chandeleur (fen.). Nė vitin 542 mbreti, Justiniani I (527 – 565), e pėrcaktoi pėr bizantin, dhe me tė shpejtė qe pnanuar edhe nga Roma. Reforma e kalendarit romak e ndėrroi qenėsinė e kėsaj feste dhe e bėri festė tė Zotėrisė, duke e quajtur “Kushtimi i Jezusit”.
Edhe Maria, pra, e kushtoi Birin e vet, duke pėrmbushur adetin pėrkatės, duke ia kthyer pėrsėri dhuratėn (t’Birin e vet) Hyjit. I Parėlinduri i saj i pėrkiste nė mėnyrė tė veēantė Zotit. Aty ishin edhe dy dėshmitarė tė besėlidhjes sė Vjetėr: Simoni dhe Hanna. Ata, nėn dritėn e Shpirtit Shenjt, e njohėn kėtė Fėmijė si pėrmbushje tė tė gjitha shpresave tė Izraelit dhe njėkohėsisht shėlbim pėr mbarė botėn. (krah. Lk.2, 25-38). Nga ky Fėmijė i kushtuar do tė ngritet Drita e vėrtetė qė shndriti tė gjithė popujt.


O Mari, Nėnė krejt e pastėr,
Ti, udhėtreguese e pėrkushtimit.
Na ndihmo tė pėrkushtohemi pėr Birin tėnd
Nė tepullin e tij tė shenjte,
ku Ai vetė banon.
Na ndihmo qė edhe ne t’i pėrmbushim Ligjet
dhe rregulloret e Birit tėnd Perėndi,
Bėj qė ditė pėr ditė
Edhe ne tė njohim nė Fėmijėn tėnd
pėrplotėsimin e tė gjitha shpresave.
Amen
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Zemra e Krishtit Empty Re: Zemra e Krishtit

Mesazh nga bigbeng Mon Nov 09, 2009 8:48 pm

O besimtare te te dy feve....na i lodhet koken me keto tema,kushe eshte i feksur me pune bindjesh aplikoini ato ne per institucionet fetare perkatese,ose per qejfin tuaj ka dhe forume ku feja eshte alfa e tyre.

bigbeng
Anetar/e aktiv
Anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 26/08/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4842
Vendndodhja Vendndodhja : verdalle me sherbime
Hobi Hobi : E bukur eshte ajo qe me pelqen mua
Humor Humor : 6 dite buza gaz.......diten e 7 gruaja ma plas.ha ha ha
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 30/04/2009
Falenderimet Falenderimet : 128

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Zemra e Krishtit Empty Re: Zemra e Krishtit

Mesazh nga Morena Mon Nov 09, 2009 8:58 pm

Ate mendoj edhe une ,nuk dua tema fetare gjithsekush beson cte doj per kete nuk i kam shume qef keto tema ,por e vendosa kete te shohe ragimin !Feja e shqiptarit per mua eshte SHQIPTARIA!
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Zemra e Krishtit Empty Re: Zemra e Krishtit

Mesazh nga AmeRicco Tue Nov 10, 2009 4:51 am

Oj morena ti a kije naj vjet shkoll a jo ? Feja e shqiptarit shqiptarija ncncncncn ... kush konka AJO FE PERSHKRUMA TI fene e shqiptaris qe nuk asht permend askund,mos ja fut kot kur nuk din
AmeRicco
AmeRicco
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 01/10/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 201
Vendndodhja Vendndodhja : MIAMI
Humor Humor : f.r.i.e.n.d.s
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 09/09/2009
Falenderimet Falenderimet : 120

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Zemra e Krishtit Empty Re: Zemra e Krishtit

Mesazh nga Barbi Tue Nov 10, 2009 7:59 am

AmeRicco shkruajti:Oj morena ti a kije naj vjet shkoll a jo ? Feja e shqiptarit shqiptarija ncncncncn ... kush konka AJO FE PERSHKRUMA TI fene e shqiptaris qe nuk asht permend askund,mos ja fut kot kur nuk din

Americo.lexoje mire postimin e Morenes dhe pastaj jip nje pergjigje per ate cfare ka shkruar....thote qe nuk i ka shum qef temat me fe dhe ajo vet personalisht beson vetem ne kete thenie(Feja e shqiptarit eshte SHQIPTARIA) Zemra e Krishtit Icon_lol
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Zemra e Krishtit Empty Re: Zemra e Krishtit

Mesazh nga Morena Tue Nov 10, 2009 10:48 am

AmeRicco shkruajti:Oj morena ti a kije naj vjet shkoll a jo ? Feja e shqiptarit shqiptarija ncncncncn ... kush konka AJO FE PERSHKRUMA TI fene e shqiptaris qe nuk asht permend askund,mos ja fut kot kur nuk din
Americco nese lexon mire ,vertet do kuptosh se cfare dua te them !
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Zemra e Krishtit Empty Re: Zemra e Krishtit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi