♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bota e ideve qė na nevojitet

Shko poshtė

Bota e ideve qė na nevojitet Empty Bota e ideve qė na nevojitet

Mesazh nga Vizitor Sat Nov 07, 2009 9:50 pm

1- Vlera e kohės

Malik Ibnu Nebiu thotė: "Nė bazė tė pėrcaktimit tė nocionit tė kohės pėrcaktohet nocioni i ndikimit dhe prodhimit. Ky ėshtė kuptimi i jetės aktuale, e cili na mungon. Ky nocion tė cilin akoma nuk e kemi pėrvetėsuar ashtu siē duhet, ėshtė koncepti i kohės qė hyn nė formimin e idesė dhe aktivitetit si dhe nė formimin e koncepteve dhe gjėrave.

Treni i jetės dhe i historisė, qė i nėnshtrohen kohėmatjes, ka kohė qė ėshtė dhe vazhdon tė jetė shumė para nesh. Ne kemi shumė nevojė pėr njė programim tė pėrpiktė tė kohės dhe hapa tė gjera pėr tė kompensuar vonesėn tonė.

Koha jonė qė marshon drejt historisė nuk duhet tė humbasė kot."[1]

Malik Ibn Nebiu thotė gjithashtu: Nėse nocioni i kohės do tė ngulitet nė mendjen islame, pra nė mėnyrėn e jetės shoqėrore dhe nė sjelljen e individit dhe nuk do tė shpėrdorohet, atėherė do tė ngrihet tek ne niveli i prodhimtarisė mendore, materiale e shpirtėrore.

Kjo ėshtė ajo qė quhet civilizim"[2].

Nė tė vėrtetė njė pjesė e madhe e ummetit tonė e trajton kohėn si diēka jo qendrore dhe jo esenciale dhe vendimtare nė ēėshtjen e rizgjimit dhe ngritjes. Nė lidhje me kėtė, sundojnė dhe dominojnė ide vrasėse tė cilat thonė se procesi i rizgjimit dhe ringritjes mund tė zgjasė me qindra vite, pėr tė justifikuar pėrparimin shumė tė ngadaltė nė rrugėn e ringritjes. Pėr tė mbėshtetur kėto lloj idesh, argumentojnė me histori si ajo e Nuhut (a.s) pėr tė argumentuar se qindra vitet nuk konsiderohen standard nė moshėn e popujve.

Fakti qė Nuhu (a.s) kaloi pothuajse 1000 vjet nė ftesėn e tij, nuk do tė thotė se tavani kohor i projektit tė ringritjes duhet tė jetė i hapur deri nė kėtė masė. Nė lidhje me historinė e Nuhut (a.s) duhet pasur parasysh se edhe vetė Nuhu (a.s) e pėrjetoi shijen e triumfit (tufanin pėrmbytės) gjatė jetės sė tij. Siē duhet pasur parasysh se kjo etapė kohore ka qenė brenda njė brezi. Pra njerėzit dhe brezat jetonin gjatė, gjė qė do tė thotė se brezi i tij e pėrjetoi fillimin e ftesės siē pėrjetoi triumfin e saj nė fund.

E thėnė shkurt, kjo ishte mosha e brezave tė atėhershėm.

Projekti profetik u realizua nė njė kohė rekord dhe arriti suksesin, nė vėnien e njė tulle tė fortė tė kėtij projekti nė 23 vjet. Po kėshtu ka ndodhur edhe me projektet e popujve tė Kinės, Japonisė, Gjermanisė.

Malik Ibnu Nebiu komenton nė lidhje me pėrvojėn gjermane pas luftės sė dytė botėrore e cila ia shkatėrroi tė gjithė aparatin e furnizimit dukė thėnė: "Ne mund tė perceptojmė shumė shpejt vlerėn e kohės nė kthimin e jetės shoqėrore dhe ekonomike tek njė popull qė nuk i mbeti mjet tjetėr – pas luftės sė dytė botėrore – pėrveē tre komponentėve: njeri, tokė dhe kohė[3].

Lėvizja e ringritjes e ka shumė tė nevojshme tė perceptojė ashtu siē duhet vlerėn e kohės dhe se ē'do vonesė do tė thotė mė shumė prapambetje veēanėrisht kur dimė se hasmi i projektit tė ringritjes lėviz dhe punon ditė e natė.

2- Nocioni i besimit (imani)

Nė shumė raste kur pėrmendet besimi tek ne, mendjet tona kujtojnė njėhsimin (teuhidin) e Allahut, besimin tek profeti (a.s) dhe ditėn e Kijametit. Shumė tė tjerė sjellin ndėr mend ngjarjet dhe tregimet e asketėve, tė pelegrinėve dhe adhuruesve.

S`ka dyshim qė besimi i pėrfshin tė gjitha kėto, por nuk ėshtė ky i gjithė besimi.

Nocioni i besimit ėshtė nocion aktiv dhe fton e nxit pėr lėvizje dhe veprim. Elementėt e parė tek tė cilėt konsiston besimi janė:

a) Ēlirimi nga frika.

Politeistėt paraislamik kishin frikė nga forca tė ndryshme natyrore si dhe nga ato te padukshme. Nė shumė raste i adhuronin pėr tė fituar kėnaqėsinė e tyre dhe afrimin tek ta duke menduar se sjellin dobi e tė mira e tė mbrojnė nga rreziqet. Kur njerėzit besuan Zotin e tyre tė vėrtetė dhe e kuptuan drejt realitetin e kėtyre forcave tė fshehta dhe atyre natyrore, rrjedhimisht u qetėsuan dhe u siguruan nga frika prej tyre. Pastaj u nisėn tė lirė nėpėr tokė duke besuar thellė se dobia dhe dėmi janė vetėm nė dorė tė Allahut.


b) Qartėsimi i ēėshtjeve madhore.

Njerėzit – veēanėrisht filozofėt – kanė vuajtur nga njė konfuzion i ashpėr qė ka tė bėjė me ēėshtjet e tė fshehtės (gajbit) siē janė: ringjallja, fillimi i krijimit, urtėsia dhe objektivi i krijimit etj. Erdhi Islami dhe i qartėsoi bazat dhe argumentet e njėshmėrisė sė Allahut, pejgamberllėkut, ringjalljes dhe llogarisė.


c) Aftėsia e pėrqendrimit tek gjithėsia e nėnshtruar dhe shfrytėzimi i saktė e i pėrkryer i saj.

Pasi njeriu u sigurua nga frika e forcave natyrore dhe atyre tė fshehta, zemra e tij u qetėsua dhe mjegullnaja e konfuzionit qė kishte mbuluar mendjen e tij u largua me njohjen e saktė tė kėtyre forcave. Menjėherė ky njeri i ri u nis pėr tė shfrytėzuar energjitė e tij nė lulėzimin dhe gjallėrimin e kėsaj gjithėsie tė nėnshtruar, pa frikė apo konfuzion. Sakaq ky njeri u pajis me njė objektiv dhe program me tė cilin dhe pėr tė cilin lėviz dhe punon.

Pra pėrbledhazi mund tė themi se esenca e konceptit tė besimit ėshtė ēlirimi nga frika e zemrės dhe konfuzioni i mendjes.

Kėtu lind njė pyetje: Ē`kemi pėr qėllim dhe ku duam tė arrijmė mė kėtė fjalė?

Me anė tė shpjegimit tė konceptit tė besimit (imanit), duam qė drejtuesit dhe aktivistėt e rizgjimit dhe ringritjes, tė kuptojnė mirė pėrgjegjėsit e tyre dhe atė qė ua kėrkon aktualiteti. Besimi ua ēliroi zemrat dhe mendjet e tyre qė tė nisen e tė realizojnė mėkėmbjen nė tokė (halife), tė gjallėrojnė dhe tė lulėzojnė kėtė tokė nėn hijen e adhurimit tė Allahut.

Ndėrsa burgosja brenda rrethit tė forcave tė fshehta si xhindėt dhe djajtė si dhe brenda rrethit tė disa specifikave tė akides, duke ringjallur ēėshtjet e fraksioneve, polemikave e trillimeve tė tyre, kjo do tė thotė kthim tek prangat dhe burgu nga i cili na ēliroi besimi (imani).

Kjo do tė thotė tė pėrqendrohesh dhe stėrmundohesh me ato ēėshtje, pėr tė cilat mjaftojnė disa informacione tė thjeshta dhe tė humbėsh dhe neglizhosh ēėshtje, tė cilat meritojnė domosdoshmėrisht pėrqendrim, pėrsosmėri dhe kreativitet.

Revolucioni shkencor, teknologjik e informatik nė Europė ndodhi atėherė kur Europa i ktheu shpinėn trillimeve dhe legjendave tė kishės dhe u nis duke shfrytėzuar dhe kolonizuar tokėn. Pra nė fillim ēliroi mendjen dhe zemrėn e saj e mė pas u pėrqendrua tek gjithėsia. Kjo ėshtė pikėrisht, ajo qė bėri besimi islam duke pasur mirė parasysh kėtu ndryshimin e madh mes reformės qė bėri besimi islam dhe asaj qė bėri renesanca europiane.

Me kėtė shembull kemi pėr qėllim tė theksojmė se nė lidhje me disa specifika tė botės sė gajbit, mjafton njohja dhe pranimi me mendje dhe zemėr dhe na mjafton metoda e sahabėve tė profetit (a.s) dhe pasardhėsve tė tyre (tabiinėve). Kėto breza nuk u morėn me polemika rreth kėtyre ēėshtjeve por u nisėn nėpėr tokė dhe ēliruan gjysmėn e botės sė vjetėr nė mė pak se 30 vjet. Madje as nuk i kanė njohur ato terma qė sot janė kaq tė pėrhapura nė shkencėn e Ilmu Kelamit apo akides dhe tė shumė ēėshtjeve tė tjera, qė lindėn mė vonė.

3- Filozofia e punės sė mirė.

Nė shumė raste, kur pėrmendet puna e mirė, shumė muslimanėve iu shkon mendja tek adhurimet dhe bamirėsia si: namazi, zekati, ngritja e xhamive dhe ushqimi i tė varfrit. E gjitha kjo hyn tek punėt e mira. Por realisht puna e mirė pėrfshin ē'do pėrpjekje qė e ngre ummetin. Ka shumė ndryshim mes muslimanit kreativ e shkencėtar dhe muslimanit qė ka si shqetėsim kryesor umren ē'do vit apo njė herė nė dy vjet. Kėtė koncept ka theksuar edhe dijetari i nderuar tabiin Abdullah Ibn Mubarek kur i dėrgoi njė letėr Fudajl Ibn Ijadit, tė emėrtuarit me "Abid el-Haramejni" (asketi i dy vendeve tė shenjta):

"O asket i dy vendeve tė shenjta! Nėse do tė na shikoje ne,
do tė kuptoje se ti po luan me adhurimin.
Nėse juve iu lagen faqet me ėt tuaj,
neve na lyhen me gjakrat tanė.
Aroma e parfumit ėshtė pėr ju,
ndėrsa parfumi jonė ėshtė flaka e shpatave
dhe pluhuri i pastėr".


Nė atė kohė lufta kundėr bizantėve ishte puna mė e mirė me tė cilėn mund tė ngrihej ummeti, kėshtu qė xhihadi ishte mė i mirė se qėndrimi i vazhdueshėm pranė Qabes sė madhėruar dhe shpėrblimi i madh i adhurimit pranė saj.

Allahu i Madhėruar ka thėnė nė librin e Tij: "Allahu ėshtė Ai, i Cili ka krijuar vdekjen dhe jetėn pėr t`ju provuar se kush punon punė mė tė mira". (Tebarek - 2).

Pra nuk ka thėnė kush punon punė tė mirė. Allahu do qė ne tė bėjmė punėn mė tė mirė. Punėt e mira janė tė shumta por cila ėshtė mė e mira dhe mė e domosdoshmja nė kohėn aktuale? Dijetarėt e quajnė ndryshe: "Obligimi i kohės aktuale".

Profeti Muhamed (a.s) e mobilizonte dhe inkurajonte tė gjithė shoqėrinė me qėllim qė tė gjithė tė merrnin pjesė nė "Obligimin e kohės aktuale".

Ai (a.s) ka thėnė: "Kush nuk merr pjesė nė luftė apo nuk ėshtė i preokupuar me tė, vdes me njė nga cilėsitė e hipokrizisė[4]".

Gjithashtu profeti (a.s) ka thėnė: "Ai i cili pėrgatit njė luftėtar nė rrugė tė Allahut konsiderohet se ka marrė pjesė nė luftė[5]".

Kėto dy hadithe pėrfaqėsojnė hierarkinė e mbėshtetjes materiale dhe pėrgatitjes morale tė luftėtarit.

Profeti (a.s) ka thėnė gjithashtu: "Kush kujdeset pėr familjen e luftėtarit nė rrugė tė Allahut, konsiderohet si ai (luftėtari) vetė[6]".

Ky hadith pėrfaqėson punėn shoqėrore dhe edukative pėr tė gjithė shoqėrinė qė qėndron pas luftėtarit.

Krahasoje kėtė mobilizim profetik me rindėrtimin qė i bėri Gjermania vetes sė saj, pas humbjes sė rėndė nė luftėn e parė botėrore. Ajo qė i ndodhi qe shtysė pėr modernizimin dhe zhvillimin e aftėsive tė saj ushtarake dhe organizmave istitucionale tė saj nė tė gjitha fushat gjatė periudhės naziste. Aftėsia e saj pėr t`u ringritur e rindėrtuar edhe njė herė tjetėr pas luftės sė dytė botėrore, qe fryt i botės sė sistemuar tė mendimeve dhe vlerave tė gjalla sunduese edhe pas dėshtimit tė Gjermanisė nė luftėn e dytė botėrore.

Pėrfytyro me mua kėtė ide tredimensionale. Procesi i organizimit tė mbrojtjes sė vendit ka nevojė pėr:

- Ushtri tė organizuar: e kulturuar, e pajisur, e stėrvitur nė nivel tė barabartė me armikun apo edhe mė tė lartė. Por ēfarė e karakterizon shoqėrinė qė qėndron prapa kėsaj ushtrie?

- Punė shkencore. Kjo ėshtė gjithashtu njė shoqėri e organizuar, e kulturuar, e pėrgatitur dhe e stėrvitur. Ideja e pajisjes dhe pėrgatitjes sė ushtrisė nuk konsistohet vetėm tek furnizimi me armė, por vazhdon me kėrkimin shkencor nė Institut e Universitet dhe shtrihet pėr tė pėrfshirė uzinėn dhe fabrikėn, e cila i kthen kėrkimet shkencore nė teknologji, makineri e aparatura qė e lėvizin rrotėn e ekonomisė, i sigurojnė ushtrisė armėt mė moderne nė mėnyrė tė vazhdueshme pėr tė pėrfunduar me logjistikėn moderne. A mund tė jetė e suksesshme njė shoqėri pa tė gjitha kėto?

- Punė shoqėrore. Kjo ėshtė brinja tjetėr e kėtij ekuacioni i cili konsiston tek puna shoqėrore me tė gjithė format e saj pėr t`i garantuar sigurinė shoqėrore ēdokujt qė mbron llogoret.

Pra kjo ėshtė shtrirja e konceptit tė punės sė mirė dhe rrjetit tė saj tė gjerė.

A mund tė krahasohet ky koncept i gjerė i punės sė mirė me atė tė atij qė e kufizon atė me njė sasi parash qė ia jep njė tė pamunduri dhe me njė udhėtim umreje e nė aspektet e tjera ėshtė neglizhent e jokorrekt?

Nė tė vėrtetė suksesi i shoqėrive varet nga saktėsia e idesė dhe konceptit pėr punėn e mirė.

Duke u nisur nga sa thamė mė sipėr, tashmė e kemi tė qartė se kėmbėngulja pėr tė vepruar punėt mė tė mira dhe konsiderimi i tyre fushė tė konkurencės mes aktivistėve dhe punonjėsve, madje fushė tė konkurrimit me veten, ėshtė garancia e vetme e vazhdimėsisė sė dinamizmit tė jetės. Ndėrsa slogani "Nuk mund tė bėhet mė mirė se ē`ka qenė", ēon nė frenimin dhe ndaljen e rrotės sė jetės.

4- Vlera e punės nė grup

Kjo vlerė iu mungon shumė shoqėrive, tė cilat bazohen mbi punėn dhe pėrgatitjet individuale, duke harruar se puna nė grup pėrfshin shumė vlera si: bashkėpunimin, komunikimin, cilėsinė dhe shpejtėsinė e prodhimit. Kėto janė vlera qė i mungojnė punės individuale.

Nė tė njėjtėn kohė duhet pasur parasysh se grupi obligohet me disa elementė shumė tė rėndėsishėm si bashkėpunimi dhe kėshilla e ndėrsjellėt dhe nėse grupi e humb esencėn e saj, pėrēahet, ndėrkohė qė shpirti i kėsaj vlere fton pėr bashkėpunim dhe plotėsim tė ndėrsjellėt, siē ēon nė shmangien e gabimeve qė mund tė ndodhin gjatė punės, siē ka nevojė grupi pėr shumėllojshmėri aftėsish dhe kapacitetesh dhe pėrqendrim tek pikat e forta tė ē'do individi.


5- Respektimi i tė drejtave

Respektimi i tė drejtave tė Allahut konsiston nė zbatimin e urdhrave tė Tij dhe largimin nga ndalimet e Tij. Respektimi i tė drejtave tė vetes realizohet nėpėrmjet ruajtjes sė saj nga gjithēka qė e dėmton atė. Ndėrsa respektimi i tė drejtave tė tė tjerėve arrihet duke i dhėnė ēdokujt tė drejtėn qė i takon edhe nėse janė tė ndryshėm nga ne nė besimin dhe nė konceptet e tyre. Nuk duhet harruar asnjėherė se sekreti i triumfit dhe pėrparimit tė muslimanėve tė parė qėndronte tek aftėsia e tyre pėr tė vėnė drejtėsi me tė gjithė.

Respektimi i kėtyre tre kategorive tė tė drejtave ėshtė prej garancive tė suksesit ndėrsa shkelja e tyre ėshtė fillimi i rrugės drejt dėshtimit tė pashmangshėm.


6- Durimi.

Koncepti i shumėpėrhapur nė lidhje me durimin ėshtė ai qė ka tė bėjė me fatkeqėsitė. Nė realitet durimi ka tė bėjė me qėndrimin ndaj vėshtirėsive, pjesė e sė cilės ėshtė edhe durimi ndaj punėve deri sa tė realizohen.

Pra durimi i vėrtetė dhe i plotė, pėrveē asaj qė u tha mė sipėr, ka tė bėjė me dijen dhe shkencėn, me ftesėn nė rrugėn e Allahut, me kėrkimin shkencor dhe tė menduarit pėr hir tė ummetit si dhe ndaj bollėkut tė dynjasė dhe varfėrisė sė saj.

Nga sa mė sipėr kujtojmė se kemi tė bėjmė me gjashtė vlera shumė tė rėndėsishme qė duhen mbjellė nė botėn e ideve tona. Kėto vlera janė tė pėrmbledhura shumė bukur nė suren "Asr".

Allahu i madhėruar e ēel kėtė sure duke u betuar nė kohėn, pėr tė treguar rėndėsinė e saj. Mė pas pohon humbjen e sigurt tė njeriut, pėrveē rastit kur kupton dhe percepton drejt konceptin e besimit "BESUAN" dhe tė punės sė mirė "PUNUAN PUNĖ TĖ MIRA" dhe nėse kupton drejt vlerėn e punės nė grup dhe vlerėn e respektimit tė tė drejtave "POROSITĖN NJĖRI – TJETRIN PĖR TĖ DREJTĖN" si dhe tė kuptuarit drejt tė konceptit tė vlerės sė durimit "DHE POROSITĖN NJĖRI – TJETRIN PĖR DURIM".

Kėrkesa pėr t`u kthyer tek libri i Allahut t Madhėruar dhe sunneti profetik ėshtė njė kėrkesė e drejtė dhe nevojė e domosdoshme.

Hapi i parė qė bėri Kurani dhe sunneti, ishte ndryshimi i botės sė ideve i cili konsistonte nė kėndvėshtrimin e njeriut pėr Zotin e gjithėsisė, transcendencėn (gajbin) dhe botėn qė e rrethon, siē qe ndryshimi i tipave tė tė menduarit tė cilėt pengojnė lėvizjen dhe dinamizmin ringritės dhe civilizues. Ky pėrbėn elementin e parė dhe mė tė rėndėsishėm dhe tė gjithė duhet tė pėrfitojmė nga ky kthim.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi