♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Margaritarė tė urtėsisė

Shko poshtė

Margaritarė tė urtėsisė Empty Margaritarė tė urtėsisė

Mesazh nga Vizitor Sat Nov 07, 2009 9:50 pm

DISA KĖSHILLA TĖ LLUKMANIT TĖ BIRIT


Urtėsi ėshtė secilėn gjė me e vendos nė vendin e vet. Lehtė ėshtė tė flasėsh kur ke ēfarė tė flasėsh, por problem ėshtė tė flasėsh kur duhet tė flasėsh. Sipas hadithit feja ėshtė kėshillė, ndėrsa kėshillėn e jep Allahu, pejgamberi, njerėzit e ditur dhe secili qė ka kėshillė tė jep. Llukmani i kishte buzėt e trasha dhe tė zeza, por nga ato dilnin urtėsi. Ja disa prej kėshillave qė ia dha tė birit:

1. Djali im, ruaju nga borxhi, sepse borxhi ėshtė nėnēmimi i ditės dhe brengė e padurueshme e natės!
2. Djali im, dikur njerėzit ishin hipokritė nė atė qė punonin, ndėrsa sot janė hipokritė nė atė qė nuk punojnė!
3. Ruaju nga lypja, sepse kjo largon turpin nga fytyra!
4. Gėnjen, djali im, ai qė pohon se e keqja mėnjanon tė keqen. Nėse flet tė vėrtetėn, atėherė le tė ndezė zjarrin pėrkrah zjarrit dhe le tė shikojė a do ta shuajnė njėri-tjetrin. Djali im, e mira e shkatėrron tė keqen sikur uji qė shuan zjarrin!
5. Djali im, mos e vono pendimin, sepse vdekja vjen papritmas.
6. Djali im, kur je nė namaz, ruaje zemrėn, kur ha, ruaje barkun, kur je nė shtėpi tė huaj, ruaje shikimin, ndėrsa kur je nė shoqėri, ruaje gjuhėn!
7. Ruaju nga zilia, sepse zilia prish fenė, dobėson shpirtin dhe udhėheq nė pendim!
8. Djali im, fillimi i zemėrimit ėshtė ēmenduri, e fundi pendim!
9. Djali im, sjellja e bukur ėshtė kulminacioni i urtėsisė!
10. Ruaju nga shoku i keq, sepse ai ėshtė si shpata, duket e bukur, por goditja e ashpėr.
11. Djali im, mos merr dituri tė sillesh nė mes dijetarėve dhe tė fitosh poenė te injoranti. Kur sheh njerėz qė e pėrmendin Allahun, ulu me ata, nėse je dijetar ke dobi nga dituria, nėse je injorant mėson diē, e nėse asgjė, sė paku ndoshta Allahu do tė spėrkat me rahmet dhe do tė pėrfshin ty.
12. Djali im, mos i bėn shirk Allahut, sepse ky ėshtė zullumi mė i madh.
13. Mundohu qė ushqimin tėnd ta hanė kryesisht tė pastėrtit dhe nė ēdo gjė konsultohu me dijetarėt.
14. Djali im, mos polemizo me tė urtėt, mos diskuto me injorantėt, mos i pėrkrah zullumqarėt dhe mos u shoqėro me tė dyshimtėt!
15. Djali im, shpesh jam penduar pėr atė qė kam thėnė, e asnjėherė kur kam heshtur!
16. Nėse dikė dėshiron pėr mik, sė pari hidhėroje dhe nėse ėshtė i drejtė nė hidhėrim, ėshtė i mirė, nė tė kundėrtėn ik nga ai.
17. Djali im, nėse di ta ruash tė fshehtėn, zgjedhja ėshtė nė dorėn tėnde!
18. Djali im, mos u bėj i ėmbėl, sepse do tė hanė, por edhe jo i ithėt, sepse do tė pėshtyjnė!
19. Djali im, secili e ka qenin e vet, e ti mos lejo tė jesh qen i dikujt!
20. Djali im, gruaja e pastėr ėshtė kurorė nė kokėn e mbretit, ndėrsa gruaja e keqe ėshtė barrė e rėndė nė shpinėn e plakut tė molisur.
* * *

TREGIMI PĖR NJĖ DĖRHEM


Transmetohet qė njė grua erdhi te njė dijetar i menēur, i cili gjithmonė fliste tė vėrtetėn dhe jepte zgjidhje (fetva) tė drejta, duke iu ankuar se i ėshtė bėrė padrejtėsi gjatė ndarjes sė pasurisė nga vėllau i saj i vdekur.
Nė realitet pas tij kishin mbetur 600 dėrhem dhe gjatė ndarjes asaj ia kishin dhėnė vetėm njė dėrhem.
Dijetari mendoi pak dhe i tha: "Ndoshta vėllau yt ka pasur nėnėn, gruan, dy vajza dhe dymbėdhjetė vėllezėr."
Gruaja e ēuditur e vėrtetoi kėtė.
Dijetari pastaj vazhdoi: "Njė dėrhem ėshtė haku yt dhe nuk tė takon asgjė mė tepėr, pra nuk t'u ka bėrė padrejtėsi.
Gruas sė tij i takon 1/8, d.m.th. 75 dėrhem, dy vajzave tė tij u takon 2/3, d.m.th. 400 dėrhem, nėnės sė tij i takon 1/6, d.m.th. 100 dėrhem. 25 dėrhem tjerė janė ndarė vėllezėrve nga 2 dėrhem qė bėjnė 24 dėrhem, ndėrsa ti ke marrė 1 dėrhem, qė bėjnė 25 dėrhem. Nė tėrėsi kanė qenė 600 dėrhem, andaj ndaj teje nuk ėshtė bėrė padrejtėsi."
Pas kėtij shpjegimi tė saktė, gruaja u largua dhe e kėnaqur shkoi nė shtėpi.

Pėrktheu dhe pėrshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi