♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Botėt e humbura

Shko poshtė

Botėt e humbura Empty Botėt e humbura

Mesazh nga MONDI Fri Nov 06, 2009 10:17 am

Jetuan pėr pesė javė nė lagėshti, mes milingonave, merimangave helmuese, shushunjave dhe bombave vullkanike. Nė rrjetėn e tyre pėrfunduan specie tė papara mė parė nga syri i njeriut. Megjithatė, sakrificat qė bėnė duke jetuar si "kafshė", ia vlejtėn. Gjatė njė ekspedite tė bėrė nė fillim tė vitit 2009, nė malin Bosavi, krateri vullkanik nė Papua Guineja e Re, njė ekip kėrkuesish i Universitetit tė Oksfordit nė Britani dhe kameramanėsh tė BBC-sė zbuluan njė botė tė re, tė pa eksploruar mė parė dhe specie tė papara nga syri i njeriut: njė mi tė madh sa njė mace, bretkosa me ngjyra tė ndritshme dhe njė peshk qė hungėrinte. Dukej si njė skenė nga "Bota e humbur", romani i Arthur Conan Doyle, ku protagonistėt u gjendėn nė Amerikėn e Jugut nė njė botė parahistorike me kafshė monstruoze. Nga ana tjetėr, prej shekujsh zbulimi i botėve tė reja ka ngjallur kuriozitet tė jashtėzakonshėm. Precedentėt nuk mungojnė, duke nisur qė nga arkeologjia.

Zvicerani qė u hoq si mysliman

I rėndėsishėm ishte zbulimi nė xhunglėn kamboxhiane tė tempujve tė Angkorit, pothuajse tė braktisur plotėsisht qė nga shekulli i 16-tė. Kur i pa pas njė udhėtimi aventurier nė vitin 1860, francezi Henri Mouhot, e krahasoi madhėshtinė e tyre me tempullin e Solomonit. Gaboi vetėm pėr datėn, kur tha se ishin ndėrtuar nė kohėn e romakėve, por tregoi se ato ekzistonin diku nė botė. Pėr tė zbuluar njė tjetėr sit tė mrekullueshėm arkeologjik, Petrėn nė Jordani, pėrveē kurajės, eksploruesi zviceran, Johann Ludwing Burckhardt, duhej tė pėrdorte edhe mashtrimin. Duke studiuar arabisht mori informacion pėr njė qytet antik tė fshehur maleve, por i paprekshėm pėr njė perėndimor "tradhtar". Kėshtu, duke u shtirur si mysliman, i kėrkoi njė udhėrrėfyesi qė ta shoqėronte nė kodrėn Gebel Haroun, pėr tė bėrė njė sakrificė pėr nder tė njė profeti. Pėrgjatė rrugės duhej tė kalonin pėrmes Petrės, kryeqyteti antik i Nabatei (popullsi nomade) i themeluar nė shekullin VI para Krishtit dhe i braktisur nė shekullin VIII pas Krishtit. Pas njė dite udhėtimi, mbėrriti nė hyrjen e njė kanoni, i gjatė njė kilometėr e gjysmė, para se tė shihte pėrpara vetes ndėrtesat e mrekullueshme shkėmbore. Tregimi i udhėtimit tė tij nė vitin 1812, revolucionoi arkeologjinė.

Piramidat e varrosura nė Iran

Ishte thuajse i rastėsishėm, zbulimi i tė famshmit Maēu Piēu nė Peru, njė qytet i rėndėsishėm inkas i shekullit XV pas Krishtit. Nė vitin 1911, antropologu amerikan, Hiram Bingham, kishte mėsuar nga njė indigjen pėr ekzistencėn e njė qyteze tė vendosur mbi njė mal pėrgjatė luginės sė lumit Urubamaba. Nėn shoqėrinė e tij, gjeti disa familje qė shfrytėzonin tarracat pėr tė kultivuar tokėn. Njė fėmijė, Pablito Alvarez, 11 vjeē, nė kėmbim tė ushqimit, i tregoi rrugėn deri nė kėmbėt e malit ku gjendej Maēu Piēu. Pavarėsisht se bimėsia kishte mbuluar pjesėn mė tė madhe tė qytezės, mbeti i habitur nga bukuria e atyre gėrmadhave, qė sot konsiderohen njė ndėr shtatė mrekullitė e botės. Por, zbulimet e mėdha arkeologjike nuk pėrfundojnė kėtu: mė revolucionari i takon pak viteve mė parė, kur nė shkretėtirėn e vendosur mes rrafshnaltės iraniane, pjesė e Afganistanit dhe Turkmenistanit, kanė pėrfunduar luftėra shekullore. Historianėt mendonin se ishte njė zonė qė nuk ishte banuar kurrė nga asnjė qytetėrim. Por pas disa gėrmimeve, bashkė me sende tė vlefshme, doli edhe njė e vėrtetė tronditėse: "Qytetet e rajonit tė Sistanit zhvillonin tregti me Indinė dhe Mesopotaminė qė 3000 dhe 2000 vjet para Krishtit", shpjegon Massimo Vidale, arkeolog i Universitetit tė Bolonjės qė punon pėr llogari tė Iranit. Pak mė nė jug tė Jirofit, nė Iran, u zbulua njė piramidė me shkallė gjigante qė zinte njė sipėrfaqe prej 70 mijė metrash katrorė: ndėrtesa mė e madhe religjioze e sė shkuarės pas piramidave egjiptiane.

Tė zhytur nė njė lavatriēe gjigante

Por pėrveē "Indiana Jons"-ve tė arkeologjisė, tė shumtė nė numėr dhe aktivė janė ata tė zoologjisė, nė gjurmėt e Charles Darwin. Nė vitin 1835, biologu i famshėm shkoi nė Galapagos, njė ambient qė mbahej i izoluar nga kontinenti amerikan, ku ishin zhvilluar bimė dhe kafshė shumė tė veēanta. Duke u mbėshtetur edhe te kėto vėzhgime, formuloi mė pas teorinė e evolucionit: d.m.th qė pėrballė ndryshimeve tė ambientit mbijetonin speciet qė pėrshtateshin mė mirė me tė. Pikėrisht specie tė reja (njė lakuriq, njė shushunjė dhe njė karkalec) u gjetėn vitin e shkuar nga njė ekspeditė e BBC nė njė nga vendet mė tė virgjėra tė planetit: "White Water Cave" nė Mageni nė "East new britanin", njė ishull nė Papua Guineja e Re. Njė pus i thellė 80 metra, nė fund plot me ujė, qė dilte nga muret, formonte njė shtjellė tė frikshme shkume dhe rrėkesh qė shėrbenin si shtėpi pėr kėto gjallesa. Por jo vetėm vende tė tilla janė tė mbushura me surpriza. Kėtė vit, pėr herė tė parė, u arrit tė shkohej nė malin Mabu nė Mozambik. Zona u gjet me "Google earth" nga kėrkues vendas nė bashkėpunim me "Royal Botanic Gardens" nė Britani. E rrethuar nga rrugė tė shkatėrruara nga lufta civile e viteve ‘80, maja e malit nuk ishte shkelur kurrė nga perėndimorėt dhe shumė rrallė edhe nga mozambikasit. Rreth 70 vetė, mes tė cilėve udhėheqės lokalė, drejtuan 28 shkencėtarė: emocioni ishte shumė i madh kur grupi arriti majėn nė njė lartėsi prej 1700 metrash, pikėrisht nė kohėn kur mijėra flutura meshkuj kishin lėnė "takim" atje lart me femrat pėr t‘u ēiftėzuar.

Krokodilė nė pritje

Eksplorimet e David Livingstone lejuan gjetjen e burimeve tė lumit Nil dhe Rios sė Amazonės. Nė vitin 2007, tre eksplorues nga Zelanda e Re, pasi kaluan rreth 5 shtete afrikane, pėr 80 ditė pėrshkruan 6700 kilometrat e Nilit me gomone mes krokodilėve, sulmeve tė rebelėve tė armatosur dhe vdekjes sė njė anėtari tė ekspeditės nė njė aksident. Burimet nuk gjendeshin, ashtu siē mendohej, nė njė zonė rreth liqenit Viktoria mes Kongos dhe Ruandės, por nė thellėsinė e pyllit ruandez tė Nyungwe. Po ashtu burimi i lumit Rio i Amazonės, gjendej nė Perunė Jugore dhe Veriore ashtu siē mendohej. Me njė gjatėsi prej 6800 kilometrash Rio i Amazonės ėshtė konsideruar si lumi mė i gjatė nė botė. E gjitha kjo ėshtė meritė e eksploratorit Jacek Palkiewicz i "Royal Geographical Society" tė Londrės qė e pėrshkroi lumin herė me anije dhe herė kėmbė. Por, pėrveē sipėrfaqeve tokėsore, miniera e vėrtetė e surprizave janė fundet e oqeaneve, shumė herė mė pak tė eksploruar nė krahasim me Hėnėn.

Liqeni i izoluar mijėra vjet

Jeta nė tė vėrtetė shpėrthen edhe nė ambientet mė tė ashpra: si pėr shembull nga fundi liqeneve dhe lumenjve tė varrosur poshtė 3-4 mijė metrave akull nė Antarktidė. Njė shembull konkret ėshtė lumi Vostok, i zbuluar nė vitin 1996 me radarė dhe ende i pa eksploruar pėr shkak tė rrezikut tė kontaminimit tė njė ambienti tė izoluar prej njė milion vjetėsh. Edhe nė kėto zona ekstreme janė gjetur gjurmė jete: mikroorganizma, qė shkencėtarėt nuk pėrjashtojnė mundėsinė t‘i gjejnė edhe nė planetė tė tjerė, nė dukje jo mikpritės pėr gjallesat. Pėr mė tepėr, pavarėsisht shpyllėzimit dhe zgjerimit tė qyteteve, Toka ėshtė ende e pasur me vende tė pazbuluara. Kėshtu sipas njė kėrkimi tė BE dhe Bankės Botėrore rreth 30 pėr qind e planetit ėshtė e paarritshme nga njerėzit dhe ēdo vit zbulohen 18 mijė specie tė reja.
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi