♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Passion (Keshilla)

Shko poshtė

Passion (Keshilla) Empty Passion (Keshilla)

Mesazh nga MONDI Tue Nov 03, 2009 10:55 am

Pasion...(1)


Shpesh meshkujt kanė frikė se femrat mund tė kenė pushtet mbi ta. Tremben se mos bien pre e aftėsisė sė tyre joshėse. Zbulo si ta kultivosh kėtė pushtet dhe si ta pėrdorėsh pėr tė qenė tė lumtur ti dhe partneri yt...

Disa fraza, disa fjalė mungojnė shumė nėse nuk thuhen. Nėse guxon tė shprehesh, partneri do tė lėrė kokėn pas teje dhe nuk do tė rezistojė.



Fol me tė

1. Shpreh dėshirėn tėnde: “Kam dėshirė pėr ty”. “Tė dėshiroj shumė”. Janė fjalė qė meshkujt nuk i dėgjojnė shpesh dhe u bėjnė mirė. Njė mashkull e di se nuk ėshtė mė tėrheqėsi, mė inteligjenti, mė i pasuri, por nėse di qė ėshtė i dėshiruar, jeta i duket e bukur. Fjalė si kėto e bėjnė tė ndihet i sigurt dhe i lumtur.

2. Thuaji qė tė kėnaq nė shtrat. Shpesh burrat kanė frikė se po i kėrkojnė shumė partneres sė tyre nga pikėpamja seksuale. Janė pra, shumė tė ndjeshėm ndaj kėnaqėsisė sė provuar nga partnerja e tyre, nė fakt ėshtė shenja qė dhe asaj i pėlqen seksi! Duket si e pavlerė, po kur, pėr shekuj e shekuj, gratė janė mėsuar tė mos shfaqin dhe tė mos provojnė kėnaqėsi fizike, ėshtė e rėndėsishme tė mėsosh tė flasėsh.

3. Thuaji se tė bėn tė lumtur. Kėnaqėsia mė madhe pėr njė mashkull ėshtė tė dėgjojė nga partnerja e tij fjalėt: “Mė bėn tė lumtur”. Ėshtė mirė tė dish se mund t’i dhurosh lumturi njė njeriu tjetėr, ėshtė si tė zotėrosh njė fuqi tė pamasė. Njė burrė ndihet i fortė dhe ėshtė mė mirė me veten e tij.

Passion...(2)


Pėrkėdhelje ekspertesh

1. Syno zonėn erogjene me tre yje: ndodhet nė penis nė nivelin e kurorės. Ėshtė pjesa mė ndjeshme e trupit, e mbushur me receptorė tė kėnaqėsisė... Pėr t’u pėrkėdhelur butėsisht si zona mė e ndjeshme!

2. Mos lėr asgjė pas dore: Prapa testikujve, penisi vazhdon nėn lėkurė. Nė atė nivel pėrkėdheljet e vendosura japin njė kėnaqėsi tė fortė. Ėshtė njė zonė e lėnė pas dore, por shumė e ndjeshme nėse trajtohet si duhet.



3. Praktiko pėrkėdheljen e brendshme: Ėshtė e thjeshtė dhe pak e njohur. Ėshtė njė pėrkėdhelje qė nuk bėhet as me duar as me gojė, por me pjesėn e brendshme tė vaginės tėnde. Ta pėrkėdhelėsh organin e tij seksual kur ėshtė brenda teje, duke shtrėnguar dhe lėshuar muskujt, si ta puthje sė brendshmi, ėshtė njė gjest i thjesht dhe seksual.

Pasion...(3)


Tregoji qė je unike

Nuk ekziston njė tjetėr si ty. Ti e di, po ai? Tregoji qė je unike, e pazėvendėsueshme.

1. Zgjoi pasionet e tua. Femrat mė tė dashuruara nuk janė ato mė tė bukurat, por mė pasionantet. Ajo qė e josh ėshtė energjia qė i kushton. Nė fakt po t’i dedikohesh po me atė pasion, raporti juaj do bėhet tmerrėsisht i fortė!



2. Qesh me tė. Njė mashkulli i pėlqen qė partnerja e tij tė jetė e bukur, inteligjente, pasiononte, interesante... por qė mund tė jetė dhe njė mike me tė cilėn mund tė qeshė, qė ta bėjė tė ndihet rehat. Kultivo miqėsinė, bashkėpunimin, sensin e humorit.

3. Mahnite. Mos kėrko domosdoshmėrisht gjėra tė ngatėrruara, pėrshtate mė mirė surprizėn me shijet e tij. Njė mashkulli i pėlqen tė ndihet i fuqishėm, aventurier i vėrtetė, pra gjėrat e papritura e eksitojnė! Tė takon ty qė e njeh tė zgjedhėsh surprizat qė do ta bėnin tė humbte mendjen.

Passion...(4)


Guxo tė pyesėsh

1. Pyete pėr seksin. Kėrkoji atė qė tė jep mė shumė kėnaqėsi. Nėse do qė tė bėhet njė partner perfekt dhe nė shtrat dhe nėse do t’i bėsh komplimente me tė vėrtetė tė sinqerta, duhet tė bashkėpunosh. Drejtoje, nxite, mėsoji si funksionon trupi yt.

Ec ngadalė, nuk jeni makina. Do shohėsh se do t’i pėlqejė tė jetė dashnori qė ke ėndėrruar. Mėnyra mė e mirė pėr ta magjepsur njė mashkull, ėshtė pikėrisht ta bėsh dashnorin ideal dhe t’ia thuash.



2. Kėrkoji dhurata. Shpesh njė burrė nuk di ēfarė tė pėlqen. Ka dėshirė tė tė bėjė njė dhuratė, por nuk di ēfarė. Ndihmoje. Kėrkoji atė qė dėshiron, ai do tė jetė i kėnaqur dhe do shohėsh se me kalimin e kohės, do di t’ia dalė mbanė pa ndihmė tėnde.

3. Propozoji tė marrė pjesė nė aktivitetet qė tė interesojnė. Si mund ta dije ai se do t’i bėsh pushimet nė mal, se tė pėlqen tė mėsosh flamengon? Bėje tė kuptojė se je e veēantė dhe se dėshiron ta ndash me tė energjinė tėnde!
Passion...(5)


Shko drejt e nė thelb

Ndonjėherė harrojmė dhe u japim shumė rėndėsi detajeve. Mendo pėr objektivin tėnd: ta magjepsėsh dhe anashkalo ēdo gjė qė nuk ka rėndėsi!

1. Kryesorja jeni ju tė dy: Nėse nuk ka shijet e tua pėr sa i pėrket ngjyrave, makinės ēfarė rėndėsie ka? Pėrqendrohu te ajo qė ka rėndėsi me tė vėrtetė: harmonia e ēiftit!

2. Hap rrugė: Pse ta ēosh patjetėr nė njė vend pushimesh qė nuk i pėlqen ose ta detyrosh ta veshė njė veshje me tė cilėn nuk ndihet komod? Mendo pėr lumturinė tuaj sesa t’i japėsh rėndėsi manive tė tua! Qetėsohu dhe do tė shohėsh se dhe ai do tė jetė mė i qetė. Ajo qė ėshtė e rėndėsishme ėshtė tė kuptoheni dhe jo t’i imponosh idetė qė ke!



3. Mos u trego shumė sipėrfaqėsore: faktorėt materialė janė dytėsorė, kryesore ėshtė raporti juaj. Paratė janė tė rėndėsishme, por nuk i bėjnė njerėzit tė lumtur. Do ishe mė mirė nė njė shtėpi mė tė madhe, me njė punė qė paguhet mė mirė? Po patjetėr pak mė mirė, por vetėm pak... Ndėrkohė pėrfito nga ajo qė ke, vlerėsoje dhe duhuni sa mė qetėsisht...
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi